LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tritan Kalo mesazh optimist/ Së bashku do t’ia dalim të mposhtim koronavirusin

27 Mars 2020, 10:50, Sociale CNA
Tritan Kalo mesazh optimist/ Së bashku do t’ia dalim të mposhtim

Mjeku i njohur në shërbimin infektiv pranë Qendrës Spitalore Universitare ?Nënë Tereza?, profesor Tritan Kalo ka vlerësuar mbështetjen që po u bëhet mjekëve dhe infermierëve, për punën që po kryejnë ne frontin e parë të luftës.

Në një postim në rrjetet sociale, profesor Kalo shpërndan vlerësimin e bërë nga professor Kastriot Myftiu, mjek në Elbasan, ndërsa thekson se së bashku do t?ia dalim të mposhtim koronavirusin.

?MIRËNJOHJE që në mendimin tim e tejkalon shkallën më të lartë të respektit?Prof. Kastriot Myftiu, një erudit e përkthyes shumë dimensional i gjuhës angleze, një Mjek i shumëditur i Mjeksisë Alternative, një djalë Elbasani 24 karatësh. Ka bërë në adresën time dedikimin e mëposhtëm, i cili më ka lënë pa fjalë POR për të cilin i jam tejskarisht mirënjohës?.

NUK e di nëse i meritoj ato çka shkruhen, por një mbështetje e tillë më shtyn edhe më shumë të ecim së bashku përpara në betejën me COVID-19.?.NË MIRËKUPTIM dhe në MBËSHTETJE të njëri-tjetrit, NE DO T?IA DALIM MBANË ME SIGURI!!!!?, -shkruan Kalo.

Mjeku Kalo i ka bërë thirrje të njëpasnjëshme qytetarëve që të qëndrojnë pranë banesave të tyre, të ruajnë higjienën personale pasi vetëm në këtë mënyrë do të frenohet përhapja e mëtejshme e virusit.

Lajmet e fundit nga