Lajme
“Gazetarët e terrenit dhe ti”/ Andi Përmeti: Të gjithë i detyrohemi një falenderim

Deputeti i opozitës, Andi Përmeti ka bërë një falenderim publik për gazetarët e terrenit të cilët janë në krye të detyrës gjatë kësaj situate të vështirë që po kalon vendi për shkak të koronavirusit.
Përmeti duke përmendur disa prej gazetrëve dhe duke mos harruar të tjerët në pamundesi njohjeje ose miqesie virtualei ka falenderuar për cdo lajm që sjellin cdo ditë.
Deputeti shprehet se të gjithë ata që presin para televizorit lajmet e sjella nga këta gazetrë, i detyrohen një falenderim.
“Gazetaret e terrenit dhe ti.
(Një falenderim publik)
Sot, në këto ditë të vështira ti rri në shtëpi para televizorit dhe pret të informohesh:
-Sa shkoi numri i personave pozitiv me CoVid?
– A ka persona pozitiv në qytetin tënd?
-Kush shkoi te infektivi me ambulancë?
-Dyshohet se është nga Korça apo nga Durrësi?
-Ne kë lagje banon personi i diagnostikuar me CoVid?
Dhe shumë pyetje të ngjashme me të cilat ti do të qetësohesh shpirtin duke shpresuar që Covid është sa më larg teje dhe të afërmve të tu.
Ti rri ulur, ngrohtë, me një kafe në dore dhe pret të informohesh. Ti pret dhe shpesh akuzon, shpesh anatemon, shpesh përflet lajmin, shpesh i bashkohesh politikës arrogante duke i quajtur kazan, por prapë ti pret dhe pret me sy e vesh nga ata. Po po, nga ata, gazetarët e terrenit, të cilët me durim, kurajo, vetëmohim, qëndrojnë në vijën e parë të informimit në ditët më të vështira që ka njohur bota në dekada.
Ata janë aty, përditë, për ty. Jo në studiot e ngrohta, as në poltronet e rehatshme dhe as në komunikimet me lidhje skype. Ata qëndrojnë në rrugë, në këmbë, në shi dhe në diell, ditën dhe natën. Ata nuk bëjnë editoriale që ti, që merresh me politikë të pëlqejnë vetëm kur të lavdërojnë krahun tënd politik. Ata nuk japin opinione studiove, ku ti shan ata që mbrojnë kundërshtarin tënd politik dhe vlerëson vetëm ata që mbrojnë partinë tënde. Ata nuk flasin për ata që jetën e kanë të lidhur me politikën dhe presin përditë argumentin banal, të parealizueshme kurrë ,se kur ikën një palë e kur vjen pala tjetër. Ata thjesht sjellin lajmin.
Këto ditë ata janë në betejë me CoVid-19 për të të informuar ty që luftën e bën nga divani. Ata qëndrojnë një metër larg çdo personi që intervistojnë, një metër larg çdo individi potencialisht mbartës. Kur virusi u shfaq në Shqipëri, ata qëndruan në dogana, ata qëndruan në aeroport për të sjellë lajmin e parë te ti. Sot, ata qëndrojnë pranë Infektivit, ata qëndrojnë pranë qendrave shëndetësore, ata qëndrojnë ku është lajmi, pavarësisht rrezikut. Ata, po si ti që rri në divan, kanë fëmijë, prindër, gjyshër të cilët duhet t’i takojnë përditë, mbasi po atë dite kanë rrezikuar për të të informuar ty dhe gjithë Shqipërinë. Prandaj sot para televizorit duke pritur pikërisht lajmet e sjella nga ata, ti, unë dhe të gjithë i detyrohemi një faleminderit.
Faleminderit për çdo lajm që na sillni përditë.
Lajme të Rekomanduara:

Platformat më të mira për të mësuar online në 2021
Në kohët e vështira që jetojmë sot, kemi parë që çdo gjë po rikthehet online. Pjesë e këtij transformimi është padyshim edhe sfera e arsimit,...

Diell dhe rritje temperaturash/ Parashikimi i motit për sot
Dita e sotme do të vijojë me mot të kthjellët në të gjithë vendin tonë. Sipas MeteoAlb, parashikohet që edhe pasditja dhe nata të vijojnë...