Connect with Us

Video-“Supermeni” vjen në Shqipëri/ Shpëtuam nga koronavirusi

Satire Politike

Video-“Supermeni” vjen në Shqipëri/ Shpëtuam nga koronavirusi

Publikuar

-

Situata nga koronavirusi ka bërë që qytetarët të mbyllen në shtëpi, masë kjo e marrë nga qeveria për të kufizuar sa më shumë përhapjen e Covid-19.

Por, duket se më në fund ka shpresë për shqiptarët, pasi “Supermeni” ka mbërritur në vendin tonë dhe do të na shpëtojë nga koronavirusi.

Fatmir Hysenbelliu, djali i presidentit të “Fokus Media”, Irfan Hysenbelliu, ka marrë rolin e “supermenit”. Sikurse shikohet në videon e mëposhtme, djali milioner i Irfanit, është supermeni që do të na shpëtojë nga virus i rrezikshëm. Por, “Supermeni” nuk dihet nëse do zgjidhë hallet e mëdha me borxhe e kredi që po thellon kriza.

LEXO EDHE:  Përhapja e koronavirusit/ Ish ministri i Shëndetësisë qetëson qytetarët: Asnjë arsye për alarm

Video tregon edhe “karantinën” luksoze ku është izoluar djali i Fanes./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Satire Politike

Mitro Çela rrëfen bisedën me Taqon/ Zbulojnë “recetën” kundër koronavirusit?

Publikuar

-

Nga

Nga Mitro Çela

* Kronikë nga korona

Argjërim ( Ramazan -Kreshëm)

… Ra telefoni…

-…Alo! Jam Taqo! Agjërove?…

Taqo është pronar i hotel “Doro”. Dy ditë më parë më tha:

-Mitro duhet të agjërosh! Një japonez ka fituar çmimin “Nobël” për agjërimin! Ha dy herë në ditë. Drekën në orën 16. Pastaj vetëm çaj! E bën?

-Do e bëj sepse do zbatoj porosinë e Ramës: “Agjërimi ilaç kundër virusit”!

-Lere sarkazmën! Fillo agjërimin! Çfarë ha në mëngjes?

-Cereal me qumësht…

-Skandal….Qumësht Parmalat?…Pse sa lopë ka Italia që të ushqejë me qumësht italianët dhe shqipot. Jazëk qumështit. Ha vetëm tërshërë…

-Mos më ngatërron me kalin?

-Lere ironinë! Hidh tërshërë në filxhan. Zbute me ujë. Aty i ke të gjitha: proteina, fibra, vitamina. Çfarë hani në drekë?

-Ezmerka gatuan shumë perime.

-I gatuan me vaj ulliri?

-Po.

-Gabim! Vaji i ullirt në temperatura të lartë zbërthehet. Bëhet i dëmshëm. Përdore të freskët. Po bëre mish gatueje me një gotë verë të kuqe. Po bëtë peshk, përdorni verë të bardhë.

LEXO EDHE:  Biznesi në panik/ Qeveria asnjë masë

LEXO EDHE:  Përhapja e koronavirusit/ Ish ministri i Shëndetësisë qetëson qytetarët: Asnjë arsye për alarm

Por le të kthehemi tek tel i Taqos…

-Alo… Agjërove?

-Po. Natën për pak hëngra Ezmerkën!

-Ha…ha! Më mirë të hash gruan se sa të dëmtosh shëndetin!…Mos ju ndaj çajit, por shto edhe çaj me trëndafil të egër…Dhe agjëro.

U bëra pak Hamlet: Të agjëroj apo të mos agjëroj?!” Mos ja fut si kau pelës Taqoja? Hapa internetin…Kur agjëron, stomaku “bluan” për qejf të vet. Satelitët e stomakut: mëlçia, tëmthi, veshkat, zemra punojnë më ritmin që i ka “gatuar” perëndia. Indet nuk marrin ushqim nga stomaku, por hanë dhjamin e krijuar.

.. Përsëri ra telefoni:

-Alo jam Bert Kushe!..E fillove agjërimin?

-Edhe ti more Brut?

-Leri përrallat. Fillo! Të është bërë barku si tullumbac?!-Agjërimi nuk është shkencë e ditëve tona. Kurani porosit-Mbani Ramazan. Bile e quan Muaji i Shënjtë i Ramazanit. Në Bibël shkruhet-Kreshëm!

-Berti! I je futur teologjisë?

-Jo. Ndjek dietat e ushqimit. Në ushqim duhen futur gjërat e fermentuara: kos, turshi. Perimet e ziera…Me fermentim dhe gjërat e ziera-virusi del jashtë loje?!

LEXO TE PLOTE

Satire Politike

Nga Mitro Çela/ Në karantinë me Koço Devolen

Publikuar

-

Nga

Filipi, ne djemëve mbi -70 vjeçarë, mua dhe Koço Devolen,-na futi në karantinë.
14 ditë brenda. U mësova.
Në orën 9 ulem tek këndi im. Lexoj dhe shkruaj. ( Unë shkruaj në celular).

Nga dritarja shoh një copë qiell dhe 400 metra katror rrugicë.
Pak “punë” për sytë.
Vëndin e shikimit e ka zëne fantazia dhe celulari. Ta provojmë?
Karshi dritares një qershi. Mbushur me lule: rozë.
Marlise tha:

-Qershija më kujton Japoninë!(Ka bërë masterin në Hiroshima.)
-Mua më kujton novelën “Lulet e mollës.”-Tha Ezmerka-Kur e braktisi i dashuri, Megi vari veten në degë! E lexoja duke qarë.
Po mua?
Bëra prapa në vite dhe në kohë.

Isha 12 vjeç. Jetoja në Mbrezhan. Fshat në Përmet. Në kopësht kishim një qershi.
-Quhet stambollite,- thoshte mamaja.- Fidani ka ardhur nga Stambolli.
Bënte ca kokra të mëdha. Të kuqe.
Kur koqet rralloheshin, donte guxim t’i kapje. Një ditë u ngjita në majë. Kapa dy kokrra. Kërciti dega. Një kollotuma.. .dhe rashë në tokë. Një moment nuk lëviza.
-Mama ra djali.-Tha Leonora, motra.-
-Korba djali,-u dëgjua klithma e mamasë…
Nderkohë unë u ngrita në këmbë.
-Krisht e Shën Mëri!-Ma shpëtove djalin!
Mamaja kishte kaluar një tragjedi. 14 vjet në parë i ishin vrarë me bombë dy djem në një ditë.

Ra telefoni. …Alo…Ishte Koço Devole:
-Si po kalon, mo bir? Pyeta unë.
-Brënda. Shkruaj dhe kam nisur të bëj karikatura. Laj shtëpinë dy – tre herë në ditë. Laj rrobat dhe i nder me nge në ballkon, pasi të njejtën gjë bëjnë dhe nja dy zonja që tani po i njoh. Dal unë, dalin dhe ato. Bëjmë muhabet duke pirë kafe secili në ballkonin e vet. Fërkohemi nga larg. Dashuri në kohën e koronës…
-Koço! Dua të qaj një hall me ty. Dje qërova një vezë. Në pjatë kisha mbajtur lëvozhgat. Koqe venë e kisha hedhur në koshin e plehrave. Mund të quhet hutim?! Por e përsërita me bananen. E zhvesha dhe e hodha tek plehrat. Në dorë mbaja lëkurën. Ta kem të keqen nga karantina apo nga pleqëria?!
-Pleqëria, mo?! Ç’ne! Ti për punë seksi je adoleshent!
-Më lehtësove Koço?!

LEXO EDHE:  Çfarë mund të bëjë shkenca kundër koronavirusit?/ Ilaçet që mund të ndihmojnë  

LEXO EDHE:  Çfarë mund të bëjë shkenca kundër koronavirusit?/ Ilaçet që mund të ndihmojnë  

Lashë telefonin. Hodha vështrimin jashtë. Karshi një peizash surealist. Në fillim një banesë . Në katin e parë një parukeri. Një market. Një butik. Në katin e dytë banojnë dy vëllezër nga Bushati.
Në krah një ndërtesë një katëshe. Banon një balerin. Punon në Tv Klan. Ka hapur një bisnes: joga për gra . Aty bën joga edhe Ezmerka. Prapa një copë nga kapanonet e ish Gardës. Banon një familje nga Tropoja. Ngjitur një ndërtesë me tre kate. Ngjitur një tjetër me katër kate. Në vazhdim një tip kulle me 6 kate. Me tej një dy katëshe. Përballë një shtëpi katër katëshe. Banojnë ish oficerë madhorë të Gardës.

Vijon

LEXO TE PLOTE

Satire Politike

Zbulohet talenti që nuk e prisnim/ Mona ia “merr në kthesë” Ismail Kadaresë, gati të botojë librin me poezi

Publikuar

-

Nga

Sot në të gjithë vendin festohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit, e cila përkon me 133 vjetorin e krijimit të Mësonjëtores së parë shqipe.

Në këtë ditë, për mësuesit kanë ardhur urime të shumta edhe nga klasa politike. Mes personazheve të politikës që kanë uruar sot mësuesit, është edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Sot në një urim të bërë në rrjetet sociale, kryetarja e LSI-së na ka treguar se është një poete edhe më e madhe se Ismalili i dytë i shqiptarëve.

Shoqja Mona me urimin e saj për 7 marsin ka vjedhur vargjet e poezisë “Mësueset e fshatit”, të Ismail Kadaresë, duke e publikuar si të saj dhe për më tepër duke e ndryshuar.

“Unë besoj te ju mësuesit e mi! Ju të heshturit gjer në dhimbje, të mëdhenjtë gjer në madhështi!”-shkruan Mona në urimin e saj.

Tani Mona, ndoshta problemin e ka se nuk ka mësuar vargjet, a se është mësuar të vjedhë apo e ka inatin me Kadarenë se nuk i pëlqen siç e ka shkruar shkrimtari i madh, këtë nuk e dimë.

Por që Mona është e gjithanshme, që nga çështjet atomike e deri tek shfletimi i llogarive në bllokun e burrit në shtëpi, këtë nuk mund ta mohojë askush.

Por, sot zbuluam kush është poetja e vërtetë Monika Kryemadhi, ajo që i vjedh vargjet Ismail Kadaresë dhe i përshtat sipas qejfit të saj, duke treguar sesa korrekte është, sesa etikë ka. Pa folur pastaj që minimalisht duhej ta citonte të madhin Kadare. Jo t’ia vidhte vargjet, duke ia deformuar dhe duke treguar një mungesë respekti, pa folur për kulturën.

Statusi i publikuar për mësuesit, tregon thjeshtë dhe vetëm se Mona iu jep një mesazh mësuesve, duke iu thënë se Kadareja e ka bërë gabim këtë poezi. Vargjet duhet të ishin ndryshe.

Mirë që nuk e citon autorin dhe nuk ka minimumin e respektit dhe etikës për t’i publikuar ato vargje siç janë, por i deformon.

Dhe për më tepër i ka deformuar në mënyrë të tillë, sa edhe Kadareja  kur ti lexojë nuk do t’iu besojë syve sesa bukur e paska shkruar Mona.

Ajo është e papërsëritshme. Poezitë e saj na mungonin kaq shumë. Tani nuk ngelet gjë tjetër veçse që së shpejti të publikojë një libër me poezitë e saj.

Tani me këto vargje që ka bërë, Mona mund të jetë pretendente për cmimin Nobel, mund të hyjë në garë. Ne do të ishim të lumtur të shikonim dhe Monen. Ajo mund të jetë një poete e vërtetë, e mrekullueshme. Më e mira ndoshta. Imagjinoni poezitë e saj për Ilir Metën, për Edi Ramën, për Lulzim Bashën. Do të ishin vargje të arta, të cilat mund të merrnin dhe çmimin nobel. Ne do ta mbështesnim Monën në garën e saj nuk ka shqiptar që nuk e mbështet Monen.

Shumë thonë se Mona shikon filxhanin. Ne nga ana jonë nuk e kemi besuar dhe nuk kemi dashur ta besojmë, megjithëse s’ka asgjë të keqe, ka njerëz që i ndjekin këto. Por, që Mona jonë të na vidhte poezinë e Kadaresë e do na e tregonte si t’i kishte parë në filxhan, këtë nuk do ta kishim besuar dot kurrë.

LEXO EDHE:   A do të sinjalizojë virusi i ri korona fundin e globalizimit?

LEXO EDHE:   A do të sinjalizojë virusi i ri korona fundin e globalizimit?

Më ketë rast, duke qënë se Mona e ka vjedhur dhe deformuar poezinë e Kadaresë së madh, ne po e publikojmë të plotë si një urim për mësuesit, të cilët duhet të zgjedhin tani se cila është poezia më e bukur, ajo e Kadaresë apo ajo e Monës./ CNA.al

Ja ku janë këtu të dyja versionet.

“Mësueset e fshatit”
(Ismail Kadare)

Në udhëkryqe ndanë xhadeve
Ditët e shtuna dalin shpesh
Dhe zgjatin dorën nga makinat
Herë dy nga dy herë veç e veç

Po shpesh ata që janë brenda
Me njëri-tjetrin shkëmbejnë fraza
Si shumë pretendime kanë
Mor shoku Jani, këto vajza

Dhe janë ata që bëjnë zhurmë
Që kanë për vete dyzet gojë
Që i shkruajnë letër presidiumit
Për një guzhinë po t’ju mungojë

Dhe ato presin makinën tjetër
Atje në rrugë atje në shi
Ato të urtat gjer në dhembje
Të thjeshtat gjer në madhështi

Tek presin, java që kaloi
Iu kujtohet si në tym
Klasa me nxënësit, gabimet
Q’u përsëritën në hartim

Në mbrëmje radion dëgjon njëra
Tjetrës në mend i vjen sërish
Shikimi i fotoreporterit
Q’andej kaloj rastësisht

Koha e fejesës i ka ardhur
Dikujt ndoshta i shkon çdo ditë
Pluhur i shkumësit, vello e bardhë
U bie mbi supe e i trondit

Po s’ngrenë ato botën në këmbë
Në komitet në ministri
Ato të urtat gjer në dhembje
Të thjeshtat gjer në madhështi….

Ndërsa Kryemadhi shkruan “Unë besoj te ju mësuesit e mi! Ju të heshturit gjer në dhimbje, të mëdhenjtë gjer në madhështi! Gëzuar festën, ju të mirët mësues! Gëzuar nga mot!“/ CNA.al

LEXO TE PLOTE