Connect with Us

Horoskopi i ditës, 28 mars 2020

Sociale

Horoskopi i ditës, 28 mars 2020

Publikuar

-

Dashi

Nëse ka situata të mbetura pezull, tashmë ka ardhur momenti që të flisni hapur. Vetëm pasi të sqaroheni do të ndiheni më të qetë.

Demi

Është e kotë që të kapeni pas situatave të së kaluarës të cilat nuk ju përkasin më. Tashmë ka ardhur momenti për tu kthyer në lojë dhe të mos frikësoheni.

Binjakët

Duhet të kaloni çdo pengesë që është e jashtme por që ka ndikim tek ju. Mund të ketë shpenzime shtesë, si dhe ndryshime lidhur me personat që ju rrethojnë.

Gaforrja

Do të keni ndikim të favorshëm të yjeve, për të dashuruar më shumë. Është e kotë që të merreni me çështje të së kaluarës, pasi tashmë ka persona që ju mbështesin.

Luani

Nëse dikush ju ka krijuar probleme, tashmë duhet të kaloni një sërë vështirësish. Ndërsa kush prej të lindurve të kësaj shenje ka pësuar një ndarje apo krizë, mund të përballet me një kthesë pozitive.

Virgjëresha

Në dashuri, tashmë do të keni mundësi që të gjeni një mbështetje apo bashkëpunim me leverdi. Një person të cilin e keni afër, mund të ketë një zgjedhje të dyjëzuar. Mirëpo ky është momenti për të pasur më shumë përgjegjësi dhe mundësi.

Peshorja

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 26 nëntor 2018

Në këtë moment nuk iu pëlqen që të mbeteni të mënjanuar, por kur do përballeni me probleme, mirë është që të reflektoni. Kjo ditë do të sjellë zhvillime me leverdi.

Akrepi

Ndikimi i kundërt i Marsit, do ju shkaktojë stres të madh. Do të ketë rikuperim të ndjeshëm energjie, ndaj nuk duhet ta vlerësoni këtë periudhë.

Shigjetari

Duhet të mundoheni që të keni më shumë kurajo dhe të shmangni personat të cilët ju tensionojnë. Keni nevojë për të gjetur kushte më të mira për të vepruar.

Bricjapi

Nuk i toleroni ata që futen në çështjet tuaja. Jeni natyrë e rezervuar dhe për këtë arsye shmangni personat të cilët nuk dinë të jenë të matur, shkruan noa.al Kjo ditë do të jetë përgjithësisht e qetë.

Ujori

Është e rëndësishme që të pushoni më shumë, për të kaluar një problem. Do të keni mundësi që të përmirësoheni në raport me javët e kaluara.

Peshqit

Do të ketë probleme të cilat duhen kaluar. Nëse në dashuri nuk po merrni vëmendjen që pretendoni, atëherë mund të vendosni që ta kërkoni tjetërkund.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Shpresojmë të mos shtyjmë provimet e matures”/ Shahini sqaron kur do të mbyllet viti shkollor

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini thotë se ky vit shkollor do të mbyllet në të fund të viti akademik.

Ajo shton se shpreson shumë që për shkak të koronavirusit të mos jenë të detyruar të shtyjnë datat e provimit të maturës.

“Që të mos kemi dilema, viti shkollor mbyllet në fund të vitit akademik, në fund të semestrit të tretë, dhe shpresojmë vetëm që nuk do të jemi të detyruar të shtyjmë datat e përfundimit të vitit shkollor, të shtyjmë datat e maturës”, sqaron ministrja.

Ministrja Shahini i është përgjigjur edhe pyetjes së ngritur nga disa prindër të nxënësve “A nuk është më mirë të anulohet ky vit shkollor?”

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 30 prill 2019

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 13 gusht 2018

“Nuk kemi hasur në ndonjë model që ka anuluar vitin shkollor. Pra ngaqë i gjithë globi është pak a shumë në të njëjtën situatë, të gjitha vendet po zbatojnë të njëjtat politika që po synojnë të mbyllin këtë vit akademik përkundër ndoshta që nuk është e mundur që të mbyllet plotësisht e gjithë kurrikula, plan-programi për këtë vit, edhe ne do të vijojmë në këtë formë”, tha më tej Shahini./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Infektimi nga Covid-19/ OBSH në Shqipëri këshilla jetike për ata që vuajnë nga sëmundje të ndryshme

Publikuar

-

Nga

Organizata Botërore e shëndetësisë në Shqipëri ka dhënë disa këshilla jetike për të gjithë njerëzit që vuajnë nga sëmundje të ndryshme se si të mbrohen nga koronavirusi.

OBSH në Shqipëri ju kërkon këtyre qytetarëve të marrin mjekimin për sëmundjen, nga e cila vuajnë, dhe të ndjekin këshillat mjekësore, të sigurojnë furnizimin me barna për një muaj, të ruajnë distancën nga njerëzit, të lajnë duart shpesh dhe të heqin dorë nga pija.

“Ju mund të prekeni nga #COVID19 dhe të rrezikoni të sëmureni rëndë, nëse keni një sëmundje jo të transmetueshme/një gjendje para-ekzistuese, siç janë:
❗️Sëmundjet kardiovaskulare
❗️Sëmundjet respiratore kronike
❗️Diabeti
❗️Kanceri
Ja disa këshilla për njerëzit e prekur nga këto sëmundje/gjendje para-ekzistuese për të qëndruar të sigurt:
✔️Merrni mjekimin tuaj dhe ndiqni këshillat mjekësore
✔️Siguroni 1 muaj+ furnizim me barna
✔️Ruani largësinë nga njerëzit e sëmurë
✔️Lani shpesh 👐 duart
✔️🚭 Ndaloni apo hiqni dorë nga 🍾 pija
✔️Kujdesuni për shëndetin mendor”, tuhet në postimine OBSH në rrjetet sociale.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kriza prek edhe mediat/ Çipa jep alarmin: Rrezikohen mijëra punonjës

Publikuar

-

Nga

Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa ka dhënë alarmin e pasojave të rënda që do të ketë situata nga koronavirusi, edhe në media.

Ndërsa qeveria nuk e përfshiu median në paketën e ndihmës sociale, Çipa tha sot ne “Top Talk” se do ti drejtohen me një kërkesë Komisionit Parlamentar të Medias.

I pyetur sesa është numri i të punësuarve në media që preken nga kjo krizë, Çipa tha se janë të paktën 6120 persona.

“Ne do ti drejtohemi Komisionit parlamentar të Medias. Duhen përfshirë edhe mediat në paketën e asistencës.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 7 mars 2018

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 13 gusht 2018

Nisur nga të dhënat që kam unë janë rreth 6120 punonjës. Ka redaksi që edhe pse skanë ulur numrin e të punësuarve kanë kërcënuar me pagën mujore. Dhe këtë e them me përgjegjësi të plotë. Nga ana tjetër shtypi shkruar ka ndërprerë botimin. Do ndikojë e gjitha në buxhetin e njerezve të medias”-tha ndër të tjera Çipa./ CNA.al

LEXO TE PLOTE