Connect with Us

Nuk respektuan masat kundër koronavirusit/ Policia ndëshkon 100 qytetarë “rebelë”

Kronika

Nuk respektuan masat kundër koronavirusit/ Policia ndëshkon 100 qytetarë “rebelë”

Publikuar

-

Policia e Shtetit bën të ditur se vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Sipas uniformave blu, në Lezhë është arrestuar në flagrancë shtetasi D. L., 19 vjeç, pasi është kapur duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Ndërkohë, në Vlorë janë arrestuar shtetasit Sh. B., 47 vjeç dhe G. Gj., 35 vjeç, pasi janë konstatuar duke lëvizur  me këmbë jashtë orarit të lejuar dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Po ashtu, policia informon se në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 100 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, 6 shtetas, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbërta të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.

Po gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, janë evidentuar 45 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

LEXO EDHE:  Vrasja në "Don Bosko"/ Gazetari shpërthen në akuza ndaj policisë

Në të gjithë vendin janë konstatuar 13 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masë administrative 100.000 lekë për secilin.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, të mos lëvizin as në oraret e lejuara pa ndonjë arsye, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa.

Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet dhe monitorimet pa ndërprerë, me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të COVID-19.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Koronavirusi shënon viktimën e tetë në Shqipëri/ Ndërron jetë në spitalin Infektiv pacienti 66-vjeçar

Publikuar

-

Nga

Një pacient 66-vjeçar nga Fieri, i konfirmuar me COVID-19 pësoi vdekje të papritur (infarkt) mëngjesin e sotëm në spitalin Infektiv.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se 66-vjeçari trajtohej prej dy ditësh në spitalin infektiv në QSUT.

Sipas MSH, pavarësisht ndihmës së menjëherëshme të stafit mjekësor, 66-vjeçari që vuante nga sëmundje kronike pulmonare, hipertension, hemorragji gastro-intestinale, nuk arriti të mbijetojë.

66-vjeçari është viktima e tetë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Zbardhen emrat personave që iu sekuestrua pasuria prej 660 mijë dollarësh

LEXO EDHE:  Gjashtë të infektuar nga koronavirusi në Shqipëri/ Braçe mesazh të fortë qytetarëve

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit dhe distancimit social si dhe të telefonojnë urgjencën kombëtare në numrin 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë/ Zjarri përfshin banesën, ndërron jetë një person

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Poloskë të Devollit.

Mësohet se një banesë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit dhe si pasojë ka humbur jetën N.GJ., 89 vjece.

Burimet bëjnë të ditur se e moshuara jetonte e vetme në banesë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Një tjetër i infektuar në qarkun Korçë, rezulton pozitiv shoferi i ambulancës/ Përgënjeshtron kryebashkiaku

Publikuar

-

Nga

Numri i të infektuarve me koronavirus në Korçë duket se po vjen duke u shtuar.

Raportohet se së fundmi në këtë qytet është konfirmuar si i infektuar edhe shoferi i ambulancës në bashkinë Maliq.

Shoferi ka pasur temperaturë dhe vështirësi në frymëmarrje dhe për këtë arsye ka bërë edhe testin, raporton ABC news

Fatkeqësisht ai ka rezultuar pozitiv dhe është izoluar në banesë deri në përmirësimin e gjendjes shëndetësore. Ndërkohë, deri më tani numri i të prekurve me COVID-19 në Korçë ka shkuar në 12.

LEXO EDHE:  Vjedhje në Tiranë/Dy në pranga

LEXO EDHE:  Rama publikon ndërtimin e një tjetër aksi rrugor/ Qytetarët: Boll mashtrove, e shkatërrove këtë popull

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryebashkiakut Gëzim Topçiu, në një reagim të tij ai shkruan “Deri në këtë moment ju informoj se zyrtarisht nuk ka asnjë të infektuar me COVID -19 në Bashkinë Maliq ! Lajmi i dhënë në TV ABC News mbi infektimin e shoferit të ambulancës nuk është i vërtetë ! Gjithsesi duhet të vazhdojmë të qëndrojmë në shtëpi, të zbatojmë rregullat e përcaktuara dhe të marrim informacione vetëm nga institucionet kompetente!”./CNA.al

LEXO TE PLOTE