Connect with Us

“Jemi në luftë dhe luftë pa viktima nuk ka”/ Rama: Duhet të shmangim fatalitetet

Politikë

“Jemi në luftë dhe luftë pa viktima nuk ka”/ Rama: Duhet të shmangim fatalitetet

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ndërsa ka folur në lidhje me situatën në vend për shkak të përhapjes së koronavirusit, ka ritheksuar se jemi në një situatë lufte dhe se luftë pa viktima nuk ka.

“Kjo është një luftë dhe luftë pa viktima nuk ka. Unë mendoj të bëjmë këtë që po bëjmë dhe të ulim në maksimum numrin e viktimave dhe peshën e dhimbjeve. Po bëjmë atë që duhet në kohën e duhur uroj dhe lutem ta bëjmë kështu deri ne fund që të shmangim fatalitete”-tha Rama në një lidhje live për Vizion Plus.

I pyetur nga gazetari nëse do të bëhen testime masive, Rama tha se “Nuk janë shumë vende që kanë bërë testime, por janë shumë pak vende. Strategjinë e përcaktojnë ekspertët, kemi ekspertë të nivelit të lartë dhe do të vazhdojnë strategjinë e shumicës së botës”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

MEPJ bën njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët e mbetur jashtë vendit/ Numrat ku mund të kontaktoni

Publikuar

-

Nga

Ministria e Jashtme ka bërë sot një njoftim të rëndësishëm për shqiptarët, të cilët për shkak të mbylljes së kufijve, kanë mbetur të bllokuar në shumë vende të botës.

Në një njoftim zyrtarë, MEPJ bën të ditur se nëpërmjet Njësisë së Krizës, në bashkëpunim dhe me Përfaqësitë shqiptare në botë, është duke punuar për të mundësuar rikthimin qytetarëve, sipas kategorive si më poshtë:

– Qytetarët shqiptarë me qëndrim mbi 90 ditë në vendet ku ata tashmë janë bllokuar;

– Studentët shqiptarë në vendet ku ata studiojnë, si dhe rastet humanitare.

Për të gjithë qytetarët që ndodhen në këto kushte, dhe kanë nevojë për ndihmë apo informacion MEPJ vë në vëmendje sërish numrat e emergjencës të vënë në dispozicion:

Përfaqësia                     Nr. Emergjence

ABU-DHABI                +971 58 570 5112

ANKARA                      +905495611985

ATHINË                       +30 694165 8183

BEOGRAD                   00 381 63 30 95 98

BERLIN                       0049 1798215905

BERNË                        +41774099729

BRATISLAVË            00421 904 801 391/ 00421 944 223 941

BRAZIL                      55 61 99114 6568

BUDAPEST               +36 30 201 3676

BUKURESHT           +40784932223

HAGË                        0031616275159

IZRAEL                    00972 (0) 54 904 2813

KAJRO                     201060300388

KATAR                     +97470277222

KANBERA              + 61 450 977 145

KOPENHAGEN     +4591636640

KUVAJT                  96594048219

LONDËR               +44 (0) 75 18662630

MADRID              +34 606 376 830

LEXO EDHE:  Rama dhe Berisha do të përfundojnë keq

LEXO EDHE:  Basha tradhëtoi sërish/ Tani të presim detajet e marrëveshjes

MOSKË                 +7 929 968 05 38

OTAVË                 +1 613 864 7575

PARIS                    +33 1 47 23 31 51

PEKIN                    +86 13810476221

PODGORICË         38267288757

PRAGË                   +420 775 041 553

PRISHTINË           00383 45 618 618

RIAD                     +966501905586 /966532405751

ROMË                  +39 3420498192

SHKUP                  38975376896

SLLOVENI            38631240760

SOFJE                  +359 89 4311493

STOKOLM           +46 73 57 42 350

TOKIO                   03-3543-6861

VARSHAVË           +48 501194910

VATIKAN              +39 06 39721599

VJENË                    +00436767886324

ËASHINGTON      +1 347 241 4434/ +1 202 758 9526

ZAGREB                    00385 91 53 07 477

KONSULLATA BARI       +39 080 2055842

KONSULLATA JANINË    0030-6947072353

KONSULLATA MILANO   +39 3497834666

KONSULLATA  MYNIH    +4915237913997

KONSULLATA SELANIK  0030 6983661224

KONSULLATA STAMBOLL  00905396566219

MISIONI BE BRUKSEL          0032485401237

MISIONI GJENEVË               +41 79 151 85 04/+4122 7311143

MISIONI NATO                      +32 2 707 2782

MISIONI OKB NJU JORK     +1 347 241 4434/ +1 202 758 9526

MISIONI OSBE-VJENË         +43 1 328 8710

MISIONI STRASBURG          +33 3 88 36 02 06

MISIONI  UNESCO                  +33 (0) 1 45 68 32 44 +33 (0) 6  15 63 09 67

LEXO TE PLOTE

Politikë

Koronavirusi hyn dhe në Kuvendin e Shqipërisë/ Infektohet deputeti dhe bashkëshortja e tij

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi ka prekur edhe një ndër deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.

Mësohet se deputeti Adriatik Alimadhi si dhe bashkëshortja e tij janë infektuar nga Covid-19.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë deputeti Alimadhi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku i drejton dhe nje mesazh te forte Rames dhe sqaron gjendjen e tij.

Postimi i plote:

I nderuar z. Kryeminister!
Nuk kisha ndermend ta beja publike gjendjen time shendetesore pasi analizat nga ISHP me nxorren pozitiv.

Duke ju pare ju dhe ministren e shendetesise ne te cilen shetisnit shume serbest sepse e keni vene perpara kete popull duke i thene vetem futuni brenda…
Mire keni bere dhe per kete jemi shume dakord!

Bashkeshortja te cilen e ka kapur edhe ate virusi po me thoshte si nuk kane turp keta, si genjejne keta, si mashtrojne keta?!
E kjo kuptohet sepe ime shoqe dinte dhe po ndjek gjithe ecurine time.

Po ju pershkruaj cfare kam bere une si proces:
Ne date 24 te ketij muaji ne oret e vona te nates u paraqita ne urgjence.
Me bene viziten, analizat, si dhe nje grafi per mushkrite.
Doktoresha me tha qe duhet te shkoni per vizite ne sanatorium dhe ashtu bera.

Me shoqeruan me ambulance. Po çfare ambulanca flisni ju more? Kur hipa ne te si ne frigorifer, me xhama te hapura qe nuk mbylleshin.

C’te them!
Nje mjet qe nuk i plotesonte kurre parametrat per te semure.
Dakord, shkova ne sanatorium, doktoret atje ishin shume korrekt dhe pasi me moren te gjitha analizat me thane ejani neser ne mengjes per te bere nje skaner. Ashtu bera, ata me bene edhe tamponin.

Shkova ne oren 8 te mengjezit bera skanerin, i cili me nxorri me problem ne mushkri.

Pasi e kishte pare doktoresha me thote se dyshojne per COVID 19. Gjithesesi, me tha ajo, kete do ta japim kur te marrim pergjigjen e analizave nga ISHP, pas ores 16, te dates 24 mars.
Ashtu bera, pas ora 18 po e asaj dite me merre ne telefon doktoresha dhe me thote pergjigja e ISHP eshte;
keni dale pozitiv.

Po ate dite njoftova kryetarin e Kuvendit me nje SMS mbi gjendjen time shendetsore. Per hire te se vertetes me mori menjehere ne telefon dhe me pyeti per gjendjen shendetedore.
I kerkova nderhyrjen e tij prane autoriteteve perkatese. Po ashtu ai me mori perseri sot ne telefon duke me pyetur perseri per gjendjen shendetesore, me pyeti ka pasur interesim apo jo? I thash jo dhe asgje deri tani.
Si ore jo tha…fare, fare? Po i tash asnje interesim. Mire me tha se po interesohem une dhe per kete e falenderoj.
Po mire z. Kryeminister, analizat kane dale qe ne daten 24 sot data 27, si nuk tregohet aspak interesim? Po mire kjo, njerezit e mi te dashur qe kam qene ne kontakt i bien 127 dhe interesohen per mua, pergjigja e tyre e dini cila eshte; keni temperature pini paracetomol etjera…
Po mire ata, po une qe kam dale pozitiv, ku eshte interesimi? Çfare duhet te beje une tani?
Kartela ime eshte ne urgjencen e spitalit sanatorium. Analizat i ka bere ISHP, ku çohen me pas? Sigurisht qe proçesin duhet ta ndjek une por kur bera analizat ata me kerkuan numrin e telefonit dhe do me njoftonin prej tij.
Pra qe ta kuptosh per mua nuk ka fare interesim dhe po te them mos beje prapagande; Do vine kaq ambulanca
; Do behen gati kaq shtreter dhe do behen spitale. Kur do behen? Kur te vdesin njerzit?! Shqiptaret?!Thuaj shyqyr Zotit qe shqiptaret po te rrine ne shtepi ashtu sic po veprohet dhe jane marre masa ne vendet e prekura para nesh.
Mirepo, leri pallavrat, gjithçka qe ju serviret shqiptareve nga ju eshte fallco.

LEXO EDHE:  Debilizmi diplomatik i çiftit Rama-Bushati mund të shkaktojë incident diplomatik italo-grek

LEXO EDHE:  Auditori “shuplakë” Qeverisë/  Huamarrje për financimin e projekteve të keqplanifikuara

Ata po lengojne ne shtepite e tyre, ashtu si edhe une me bashkshorten time. Po luftojne me jeten. E dime gjendjen e shtetit por mos i mashtro shqiptaret thuaju vetem te drejten dhe verteten.

Ne po perballemi vetem ne kete menyre gati prej nje jave, une sebashku me bashkshorten po e beje me radhe, e pi une nje paracetamol i pari, dhe i beje sherbimin asaj.
Me pas e pi ajo paracetamolin dhe me bene ajo mua sherbim.

Kete e bejme ne 4-5 ore, pa po te ishte per interesim nga ju fo kishim vdekur, prandaj mos na genjeni dhe mos na mashtroni.
Dua gjithashtu tu them shqiptareve se nuk ka vend per panik fale sjelljes tuaj te duhur ne momentin e duhur.

Vecmas kesaj, statistikat ne Shqiperi kane treguar qe nuk ka pasur shume raste dhe ato te cilat kane qene jane mundur te kontrollohen nga shtepite e tyre apo edhe ndaj ndihmes te pakushtezuar te mjekeve ne menyra te ndryshme me njohjet e tyre qe kane.

Nuk e beje kete shkrim per vete por po te them sinqerisht: kthej syt dhe gjithe vemendjen e duhur nga shqiptaret, kontrolloni sherbimet mos i merrni te mireqena ato qe ju thone.

Informoj njerezit e mi te dashur qe ndihem me i lehtesuar nga gjendja fillestare, jam mire me shendetin.

LEXO TE PLOTE

Politikë

KE çel zyrtarisht negociatat me Shqipërinë/ Mesazhi i fortë i Metës 

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta, ka reaguar pasi Shqipëria mori sot lajmin e mirë se Komisioni Europian çeli bisedimet zyrtarisht për anëtarësim në BE.

Në një postim në rrjetet sociale, Ilir Meta ka zgjedhur të japë një mesazh duke përdorur një shprehje të Konrad Adenauer: “Të gjithë jetojmë nën një qiell, por nuk shohim të njëjtin horizont”.

Nisur nga kjo shprehje, presidenti thekson se shqiptarët nuk duhet të shpërdorojnë më kohën që të arrijnë objektivin e përbashkët.

LEXO EDHE:  Rafl Gjoni e thotë hapur/ “Nuk bëhemi noterë të pisllëqeve Rama-Basha”

LEXO EDHE:  Rama transformon turizmin/ Fjala "fshat turistik" të zhduket nga fjalori

Konrad Adenauer thoshte: “Të gjithë jetojmë nën një qiell, por nuk shohim të njëjtin horizont”.
Vendimi i fundit i Bashkimit Europian na tregon roadmap e qartë për të arritur objektivin e përbashkët pa shpërdoruar më tej kohën e cila vrapon.”-shkruan Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE