Connect with Us

“Ky vit për turzimin është i dështuar”/ Topuzi ngre alarmin: Një industri e tërë mund të shkatërrohet

Ekonomi

“Ky vit për turzimin është i dështuar”/ Topuzi ngre alarmin: Një industri e tërë mund të shkatërrohet

Publikuar

-

Kreu i Shoqatës Shqiptare te Turizmit ATA, Zak Topuzi ka komentuar situatën e turizmit në momentet që vendi po përballet me koronavirusin.

Sipas Topuzit, ky vit për turizmin është i dështuar pasi pjesë më e madhe e njërzve kanë blerë paketat të cilat hotelet duhet tja rikthejnë.

“Ky vit për turziminë është i dështuar, pjesa më e madhe njerëzve kanë blerë paketa të cilat hotelet duhet tja rikthejnë. Këtu s’ bëhët fjalë për të mbijetur, këtu bëhët fjalë për një idustri të tërë e cila është në kolaps. Një hoteli mund t’i duhen miliona lekë për të mbyllur procesin.
Bëhet fjalë për një industri të tërë e cila mund të shkatërrohet”, tha Topuzi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Kriza ekonomike nga COVID-19/ Denaj: Masat në buxhetin e shtetit janë parashikuar për 3 muaj

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Financave, Anila Denaj deklaron se masat financiare të qeverisë për përballimin e situatës së koronavirusit janë parashikuar për tre muaj.

Denaj tha se ato fillojnë në 1 prill dhe do të zgjasin deri në qershor, në varësi të situatës.

“Masat në buxhetin e shtetit janë marrë deri në qershor dhe në aktin normativ ka vetëm një datë fillimi që është 1 prilli dhe ka një buxhet të parashikuar që të ketë gjithmonë mundësi dhe kohë që nëse situata përshkallëzohet të ketë mundësi në këtë tre mujor të adresohen.
Ne do të donim që kjo mos ishte materializuar si skenar, por kemi tre muaj kohë nëse do të duhet të rishikohet, qoftë në kontekstin e kthimit, që unë besoj se sido që të jetë do ketë efekte edhe gjatë prillit, majit patjetër, por edhe nëse do të ketë nevojë për ta shtyrë brenda një buxhetimi të dytë, i cili është një buxhetim që ne parashikojmë të ndodhë edhe për aktin normativ, apo rishikimin e buxhetit në periudhën e gjashtë mujorit të dytë të 2020. Sepse ky akt normativ adreson këtë situatë, e parë në këndvështrimin mesatar dhe jo në adresimin e një skena” tha Denaj në një lidhje për emisionin “Ekopolitikë”.

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Euro kalon mbi 128 lekë, 3 arsyet që po ndikojnë

Publikuar

-

Nga

Monedha e përbashkët ka shënuar një tjetër rritje të fortë gjatë ditës së sotme, duke u këmbyer me 128.17 lekë, me një rritje ditore prej 2.77 lekësh. Ky është niveli më i lartë në dy vjet, që prej prillit të 2018-s.

Që nga 12 marsi, euro është forcuar me 5.36 lekë.

Në rritje ishin dhe valutat e tjera, dollari u këmbye me 116.56 lekë, me rritje ditore 1.79 lekë. Paundi u këmbye me 142.33 lekë me rritja ditore 5.37 lekë.

Aktorët e tregut pohojnë se janë tre arsyet kryesore e forcimit të shpejtë të lekut.

-Së pari, me ndërprerjen e fluturimeve në vend dhe të hyrjeve të emigrantëve janë ndërprerë rrugët se si valuta cash vjen në Shqipëri.

-Së dyti, aktorët e tregut valutor pohojnë se për momentin ka kërkesë vetëm nga tregtuesit e produkteve ushqimore, lidhur edhe me faktin që në bazë të një vendimi të fundit të qeverisë, importuesit me shumicë të produkteve ushqimore dhe barnave duhet të krijojnë rezerva për tre muaj. Ndërkohë që tregu normal është i zhbalancuar, pasi volumet e tregtimit kanë rënë ndjeshëm. Ata thonë se në këto kushte, kursi nuk është real.

LEXO EDHE:  Gjiknuri në Indi kërkon investime në naftë dhe gaz

LEXO EDHE:  Koronavirusi dhe situata ekonomike/ Meta: Idetë dhe propozimet duhen studiuar me përgjegjshmëri

-Së treti,ekspertët shtojnë se leku ka qenë prej disa vitesh i mbivlerësuar, përtej faktorëve normalë, pasi që prej mesit të vitit 2016, kur këmbehej në rreth 135 lekë, ai filloi një tendencë të pazakontë mbiçmimi, si rrjedhojë e flukseve të valutës që hynë nga tregtia informale, duke zbritur afër nivele minimale historike në mesin e vitit të kaluar (120.83 lekë)./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Bizneset të mbyllura, por do detyrohen të paguajnë taksa

Publikuar

-

Nga

Bujar H., që ka një subjekt agjencie turistike iu drejtua Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) për të pezulluar aktivitetin deri në verë, pasi për vetë natyrën e biznesit dhe situatën ku ndodhemi nuk pret të ketë punë këto muaj. Ai nuk ka detyrime dhe kërkon ta mbyllë përkohësisht në mënyrë që të mos paguajë taksa, kur nuk ka aktivitet dhe njëkohësisht të lëshojë dhe ambientin që ka me qira, për të cilin është i detyruar të paguajë tatim mbi qiranë. Ndërkohë, ai i ka larguar punonjësit. Por, në sportelet e QKB-së i thanë se ofrojnë shërbim të kufizuar vetëm për subjektet farmaceutike dhe ushqimore.

Në shërbimet online të publikuara nga QKB ( kliko këtu) mund të aplikosh për regjistrim fillestar person fizik, ndryshim në të dhënat e regjistrimit të personit fizik, depozimin e pasqyrave financiare, revokimin e lejeve/licencave etj, por nuk parashikohet pezullimi.

Këto ditë ku shumica e bizneseve janë mbyllur për shkak të pandemisë Covid, ndërmarrjet e vogla dhe mesme nuk po munden të kalojnë në statusin pasiv edhe pse nuk kanë detyrime dhe plotësojnë të gjitha kushtet për këtë hap. Mimoza Plepi një ekonomiste që kujdeset për procedurat e disa bizneseve të vogla kryesisht në kryeqytet tha se, kalimi në pasiv i bizneseve është bllokuar nga QKB-ja për shkak se janë ndaluar shërbimet në sportele. Ky shërbim nuk ekziston online pohoi ajo, ndërkohë që shumë nga bizneset të cilave ajo u mban llogarite kanë mbyllur aktivitetin.

Por ekonomistja është shqetësuar se pasi nuk po kalon bizneset në pasiv, tatimet bëjnë telefona për të paguar detyrimet që lidhen me sigurimet shoqërore apo dhe TVSH.

Në muajin mars të vitit 2020, praktikisht nga data 1 deri me 24 kanë kaluar në statusin pasiv vetëm 167 biznese, nga 366 që ishin në të njëjtën periudhë të vitit 2019, kur ishte një periudhë normale aktiviteti, sipas listës së subjekteve pasive që përditësohet përditë nga tatimet (të dhënat u përpunuan nga Monitor).  Ka ditë kur asnjë subjekt nuk ka kaluar në status pasiv, ndryshe nga periudha normale kur janë minimalisht 10 apo 15 biznese që kalojnë në pasiv çdo ditë. Sipas ndryshimeve në ligjin për procedurat tatimore, Administrata Tatimore transferon regjistrimin e tatimpaguesit nga regjistri aktiv në regjistrin pasiv, pasi subjekti deklaron në QKB pezullim veprimtarie tregtare dhe paguan të gjitha detyrimet tatimore.

LEXO EDHE:  Basha jep alarmin/ Shteti ka kapitulluar

LEXO EDHE:  “Të gjithë në Shqipëri”/ Shqipëria kryeson listën e vendeve të preferuara në 2018

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka tha se, bizneset e mëdha ende nuk kanë shfaqur ankesa të kësaj natyre, por tha se bizneset që kanë një problematikë të tillë mund të kalojnë ‘de fakto’ në regjistrin pasiv. Kjo mundësohet duke mos deklaruar punonjës, duke shkëputur kontratat e ujit dhe të dritave dhe ato të qirave. Kështu ato mund të zhvishen edhe nga pagesa e detyrimeve.

Jaka tha se qeveria duhet të çlirojë sektorin e prodhimit nga kufizimet dhe të rishikojë masat pasi ekonomia jonë nuk ka rezerva të mjaftueshme për të përballuar situatë më shumë se një muaj. Nëse kjo situatë zgjat më shumë ai parashikon skenare të vështira për punësimin, varfërinë dhe të ardhurat në buxhet.

Një nga kërkesat që Dhomat e Tregtisë Tiranë dhe Durrës kishin për qeverinë ishte që “Të mund të pezullohet me ligj (duke i zeruar të gjitha detyrimet) aktiviteti i subjekteve të pezulluara me urdhër nga qeveria (bar, restorante, palestra, transport publik, etj.)”/ Monitor

LEXO TE PLOTE