Connect with Us

Si e kanë ndryshuar historinë sëmundjet infektive

Blog

Si e kanë ndryshuar historinë sëmundjet infektive

Publikuar

-

Bashkë me fatkeqësitë natyrore, sëmundjet infektive janë ndër shkaqet kryesore të vdekjes, dhe vuajtjes së njerëzve në mbarë botën. Por disa prej tyre, kanë lënë gjurmët e tyre të forta tek njerëzimi.

Murtaja Bubonike

Murtaja bubonike (ose siç njihet ndryshe ‘Vdekja e Zezë’), u përhap në Evropë nga lindja në perëndim gjatë shekullit XIV. Bakteri përgjegjës për sëmundjen, Yersinia Pestis, përdori pleshtat dhe më pas minjtë si një rrugë për të mbërritur tek njerëzit. Simptomat e saj ishin të tmerrshme.

Ato nisnin me ethe dhe djersitje, dhe vazhdonin me ënjtjen dhe qelbësimin e trupit në zona të ndryshme.

Shkalla e saj e vdekshmërisë ishte 70 për qind, dhe sëmundja vrau deri në 200 milionë njerëz në të gjithë Evropën. Historianët besojnë se përhapja e Murtajës Bubonike, kontribuoi në rënien e sistemit ekonomik feudal, dhe i shkaktoi Kishës katolike dëme të pariparueshme, pasi shumë priftërinj u infektuan gjatë kryerjes së riteve funerale.

Sëmundja e lisë

Kur evropianët arritën për herë të parë në Botën e Re gjatë fundit të shekullit XVtë, ata përdorën teknika të përparuara ushtarake, për të pushtuar Amerikën e Veriut dhe atë të Jugut. Por ata çuan aty edhe sëmundjen e lisë, që shfarosi një pjesë të madhe të popullsisë vendase. Bashkë me sëmundjet e tjera të Botës së Vjetër, si gripi dhe fruthi, lija zhduku thuajse 90 për qind të popullsisë indigjene, duke e lehtësuar shumë ndërtimin e kolonive evropiane në Botën e Re.

Gripi Spanjoll

Pandemia e vitit 1918, u shkaktua nga një prej patogjenëve më vdekjeprurës të shekullit XX-të, duke infektuar më shumë 500 milionë njerëz në të gjithë botën. Virusi u përhap në fillim në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, dhe më pas në të gjithë botën. Ajo sëmundje, pati një efekt të ndjeshëm në fushëbetejat e Luftës së Parë Botërore, pasi infektoi shumë të rinj të shëndetshëm. Sipas të dhënave të kohës, më shumë amerikanë u vranë nga gripi i 1918-ës, sesa nga luftimet në vijën e parë të frontit.

Poliomeliti

Sot poliomieliti është një sëmundje që haset shumë rrallë, me relativisht shumë pak raste në botën e industrializuar, qëkur Xhonas Salk zhvilloi një vaksinë kundër tij. Para vaksinës, poliomieliti transmetohej lehtësisht përmes jashtëqitjes ose spërklave të një individi të sëmurë.

Kjo sëmundje, është zakonisht asimptomatike, dhe nëse nuk kurohet në kohë shkakton paralizimin e përhershëm të të sëmurit. Nga kjo sëmundje, u prek edhe ish-presidenti amerikan Frenklin D.Ruzvelt. Përpjekjet e tij për të luftuar stigmën ndaj kësaj sëmundje, prekën çdo aspekt të presidencës së tij në vitet që çuan drejt Luftës së Dytë Botërore.

Sifilisi

Një sëmundje seksualisht e transmetueshme, që nëse nuk trajtohet në kohë mund të çojë në degjenerim neuromuskular, verbëri dhe çmenduri. Historianët besojnë se sifilizi në Evropë u importua nga kolonizimi i Botës së Re. Sifilizi preku shumë njerëz të famshëm, përfshirë disa Papë në Mesjetë. Në vitin 1508, Papa Julius II nuk i lejonte bsimtarët t’i puthnin dorën, pasi ajo ishte prekur nga shenjat e sëmundjes.

HIV/AIDS

Shkencëtarët besojnë se virusi kaloi nga majmunët tek njerëzit në Afrikë, në fillim të shekullit XX-të. Por sëmundja u bë e njohur vetëm në fillim të viteve 1980, kur disa burra homoseksualë në Nju Jork dhe Kaliforni, shfaqën raste të çuditshme të pneumonisë dhe kancerit.

LEXO EDHE:  Pse vendet ish-komuniste, nuk kanë ende një gjyqësor të besueshëm dhe të pavarur

Lidhja e saj fillestare me homoseksualët, çoi në emrin e hershëm “mangësi imune që lidhet me homoseksualët” (GRID). Paranoja përfshiu Evropën dhe Shtetet e Bashkuara, pasi në fillim njerëzit nuk ishin të sigurt, se cila ishte mënyra e saktë e përhapjes së sëmundjes.

Tuberkulozi (TBC)

Është një infeksion vdekjeprurës i frymëmarrjes, që mund të marrë dy forma:TBC e fshehur dhe TBC aktive. TBC-ja e fshehtë nuk është ngjitëse, dhe sistemi imunitar i njeriut e lufton shpesh vetë atë. Në fakt, një e treta e popullsisë së botës ka TBC e fshehtë.

Simptomat e saj përfshijnë periudha të kollitjes, dhimbje të forta në gjoks, djersitje gjatë natës, dhe humbje të oreksit. Në shekullin XIX, kjo sëmundje përhapej shpesh përmes qumështit. Kjo çoi në pasterizimin e produkteve ushqimore, me anë të trajtimit të tyre në temperaturë të lartë.

Malarja

Është një sëmundje e përhapur nga mushkonja, dhe që shkaktohet nga parazitët që ato bartin, duke shkaktuar simptoma të ngjashme me gripin. Malarja mbetet një nga vrasësit më të rrzikshëm në botë, duke infektuar më shumë se 200 milionë njerëz në vitin 2016, dhe vrarë gati 500 mijë njerëz vetëm në atë vit.

Besohet se kjo sëmundje, i mori jetën Aleksandrit të Madh të Maqedonisë. Por nga ana tjetër, ajo stimuloi shumë tregtinë e skllevërve nga Afrika në SHBA. Në aspektin mjekësor, malarja u dha mundësi shkencëtarëve të kuptonin në detaje mënyrën e transmetimit të sëmundjes.

Ebola

U zbulua në Afrikë në fund të viteve 1970.  Është një virus që çon në hemoragji ekstreme te njerëzit dhe primatët e tjerë. Simptomat mund të duan disa ditë deri në javë për t’u shfaqur. Ato përfshijnë dhimbje të fytit, dhimbje të muskujve, të vjella, diarre dhe hemoragji të brendshme dhe të jashtme.

Ka një shkallë të lartë të vdekshmërisë, duke vrarë gati gjysmën e atyre që infekton. Por nivelet e vdekshmërisë mund të shkojnë deri në 90 përqind. Epidemia e fundit, shpërtheu në Afrikën Perëndimore në marsin e vitit 2014, ndërsa pati raste të eksportuara në SHBA dhe Evropë. Ky virus u vu nën kontroll në vitin 2016, ndërsa vërehen herë pas here raste sporadike.

Kolera

Kjo sëmundje mund të variojë nga asimptomatike, deri në shkaktimin e vdekjes brenda 3 orësh. Kolera është një sëmundje diarreike, e shkaktuar nga një bakter që zakonisht përhapet përmes ujit ose ushqimeve të ndotura me këtë bakter. Edhe pse origjina  kësaj sëmundje është në Deltën e lumit Gang në Indi, kolera ka qenë përhapur në të gjithë planetin.

Ka pasur pandemi të saj në Azinë e Jugut (1961), Afrikë (1971) dhe Amerikë (1991). Çdo vit, ka mbi 4 milionë raste me kolerë, dhe më shumë se 100 mijë viktima. Që nga 28 korriku 2010, OKB-ja e cilësoi zyrtarisht qasjen tek uji i pijshëm i pastër, si një e drejtë njerëzore e gjithësecilit në botë./ Listverse.com-Përshtatur nga CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Koronavirusi/ Pse shkalla e vdekshmërisë në Gjermani, është shumë më e ulët?

Publikuar

-

Nga

Nga Ross Clark “The Spectator”

* A ka diçka të veçantë në të qenit gjermanë, që e mbron trupin kundër koronavirusit Covid-19? Ndoshta jo. Po atëherë pse të dhënat më të fundit nga Instituti Robert Koh, tregojnë se ky vend ka një shkallë fataliteti të rasteve prej vetëm 0.3 përqind, ndërsa shifrat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbi Italinë, duket se tregojnë një shkallë vdekshmërie prej 9 përqind?

Të thuash se ka një hendek të madh midis këtyre shifrave, do të ishte shumë pak. Nëse 9 përqind e njerëzve të prekur nga Covid-19 do të vdesin prej saj, atëhere ne po përballemi me një fatkeqësi, e cila nuk ka asnjë paralele në botën moderne.

Nëse vetëm 0.3 për qind e njerëzve me koronavirus vdesin prej saj, kjo pandemi mund të mos jetë më e keqe se sa gripi sezonal, që siç e kam shpjeguar më herët vret sipas Qendrës së Kontrollit të Sëmundjeve në SHBA 291.000-646.000 njerëz në vit, pa u vënë re shumë nga bota.

Sipas Universitetit Xhon Hopkins në SHBA, që po mbledh të dhëna mbi të vdekurit nga kjo pandemi, deri të martën kishin vdekur mbi 17 mijë njerëz. Pra, cila është më pranë situatës reale: përvoja e Italisë apo ajo Gjermanisë?

Ka teori të ndryshme, që tentojnë të shpjegojnë shkallën e ulët të vdekshmërisë nga koronavirusi në Gjermani. Për shembull, që shumë nga ata që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, janë të rinj që sapo janë rikthyer në shtëpi nga pushimet dimërore në resortet e skive në Itali.

Mosha mesatare e atyre që janë prekur nga koronavirusi në Gjermani, është padyshim shumë më e ulët se sa ajo në Itali:mesatarisht 46-vjeç, në krahasim me 63-vjeç në Itali. Disa kanë shprehur frikën se skiatorët e rinj gjermanë, do të infektojnë dalëngadalë brezin e e prindërve dhe gjyshërve të tyre, dhe se shkalla e vdekshmërisë do të rritet në mënyrë të qëndrueshme, pasi sëmundja të ketë prekur njerëzit e moshuar, që janë edhe segmenti më i rrezikuar i popullatës nga CoVid-19.

Gjermania është thuajse me siguri pas Italisë në këtë epidemi. Por dallimi kryesor midis Gjermanisë dhe Italisë, qëndron tek qasja e tyre përkatëse ndaj testimeve. Gjermania ka realizuar një numër shumë më të madh testimesh në popullatë në tërësi. Nuk duket se ka një të shifër të saktë për këtë.

Por Shoqata Gjermane e Mjekëve, ka vlerësuar se janë testuar mbi 200.000 njerëz në mbarë vendin. Sa për krahasim, në Britaninë e Madhe janë testuar deri tani vetëm 64.000 njerëz. Nga ana tjetër, spitalet gjermane nuk testojnë në mënyrë rutinore praninë e koronavirusit tek pacientët që vdesin, apo që kanë vdekur nga sëmundje të tjera.

Përkundrazi, është Italia ajo që kryen teste mbi koronavirusin pas vdekjes së pacientëve, vdekjet e të cilëve mund të kenë ndodhur për shkaqe të tjera. Kjo ka shumë rëndësi për Shkallën e Fataliteteve të Rasteve (CFR) për secilin vend.

LEXO EDHE:  Intervista/ Stoltenberg: Raketat e reja ruse, janë shumë të rrezikshme

LEXO EDHE:  Çfarë është “viti i brishtë”, dhe nga se shkaktohet ai

Siç e kam shpjeguar më herët, CFR nuk duhet të ngatërrohet me Shkallën e Vërtetë të Vdekshmërisë. E para është thjesht numri i vdekjeve, në raport me numrin e rasteve të regjistruara. Dhe e dyta është numri i të vdekurve, në raport me numrin real të njerëzve që janë infektuar nga sëmundja infektive.

Problemi është se askush nuk e di shifrën e kësaj të fundit, pasi asnjë vend nuk e ka testuar tërë popullsinë e saj, për të parë se kush e ka apo e ka këtë sëmundje. Ajo që dimë, është se një numër i madh njerëzish që janë konfirmuar se kanë sëmundje, kanë vetëm simptoma të lehta, ose 45 për qind e tyre sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit në Itali.

Një në 10 njerëz, nuk ka fare simptoma. Duhet të ketë shumë të tjerë që janë infektuar, por nuk janë testuar, prandaj ata shfaqen më vonë si raste të konfirmuara. Është e arsyeshme të thuhet se sa më shumë njerëz që të testohen, aq më shumë do të kemi një panoramë shumë më të saktë të shkallës së vdekshmërisë, shkallës së transmetimit dhe prametrave së tjerë, që do të përcaktojnë trajektoren e kësaj pandemie.

Për të nënvizuar paqartësitë që qëndrojnë pas të dhënave aktuale, mbi të cilat po bazohet lufta kundër virusit, Shoqëria Mbretërore e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Britani, e vlerësoi pak ditë më parë në midis 6.000- 23 milionë, numrin e njerëzve që tashmë e kanë ose e kanë pasur Covid-19.

Kjo është një përhapje me një diapazon mjaft të madh, dhe me implikime jashtëzakonisht të ndryshme. Nëse vetëm 6.000 njerëz e kanë këtë sëmundje në Britani, distancimi social i popullatës, apo mbyllja në karantinë e shoqërisë mund të ketë kuptim.

Por nëse koronavirusi ka prekur vërtet 23 milionë njerëz, masat drastike janë të pakuptimta. Pasi koronavirusi ka ajo prekur tashmë një pjesë të mirë të popullatës, por pa vrarë më shumë se sa një përqindje të vogël të saj. Ajo që na duhet realisht, është një përpjekje e madhe për të testuar një kampion të madh e të rastësishëm të popullatës, për të parë se sa është i përhapur ky infeksion.

Shpresojmë që kjo gjë të ndodhë së shpejti. Por ndërkohë, unë prirem të mendoj se “fotografia” më e saktë e Covid-19, vjen nga vendi që ka kryer më shumë testime: Gjermania./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse blejmë gjëra të çuditshme në kohë krize?

Publikuar

-

Nga

Nga Stephen E.Nash “Sapiens”

* Bota gjendet sot nën kthetrat e një pandemie të rëndë, e cila po zgjerohet me shpejtësi nga kontinenti në kontinent, duke shkaktuar në jo pak raste raste fatale me COVID-19. E megjithatë, shumë nga reagimet globale në mediat sociale, janë fokusuar tek një efekt anësor disi i parëndësishëm dhe komik:grumbullimi masiv i letrës së tualetit.

Njerëzit postojnë vazhdimisht foto të rafteve të boshatisura në supermarketeve; dhe shakatë e njerëzve që rindërtojnë skenat e “Game of Thrones” me kutitë e letrave të tualetit, janë bërë virale në rrjet. Por nuk është vetëm letra higjienike, që po blihet në mënyrë frenetike:Njerëzit po blejnë edhe makarona, fasule, sapunë, dezinfektues duarsh dhe pajisje të tjera.

Rezervimi i sendeve më jetike gjatë një krize nuk është një ide e keqe, për aq kohë sa nuk i privon të tjerët nga ato që u duhen. Të paktën në disa raste blerja në panik ka kuptim, madje edhe për letrën higjenike. Praktikat e reja të distancimit social, shkollat ​​e mbyllura dhe telekomunikimi, nënkuptojnë që amerikanët do të përdorin më shumë letër higjienike në javët e ardhshme.

Është një llogari e thjeshtë matematikore. Na kërkohet të kalojmë më shumë kohë në shtëpi, më pak kohë në punë, shkollë apo jashtë shtëpisë. Dhe ndërkohë sistemet tona trupore nuk ndryshojnë. A e kemi e humbur toruan kolektivisht? Ndoshta.

Natyrisht, letrat e tualetit nuk do ta ndalojnë dot virusin, apo të zbusin disi ndikimet e tij negative sociale, ekonomike apo shëndetësore. Nga një këndvështrim rreptësisht funksional, materialet e tjera, kremrat e fytyrës, funksionojnë po aq mirë. Sinqerisht, nëse dikush futet në karantinim pa letër higjienike, do t’i duhet të përdorë çdo herë dushin për t’u pastruar.

Dhe në rastin e masave të rrepta të karantinës, unë dyshoj se njerëzit do të dëshironin të kishin grumbulluar diçka tjetër më shumë sesa letrat e banjos. Po çfarë po ndodh? Duke perifrazuar termin e ekonomist të famshëm amerikan Alen Grinspan, unë besoj se konsumatorë të tilla janë të angazhuar paksa në një “harbim të paarsyeshëm”, ku njerëzit e harrojnë përkohësisht vlerën e vërtetë që ka një produkt.

Ndërsa më shumë njerëz blejnë letra tualeti, raftet boshatisen, shumë të tjerë kapen nga paniku, duke blerë gjithnjë e më shumë letra tualeti. Ndoshta kërkimi i furishëm për diçka të thjeshtë, të prekshme dhe të përditshme, i ndihmon njerëzit t’u ikin shqetësimeve më të mëdha, dhe të sigurojë rehati në një kohë jashtëzakonisht të pasigurt.

Ndoshta blerja e letrës higjienike, është shndërruar në një sinjal të prosperitetit ekonomik dhe largpamësisë. Ose ndoshta sepse ajo është një produkt që ndjell humor. Për sa i përket një perspektive arkeologjike, unë jam veçanërisht i interesuar se si reliket njerëzore kanë nxjerrë në pah periudha të tjera të sjelljes së çuditshme të konsumatorit, apo reagimet ndaj mungesës së mallrave në kohët e shkuara.

Blerja frenetike e letrës së tualtetit, nuk do të jetë “sulmi” i parë apo i fundit i irracionalitetit.

Njerëzit duket se janë të interesuar në mënyrë disproporcionale mbi zakonet e tualetit. Dy vjet më parë, botova këtu një shkrim me një titull provokues:”Çfarë bënë romakët e lashtë pa letër tualeti?” Deri më sot, ajo është lexuar më shumë se 500 mijë herë, dhe ka qenë për gati 2 vjet në listen e artikujve më të lexuar në “Sapiens”.

Ai shkrim u rikujtoi lexuesve se letra higjienike është një artefakt, një teknologji me një histori interesante. Ajo nuk ishte e zakonshme në SHBA deri në vitet 1920, kur kompania “Paper Hoberg” reklamoi letrën “Charmin” tek gratë, duke e vënë theksin në butësinë dhe feminitetin e saj.

Por makthi aktual me letrën higjenike, mund të ketë një lloj lidhje me interesin e dukshëm të njerëzve mbi zakonet e tualetit. Por kjo dukuri, nënvizon ndërkohë diçka interesante në lidhje me reagimet e njerëzve gjatë krizave dhe mungesës së produkteve jetike.

LEXO EDHE:  Intervista/ Stoltenberg: Raketat e reja ruse, janë shumë të rrezikshme

LEXO EDHE:  SHBA e ka rrënuar ekonomikisht Iranin, regjimi nuk e përballon dot një luftë me superfuqinë e botës

Sjelljet e konsumatorëve në kohëra të tilla, nuk janë gjithnjë të arsyeshme, dhe kjo është veçanërisht e qartë në retrospektivë. Për shembull do të doja të tërhiqja vëmendjen tuaj mbi një nga projektet e mia më të preferuara arkeologjike të shekullit XX:Projektin “Garbage”.

Në vitin 1973, arkeologu Uillaim Ratje i Universitetit të Arizonës, vendosi të përdorë gërmimet arkeologjike standarde dhe teknikat analitike, për të studiuar përmbajtjen e një koshi plehrash. Në fund, ai e kuptoi se kjo është pikërisht ajo që bëjnë arkeologët kur studiojnë kulturat antike:studiojnë mbeturinat e tyre, si dhe gjëra të tjera, përfshirë arkitekturën, modelet e vendbanimeve, sjelljen rituale etj.

Për dallim, në Projektin “Garbage”, Ratje dhe ekipi i tij intervistuan familjet dhe individët që prodhuan ato mbeturina, duke kombinuar kështu sociologjinë, ekonominë, marketingun, psikologjinë dhe arkeologjinë. Gjejtet ishin sa befasuese, aq dhe ndriçuese mbi të shkuarën.

Përkundër mendimin të përgjithhëm, Ratje dhe ekipi i tij zbuluan se pamperat nuk përbënin (dhe nuk përbëjnë) një pjesë të madhe të mbeturinave. Përkundrazi, në vend të parë renditen gazetat dhe materialet e tjera të shtypura, së bashku me mbeturinat e ndërtimit dhe plastikës.

Por ky projekti nisi në fillim të viteve 1970, që ishin ishin të vështira për ekonominë. Tregu i aksioneve në bursa ra me 45 përqind, nga viti 1973 deri në fund të 1974-ës. Inflacioni ishte i lartë, papunësia gjithashtu, ndërsa disa produkte ishin në pakta në treg. Në marsin e vitit 1974, çmimi i naftës u 4-fishua dhe kishte mungesa të mëdha.

Më kujtohen shumë mirë radhët e gjata të makinave para pikave të karburantit, me shoferët e angazhuar në një përpjekje të dëshpëruar për të mbushur plot serbatorët e makinave të tyre. Kjo sjellje, shkaktoi më shumë panik dhe blerje të produkteve të tjera, pasi zinxhirët e furnizimit u ndërprenë.

Si antropolog, e shoh interesante dukurinë e blerjeve të sotme masive të letrës higjenike, edhe për një arsye tjetër:Duket se ajo është shndërruar në një akt të ndërtimit të identitetit, në një mënyrë për të përcaktuar veten si individë dhe si grup.

Në vitin 1899, ekonomisti dhe sociologu Torstein Veblen, përdori termin “konsum vanitoz”, për të shpjeguar blerjen e sendeve luksoze nga ana e njerëzve shumë të pasur. Dhe blerjet e sotme në SHBA janë një akt “konsumi vanitoz” i shtresës së mesme, për të demonstruar virilitetin e saj ekonomik në një kohë krize.

Kur të jetë larguar kriza e shkaktuar nga COVID-19, dyshoj se njerëzit në të ardhmen do të shohin pas me habi makthin aktual, të shfaqur me grumbullimin e sasive të mëdha të letrës higjenike. Siç do të shihet në muajt në vazhdim, ka sfida shumë më të mëdha dhe më serioze përreth pandemisë globale, në Shtetet e Bashkuara dhe gjetkë.

Çfarë do që të ndodhë, 2020-a do të cilësohet me siguri në të ardhmen si një vit shumë anormal, ashtu siç e cilësojmë sot vitin 1973, për shkak të rënies së tregut të aksioneve dhe mungesës së mallrave në tregje. Në atë kohë, modetori televiziv Xhoni Karson nxiti maninë e blerjes masive të letrës higjienike në treg, përms një shakeje që tregoi për rreth 20 milionë teleshikuesit e tij. Histeria funksionon në mënyra misterioze.

Shënim: Stephen E.Nash, është historian i shkencës dhe arkeolog në Muzeun e Natyrës dhe Shkencës në Denver, SHBA./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Ç’duhet të mësojmë nga gabimet e Italisë në luftën ndaj Covid-19

Publikuar

-

Nga

Nga Ferdinando Giugliano “Bloomberg View”

* Italia po e përshkallëzon strategjinë e saj të karantinës, për të ndalur përhapjen e mëtejshme të koronavirusit, duke pezulluar për 2 javë të gjitha aktivitetet ekonomike jo-thelbësore. Dhe ka që tani shenja të hershme, se këto masa drastike po japin efektet e dëshiruara. Por kostot njerëzore dhe ekonomike, do të jenë padyshim të mëdha.

Qeveria italiane bëri shumë gabime, nga të cilat duhet të kishte mësuar pjesa tjetër e botës perëndimore, gjë që nuk e ka bërë. Sipas të dhënave zyrtare, Italia e ka kapërcyer Kinën si vendi me numrin më të lartë të vdekjeve nga Covid-19. Mbi 6 mijë italianë, kanë humbur jetën nga ky virus, krahasuar me më pak se 3.300 kinezë, dhe kjo ndonëse popullsia e Italisë, është vetëm 4 për qind e asaj të Kinës.

Mbi 60 mijë njerëz kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit, më shumë se 2-dyfishi i numrit aktual në Spanjë dhe Gjermani. Italia, ishte vendi i parë evropian që zbuloi një epidemisë të madhe në vend, një fakt që ndihmon pjesërisht në shpjegimin se pse koronavirusi është tani kaq shumë i përhapur.

Vende të tjera – përfshirë Francën, Britaninë dhe madje edhe SHBA – duket se po ndjekin Italinë me vetëm disa javë vonesë. Por Italia mund të ketë qenë edhe e pafat:për shkak se kur u përball epideminë para të tjerëve, ajo u kap në befasi. Ka disa arsye të besueshme, që shpjegojnë pse koronavirusi e goditi kaq rëndë Italinë.

Vendi ka një popullsi shumë të moshuar, me një moshë mesatare rreth 45-vjeç. Koronavirusi godet veçanërisht të moshuarit, ndërsa ka prirjen të kursejë të rinjtë dhe veçanërisht fëmijët.

Sipas të dhënave zyrtare, mosha mesatare e atyre që kanë vdekur nga virusi në Itali, është pak më shumë se 80-vjeç.

Një rol mund te kenë luajtur edhe faktorët kulturorë:Në Itali, breza të ndryshëm kanë prirjen të kalojnë më shumë kohë bashkë, shpesh nën të njëjtën banesë, gjë që mund të ketë ndihmuar në lehtësimin e infektimit të të moshuarve.

Edhe Japonia gjithashtu ka një popullsi shumë të plakur, por njerëzit atje përfshihen zakonisht në forma të distancimit shoqëror, një arsye e mundshme që shpjegon edhe kontrollin e suksesshëm të epidemisë në këtë vend aziatik. Në Itali, më i godituri është rajoni verior i Lombardisë.

Gati gjysma e të gjitha rasteve të regjistruara, dhe dy të tretat e vdekjeve vijnë nga kjo zonë, e cila përbën një të gjashtën e popullsisë së Italisë. Ky rajon është “motori” ekonomik i vendit, dhe ka lidhje të forta tregtare me vendet e tjera, përfshirë Kinën. Dhe ky fakt, mund të ndihmojë në shpjegimin se përse epidemia u shfaq më së pari këtu, dhe u përhap e pakontrolluar për njëfarë kohe.

Disa spitale të vogla, mund të kenë menaxhuar keq disa nga rastet e para, duke ndihmuar në në shpërthimin e madh të epidemisë. Nivelet më të larta të ndotjes së ajrit, mund t’i kenë vendosur qytetarët në një rrezik më të madh, për të vuajtur nga pasojat më vdekjeprurëse të virusit.

Edhe pse kjo është vetëm një hipotezë, e cila ka nevojë të provohet shkencërisht. Qeveria dhe liderët politikë, ishin të fillim shumë apatikë ndaj këtij virusi. Kryeministri Xhuzepe Konte deklaroi në fund të janarit, se vendi ishte tërësisht i përgatitur që të përballej me epideminë, pasi po merrte masat më të ashpra të kontrollit në Evropë.

Kur në Lombardinë e Jugut, u shfaqën rastet e para, disa politikanë nxituan të thoshin se njerëzit duhet të vazhdonin jetën e tyre normale. Milano, qyteti kryesor i Lombardisë dhe kryeqendra financiare e vendit, ishte në qendër të një videoje që u përhap gjerësisht nga klasa politike në rrjetet sociale me parullën “Milano nuk ndalet!”.

LEXO EDHE:  Çfarë është “viti i brishtë”, dhe nga se shkaktohet ai

LEXO EDHE:  Intervista/ Stoltenberg: Raketat e reja ruse, janë shumë të rrezikshme

Por shumë shpejt pasuan disa masat të ashpra. Qeveria futi në fillim në karantinë 50.000 njerëz në 11 qytete të vogla në jug të Lombardisë, dhe një në rajonin fqinj të Venetos. Më pas, erdhën më shumë kufizime:u mbyllën shkollat, dhe u analuan tubimet publike. Më 10 mars, vendi u vendos nën një karantinë kombëtare.

Baret, restorantet dhe dyqanet u mbyllën, ndërsa njerëzve u urdhëruan të mos dalin nga shtëpitë e tyre nëse nuk duhej të shkonin në punë apo për arsye të tjera thelbësore (siç është blerja e ushqimeve). Tani, qeveria ka hedhur një hap më tej, duke mbyllur të gjitha aktivitetet ekonomike jo-thelbësore, siç janë shumë fabrika, deri më datën 3 prill.

Italia, meriton të vlerësohet si vendi i parë perëndimor, që po zbaton masa të tilla të ashpra. Dhe këto të fundit, duket se po funksionojnë:Të dielën, ra me 10 për qind numri i rasteve ditore të reja, dhe gjithashtu ra edhe numri i të vdekurve në një 1 ditë. Kjo prirje, duhet të konfirmohet në të ardhmen, por këto shifra japin shpresë.

Gjithsesi, qeveria italiane ka vepruar shpesh në një mënyrë kaotike. Në fillim, ajo nuk arriti të zbatojë plotësisht një karantinë në një zonë tjetër të Lombardisë, provincën e Bergamos, që tani ka më shumë raste të reja në vend. Një vendim për të izoluar disa zona në Italisë Veriore, u zbulua nga media para miratimit të tij, duke bërë që shumë njerëz të nxitonin të shkonin në jug, një veprim naiv që mund të ketë ndihmuar në përhapjen e virusit.

Vetëm këtë fundjavë, pasi Konte shpalli planet e tij për të ndaluar punën në fabrika, qeveria e kaloi pjesën më të madhe të së dielës duke debatuar se cilat fabrika duhen cilësuar thelbësore dhe cilat jo. Më shumë se 4.000 mjekë dhe infermierë janë prekur nga koronavirusi, një shenjë kjo se ata janë tepër të ekspozuar, dhe mund të jenë vetë burim infektimi për të tjerët.

Ndërsa Italia ka kryer më shumë se 230.000 teste, ajo nuk ka arritur të ketë një strategji gjithëpërfshirëse të testimit, ndjekjes dhe vetëizolimit, praktikë që ka ndihmuar në shpëtimin e shumë jetëve në vende si Koreja e Jugut ose Singapori. Mjerisht, këto dështime janë përsëritur diku tjetër në Evropë.

Franca dhe Spanja pritën shumë gjatë, përpara se të marrin masat e karantinimit. SHBA-ja ka bërë një kthesë dramatike. Në fillim pati një plan fillestar për të ndjekur një strategji kontrolli të butë. Por tani po përpiqet të marrë masa të ashpra, për të siguruar distancimin social.

Edhe në Spanjë, një numër i konsiderueshëm punonjësish të sistemit shëndetësor janë infektuar nga koronavirusi. SHBA-ja ka shtuar vetëm ditët e fundit numrin e testimeve, dhe po përpiqet të përballojë kërkesën në rritje për to.

Italia meriton të vlerësohet edhe për marrjen e masave të ashpra, siç është kufizimi i lirisë së lëvizjes së qytetarëve, diçka që dukej e pamundur për një vend perëndimor. Këto hapa, janë përdorur si një model diku tjetër. Por ato nuk ofrojnë ndonjë udhëzim se si të trajtohet epidemia në planin afatgjatë, pasi është e pamundur mbajtja mbyllur e ekonomisë së një vendi për muaj të tërë.

Shumë vende në Azi, duket se kanë bërë një punë më të mirë, në ndërthurjen e këtyre përparësive të ndryshme. Kjo është ajo që duhet të bëjë edhe Perëndimi, në dhënien e përgjigjeve afatgjata për këtë krizë. Dhe këtë gjë, duhet që ta bëjë sa më shpejt./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE