LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lajm i mirë nga ISHP/ Shërohen 31 pacientë me koronavirus, mes tyre një mjek dhe një infermier

27 Mars 2020, 10:41, Sociale CNA
Lajm i mirë nga ISHP/ Shërohen 31 pacientë me koronavirus, mes

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico bëri të ditur se 31 pacientë, të konfirmuar më Covid-19, janë shëruar.

Sipas drejtoreshës së ISHP-së, mes personave të shëruar janë një mjek dhe një infermier.

?Deri tani kemi një mjek dhe një infermier të shëruar dhe në total janë 31 të shëruar, pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!

Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për çdo shqetësim tjetër që ata kanë.?-tha Albana Fico./ CNA.al

Lajmet e fundit nga