Connect with Us

Aksidentohet rëndë çiklisti/ Transportohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës

Kronika

Aksidentohet rëndë çiklisti/ Transportohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës

Publikuar

-

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Kurbin.

Mësohet se shtetasi me inicialet E.H 28 vjeç ka humbur kontrollin teksa udhëtonte me biçikletë dhe për pasojë  është përplasur në një shtyllë anës rrugës.

Për shkak të situatës së rëndë 28-vjeçarit është transportuar menjëherë me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Dy të plagosurit me urgjencë drejt spitalit të Korçës

Ekspertët e policisë së Kurbinit kanë mbërritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet aksidentit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Përfshihet nga flakët një lokal në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Një lokl është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.

Lokali ndodhet pranë Gjendjes Civile, e cila ka shërbyer edhe si zyrë e pasaportave.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur izolimin e flakëve, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që dogji lokalin.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Si do të lëvizin këmbësorët nga data 30 mars?/ Policia e Shtetit sqaron qytetarët

Publikuar

-

Nga

Në zbatim të masave kufizuese të shpallura për parandalimin e përhapjes së COVID-19, gjatë periudhës së kufizimeve të lëvizjes së shtetasve në zonat urbane, Policia e Shtetit sqaron se:

Nga data 30 mars 2020 e në vijim, në e-Albania do të ofrohet shërbimi online “Leje për dalje” nga shtëpia. Kjo leje vlen vetëm për fashën orare 05:00-13:00, për të bërë pazar apo blerë ilaçe.

“Leja për dalje” është vetëm 1 orë në ditë dhe miratohet vetëm për 1 pjesëtar të familjes, në atë ditë. Sistemi ndërvepron me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, ku verifikohet përkatësia familjare e aplikantit dhe mesazhi miratues që mbërrin në telefonin e qytetarit është konfirmim për strukturat e Policisë.

Policia e Shtetit rikujton se “Leja për dalje” do t’i refuzohet çdo pensionisti, si një nga grupmoshat më të rrezikuara për t’u prekur nga COVID-19.

Për rastet e fatkeqsive, emergjencave, urgjencave apo sëmundjeve që kërkojnë trajtim mjekësor në institucionet e shëndetësisë, qytetari duhet të telefonojë në numrin 112 apo 129 dhe të presë konfirmimin për lëvizjen.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë rrugor/ Dy të plagosur, nisen me urgjencë drejt spitalit

LEXO EDHE:  Video- Aksidentohen çiftit shqiptar/ Gjendja kritike e të riut ndërpret ndeshjen e futbollit

Gjithashtu, sqarojmë se në orarin 05:00 deri 13:00, nuk do lejohet asnjë qytetar të dalë nga banesa, përveç kësaj kategorie që do pajiset me autorizim, si dhe atyre që janë në punë dhe kanë autorizime të mëparshme.

Asnjë qytetar tjetër nuk do lejohet të dalë për arsye të tjera, si shëtitje, qëndrime në parqe e lulishte, sport apo lëvizje pa asnjë aryse.

Në zbatim të këtyre masave kufizuese, Policia e Shtetit apelon për familjarët që duan të bëjnë pazar apo të blejnë ilaçe që të aplikojnë në e-Albania apo në numrin falas 55155, pasi patrullat policore, nëse konstatojnë këmbësorë me mungesë të email-it apo mesazhit konfirmues nga e-Albania, do të aplikojnë gjobat ndaj shkelësve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shkon në 10 numri i viktimave nga COVID-19 në Shqipëri/ Ndërron jetë në spitalin Infektiv 67-vjeçari 

Publikuar

-

Nga

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një pacient 67-vjeçar nga Tirana, i konfirmuar me COVID-19.

Ministria e Shendetesise, ben te ditur se 67-vjeçari me inicialet Ll. N. ishte prej 10 ditësh i sëmurë dhe po trajtohej prej katër ditësh në terapi intensive në gjendje të rënduar, i intubuar. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, pacienti që vuante nga hipertensioni, nuk arriti të mbijetojë.

67-vjeçari është viktima e dhjetë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.
Mbrëmjen e djeshme ndërroi jetë një paciente nga Vlora, me inicialet L. M., e shtruar prej 4 ditësh në spitalin infektiv dhe në dy ditët e fundit në terapi intensive në gjendje të rëndë. Ju informojmë se pacientja që rezultonte në kartelën e spitalit infektiv në moshën 52 vjeçare, sikundër u raportua mbrëmjen e djeshme, pas verifikimeve me gjendjen civile, është 72-vjeçare.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë rrugor/ Dy të plagosur, nisen me urgjencë drejt spitalit

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë rrugor/ Humb jetën një person

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve dhe apelon qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit dhe distancimit social. Ministria e Shëndetësisë ju kërkon qytetarëve të telefonojnë urgjencën kombëtare në numrin 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes dhe të mos shkojnë menjëherë në spital./ CNA.al

LEXO TE PLOTE