Connect with Us

Rëndohet bilanci/ Ndërron jetë në spitalin Infektiv pacientja 52-vjeçare

Lajme

Rëndohet bilanci/ Ndërron jetë në spitalin Infektiv pacientja 52-vjeçare

Publikuar

-

Ulet sërish kurba e infektimeve/ 30 raste të reja në 24 orë, ja sa kanë humbur jetën

Ndërron jetë një tjetër paciente e infektuar me koronavirus në vendin tonë.

52-vjeçarja nga Vlora ishte e shtruar prej katër ditësh në spitalin infektiv në QSUT, ndërsa dy ditët e fundit gjendja e saj ishte rënduar dhe po trajtohej në terapi intensive.

Mësohet se pacientja vuante edhe nga hipertensioni dhe nuk arriti t’i mbijetojë koronavirusit.
52-vjeçarja është viktima e nëntë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Njohja e patentave në Itali/ Ambasada jep lajmin e mirë për shqiptarët

Publikuar

-

Nga

Njohja e patentave në Itali/ Ambasada jep lajmin e mirë për shqiptarët

Ambasada Italiane në vendin tonë ka reaguar në lidhje me çështjen e njohjes së patentave shqiptare në vendi fqinj.

Në një postim në faqen zyrtare në Twitter njofton se marrëveshja e firmosur mes dy vendeve në mars të këtij viti dhe që hyri në fuqi në 12 korrik shumë shpejt do të nisë zbatimin.

“Lidhur me Marrëveshjen mbi patentat, e cila ka hyrë në fuqi më 12 korrik, ju informojmë se janë duke u kryer verifikime për të zgjidhur disa probleme teknike për të bërë të mundur që të interesuarit të mund të paraqesin sa më shpejt kërkesë për konvertimin e patentave të tyre” shkruan ambasada.

LEXO EDHE:  U infektua nga koronavirusi/ Ndërron jetë tek Infektivi një grua

LEXO EDHE:  Shpresë për vaksinën anti Covid/ Kompania gjermane nis procesin e miratimit

Kjo do të thotë se shqiptarët që kanë marrë lejet e drejtimit në atdheun e tyre pas marrëveshjes mes dy vendeve nuk kanë nevojë për provime teorike apo praktike në Itali pasi konvertimi do të bëhet automatikisht./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Video/ Inceneratori i Tiranës shtrihet në Zimbabve

Publikuar

-

Nga

Inceneratori i Tiranës shtrihet në Zimbabve (VIDEO)

Geogenix BV, kompania guackë e regjistruar në Holandë, e cila zotëron koncesionin e inceneratorit të Tiranës ka arritur të shtjerë në dorë kontratën e shumëpërfolur të mbetjeve Zimbabve. Pas shumë akuzash dhe skandalesh, të cilat përfshinë edhe ministrat e qeverisë së Zimbabves, Geogenix ia ka dalë të marrë miratimin e propozimit të pakërkuar për të marrë me koncesion administrimin e mbetjeve në Harare, kryeqytetin e Zimbabves.

Marrëveshja fillimisht është miratuar nga Këshilli Bashkiak, ku është prezantuar nga Mauro Bianchi, përfaqësues i kompanisë Geogenix

Pas miratimit në këshillin bashkiak, koncesioni është miratuar dy javë më parë edhe nga qeveria e Zimbabves duke i hapur rrugë realizimit të projektit. Në pamjet e bëra publike nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Harares, ngjitur me Bianchin është edhe një person tjetër me maskë si përfaqësues i kompanisë Geogenix. Mediat në Zimbabve raportojnë se personi në fjalë është shtetas shqiptar. Por MCN nuk mundi të konfirmojë nëse bëhet fjalë për Mirel Mërtirin, personin që zotëron inceneratorët në Shqipëri.

LEXO EDHE:  KE ndihmë financiare 3 miliardë euro për 10 vende/ Sa i takojnë Shqipërisë

Tentativat e kompanisë që ka me koncesion inceneratorin e Tiranës për të marrë një kontratë të ngjashme edhe në Zimbabve kanë nisur disa vite më parë, kur ajo nënshkroi një marrëveshje mirëkuptimi me bashkinë e Harares. Në atë kohë, bashkia e kryeqytetit kishte hapur tender për menaxhimin e  mbetjeve, por tentoi t’ia jepte kontratën 134 milionë dollarëshe, pa garë kompanisë së inceneratorit të Tiranës. Skandali u denoncua në mediat e Zimbabves, të cilat akuzuan ministrin e punëve lokale, Juli Moyo, si të përfshirë në korrupsion.

LEXO EDHE:  Shtatë viktima në 24 orë/ Rritet sërish numri i të infektuarve në Kosovë

Pas këtyre akuzave, këshilli bashkiak i Harares e anuloi marrëveshjen e mirëkuptimit në korrik të vitit të kaluar. Por një vit më pas koncesioni është miratuar, edhe pse nuk dihet nëse vlera e tij është 134 milionë dollarë sa u raportua vjet.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Humbën në pyllin e Llogarasë/ Policia nis kërkimet për çiftit francez pas sinjalit SOS

Publikuar

-

Nga

Humbën në pyllin e Llogarasë/ Policia nis kërkimet për çiftit francez pas sinjalit SOS

Një çift francez kanë lëshuar sinjalin SOS, pasi kanë humbur në pyllin e Llogarasë.

Mësohet se çifti i turistëve nga Franca, janë nisur orët e para të mëngjesit për të eksploruar pyllin në Llogara, por më pas nuk ka asnjë gjurmë të tyre.

Ndërkohë për gjetjen e shpëtimin e tyre janë nisur dy grupe policësh si nga toka ashtu dhe nga deti me gomone. Në ndihmë të policisë janë dhe punonjës së Zonave te mbrojtura të cilët njohin shtigjet në pyll.

LEXO EDHE:  Shpresë për vaksinën anti Covid/ Kompania gjermane nis procesin e miratimit

LEXO EDHE:  Fluturimet nga Rinasi/ Konfirmohen 28 destinacionet për nesër

Po ashtu pritet të bëhet kontroll edhe me dron për të bërë te mundur gjetjen e tyre para se të errësohet./CNA.al

LEXO TE PLOTE