LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-ministri paralajmëron Ramën/ Ke ende shumë llogari për të dhënë

28 Mars 2020, 12:50, Politikë CNA
Ish-ministri paralajmëron Ramën/ Ke ende shumë llogari për

Ish-ministri i drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, Ylli Manjani ndërsa komenton situatën e rëndë që po kalon Shqipëria për shkak të koronavirusit, thekson se shifrat e te prekurve në raport me popullsinë dhe numrin e të testuarve janë të larta.

?Sa për saktësim:

1. Shifrat e pandemisë tek ne nuk mund të krahasohen në vlerë absolute me shtete me nga 60, 80, 100 milionë a më shumë banorë!

2. Nuk mund të krahasohen as për nga numri i të testuarve, sepse është pa asnjë dyshim më i ulëti këtu tek ne.

3. Në kushtet e testimit të ulët, edhe gjyrmimi mbetet i diskutueshem. Askush se di nëse jeton apo me virusin në trupin apo familjen e tij/saj.

4. Trendi fataliteteve në përqindje, për numrin e të testuarve dhe numrin e të infektuarve mbetet shumë i lartë.?-shkruan Manjani në një postim në rrjetet sociale,

Më tej, ai thekson se për këtë arsye kryeministri nuk ka pse të vetëlavderohet, por paralajmëron se Rama ka ende shumë llogari për të dhënë.

?Ndaj nuk e kuptoj se ç’vend ka për vetlavdërim!!!

Natyrisht e presim që Bosi të vetlavdërohet, asnjë surprizë. Por ka shuuumë llogari për të dhënë. Shumë!

Për vonesën në karantinim; për gjendjen e mjerë spitalore; për maskat e skaduara; për autoambulancat që si kishim; për mungesën totale të koordinimit; etj etj etj…

Vetëm para 2 javësh tha që i kemi të gjitha!

Por paskemi patur thjesht lesht!

Por do kalojë ky virus… Dakord jam me ata që thonë “të kalojë kjo situatë”.

Por është ai që në këtë situatë vetlavdërohet pse “nuk po bëhen mal të vdekurit !!!?-shkruan Ylli Manjani./ CNA.al

Lajmet e fundit nga