Connect with Us

Burgosje, tortura e internime/ Dëshmia tronditëse e avokatit të famshëm

Histori

Burgosje, tortura e internime/ Dëshmia tronditëse e avokatit të famshëm

Publikuar

-

Publikohet historia e panjohur e familjes së avokatit dhe publicisit të njohur, Vasil Dilo me origjinë nga Gjirokastra, i cili pasi ishte shkolluar e diplomuar për Drejtësi në kryeqëndrën e Perandorisë Osmane në Stamboll, u kthye në atdhe ku hapi gazetën “Omonia” në qytetin e Gjirokastrës dhe më pas gazetën tjetër, “Tirana” ku për vite me rradhë ato organe shtypi u bënë mbrotjëse të flakta të çështjes shqiptare, kundra synimeve të qarqeve greke për të ashtuquajturin problem i Vorio-Epirit.

Zhvendosja e familjes së Vasil Dilos nga Gjirokastra në Tiranë gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut, ku Vasili në fillimin e vitit 1939, i nxitur nga i biri i tij, Koço, pranoi që të ishte avokat në gjyqin e famshëm të Qemal Stafës, etj., duke marrë në mbrojtje Zef Malën, kryetarin e Grupit Komunist të Shkodrës, dhe më pas e bija e tij, Melpomeni, në 6 prillin e 1939-ës, ishte e vetmja femër që shkoi në Sheshin “Skënderbej” ku po niseshin vullnetarët për të shkuar dhe luftuar në Durrës ndaj agresionit fashist italian. Dëshmitë e rralla të Koço Dilos lidhur me periudhën e pushtimit të vendit, ku ai së bashku me katër motrat: Melpomenin, Ksanthipin, Efgjeninë dhe Elenin, si dhe dy vëllezërit e tjerë, Telemakun dhe Gaqon, u angazhuan me grupet komuniste në qytetin e Tiranës dhe Lëvizjen Antifashiste, si dhe takimi që pati Koço me Enver Hoxhën në vitin 1942, kur miku i tij i ngushtë, Koço Tashko e prezantoi me të tek dyqani “Flora” në fillim të Rrugës së Dibrës.

Zhgënjimi i Koço Dilos nga regjimi komunist që në vitin 1945 kur ai u caktua me detyrën e Kryetarit të Komisioni Shtetëror për Zbulimin e Kriminelëve të Luftës në qytetin e Shkodrës, pasi ai pa me sytë e tij terrorin e pashëmbullt që ushtronte ai regjim ndaj atyre që i konsideronte si “armiq të popullit”, gjë e cila bëri që atë ta largonin nga ajo detyrë dhe t’i rikthehej profesionit të avokatit dhe të hidhte kandidaturën për deputet, jashtë radhëve të Frontit Demokratik, çka solli dhe arrestimin e tij dhe të vëllait, Telemakut, të cilët vuajtën për disa kohë në burgjet politike të atij regjimi, pasi më parë kishin provuar torturat çnjerëzore në qelitë e hetuesisë. Dalja e Koços nga burgu pas dënimit të Koci Xoxes dhe rikthimi i tij në profesionin e mëparshëm duke marrë pjesë në disa gjyqe të famshme si avokat Et’hem Çakos apo i Kundëradmiralit të Flotës Lufatarke Detare, Teme Sejkos, për të ardhur në vitin 1965-së, ku ai do të internohej familjarisht në fshatrat e Lushnjes, pasi më parë Enver Hoxha kishte suprimuar Ministrinë e Drejtësisë, duke thënë se “S’ka ç’na duhen avokatë si Koço Dilo, pasi drejtësinë tek ne e vendos vetë Partia”!

“Shtëpia ime në Rrugën e Dibrës u bë një nga bazat e fuqishme të Luftës, ku vinin dhe strehoeshin shumë nga shokët komunistë. Ja këtu në këtë dhomë ku jemi tani, kemi diskutuar me orë të tëra me Koço Tashkon në lidhje me vrasjen e Qemalit dhe të Vasilit. Një nga miqtë e ngushtë që kam pasur, ka qenë Koço Tashko, i cili ishte një intelektual i madh dhe demokrat, me kurajo e zemër shumë të madhe. Në vitin 1942, ishte Koço ai që më prezantoi për herë të parë me Enver Hoxhën, i vetmi gabim dhe faj i madh i tij i madh, ishte se, duke e njohur mirë Enver Hoxhën, si vagabond ordiner që në kohën kur ishin bashkë në Korçë, ai shkoi dhe e mori atë në mbledhjen e krijimit të Partisë Komuniste Shqiptare në 8 nëntorin e 1941, në një kohë që Enverin nuk e njihte asnjeri për komunist. Kur e kam takuar për herë të parë Enverin tek dyqani “Flora”, pasi ma prezantoi Koço, ai më la përshtypjen e një njeriu të rëndomtë dhe e vetmja anë e mirë e tij ishte, paraqitja e jashtme”. Kështu e kujtonte avokati i famshëm Koço Dilo, takimin e tij të parë dhe të fundit me Enver Hoxhën. Kush ishte Koço Dilo, dhe cila ishte e kaluara e tij, nga ç’familje rridhte ai, dhe përse Enveri, e mori si shëmbull në atë mbledhje?

Babai, Vasili, avokat dhe publicist
Koço Dilo u lind në qytetin e Gjirokastrës në vitin 1916, në një familje intelektuale, ku babai tij, Vasili, gjyshi dhe një xhaxha, kishin mbaruar studimet e larta për Jurisprudencë, në kryeqytetin e Perandorisë Osmane, Stamboll dhe ata njiheshin si avokatët më të mirë të asaj kohe, jo vetëm në Gjirokastër, por edhe në mbarë vëndin. Babai i tij, Vasili, përveç profesionit të avokatit, asokohe ishte bërë tepër i njohur edhe si publicist e atdhetar i madh, duke shkruar me dhjetra artikuj në shtypin e kohës, ku merrte në mbrojtje të drejtat e shtetit shqiptar nga lakmitë e shovinistëve grekë të asaj kohe. Kështu në vitin 1913-të, pas rënies së qeverisë së Vlorës, Vasili pas shumë përpjekjeve, arriti që të hapte një gazetë në qytetin e tij të Gjirokastrës, të cilën e quajti “Omonia”.

Në atë gazetë e cila dilte në dy gjuhë, shqip dhe greqisht, në krye të saj ai vinte në çdo numër shprehjen, “Allahu na bëri të lirë dhe ne duhet të jetojmë të lire”. Edhe pse ajo gazetë që nxirrte Vasil Dilo kishte emrin “Omonia”, ajo nuk kishte ansjë lidhje me grekët, por ishte krejt e kundërta. Ajo ishte një ndër organet e shtypit shqiptar që i luftonte më shumë qarqet shoviniste greke, të cilët ngrinin pretendimet e tyre për të ashtuquajturin problemin e Voroi-Epirit. Për këtë arsye, autoritetet greke ndërhynë dhe Vasilin e internuan për disa kohë në rrethin e Tepelenës. Në periudhën e Luftës së Vlorës, në 1920-ën, në një shkrim të botuar në gazetën “Omonia”, në mes të tjerash Vasili iu drejtohej grekëve duke iu thënë: “Përse robëtoheni për një pëllëmb vënd që nuk iu përket juve. Rruga për në Athinë kalon nga Vlora. Përse nuk shkoni të luftoni në Vlorë”. Aty nga viti 1920-të, Vasili u shpërngul nga qyteti i tij i Gjirokastrës dhe u vendos në Tiranë, pa hequr dorë nga veprimtaria e tij publicistike ku hapi gazetën tjetër të quajtur “Tirana”, e cila u bë strehë e shumë patriotëve shqiptarë që mbanin krahun e politikës dhe ideve më progresive të asaj kohe. Edhe të gjithë fëmijët e Vasilit (Melpomeni, Gaqo, Ksanthipi, Efgjenia, Telemaku, Eleni dhe Koço) u munduan që t’i ngjanin babait të tyre, si nga ana e shkollimit e formimit intelektual, ashtu dhe ndjenjave atdhetare. Kështu më 6 prill të vitit 1939, kur në Sheshin “Skënderbej” u mblodhën shumë të rinj vullnetarë, të cilët hipën nëpër kamionë për të shkuar dhe për të luftuar në Durrës, e vetmja vajzë në mes të tyre, ishte Melpomeni Dilo, e cila punonte si infermiere. Pas mbarimit të Luftës, ajo punoi për ngritjen e Shërbimit Gjinekologjik-Obsertik në Shqipëri si infermiere dhe kurrë nuk iu dha vëndi që meritonte për ato që kishte dhënë gjatë, Luftës.

Koço diplomohet në Athinë
Pas vendosjes së tij në Tiranë, Vasili, u përpoq që të shkollonte fëmijët e tij nëpër universitetet e Evropës dhe i pari ndër ta ishte Koço, i cili u shqua në rezultate të larta në mësime. Kështu që në moshë fare të vogël, Vasili e dërgoi Koçon, që të vazhdonte mësimet në një shkollë në ishullin e Korfuzit. Pasi mbaroi gjimnazin në vitet 1932-‘36, ai ndoqi studimet e larta në Univeristetin e Athinës, për Jurisprudencë, duke u diplomuar me rezultate shumë të larta. Pas diplomimit në vitin 1942, Koço u kthye në Tiranë ku punoi për afro gjashtë muaj si avokat. Më herët, që kur kishte qenë në bankat e universitetit të Athinës, i ndikuar nga profesorët e tij, ai kishte rënë në kontakt me idetë komuniste dhe me t’u kthyer në Shqipëri, rivendosi lidhjet me ish-shokët e tij të ngushtë, si: Zef Mala, Qemal Stafa, Vasil Shanto, Nonda Papuli, Lefter Kristo, etj. Kështu që në vitin 1939-të, kur ky grup doli para gjyqit të Monarkisë së Zogut të akuzuar për veprimtarinë e tij komuniste, Koço ndikoi tek babaj i tij, Vasili, i cili pranoi që të ishte avokat i Zef Malës, kryetar i atij grupi komunist. Duke qënë se në atë kohë, nuk funksiononte shërbimi i avokatisë, Koço u detyrua që të zhvendosej në Tetovë dhe në atë qytet ai u lidh ngushtë me Lëvizjen Antifashiste, duke marrë pjesë aktive në ngritjen e Këshillit të parë Nacionalçlirimtar për Tetovën, së bashku me Qemal Agollin, Osman Tetovën etj. Për aktivitetin e tij antifashist, ai dëbohet nga Tetova dhe detyrohet që të kthehet përsëri në Tiranë, ku vazhdoi të ushtronte profesionin e tij të avokatit.

Takimi me Enver Hoxhën
Nisur nga angazhimi i gjithë familjes Dilo (të katër motrat dhe tre vëllezërit), me grupet komuniste dhe në Lëvizjen Antifashiste, Koço Dilo pati rast që të takohej edhe me Enver Hoxhën dhe lidhur me këtë, ai kujtonte: “Kur u ktheva në Tiranë, hyra në kontakt me shokët e mi komunistë, pasi ishin vrarë Qemal Stafa me Vasil Shanton e shumë të tjerë ishin arrestuar apo internuar. Shtëpia ime në Rrugën e Dibrës u bë një nga bazat e fuqishme të Luftës, ku vinin dhe strehoeshin shumë nga shokët komunistë. Ja këtu në këtë dhomë ku jemi tani, kemi diskutuar me orë të tëra me Koço Tashkon në lidhje me vrasjen e Qemalit dhe të Vasilit. Një nga miqtë e ngushtë që kam pasur, ka qenë Koço Tashkon, i cili ishte një intelektual i madh dhe demokrat, me kurajo e zëmër shumë të madhe. Në vitin 1942, ishte Koço ai që më prezantoi për herë të parë me Enver Hoxhën. i vetmi gabim dhe faj i madh i tij i madh, ishte se, duke e njohur mirë Enver Hoxhën, si vagabond ordiner që në kohën kur ishin bashke në Korçë, ai shkoi dhe e mori atë në mbledhjen e krijimit të Partisë Komuniste Shqiptare në 8 nëntorin e 1941-i, në një kohë që Enverin nuk e njihte asnjeri për komunist. Kur e kam takuar për herë të parë Enverin tek dyqani “Flora”, pasi ma prezantoi Koço, ai më la përshtypjen e një njeriu të rëndomtë dhe e vetmja anë e mirë e tij ishte, paraqitja e jashtëme”, kujtonte Koço lidhur me takimin e tij me Enver Hoxhën, që në vitin 1965, ashtu si për gjithë popullin shqiptar, do ishte sjellësi i fatkeqësive për atë dhe gjithë familjen Dilo.

Largimi i Koços nga Shkodra
Pas mbarimit të Luftës, Koço Dilo u caktua që të shkonte në qytetin e Shkodrës, i emëruar si Kryetar i Komisioni Shtetëror për Zbulimin e Kriminelëve të Luftës. Në këtë detyrë ai qëndroi jo më tepër se 6 muaj, sepse u transferua në qytetin e Beratit. Arsyeja e largimit të Koços nga ajo detyrë ishte, sepse ai duke qenë strikt në zbatimin e ligjeve, po bëhej pengesë në terrorin e madh që po ushtrohej kundër rezistencës antikomuniste në atë qytet, ku vepronin disa njësi të Divizionit të Mbrojtjes së Popullit, në një operacion të gjerë që drejtohej nga Mehmet Shehu. Lidhur me këtë, Koço kujtonte: “Gjatë kohës që isha në Shkodër, Forcat e Ndjekjes arrestuan Padër Anton Harapin dhe më sollën në zyrën time. Unë nuk lashë asnjeri që ta prekte me dorë Padër Antonin për sa kohë që ai do të qëndronte aty. Ndonëse kishte qenë anëtar i Regjencës, Padër Antoni ishte një klerik dhe patriot i madh. Gjatë bisedës që pata me të, ai m’u drejtua duke më thënë se: Me goditjen që po bëhej ndaj Klerit Katolik, Shqipëria po humbëte dy nga penat e saj më të forta, Dom Lazër Shantojën dhe Dom Ndre Zadejën”.

LEXO EDHE:  118 shqiptarët që u ndaluan të hynin në Shqipëri gjallë a vdekur/ Emrat

Deputet i pavarur, arrestohet
Edhe në qytetin e Beratit, gjatë gjithë atyre viteve të qëndrimit atje, Koço mbajti një qëndrim tepër korrekt, duke mos abuzuar në gjyqet politike. Për këtë qëndrim, ai pushohet nga puna si gjyqtar dhe detyrohet të rithkehet tek familja në Tiranë, për të ushtruar përsëri profesionin e avokatit. Lidhur me këtë, Koço kujtonte “Në ato kohë e kam ndjerë veten tepër të zhgënjyer, sepse nuk ishin ato idealet komuniste për të cilat u ngritëm dhe luftuam ne. Pushteti që po mbahej nga shokët tanë të idealit, po degjeneronte në pushtet terrori”. Kështu në vitin 1947, duke parë situatën e krijuar, Koço mundohet që distancohet nga pushteti komunist dhe vë kandidaturën e tij duke dalë si deputet i pavarur.

Pas kësaj ndaj tij dhe familjes gjithashtu nisi një presion i madh dhe terror psikologjik, duke e detyruar atë që ta tërhiqte kandidaturën. Pas gjashtë muajsh nga dita që tërhoqi kandidaturën, në shtatorin e vitit 1947, Koçon e arrestojnë nën akuzën “për veprimtari armiqësore ndaj pushtetit komunist”. Arsyeja kryesore e arrestimit të tij, ishte vënia e kandidaturës për deputet i pavarur, jashtë “Frontit Demokratik” dhe qëndrimi që kishte mbajtur ai në Shkodër dhe Berat. Mbas një vit e gjysëm në hetuesi, duke iu nënshtruar torturave më çnjerzore, Koço Dilo, mundi që të lirohej nga burgu duke përfituar nga një amnisti që u dha asokohe nga qeveria komuniste e Enver Hoxhës. Kjo gjë u bë e mundur pas eliminimit dhe dënimit me vdekje të Ministrit të Brëndshëm Koci Xoxe, ku ndodhi ajo që në Historinë e Partisë së Punës së Shqipoërisë, njihet si “Kthesa e Partisë”, ku u liruan rreth 160 intelektualë të ndryshëm që kishin mbaruar universitetet e Perëndimit dhe mbaheshin të arrestuar si “armiq të popullit” dhe Enver Hoxha për të gjithë atë gjëndje bëri fajtor Koci Xoxen. Por ndërsa Koço Dilo u lirua nga burgu, vëllai i tij, Telemaku, një intelektual gjithashtu tepër i njohur në atë kohë që ishte diplomuar jashtë për Histori-Gjeografi, dhe që ishte arrestuar që në vitin 1946-të (si shenjë presioni ndaj Koços që kishte dalë si kandidat për deputet jashtë Frontit Demokratik), vazhdonte të vuantë dënimin si i burgosur politik në Kampin e tmerrshëm të Vloçishtit në fushën e Devollit të Korçës.

Avokat i Teme Sejkos
Pas vitit 1949, me lirimin nga burgu, Koço e ushtroi profesionin e tij të avokatit deri në vitin 1966, kur regjimi komunist e suprimoi Ministrinë e Drejtësisë. Gjatë atyre viteve, ai mori përsipër mbrojtjen në disa gjyqe të shumë kundërshtarëve politikë apo viktimave të regjimit komunist të Enver Hoxhës. Kështu në fillimin e viteve ’50, ai morri përsipër mbrojtjen e Et’hem Çakos dhe dy bashkëpunëtorëve të tij, që ishin hedhur me parashutë në Shqipëri nga ana e Zbulimit Amerikan. Po kështu në vitin 1961, Koço Dilo u caktua dhe pranoi të ishte avokat në gjyqin e famshëm të “Komplotistëve çamë” ku ai mbrojti kundër-admiralin e Flotës Luftarake Detare, gjeneral-major Teme Sejkon.

Në atë gjyq politik të montuar, me anë të pyetjeve që i bëri dëshmitarit Kosta Fili, Koço Dilo, indirekt e demaskoi jo vetëm atë si një mashtrues ordiner, por edhe gjithë atë proces farsë dhe të montuar. Lidhur me këtë ai kujtonte: “Kosta Fili u soll në gjyq që të dëshmonte gjoja si ndërlidhës i Teme Sejkos me zbulimet e huaja, kryesisht ato greke.
Por në fakt ai ishte një njeri me probleme mendore që kishte jetuar në Greqi, dhe një afendiko grek, pranë të cilit ai punonte në Janinë, për ta përzënë, e gënjeu duke i thënë se kishte fshur një qyp me flori diku në një vënd në Qafën e Muzinës dhe e nisi për në Shqipëri duke i dhënë edhe një hartë me vete. Kosta si i lehtë që ishte, e besoi vërtet atë gjë dhe gjatë ardhjes në Shqipëri, ai u kap nga forcat e reparteve të Kufirit dhe u detyrua që të bashkëpunonte me organet e Sigurimit të Shtetit të cilat e përdorën si deshën duke e sjellë në atë gjyq. Për ato shërbime që bëri, Kostës ia kursyen jetën dhe nuk e pushkatuan si pjesa më e madhe e atij të ashtuquajtur “Grup komplotist çam”, por u dënuam me 25 vjet, sa ç’ishte dënimi maksimal asokohe dhe kur doli, vetë shteti komunist e nisi për në Greqi duke e riatdhesuar, pasi po ta mbante këtu, do habiteshin njerzit se ai paskësh qenë ndërlidhësi i Teme Sejkos me agjenturat greke”.

Enver Hoxha: Drejtësinë në Shqipëri e vendos vetë Partia. S’na duhet më Koço Dilo
Gjatë atyre viteve që Koço punonte si avokat, ai kishte një miqësi të ngushtë me Ministrin e Drejtësisë, Bilbil Klosin, për të cilin shprehej: “Bilbili ishte një njeri i drejtë dhe me të bisedonim fare lirshëm për probleme delikate. Më kujtohet kur bisedonim për problemin e Prokurorisë. Gjatë viteve të fundit, avokatia shqiptare nuk ishte gjë tjetër veçse një fasadë dhe maskë nën të cilën regjimi komunist fshihte fytyrën e vërtetë të tij, kundra disidencës së vërtetë antikomuniste”. Në vitin 1965, gjatë një vizite që bëri në Republikën Popullore të Kinës, një delegacion qeveritar shqiptare me në krye ministrin e Brendshëm, Kadri Hazbiu dhe Prokurorin e Përgjithshëm, Aranit Çela, Enver Hoxha, menjëherë thirri në një mbledhje urgjente, Sekretariatin e Komitetit Qendror të PPSH-së, dhe Byronë Politike.

Sipas sugjerimeve të “shokëve kinezë”, që në fillimin e fjalës së tij, Enver Hoxha iu bëri të ditur dhe shpalli suprimimin e Ministrisë së Drejtësisë, sepse drejtësinë në Shqipëri e vendoste vetë Partia. Në mes të tjerash në fjalën e tij para Byrosë Politike dhe Komitetit Qendror të PPSH-së, Enver Hoxha u shpreh: “S’ka ç’na duhen avokatë si Koço Dilo dhe Suat Asllani”. Vetëm pak ditë pas asaj mbledhje, Koço Dilo u akuzua si “borgjez dhe mbrojtës i armiqve të Shqipërisë” dhe së bashku me familjen e tij u internuan në fshatin Grabjan të Lushnjes. Pas internimit, të dy vëllezërit e tij, që ishin intelektualë të njohur në qytetin e Tiranës, u pushuan nga puna. Në atë kamp internimi, familja Dilo qëndroi për tetë vite dhe Koço u detyrua të punonte në punë të rënda në bujqësi, deri në vitin 1973 kur i mbaroi afati i dënimit që ishte dhënë nga Komisioni Qëndror i Internim Dëbimëve me në krye Manush Myftiun.

Ndërron jetë në Tiranë në 1996-ën
Pas mbarimit të internimit, në vitin 1973, Koço së bashku me familjen e tij u rikthye në Tiranë ku u la pa punë dhe në një gjëndje tëepër të vështirë ekonomike, pasi e gjithë familja e tij, jetonte vetëm me një pension prej 3.600 lekë të vjetra në muaj. Bashkëshortja e tij, u dërgua të lante makinat në Parkun Automobilistik, duke qenë e vetmja grua në Shqipëri që punonte si lavazhiere dhe aty ajo morri një sëmundje të rëndë, nga kushtet e vështira në në të cilat punonte. Pas rënies së regjimit komunist, Koço Dilo, ndonëse në një moshë të thyer, iu rikthye edhe njëherë profesionit të avokatit, më shumë për pasion sesa për përfitime financiare. Ai duke qënë një njohës i mirë i disa gjuhëve të huaja, gjithashtu u mor shumë edhe me studime dhe me përkthime të ndryshme për fushën e Jurisprudencës, të cilat i botoi në shtypin e kohës. Avokati i famshëm Koço Dilo, u nda nga jeta në vitin 1996, pasi arriti që të shijonte në liri, edhe njëherë profesionin e tij, që i solli aq shumë peripecira gjatë gjithë jetës./Memorie.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Histori

Histori/Cila është origjina e Kreshmës (agjërimit)?

Publikuar

-

Nga

Nga Joanne M. Pierce “The Conversation”

Në fund të dimrit, shumë rryma të besimit të krishterë, nisin një periudhë 40-ditore agjërimi dhe lutjeje, të quajtur Kreshma. Kjo ndodh në përgatitje të kremtimit pranveror të Pashkëve, një festë fetare që përkujton ringjalljen e Jezu Krishtit nga vdekja.

Fjala “Kreshma” ka rrënjë gjermanike, dhe i referohet “zgjatjes” së ditëve ose fillimit të pranverës . Por faktet në lidhje me origjinën e hershme të kremtimit fetar, nuk janë dhe aq të njohura. Si një studiuese që studion liturgjinë e krishterë, unë e di se në shekullin V, praktika e rregullt e agjërimit 40-ditor, u bë shumë e zakonshme në kishat e krishtera.

Krishterimi i hershëm

Praktika e agjërimit nga ushqimi për arsye shpirtërore, gjendet në 3 besimet më të mëdha Abrahamike:Judaizmi, Krishterimi dhe Islami. Në të tria besimet, heqja dorë nga të ngrënit, është e lidhur ngushtë me një përqendrim shtesë tek lutja, dhe ndihma për më të varfrit, duke u dhënë lëmoshë, ose duke u dhuruar ushqim.

Tek Ungjijtë, thuhet se Jezusi kalon 40 ditë në shkretëtirë për të agjëruar dhe lutur. Kjo ngjarje ishte një nga faktorët që frymëzuan kohëzgjatjen e Kreshmës. Praktikat e hershme të krishtera në Perandorinë Romake, ndryshonin nga zona në zonë.

Një praktikë e zakonshme ishte agjërimi javor të mërkurën dhe të premten, deri në mesin e pasdites. Përveç kësaj, kandidatët për pagëzim, ashtu si edhe klerikët, do të agjëronin para ritit, që shpesh kryhej për Pashkë. Gjatë shekullit IV, bashkësi të ndryshme të krishtera, mbanin një agjërim më të gjatë prej 40 ditësh, para fillimit të 3e ditëve më të shenjta të vitit liturgjik:Të enjtes së Madhe, të Premtes së Madhe dhe Pashkës.

Ripërtëritja shpirtërore

Ndërsa Krishterimi u përhap nëpër Evropën Perëndimore nga shekujt e V në të XII-të, po kështu ndodhi edhe me kremtimin e Kreshmës. Disa ditë të Kreshmës ishin ditë “të zeza”, ose ditë totale të agjërimit. Por agjërimi i përditshëm, u zbut gradualisht gjatë pjesës më të madhe të Kreshmës. Nga fundi i Mesjetës, lejohej një vakt ushqim në mesditë. Gjithashtu, peshkopët dhe teologët e specializuar në ligjin e kishës, specifikuan kufizime në llojet e ushqimeve të pranueshme: asnjë lloj mishi apo nënproduktet e mishit, qumështi apo vezët, nuk mund të konsumoheshin gjatë Kreshmës, madje as të Dielën.

LEXO EDHE:  Akuzohet për kallzim të rremë, arrestohet Edlira Premçi

LEXO EDHE:  Basha tek Krimet e Rënda/ Zbulon çfarë tha para prokurorëve belgë

Ideja ishte të shmangej kënaqësia e vetvetes, në këtë kohë pendimi për mëkatet personale. Edhe martesa, një ritual i gëzueshëm, ishte gjithashtu e ndaluar gjatë sezonit të Kreshmëve. Sot, katolikët dhe disa të krishterë të tjerë, nuk konsumojnë mish të Premten e Kreshmës, ndërsa hanë vetëm një vakt gjatë dy ditëve agjërimi të plotë.

Përveç kësaj, ata angazhohen gjithashtu në praktikën e “heqjes dorë nga diçka” gjatë Kreshmës. Shpesh ky është një ushqim ose pije e preferuar, apo një aktivitet tjetër i këndshëm, si pirja e duhanit apa shikimi i televizorit. Sugjerohen edhe aktivitete të tjera, në përputhje me idenë e Kreshmës si një kohë
për ripërtëritjen shpirtërore si dhe vetë-disiplinimin. Këtu përfshihen zgjidhja e mosmarrëveshjeve me familjarët apo miqtë, leximin e Biblës apo shkrimtarëve të tjerë shpirtërorë, dhe shërbimin ndaj komunitetit.

Megjithëse disa praktika mund të kenë ndryshuar, Kreshma në shekullin XXI-të mbetet në thelb e njëjtë si në shekujt e kaluar:një kohë e qetë e reflektimit dhe disiplinës shpirtërore./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://theconversation.com/what-are-the-origins-of-lent-155622

LEXO TE PLOTE

Histori

Letra për Ramiz Alinë: Vera Grabocka përhap modën e huaj, Agron Çobani mori në punë të bijën e …

Publikuar

-

Nga

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qëndror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), të cilat i përkasin muajit korrik të vitit 1982, ku ndodhet një raport-informacion i funksionarit të lartë të aparatit të Komitetit Qëndror të PPSH-së, Leko Mako, drejtuar eprorëve të tij në sektorin përkatës që mbulohej nga Ramiz Alia, lidhur me dy mbledhjet e zhvilluara në Radio-Televizion Shqiptar ku ai ka qenë i deleguar, ku është marrë në analizë figura morale-politike e punonjësve të atij institucioni. Të gjitha akuzat se çfarë thuhet në atë raport për drejtuesit kryesorë të Radio-Televizionit Shqiptar që ishte një nga institucionet më të rëndësishme të informacionit e propagandës së asaj kohe, si: Çajup Rusmali, Marash Hajati, Agron Çobani, Shaqir Rexhvelaj, Liri Çeli, regjizorët, redaktorët e gazetarët, si; Vera Grabocka, Ilir Keko, Leonard Gjata, Engjëll Ndocaj, Agim…., Arjan Bakiri, Shpresa Musliu, Peçi Fiku, Mirela Llakaj, Siera Vaso, etj, e deri tek operatorët e grimierët e thjeshtë që punonin aty…

Nga Dashnor Kaloçi

Edhe pse kishin kaluar plot dhjetë vite nga ‘furtuna’ e madhe që përfshiu Radio-Televizionin Shqiptar, pas Festivalit të XI-të Kombëtar të Këngës, ku mjaft prej kuadrove drejtues kryesorë, bashkë me disa kompozitorë, këngëtarë, regjizorë, redaktorë, gazetarë etj., u shkarkuan dhe u dërguan në prodhim, apo përfunduan burgjeve politike e internimeve në skajet më të largëta të vëndit, dukej se aty akoma s’kishte qetësi…?! Kontrolle pas kontrollesh, inspektime, mbledhje, informacione, raporte, relacione, letra me denoncime për gjithçka ndodhte aty, me intriga, spiunime, thashetheme, sajesa, të verteta, gjysëm të vërteta, etj., etj., i dërgoheshin udhëheqjes së lartë të Komitetit Qëndror të PPSH-së, që kishte në vartësi direkte atë institucion, nga më të rëndësishmë të propagandës dhe informimit masiv të atij regjimi.

Këtë gjë veç të tjerash e tregon mësëmiri, edhe ky dokument arkivor i datës 12 korrik 1982, i cili publikohet për herë të parë në faqet e këtij libri, ku në gjashtë faqe të daktilografuara, i deleguari i Komitetit Qëndror të PPSH-së, Leko Mako, i bën me dije shefave të tij në sektorin e Edukimit që mbulohej nga Ramiz Alia, mbi gjithçka ka mbajtur shënim në bllokun e tij, rreth atyre ç’ka ka parë, dëgjuar dhe konstatuar nga dy mbledhjet e organizatave bazë të Partisë të Radio-Televizionit Shqiptar, ku ai ka asistuar. Dokumenti ka si temë: “Mbi figurën morale politike të punonjësve të Radio-Televizionit”, por siç duket dhe nga përmbajtja e tij, realishit mbledhjet që merren në analizë aty, kanë tjetër qëllim, gjë të cilën do e shohim më poshtë.

Koha kur janë mbajtur këto mbledhje që përshkruhen në dokumentin e mëposhtëm, përkon me periudhën pas ngjarjes së 18 dhjetorit të vitit 1981, kur kryeministri Mehmet Shehu, u gjet i vdekur në dhomën e tj të gjumit nga plumba pistolete. Dhe pas kësaj ngjarje, në të gjithë vëndin zhvilloheshin mbledhje të shumta, ku diskutohej dhe merrej në analizë letra që Komiteti Qëndror i PPSH-së kishte derguar organizatave bazë të partisë, me temë: “Tablo sinoptike, mbi veprimtarinë armiqësore të poli-agjentit Mehmet Shehu”.

Në këtë kontekst, janë mbajtur edhe dy mbledhjet në Radio-Televizionin Shqiptar, ku komunistët e organizatave bazë të partisë të atij instuticioni mjaft të rëndësishëm, kanë diskutuar ‘në frymën’ e asaj letre të Komitetit Qëndror, duke akuzuar mjaft ashpër kolegë të tyre dhe deri tek drejtuesit e Radio-Televizionit. Në pamje të parë, ajo çka bie në sy nga sa shkruhet në atë informacion, janë kritikat me akuzat ndaj disa emrave e personazheve nga më të njohurat e Radio-Televizionit Shqiptar, si: Agron Çobani, Shaqir Rexhvelaj, Liri Çeli, Vera Grabocka, Ilir Keko, Leonard Gjata, Engjëll Ndocaj, Shpresa Musliu, Zhaneta Petushi etj., e deri tek operatorët e grimierët e thjeshtë të atij institucioni.

Duket qartë se etiketimi që bëhet “për paaftësi”, ndaj emrave të tillë si; Keko, Gjata, Ndocaj apo dhe Bakiri, ka qenë tendencioz, pasi për hir të së vërtetës, duhet thënë se ata ishin dhe mbetën deri në fund, nga më profesionistët e Radio-Televizionit Shqiptar. Ndërsa regjizorja e njohur Vera Grabocka e cila kishte bërë emër të madh që në atë kohe me programet e saj, apo dhe kolegia, Shpresa Musliu, kanë akuza mjaft të rënda. Apo thënë më saktë, akuzat ndaj tyre në raport-informacionin e të deleguarit të Komitetit Qëndror të PPSH-së, duket qartë se janë të karakterit politik, pasi përhapja dhe ekspozimi i modës së huaj si dhe veshjeve që vinin nga jashtë, në rastin më të mirë konsideroheshin si “shfaqje të huaja”, por kur ato bëheshin me tendencë për të goditur persona të veçantë, në bazë të ligjeve të asaj kohe, quhej “agjitacion e propaganda” dhe kodi penal i asaj kohe, parashikonte; nga tre, deri në shtatë vjet heqje lirie!

Por akuzat më të rënda i janë bërë Agron Çobanit, një prej profesionistëve më të spikatur apo siç konsiderohej ndryshe (para dhe pas viteve ’90-të), si: ikonë e Radio-Televizionit Shqiptar, i cili akuzohet se ka ndërhyrë për të marrë në punë në RTSH dhe se i kishte nxjerrë shkollën e lartë, punonjëses Mirela Llakaj, vajzës së Veli Llakaj, shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare në Ministrinë e Mbrojtjes të asaj kohe dhe njëkohësisht zëvëndës i parë i ministrit Kadri Hazbiu. Dhe gjithashtu “lidhja e tyre”, vazhdonte më tej, pasi dy tre persona të tjerë nga familja Çobani (Astriti, Petriti etj.), ish-ushtarëkë të lartë të diplomuar me rezultate të larta në shkollat dhe akademitë ushtarake të Bashkimin Sovjetik, shërbenin ende në Ushtri si oficerë madhorë, vartës të Kadri Hazbiut e Veli Llakaj!

Përveç kësaj, Agron Çobani akuzohet në atë raport edhe për favoret që u ka bërë dy punonjësve të tjera të Radio-Televizionit, (Teuta Meçaj e Siera Vaso), ku njëra prej tyre, ishte e motra e një drejtuesi të lartëtë Sigurimit të Shtetit në Tiranë, (vartës direkt i Feçorr Shehut), që mbulonte inteligjencën, pra dhe Radio-Televizionin. Dhe sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, Agron Çobani ishte vëllai i gruas së Feçor Shehut, ministrit të Punëve të Brendëshme të asaj kohe, i cili vetëm dy tre muaj më vonë, në tetorin e atij viti, u arrestua së bashku me Kadri Hazbiun, duke u akuzuar si “pjestarë të grupit armiqësor të kryesuar nga Mehmet Shehu”.

Ndërsa Veli Llakaj i shpëtoi ndëshkimit vetëm me degradim, Kadri Hazbiu dhe Feçorr Shehu, pas një viti hetuesie dhe torturash, u dënuan me vdekje dhe ekzekutuan me pushkatim. Dhe në këtë kontekst të zhvillimit të ngjarjeve asokohe, duket qartazi se gjithçka ka qenë e parapërgatitur dhe “kopsitur hollë”, deri me detaje që më parë, për të gjetur lidhjet e mundëshme të Agron Çobanit me Kadri Hazbiun, Feçorr Shehun dhe Veli Llakajn! Këtë hipotezë apo më saktë deduksion llogjik, e përforcon edhe më tej fakti që në raport, i deleguari i Komitetit Qëndror, ku midis të tjerash sugjeron: “Të thërritet Agron Çobani dhe të thotë se përse ka ndërhyrë për vajzën e Veli Llakaj, etj.…”?!

Kështu, kritikat e akuzat që u bëheshin personave të sipërcituar, nuk ishin gjë tjetër, veçse një skenar i mirëmenduar dhe përgatitur nga udhëheqja e lartë e asaj kohe, me në krye Enver Hoxhën, në kuadër të goditjes dhe eliminimit të Kadri Hazbiut, Feçorr Shehut, Llambi Ziçishtit, Llambi Peçinit, etj., që u pushkatuan si pjestarë të ashtuquajturit “Grupi armiqësor i kryesuar nga Mehmet Shehu”. Për më shumë na njeh dokumenti në fjalë që po publikojmë në këtë pjesë të librit, i cili ashtu si pjesa më e madhe e materialeve arkivore publikohet i plotë dhe pa pasnjë ndryshim.

Informacioni i të deleguarit të Komitetit Qëndror të PPSH-së mbi mbledhjet e mbajtura në Radio Televizionin Shqiptar

INFORMACION I SEKTORIT TE EDUKIMIT NE KOMITETIN QENDROR TE PPSH PER KETE PROBLEM: FIGURA MORALE-POLITIKE E PUNONJËSEVE TE RADIO-TELEVIZIONIT

I n f o r m a c i o n

Më datën 5 dhe 8 korrik 1982, morra pjesë në dy mbledhje të organizatave bazë të partisë të Radio-Televizionit, në atë të Radios së brendëshme dhe të Televizionit, ku u diskutua për problemet që ngrihen në letrën e Komitetit Qëndror të Partisë, drejtuar organizatave bazë të Partisë; njëkohësisht u informova dhe për zhvillimin e mbledhjeve për këtë problem dhe në organizata të tjera të këtij institucioni.

Komunistët ishin njohur me përmbajtjen e letrës disa ditë më parë, mbledhjet ishin përgatitur në përgjithësi mirë, kish preokupacion nga komunistët, të cilët u solidarizuan me letrën dhe në diskutimet e tyre bënë përpjekje të kritikonin të metat e shfaqjet e huaja që vihen re në organizatat e tyre, në institucionin e Radio-Televizionit dhe jashtë tij.

Në tërësi në këtë mbledje u theksua se në Radio-televizion ekziston një gjëndje morale dhe politike e shëndoshë. Ka luftë e përpjekje për zbatimin e detyrave që ka shtruar Partia dhe është formua në një shkallë më të lartë unitei i kolektivit dhe i vetë organizatave bazë të partisë. Komunistët dhe kuadrot në përgjithësi kanë luftuar për pastëtinë e figurës moralo-politke të tyre.

Por nga diskutimet që u bënë nga komunistë në këtë mbledhje dalin dhe këto probleme:

Ka të meta dhe dobësi në punën që duhet bërë për të rritur rolin udhëheqës të organizatave bazë të Partisë. Të forcohet Kritika dhe autoktritika. Vumë re se brenda organizatës-bazë, komunistët zhvillojnë pak kritikë dhe autokritikë për njëri tjetrin, ka hezitime për të reflektuar ndaj të metave që vihen në dukj, ka justifkime.

LEXO EDHE:  “Xhaxhai im u arratis nga liqeni i Shkodrës në 1963”/ Dëshmia e rrallë e nipit dhe fotot e panjohura

LEXO EDHE:  Si e fundosi Artur Zoton vartësi i tij/ Dëshmia që nxori pazaret me tenderat

U shtua deyra që komunistët të bëjnë më shumë përpjekje e të jenë në rolin pararojë, duhet të luftojnë më shumë, që të rrisin cilësinë në krijmtari dhe në përgatitjen e emisioneve. U tërhoq vëmëndja dhe u bënë kritika në organizatën bazë të Partisë të Radios së brendëshme se dhënia llogari e kuadrove para masës, nuk bëhe si dhe sa duhet, në këtë drejtim mungon dhe shëmbulli personal i komunistëve.

Nuk punohet mirë në marrjen e kuadrove në të gjithë sektorët e Radio-Televizionit. Shqetësimi i komunisëve ishte se në Radio-Televizion vijnë mjaft kuadro me hatëre, me ndërhyrje. Kjo ka bërë që të futen në këtë institucion shokë dhe shoqe të paaftë për detyrën që kryejnë, këta përbëjnë rreth 40 veta.

Njëkohësisht vhet re, u tha në diskutimin e komunistëve, se ka shumë lidhje farefisnie: vëlla-vëlla, vëlla-motër, kushërinj, si dhe 27 çifte, këta përbëjnë 90 veta. Ekziston tendenca për të sjellë dikush nipin a mbesën, duke bërë presion, pasi i dinë vëndet vakante: ekziston dhe tendenca tjetër tek ata që dalin në pension për të prurë në Radio-Televizon, dikush vajzën dhe dikush djalin.

Liri Çeli, përgjegjëse e Redaksisë së Programacionit, tha se na sjellin kuadro në sektor dhe nuk na marrin asnjë mendim. Puna e kuadrit është mbyllur në “kullën” e drejtorit. U muarrën në punë tha ajo, Mirela Llakaj, e bija e Veli Llakaj, nuk u pyetëm. Mirela kishte dy muaj në punë dhe mori të drejtën nga Agron Çobani, për vazhdimin e shkollës, shumë të tjerëve nuk u jepet.

Në organizatën e Partisë të Radios së brendëshme u tha se kemi pasur ndërhyrje për vazhdmin e shkollës së lartë, për t’u dhënë të drejtë disa daktilografisteve etj., në një kohë që u është refuzuar kërkesa për t’u dhënë të drejtë studimi disa redaktorëve!

Në organizatën e Partisë të Televizionit, u kritikua marrja në punë e Teuta Meçaj e Siera Vaso, duke mos marrë më parë mendimin e pergjegjësve të sektorëve ku ato punojnë. Teuta Meçe, u tha, është motra e Vladimir Meçe, oficer në Drejtorinë e Punëve të Brendëshme të Tiranës, që mbulon Radio-Televizionin. Teuta ka ardhur nga Vlora, veprimin për marrje e saj në punë, e ka bërë Agron Çobani.

Në praktikën e punës së kuadrit vitet e fundit vihet re se nga ndërhyrjet e shumta merren kuadro nga rrethet e disa herë edhe nga rrethet e vogla, si Puka, Gramshi, etj., që kanë nevojë për kuadro. Gjatë tre vjetëve të fundit janë marrë nga rrethet 28 kuadro.

Komunistët kritikuan këtë praktikë, dke vënë në dukje edhe emra kuadrosh që janë marrë si; Engjëll Ndocaj, Ilir Keko, Leonard Gjata etj., që nuk janë sa duhet të aftë. Ndërhyrje të shumta ka pasur për të sjellë në Radio-Televizion Vilma Bletën, e shoqja e Maqo Bletës, e cila është laborante në Kombinatin e Autotraktorëve “Enver Hoxha” dhe ka ardhur arkiviste, këtë lëvizje disa komunistë që diskutuan nuk e quajtën të drejtë.

Ndërhyrje ka pasur edhe për Arjan Bakirin, që ka mbaruar Fizkulturë, punon sot në Programacion, i paaftë etj.

Shoku Çajup Rusmajli, në diskutimin e tij tha se ka pasur shumë ndërhyrje, këto kanë ndikuar që të marrim njerëz të paaftë. Shoku Çajup dhe shoku Marash Hajati, nuk thanë se kush ka ndërhyrë.

Këta shokë ato ndërhyrje që i quajnë të padrejta të mos i pranonin, kjo thyrje e panevojëshme e tyre dëmton punën e Partisë në këtë institucion. Njëkohësisht mendoj që këtë të thirren e të thonë shokët që kush ka ndërhyrë padrejtësisht.

Duke lejuar shfaqjet e liberalizmit në punën me kuadrin ka hyrë në Radio-Televizion, Agim …., ardhur nga fshatrat e Tiranës, i cili ka vjedhur dhe maifestuar disa shfaqje të huaja. Komunistë kritikuan rendë mbajtjen e këtij personi në këtë institucion dhe për ardhje e tij në fillim thanë se është bërë me hatër!

Nga shumë duhe të ishte punuar për të përmirësuar përbërjen e kuadrit nga klasa punëtore, ndonëse në rradhët e punëtorëve në qëndra të ndryshme punë në rrethin e Tiranës, ka punëtorë me arsim të mesëm dhe të lartë, është punuar pak për t’i kërkuar këta, për t’i marrë në provë dhe më të përgatiturit, të tërhiqeshin në punë në këtë institucion.

Njëkohësisht duhet të bashkërendohet më mirë puna midis Radio-Televizionit e institucioneve të tjera për qarkullimin e mjaft kuadrove që punojnë për një kohë të gjatë në Radio-Televizion, pasi ka lindur nevoja e qarkullimit.

Përfundimisht mund të themi se është punuar keq si për qarkullimin e kuadrit dhe për zëvëndësimin gradual të kuadrove të paaftë me të aftë. Që nga Pleniumi i 8-të i Komitetit Qëndror, nuk ka lëvizur asnjë kuadër i paaftë.

Vërejtje u bë edhe për njerzit që ngarkohe me detyra jashtë shtetit, që të jenë nga më të aftit, të justifikojnë sa dhe si duhet detyrën e ngarkuar. Ka pasur në këtë drejtim persona që nuk e kanë justifkuar si duhet detyrën e ngarkuar. U bënë vërejtje që të shfrytëzihen sa më mirë materialet që janë filmuar nga grupet tona të xhirimit, e sidomos në Kosovë, jo sa duhet janë grumbulluar dhe sistemuar materialet e filmuara, ka nga ato që i kanë akoma operatorët.

Organizmi i punës nga drejtoria e përgjithëshme, drejtoritë vartëse e sektorët duhet të përsosen sa më mirë. Në këtë drejtm bënë vërejtje e kritika. Nuk shfrytëzohet sa duhet koha e punës, ka shfaqje të thyerjes së disiplinës. Kur dilet me shërbim, ndërtohet një orar pune tjetër, ka zvarritje. Puna ndërtohet më shumë në disa rrethe, për shëmbull, në Sarandë, tha një komunist, kemi shkuar më shumë.

Ndonjëherë disa shokë qëndrojnë në rrethe me dietë pa punë. Vërejtje u bënë edhe për shfrytëzimin më të drejtë të automjetevetë institucionit. Në diskutimin e saj, Liri Çeli, tha se: Shaqir Rexhvelaj për një koncert, niset me të gjithë mjetet ku dëshiron, ky përkrahet nga drejtoria.

Ngrihet problem se ka shpërdorime të pronës së përbashkët e deri në vjedhje etj. Janë vjedhur bobina, radio, magnetofonë, thanë diskutmin e tij Peçi Fiku, ka mos-organizim, lihen çelsat, hyn kushdo në programacion. Janë kapur dhe persona duke vjedhur, por nuk është marrë asnjë masë!

Ka pasur ankesa edhe nga personat e jashtëm kur vinë në Televizion për t’u regjistruar, u kanë humbur sende të ndryshme. Nuk janë vendosur rregulla të forta në materialet muzikore që riprodhohen. Kaseta të shumta vijnë në Radio për t’u mbushur me këngë të reja. Disa herë janë riprodhuar dhe janë shpërndraë kaseta me këngë greke.

Mjaft vërejtje u bënë për ruajtjen pastër të figurës morale të punonjësve të Radio-Televizionit. Ka pasur raste që operatorë dhe redaktorë kanë marrë material në ndërrmarrjet ku kanë përgatitur kronika. Operatori Sazan M…., ka marrë në fabrikën e llampave në Vlorë, disa llampa nenon, po mbushet një vit dhe drejtoria e ka lënë në heshtje.

Fenomene negative vihe re edhe në shfaqjen e modës së huaj në disa punonjës dhe kuadro, si dhe te disa bashkëpunëtorë të jashtëm. Te këta persona ka një mani, thanë në diskutimet e tyre disa komunistë, për të veshur rroba të jashtëme. Kjo u ka bërë që t’u kërkojnë dhe të tjerëve.

Shpresa Mysliu bën miqësi me një familje që ka njerëz në Greqi për të marrë plaçka dhe i reklamon mallrat e ardhura nga Greqia. Vera Grabocka ekspozon modën e fundit. Zhaneta P…, grimiere, ka gati dhjetë vjet që tërheq materiale nga Alb-importi të padokumentura, këto materiale pjesërisht i ka pëvetësuar e shpërdoruar.

Në kontrollin e fundit, i’u gjetën kampione të painventarizuara. Reklamon modën me këto sende të rralla. Pë të rregulluar flokët e saj, njëherë në javë harxhon 200 lekë nga Televizioni. Ndonëse kontrollet e bërë ndaj Zhaneta P…, e kanë konsiderur fajtore, nuk po merret asnjë masë!

Problemet e mësipërme tregojnë se organizata bazë e Patisë në Radio-Televizion, organizatat e masave, si dhe drejtoria duhet të zhvillojnë një luftë më konsekuente ndaj shfaqjeve të huaja të indiferentizmit e të liberalizmit. Atje u tha se ka heshtje, nuk luftohe sa duhet!

Në diskutime e disa komunistëve në Radion e brendëshme, u bënë disa vërejtje edhe për shokun Çajup Rusmali. Të jetë më i komunikueshëm me punonjësit, të mos bëj dallime etj., për të cilat, sekretari i organizatës bazë të Partisë, si dhe vetë shoku Çajup, tha se nuk qëndrojnë. Megjithatë, ne mendojmë nga që vërejtjet u bënë nga disa shokë, ka vënd edhe për autokritikë, për të krijuar një ambient afrimi e kërkesë llogarie më të mirë me vartësit.

Problemet që u ngritën, i biseduam me sekretarët e organizatave-bazë, t’i reflektojnë e t’i analizojnë thellë, duke nxjerrë detyra në mbledhjet për dhënie llogarie e zgjedhje që po i zhvillojnë gjatë kësaj jave.

12 korrik 1982

Leko Mako

LEXO TE PLOTE

Histori

Historia e panjohur e Sherif Merdanit/ “Kur dola nga burgu ku vuajta 16 vjet, u përballa me atë që kishte urdhëruar arrestimin tim dhe…”

Publikuar

-

Nga

Historia e panjohur e Sherif Merdanit/ “Kur dola nga burgu ku vuajta 16 vjet, u përballa me atë që kishte urdhëruar arrestimin tim dhe…”

Ish-i burgosuri politik, Sherif Merdani, ka treguar për më shumë se 90 minuta, të gjithë historinë e panjohur të jetës së tij, që nga origjina e familjes nga babai dhe nëna, e deri kur u lirua nga burgjet politike të regjimit komunist të Enver Hoxhës, ku vuajti plot 16 vite, pa bërë asnjë faj dhe për të vetmin shkak, që ishte origjina e familjes, si tregtarë të pasur nga qyteti i Korçës.

I ftuar në emisionin ‘Memorie’ në TV Scan të dy gazetarëve të njohur, Dashnor Kaloçi dhe Artjan Tepelena, Sherif Merdani tregoi se pasionin për muzikën, në një farë mënyre e kishte të trashëguar edhe nga gjyshi i tij nga nëna, Sait Hoxha, nga qyteti i Shkodrës, autor teksti dhe muzike i një prej këngëve hite më të dashura të atij qyteti, “Kur më del në derë…”, i cili ka qenë shumë i njohur për këngët e tij dhe brezi i shkodranëve mbi 50 vjeç, e kujtojnë shumë mirë, si në dasmat e gëzimet familjare, ashtu dhe skenat e atij qyteti.

Përvec gjyshit nga nëna, Sait Hoxha, të cilin Merdani tha që e kishte rritur në fëmijrinë e tij, ai u shpreh se një lidhje tjetër me muzikën dhe këngën, ishte dhe familja e tij qytetare korçare, pasi gjyshi i tij nga babai, tregtar i pasur, që në vitet te Monarkisë së Zogut, kishte sjellë nga Franca, mbi 300 pllaka gramafoni me këngë të muzikës së lehtë dhe klasike, si dhe me arie nga kryeveprat e muzikës operistike botërore, me të cilat ai tha se ishte rritur. Edhe pse me biografi të keqe, si rezultat i një zbutje të luftës së klasave në fillimin e viteve ’60-të, Merdani tha se ai kishte mundur të regjistrohej dhe të mbaronte me rezultate të larta Shkollën e Mesme Pedagogjike, pas së cilës u emërua mësues në fshatin e thellë Backë të rrethit të Skraparit, ku shërbeu për tre vjet me rradhë, së bashku me shokun e tij, Hektor Bregasi, me origjinë nga Pogradeci.

Edhe pse në atë fshat ata të dy i trajtuan shumë mirë, Merdani tregoi se ai e braktisi punën e mesuesit dhe iku në këmbë në shtëpinë e tij në qytetin e Korçës, për të mos u kthyer më aty! Edhe pse aty ndihej mirë, pasi gjatë atyre tre viteve ai mësoi dhe perfeksionoi shumë mirë instrumentin e fizarmonikës, shkak për largimin e tij, u bë një ngjarje, ku në prani të tij dhe të Hektor Bregasit, nje Zhgabë (siç e quanin skraparllinjtë shpendin grabtiqar, Shqiponjën) u ul në oborrin e banesës së tyre dhe pasi u nxorri sytë dy pëllumbave që i mbante dhe i rriste Hektori, i rrëmbyen ata duke i ngritur lart në fluturim nën sqepin e tyre.

“Ja kështu, do të na shqyejnë dhe ne të dy….”, kujtonte Merdani, t’i kishte thënë shokut të tij, Hektorit, duke profetizuar me një parandjenjë të çuditëshme, fatin e tyre në vitet që do pasonin…?! Pasi ai do të arrestohej dhe do vunate 16 vite në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës, kurse Hektori do të pëfundonte në internim së bashku me familjen e tij deri në vitin 1990-të, në një fshat të Lushnjes.

Merdani kujtoj më pas fillimin e viteve ’60-të, kur ai filloi të njihej si kengëtar edhe falë ndihmës që i kishte dhënë ish-miku i tij, kompozitori dhe instrumentisti i famshëm, Agim Krajka, i cili kur shkonte në Korçë me Estradën e Ushtarit, e aktivizonte atë, duke e ftuar të këndonte në shfaqjet që jepte në atë qytet.

Po kështu, Merdani kujtoi me nostalgji edhe këngëtaren e famëshme Vaçe Zela, e cila e ndihmoi për t’u afirmuar si këngëtar i ri në mesin e viteve ’60-të, kur ai ishte në Tiranë dhe ndiqte studimet e larta në Universitetin e Shtetëror, dega Histori-Gjeografi, ku u diplomua me rezultate të larta. Por ajo që ndikoi më shumë në afirmimin e tij si këngëtar dhe që e lejoi të vazhdonte rrugën e këngës, do të ishte Nefo Myftiu, (bashkëshortja e Manysh Myftiut, anëtarit të Byrosë Politike të PPSH-së), ish-drejtoresha e Radio Tiranës, për të cilën Sherifi u shpreh se i detyrohej shumë dhe i ishte mirënjohës për tërë jetën. Kjo gjë, sepse kur shkoi Sherifi për ta takuar, pasi e kishin pezulluar që të këndonte më nëpër festivale, (si rezultat i një letre që dikush kishte në instancat e larta të Komitetit Qëndror të PPSH-së, ku tregonte biografinë “sterrë” të familjes Merdani), Nefo Myftiu, i tha djaloshit të ri Merdani: “Shko vazhdo punën, e këndo si gjithmonë, se sa të jem unë këtu, ty s’të ndalon dot askush”.

Në vijim të rrëfimit të tij perballe dy gazetarëvë të emisionit Memorie, Merdani tregoi se, para se të vinte Festivali i 11 i Kengës në Radio-Televizion, (që ishte dhe tema kryesore e emisionit), ai kishte deputuar me sukses në katër festivale para tij, duke qenë pjesmarrës që në Festivalin e 8-të të Këngës dhe kishte marrë vazhdimisht çmime, të cilat do të kulminin me vëndin e parë në Festivalin e 10-të të Këngës në Radio-Televizion, me këngën “Duart e nënës”. Më pas ai u ndal gjatë në historinë e Festivalin e 11-të, për të cilin tha se ishte një event i rrallë dhe me një nivel të tillë artistik, saqë pa e tepruar aspak, nuk i linte gjë mangut as Festivalit të Sanrremos në Itali, që atë vit u organizua jo në sallën ku bëhej vazhdimisht, por për arsye financiare, u mbajt në nje kazino.

Më pas, duke sjellë dëshmi të ndryshme nga ish-bashkëvuajtës të tij në burgun e Burrelit, Spaçit, Qafe-Barit etj., si Spartak Ngjela, Fatos Lubonja, Vladimir Balluku, apo ish-funksionarë të lartë të asaj kohe që vuanin dënimin në ato kampe e burgje, Merdani tha se shumica e tyre, ishin të mendimit dhe dilnin në konkluzionin se: Festivali i 11-të i këngës në Radio-Televizion dhe atmosfera disi liberale në Art Kulturë dhe gjithë jetën e vëndit në fundin e viteve ’60-të dhe fillimin e viteve ’70-të, në një farë mënyre ishte dhe një “grackë” e atij regjimi dictatorial, për të testuar e parë situatën dhe për të goditur siç goditi më pas në nëyrën më diabolike shumë këngëtarë, kompozitorë, artistë, poetë etj., kryesisht pjesmarrës të Festivalit të 11-të.

LEXO EDHE:  Raporti sekret i Sigurimit të Shtetit në vitin 1973/ Leka Bungo nën vëzhgim për agjitacion e propagandë

LEXO EDHE:  Raporti sekret i Sigurimit të Shtetit në vitin 1973/ Leka Bungo nën vëzhgim për agjitacion e propagandë

Lidhur me arsyet e goditjes së Festivalit të 11-të, Merdani tregoi se sipas disa dëshmive të ish-bashkëvujatëseve të tij në kampe dhe burgje, pjese e familjeve të nomenklaturës së lartë në ish-‘Bllok’-un e udhëheqjes, Enveri u nxit dhe morri shkak nga e bija e tij, Pranvera, e cila i tha: “Babi, festivali nuk kishte asnjë këngë për ty dhe as për Partinë…”! Sipas tyre, po gjatë asaj bisede, Enveri kishte thënë, se: “Më shumë po del në telvizor, ky biri i Merdanëve, tregtarëve të pasur të Korçës, se sa unë…”! Më pas Merdani tregoi se si rrodhi jeta e tij ne qytetin e Librazhdit, ku ai ishte me punë, ku edhe pse bëri një punë kolosale, duke ngritur grupet artistike amatore të Shtëpisë së Kulturës në atë qytet të vogël, duke gjallëruar jetën artistike me shfaqje e koncerte, ku falë tij, i vinin emra të njohur artistësh nga Tirana, Pogradeci etj., si Vaçe Zela, Guljem Radoja, etj.

Gjë e cila beri që, Sekretari i Parë i atij rrethi në atë kohë, Hekuran Isai, t’i premtonte, se do ta lejonte të shkonte me transferim me punë në Tiranë. Kjo gjë ndodhi, kur vetë e madhja Vaçe Zela, shkoi vetë në Librazhd në zyrën e Isait, duke i thënë se: “Sherif Merdani ishte një artist me vlera kombëtare dhe i duhej Tiranës”. Pas kësaj, Hekuran Isai, dikur nje artist amator që kishte kënduar edhe vetë me aktivitetet e klasës punëtore të Cërrikut, i premtoi se do ta lejonte Sherifin të shkonte në Tiranë, pasi sipas tij, nga Tirana atë çdo ditë e pyesin vetëm për realizimin e planit në minieren e Hekur-Nikelit dhe transferimin e Merdanit në kryeqytet.

Por sipas dëshimve të Merdanit, ajo gjë fatëkeqësisht nuk u realizua, pasi pak ditë më pas, Hekuran Isai u transferua me të njëjten detyrë në rrethin e Dibrës, e në vëndin e tij, erdhi Marko Xega nga Korça, i cili e njihte fisin e Merdanëve dhe vetë Sherifin, me “dhëmbë e dhëmballë”. Ai, jo vetëm që nuk e zbatoi porosinë e paraardhësit të tij, Isait, por urdhëroi arrestimin e Merdanit, për “agjitacion e propagandë”. Pas kësaj, drejtuesi emisionit, Kaloçi, nxorri një dokument arkivor (që ja dhuroi Merdanit para kamerave), ku ndodhej një raport-informacion i ish-sekretarit të Parë të Komitetit të Partisë së rrethit të Librazhdit, Marko Xega, i cili me datën 22 qershor të vitit 1973, njoftonte Komitetin Qëndror të PPSH-së, mbi goditjet dhe arrestimet e grupeve armiqesore në atë rreth, ku midis të tjerash, shkruhej:

“…Në Byronë Politike ka grindje dhe nuk ka unitet. Kështu ka kundërshtuar Fadil Paçrami, pra ka debate, grindje, përçarje. Fadil Paçrami e Todi Lubonja kanë qenë njerëz me pozita, por u shkarkuan se ishin bërë të pakënaqur dhe nuk e duan këtë parti, ashtu siç nuk e do dhe populli. Masa e marrë për ta nuk është e drejtë se ata janë koka të mëdha, se vendi ynë duhet të eci me kohën dhe vendet e tjera të Europës dhe nuk duhet të rrinë mbrapa dhe masat që janë marrë dhe po merr Partia, janë shumë të rrepta dhe këto janë kufizime lirie që i bëhet popullit.

Punojmë gjithë ditën, por nuk marrim gjë dhe tani jemi bërë si bagëtitë, porse kjo nuk do të zgjasë shumë etj. Revolucioni Kultural në Kinë ka qenë një blof, se Kina e ndryshoi qëndrimin e saj. Ajo u lidh me Amerikën. Mao Ce Duni nuk ekziston dhe vendin e tij e luan një aktor. Shtetet e tjera janë shumë të forta, kanë armatime që nuk i kemi etj. Ka pasur edhe raste që kanë thënë se: na u qelb vetja duke dalë në skenë me këtë muzikë dhe tani ndihet vetëm daullja, etj. Këto janë shprehur nga Sherif Merdani, i cili për krimet kundër shtetit në formën e agjitacionit e propagandës ditët e fundit është arrestuar”.

Pas kësaj, Merdani falenderoi gazetarin Kaloçi për gjetjen dhe publikimin e atij dokumenti arkivor me mjaft vlera, jo vetëm për të si person, por edhe si një dëshmi autentike, e cila tregon se si dënoheshin artistët shqiptarë në atë kohë. Në fund të emisionit, pasi falenderoi dy drejtuesit e atij formati televiziv për punën e tyre dhe temën që ata kishin përzgjedhur në atë emision, ku si asnjëherë tjetër më parë nuk i ishte dhënë aq hapësirë televizive historisë së Festivalit të 11 të Këngës në Radio-Televizion, (gjatë emisionit u dhanë edhe kater intervista nga ish-pjesmarrës të atij festivali, si: Maestro Zhani Ciko, kompozitori dhe instrumentisti i njohur, Osman Mula, kompozitori i njohur Enver Shengjergji dhe këngëtari po ashtu i njohur, Bashkim Alibali), Merdani tregoi se si ishte përballur në vitin 1991 me Marko Xegën, (ish-sekretarin e Parë të Komitetit të Partisë së Librazhdit), njeriun që kishte firmosur arrestimin e tij, që do ta mbante atë 16 vjet pas hekurave të burgjeve, duke dhënë me detaje bisedën me atë ish-funksionarë të lartë partiak, që vdiq pak ditë pas atij takimi me një nga viktimat e tij…!

Emisioni në fjalë Memorie, ku është i ftuar ish-këngëtari i njohur i Festivalit të 11-të, Sherif Merdani, trasmetohet sot në Tv Scan në ora 20 e 30 dhe ritrasmetohet neser, të dielën dt. 10 janar, në ora 17 pasdite dhe 21 në darkë.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: