Connect with Us

Infektimi nga Covid-19/ OBSH në Shqipëri këshilla jetike për ata që vuajnë nga sëmundje të ndryshme

Sociale

Infektimi nga Covid-19/ OBSH në Shqipëri këshilla jetike për ata që vuajnë nga sëmundje të ndryshme

Publikuar

-

Organizata Botërore e shëndetësisë në Shqipëri ka dhënë disa këshilla jetike për të gjithë njerëzit që vuajnë nga sëmundje të ndryshme se si të mbrohen nga koronavirusi.

OBSH në Shqipëri ju kërkon këtyre qytetarëve të marrin mjekimin për sëmundjen, nga e cila vuajnë, dhe të ndjekin këshillat mjekësore, të sigurojnë furnizimin me barna për një muaj, të ruajnë distancën nga njerëzit, të lajnë duart shpesh dhe të heqin dorë nga pija.

“Ju mund të prekeni nga #COVID19 dhe të rrezikoni të sëmureni rëndë, nëse keni një sëmundje jo të transmetueshme/një gjendje para-ekzistuese, siç janë:
❗️Sëmundjet kardiovaskulare
❗️Sëmundjet respiratore kronike
❗️Diabeti
❗️Kanceri
Ja disa këshilla për njerëzit e prekur nga këto sëmundje/gjendje para-ekzistuese për të qëndruar të sigurt:
✔️Merrni mjekimin tuaj dhe ndiqni këshillat mjekësore
✔️Siguroni 1 muaj+ furnizim me barna
✔️Ruani largësinë nga njerëzit e sëmurë
✔️Lani shpesh 👐 duart
✔️🚭 Ndaloni apo hiqni dorë nga 🍾 pija
✔️Kujdesuni për shëndetin mendor”, tuhet në postimine OBSH në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Mjekonte të prekurit në Kinë/ Ndërron jetë doktori i parë nga koronavirus

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Kriza prek edhe mediat/ Çipa jep alarmin: Rrezikohen 6120 punonjës

Publikuar

-

Nga

Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa ka dhënë alarmin e pasojave të rënda që do të ketë situata nga koronavirusi, edhe në media.

Ndërsa qeveria nuk e përfshiu median në paketën e ndihmës sociale, Çipa tha sot ne “Top Talk” se do ti drejtohen me një kërkesë Komisionit Parlamentar të Medias.

I pyetur sesa është numri i të punësuarve në media që preken nga kjo krizë, Çipa tha se janë të paktën 6120 persona.

“Ne do ti drejtohemi Komisionit parlamentar të Medias. Duhen përfshirë edhe mediat në paketën e asistencës.

LEXO EDHE:  Qeveria miraton 40 milionë lekë për kurimin e deputetit të PD-së

LEXO EDHE:  Qeveria miraton 40 milionë lekë për kurimin e deputetit të PD-së

Nisur nga të dhënat që kam unë janë rreth 6120 punonjës. Ka redaksi që edhe pse skanë ulur numrin e të punësuarve kanë kërcënuar me pagën mujore. Dhe këtë e them me përgjegjësi të plotë. Nga ana tjetër shtypi shkruar ka ndërprerë botimin. Do ndikojë e gjitha në buxhetin e njerezve të medias”-tha ndër të tjera Çipa./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Mos blini bileta”/ Autoriteti i Aviacionit Civil thirrje qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Autoriteti i Aviacionit Civil këshillon të gjithë qytetarët të evitojnë blerjen e biletave të transportit ajror nga çfarëdo burimi, kompani ajrore, agjenci apo faqe të ndryshme në internet deri sa të njoftoheni nga kanalet zyrtare për ri-fillimin e fluturimeve.

“Në këto kohë të vështira të ndalimit të fluturimeve për/nga Shqipëria, në kuadër të masave të marra nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Autoriteti Aviacionit Civil ndërgjegjësohet me interesin e disa qytetarëve për të udhëtuar për/nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në drejtim të destinacioneve Evropiane e më tej por thekson se fluturimet për/nga Shqipëria janë pezulluar deri në një urdhër të dytë.

Data e rifillimit të fluturimeve do të varet nga ecuria e gjendjes ndërkombëtare, prandaj këshillojmë të gjithë qytetarët të evitojnë blerjen e biletave të transportit ajror nga çfarëdo burimi (kompani ajrore, agjenci apo faqja të ndryshme në internet) të paktën për javët në vazhdim, deri sa të njoftoheni nga kanalet zyrtare për ri-fillimin e fluturimeve. Ndërkohë, Qeveria Shqiptare, nëpërmjet kompanisë flamurmbajtëse Shqiptare “Air Albania”, do të kryejë fluturime riatdhesimi falas nga vende të ndryshme të Evropës drejt Tiranës në ditët në vijim. Për këtë bashkëqytetarët e ngelur jashtë kufijve të Shqipërisë duhet të shkruajnë tek  ëë.shqiperiaqeduam.al për të regjistruar kërkesën për kthimin e tyre, dhe/ose nëpërmjet kontaktit të Ambasadave apo Konsullatave tona më të afërta pranë tyre.

Këto janë kohë të pazakonta dhe kërkojnë ndërgjegjësimin qytetar për zbatimin e të gjithë rregullave të vendosura nga institucionet shtetërore për menaxhimin e situatës. Për çdo paqartësi apo pyetje jeni të lutur të na shkruani drejtpërsëdrejti në adresën e emailit [email protected] dhe [email protected] dhe ne do t’ju përgjigjemi zyrtarisht në kohë rekord. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe të bashkuar, por larg fizikisht, do ta kalojmë këtë situatë dhe do të fluturojmë e takohemi serish” thuhet në njoftimin e Autoritetit të Aviacionit Civil.

LEXO EDHE:  Fakte për sëmundjet e zemrës

LEXO EDHE:  Fakte për sëmundjet e zemrës

Fluturimet për dhe nga Shqipëria janë të bllokuara deri në një urdhër të dytë për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

LEXO TE PLOTE

Sociale

U prek nga koronavirusi/ Deputeti flet për CNA.al, sqaron gjendjen e tij dhe të familjarëve

Publikuar

-

Nga

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Adriatik Alimadhi së bashku me bashkëshorten e tij janë konfirmuar të prekur nga koronavirusi.

Në një postim në rrjetet sociale, deputeti Alimadhi sqaron se është konfirmuar pozitiv ndaj Covid-19 në datën 24 mars, pra tre ditë më parë.

Pas postimit që ka bërë në rrjetet sociale, CNA.al ka kontaktuar me deputetin Alimadhi i cili sqaroi gjendjen e tij. Ai konfirmoi se është i prekur nga Covid-19, dhe shtoi se fatmirësisht gjendja e tij është drejt përmirësimit.

LEXO EDHE:  Mjekonte të prekurit në Kinë/ Ndërron jetë doktori i parë nga koronavirus

LEXO EDHE:  Pati simptoma të COVID-19/ Del analiza e kreut të Mbrojtjes Civile në Itali

I pyetur nga CNA.al në lidhje me shëndetin e familjarëve të tij, deputeti Alimadhi tha se virusi ka prekur atë dhe bashkëshorten, të cilët jetojnë vetëm në shtëpi, pasi të dy vajzat i ka jashtë vendit.

CNA.al i uron shërim të shpejtë deputetit Alimadhi dhe bashkëshortes së tij.

Koronavirusi hyn dhe në Kuvendin e Shqipërisë/ Infektohet deputeti dhe bashkëshortja e tij

LEXO TE PLOTE