Connect with Us

Lajm i madh për Maqedoninë e Veriut/ Anëtarësohet zyratrisht në NATO

Kosova & Rajoni

Lajm i madh për Maqedoninë e Veriut/ Anëtarësohet zyratrisht në NATO

Publikuar

-

Republika e Maqedonisë së Veriut, sot, është bërë anëtarja më e re e NATO-s.

Lajmi është bërë i ditur nga Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përmes një postimi në Twitter.

“Mirësevjen në NATO, Maqedoni e Veriut! Ishte një rrugë e gjatë, por të gjitha përpjekjet janë shlyer. Procesi zyrtar i pranimit tani është i plotë, dhe ne jemi të kënaqur që kemi anëtarin e 30-të të Aleancës sonë”, shkruan Stoltenberg

LEXO EDHE:  Shënohet viktima e dytë nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut/ Ndërron jetë 63-vjeçari

Aleatët e NATO-s e kanë nënshkruar Protokollin e pranimit të saj në shkurt të vitit 2019./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Mediat gjermane: Lufta për pushtet në Kosovë ka edhe një dimension ndërkombëtar

Publikuar

-

Nga

Mediat gjermanishtfolëse i kushtojnë vëmendje krizës politike në Kosovë e rrëzimit të qeverisë pas mocionit të mosbesimit. Thuhet se që me krijimin e qeverisë shpërtheu një luftë e ashpër pushteti mes Thaçit e Kurtit.

Gazeta “Neue Zürcher Zeitung” në një artikull me titull “Rrëzohet qeveria e Kosovës – SHBA marrin situatën në dorë” nënvizon se që të rrëzohet një qeveri në mesin e krizës së coronës, konsiderohet edhe në Ballkan si veprim i marrë. “Motivi që doli në krye ishte një grindje për menaxhimin e duhur të krizës së Coronës. Kreu i qeverisë, Kurti refuzoi të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, si e kërkonte presidenti Thaçi. Por realisht që me krijimin e qeverisë ka shpërthyer një luftë e ashpër pushteti mes të dyve, që e pengon edhe më shumë aftësinë vepruese të shtetit të brishtë në një situatë krize.”

“Neue Zürcher Zeitung” thekson armiqësinë mes Thaçit e Kurtit që nga fundi i luftës për pavarësi në vitin 1999. Por kjo luftë për pushtet ka edhe një dimension ndërkombëtar, analizon gazeta zvicerane. “Këtu bëhet fjalë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, që edhe 20 vite pas luftës ende përmban potencial të madh konflikti. Po kaq gjatë kanë qenë të një mendimi edhe SHBA e Europa në çështjet kryesore.[…] Parë më me hollësi ka qenë Uashingtoni, ai që ka ecur përpara në politikën e Kosovës. Dhe europianët i kanë shkuan pas mbas një farë kohe. A është edhe tani ky rast?…Thaçi mbështetet nga i ngarkuari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë dhe i afërt me Trumpin, Richard Grenell. Ambasadori amerikan u shpreh i gëzuar për zhvillimin e mocionit të mosbesimit të mërkurën.[…]Nga ana tjetër kemi BE-në që me shumicë është e mendimit, që qeveria e Kurtit duhej të vazhdonte punën.”

Kurse gazeta gjermane “taz” -“Die Tageszeitung” në një artikull me titull “Kosova sërish pa qeveri” thekson se vërtet ndodhi. Qeveria e Albin Kurtit u rrëzua, e me këtë dështoi një eksperiment, me të cilin do duhej të ndërmerreshin shumë projekte për reforma. Taz e sheh arsyen e rrëzimit të qeverisë tek presioni i madh i qeverisë amerikane për një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës. “Kosova duhej të hiqte tarifat 100% të doganave. Këtu Kurti do të bënte lëshime. Por në sfond bëhet fjalë për një shkëmbim territoresh me Serbinë mbi bazën etnike. Këtë e refuzon Kurti dhe një masë e madhe e opinionit në Kosovë. Presidenti Trump kërkon në vitin zgjedhor, pas një serie dështimesh në politikën e jashtme, të paktën në Europë një sukses në politikën e jashtme. Një vendim paqeje mes Serbisë dhe Kosovës mund t’i nevojitej Trumpit.”

LEXO EDHE:  Luan Rama: LSI PËRSHËNDET faktorin politik shqiptar në Maqedoni për qëndrimin e unifikuar

LEXO EDHE:  MPB gjen mbetjet e avionit në Veles (FYROM)/Kanë humbur jetën 4 italinë dhe 2 kosovarë (FOTO)

Kurse të enjten (26.03) ishte gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” që i kushtoi vëmendje zhvillimeve në Kosovë. “Formalisht pretekstin për mocionin e mosbesimit e ofroi një grindje për mënyrën e veprimit në krizën e Coronës. Presidenti Hashim Thaçi doli si forca nxitëse.[…]Thaçi mbështetet nga Richard Grenell, ambasadori amerikan në Gjermani, që u zgjodh edhe i dërguar i posaçëm për Serbinë dhe kosovën. Grenell kërkon prej javësh që Kosova të heqë tarifat e doganave pa kushte.[…]Kurti ishte kundër kësaj, Kosova mund t’i heqë doganat, nëse edhe Serbia heq barrierat e saj tregtare. Kjo bëri që të ashpërsohej toni mes Shtëpisë së Bardhë dhe qeverisë kosovare. Donald Trump Junior kërcënoi me atë që amerikanët mund të mbyllin edhe kampin Bondsteel, bazën e tyre ushtarake në Kosovë.”/ DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

A do ta “vrasë” koronavirusi urrjetjen në Ballkan?

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjeve beogradasit duartrokasin për mjekët, infermierët, policët. Mbrëmjen e së dielës “Duartrokitjet në 8” ishin rezervuar për të mbështetur shtetin, me të cilin Serbia ka qenë në luftë para tridhjetë vjetësh.

Atë mëngjes kryeqyteti i Kroacisë, Zagrebi ishte goditur nga tërmeti. Sarajevasit iu bashkuan shpejt beogradasve në mbështetjen e tyre. Duartrokitjet u pritën mirë në Kroaci dhe në rajon. Kjo ishte hera e parë në 30 vjet, që Beogradi shprehu një mesazh kaq të fortë dhe transparent të përkrahjes për Kroacinë. Mesazhe të ngjashme të ndërsjella mbështetjeje, por jo kaq të forta ka pasur në dekadën e fundit në raste përmbytjesh apo eventesh sportive. Në Serbi e mbështetën ekipin e Kroacisë në finalen e Kampionatit Botëror të futbollit, ndërsa në Kroaci mbështetën tenismenin Novak Djokoviçin në fitoret e tij në Grand Slams.

Solidariteti ka mundur indiferentizmin

Po ashtu pas tërmetit një karikaturë nga Sarajeva. Vučko (ujku, simbol i lojërave olimpike të Sarajevës të vitit 1984) mbante Zagi-n (fokën, simbolin e univerzijadës së Zagrebit të vitit 1987) duke e ndihmuar të dilte nga rrënojat. Ata që janë më cinikë do të thonë se të dyja ngjarjet kanë ndodhur para shpërbërjes së Jugoslavisë. Por, shumica nuk janë cinikë. Karikatura u bë virale.

Fasada e bashkisë së Sarajevës u ndriçua me mesazhin „nga Sarajeva për Zagrebin” me zemrën në mes. Në të dyja vendet këto mesazhe u pritën me shumë emocion. Qarkullon një shaka ballkanase, që thotë se virusi Corona nuk ka asnjë lloj shansi në Bosnjë-Hercegovinë, sepse atje liderët do ta ndajnë në tre viruse nacionale, kështu që do ta dobësojnë dhe do ta mundin më lehtë. Viruset natyrisht nuk duan t‘ia dinë për ndarjet etnike, por i detyrojnë drejtuesit të veprojnë ndryshe.

Tërmet, Kroaci

Një shembull nga Mostari, qyteti që është simbol i ndarjes së Bosnjës dhe Hercegovinës. Në Mostar ka dy spitale. Njëri në pjesën perëndimore trajton kryesisht kroatë, ndërsa tjetri në pjesën lindore trajton kryesisht myslimanë. Spitali në pjesën perëndimore regjistroi një grua shtatzënë të infektuar me virusin Corona, dhe spitalet menjëherë u morën vesh. E gjithë gjinekologjia nga perëndimi u transferua në lindje, brenda pak ditëve u bë desinfektimi dhe gjinekologjia u kthye sërish nga lindja në perëndim të Mostarit. Një foshnjë e „perëndimit” e lindur në „lindje”, e cila një ditë ndoshta mund të bëhet temë e një rrëfimi interesant gazetaresk.

Virusi vrau urrejtjen

Qoftë edhe përkohësisht. Në Dobrinjë të Sarajevës disa qytetarë kanë lënë ushqim në hyrje të ndërtesës, që ta marrin ata që kanë nevojë. Pa limite për nacionalitetin. E njëjta gjë ndodhi në qytetin e Zenicës. Vullnetarë të rinj në të gjithë rajonin i çojnë ushqim të moshuarve, studentët e mjekësisë shprehin gatishmërinë për të punuar në spitale, dhe vajzat e reja mbajnë fëmijët e punonjësve të mjekësisë dhe të policisë, të cilët duhet të shkojnë të punojnë. Sportistët e suksesshëm dërgojnë donacione për njerëzit dhe spitalet në rajon, jo vetëm për vendin e tyre. Miralem Pjanić, futbollist i “Juventusit”, veshi fanellën e ish-bashkëlojtarit të tij Mario Mandzukiç nga Kroacia, dhe e postoi fotografinë në instagram.

LEXO EDHE:  MPB gjen mbetjet e avionit në Veles (FYROM)/Kanë humbur jetën 4 italinë dhe 2 kosovarë (FOTO)

LEXO EDHE:  Qorra e dele!/Shikoni ku shkon nafta e Ballshit dhe sa shitet! (Foto)

Mori më shumë se 130.000 pëlqime. Papritur nacionaliteti u bë i parëndësishëm. Madje as mediat nuk kanë më kohë të theksojnë konfliktet, sepse tani të gjithë shkruajnë për të njëjtën temë dhe dërgojnë të njëjtin mesazh. Ndiqni këshillat e ekspertëve, qëndroni në shtëpi, lajini duart rregullisht e të ngjashme.

Ndalim lëvizjeje në Beograd

Ku mbeti intoleranca?

Organizatorët e aksionit “Duartrokitje në 8” në Beograd kanë shkruar në mesazhin e tyre se virusi do të kalojë, por ajo që ata dëshirojnë të mbetet, është solidariteti. „Kujdesi dhe mbështetja nuk njohin dallime etnike, fetare, apo politike”, thonë me të drejtë. Sa kohë do të zgjasë ky muaji i mjaltit? Nëse virusi korona i ka detyruar njerëzit në Ballkan të bëhen solidarë si të gjithë të tjerët në botë, a mund të bëhet ky unitet sjellje e vazhdueshme edhe pas krizës?

Mbështetja masive në instagram, facebook dhe në mediat e pavarura për “Duartrokitje në 8”, për karikaturën nga Sarajeva dhe mesazhin në bashkinë e Sarajevës, dëshmon për diçka të re. Për diçka krejt të kundërt me mesazhet politike dhe aksionet, që shtetet ndërmarrin prej vitesh duke arritur me sukses deri në prag të incidenteve.

Nëqoftëse ata që marrrin vendime nuk e kuptojnë energjinë, shpirtin e shpresës së këtyre mesazheve, që lulëzojnë në shtetet e Ballkanit Perëndimor, një shans i madh për të jetuar në paqe dhe fqinjësi normale do të humbasë. Politikanët duhet të bëjnë së paku një herë një ndryshim, të përpiqen të fitojnë zgjedhjet me mesazhe tolerance e solidariteti, në vend të indiferencës dhe urrejtjes. Të shkosh drejt kësaj 30 vjet pas kolapsit të Jugosllavisë, është shumë, shumë e ngadaltë, por më mirë vonë se kurrë. Nëse është dashur një katastrofë, për t‘i çuar ato drejt ndryshimit – atëherë ashtu qoftë./ DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rrëzimi i qeverisë “Kurti”/ Vjen reagimi nga SHBA

Publikuar

-

Nga

Pas rrëzimit të qeverisë së Albin Kurtit në Kososë, ka ardhur edhe reagimi zyrtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në faqen e DASH është publikuar një deklaratë e përbashkët e të Dërguarit Special të Presidentit, Richard Grenell, Ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett dhe Përfaqësuesit Special në Ballkanin Perëndimor për Kosovën, Matthew Palmer.

SHBA hedh poshtë gjithashtu spekulimet për një marrëveshje të fshehtë me Serbinë për shkëmbim të territoreve.

Shtetet e Bashkuara janë me njerëzit e Kosovës. Ne i lavdërojmë përpjekjet e vazhdueshme të profesionistëve të shëndetësisë dhe të tjerëve që janë duke punuar shumë, në rrezik të madh, për të zvogëluar përparimin e COVID-19 në Kosovë. Në këtë kohë të pasigurisë, ne i nxisim krerët e Kosovës që të ndjekin Kushtetutën e Kosovës dhe sundimin e ligjit. Ne jemi të përkushtuar që të punojmë me çdo qeveri të formuar përmes procesit kushtetues.

Përveç kësaj, ne vazhdojmë t’i nxisim udhëheqësit e Kosovës që të heqin plotësisht tarifat. Ne besojmë se tarifat po dëmtojnë popullin e Kosovës duke penguar bashkëpunimin rajonal kundër COVID-19 – përfshirë edhe duke vonuar hyrjen në Kosovë të furnizimeve të nevojshme – dhe duke penguar rritjen ekonomike.

LEXO EDHE:  Luan Rama: LSI PËRSHËNDET faktorin politik shqiptar në Maqedoni për qëndrimin e unifikuar

LEXO EDHE:  Arrestohen 5 shtetas të Maqedonisë në Turqi për lidhje me ISIS-in

Ne duam të sqarojmë se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbime të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç disa kanë spekuluar. I dërguari i posaçëm presidencial Richard Grenell nuk e ka parë dhe as diskutuar kurrë një plan të tillë. Përqendrimi i qeverisë amerikane në mbështetjen e marrëveshjeve të fundit për të rivendosur lidhjet ajrore, hekurudhore dhe autostradë midis Kosovës dhe Serbisë synon të përmirësojë ekonominë dhe të krijojë një vrull ekonomik. Ne besojmë se kjo vrull do t’i japë energji të re një procesi dialogu që do të çonte në njohje të ndërsjellë” thuhet në deklaratë.

LEXO TE PLOTE