Connect with Us

Bizneset të mbyllura, por do detyrohen të paguajnë taksa

Ekonomi

Bizneset të mbyllura, por do detyrohen të paguajnë taksa

Publikuar

-

Bujar H., që ka një subjekt agjencie turistike iu drejtua Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) për të pezulluar aktivitetin deri në verë, pasi për vetë natyrën e biznesit dhe situatën ku ndodhemi nuk pret të ketë punë këto muaj. Ai nuk ka detyrime dhe kërkon ta mbyllë përkohësisht në mënyrë që të mos paguajë taksa, kur nuk ka aktivitet dhe njëkohësisht të lëshojë dhe ambientin që ka me qira, për të cilin është i detyruar të paguajë tatim mbi qiranë. Ndërkohë, ai i ka larguar punonjësit. Por, në sportelet e QKB-së i thanë se ofrojnë shërbim të kufizuar vetëm për subjektet farmaceutike dhe ushqimore.

Në shërbimet online të publikuara nga QKB (kliko këtu) mund të aplikosh për regjistrim fillestar person fizik, ndryshim në të dhënat e regjistrimit të personit fizik, depozimin e pasqyrave financiare, revokimin e lejeve/licencave etj, por nuk parashikohet pezullimi.

Këto ditë ku shumica e bizneseve janë mbyllur për shkak të pandemisë Covid, ndërmarrjet e vogla dhe mesme nuk po munden të kalojnë në statusin pasiv edhe pse nuk kanë detyrime dhe plotësojnë të gjitha kushtet për këtë hap. Mimoza Plepi një ekonomiste që kujdeset për procedurat e disa bizneseve të vogla kryesisht në kryeqytet tha se, kalimi në pasiv i bizneseve është bllokuar nga QKB-ja për shkak se janë ndaluar shërbimet në sportele. Ky shërbim nuk ekziston online pohoi ajo, ndërkohë që shumë nga bizneset të cilave ajo u mban llogarite kanë mbyllur aktivitetin.

Por ekonomistja është shqetësuar se pasi nuk po kalon bizneset në pasiv, tatimet bëjnë telefona për të paguar detyrimet që lidhen me sigurimet shoqërore apo dhe TVSH.

Në muajin mars të vitit 2020, praktikisht nga data 1 deri me 24 kanë kaluar në statusin pasiv vetëm 167 biznese, nga 366 që ishin në të njëjtën periudhë të vitit 2019, kur ishte një periudhë normale aktiviteti, sipas listës së subjekteve pasive që përditësohet përditë nga tatimet (të dhënat u përpunuan nga Monitor).  Ka ditë kur asnjë subjekt nuk ka kaluar në status pasiv, ndryshe nga periudha normale kur janë minimalisht 10 apo 15 biznese që kalojnë në pasiv çdo ditë. Sipas ndryshimeve në ligjin për procedurat tatimore, Administrata Tatimore transferon regjistrimin e tatimpaguesit nga regjistri aktiv në regjistrin pasiv, pasi subjekti deklaron në QKB pezullim veprimtarie tregtare dhe paguan të gjitha detyrimet tatimore.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka tha se, bizneset e mëdha ende nuk kanë shfaqur ankesa të kësaj natyre, por tha se bizneset që kanë një problematikë të tillë mund të kalojnë ‘de fakto’ në regjistrin pasiv. Kjo mundësohet duke mos deklaruar punonjës, duke shkëputur kontratat e ujit dhe të dritave dhe ato të qirave. Kështu ato mund të zhvishen edhe nga pagesa e detyrimeve.

LEXO EDHE:  Zbardhet raporti/ Bizneset denoncojnë korrupsionin e inspektorëve të punës

Jaka tha se qeveria duhet të çlirojë sektorin e prodhimit nga kufizimet dhe të rishikojë masat pasi ekonomia jonë nuk ka rezerva të mjaftueshme për të përballuar situatë më shumë se një muaj. Nëse kjo situatë zgjat më shumë ai parashikon skenare të vështira për punësimin, varfërinë dhe të ardhurat në buxhet.

Një nga kërkesat që Dhomat e Tregtisë Tiranë dhe Durrës kishin për qeverinë ishte që “Të mund të pezullohet me ligj (duke i zeruar të gjitha detyrimet) aktiviteti i subjekteve të pezulluara me urdhër nga qeveria (bar, restorante, palestra, transport publik, etj.)”/ Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Del vendimi zyrtar/ Afati i dorëzimi të bilancit shtyhet deri në 31 korrik

Publikuar

-

Nga

Është publikuar në Fletoren Zyrtare Akti Normativ për shtyrjen e afatit të dorëzimit të bilanceve vjetore, që normalisht është 31 marsi. Afati i ri është 31 korriku. Vendimi parashikon vetëm shtyrjen e afatit të bilancit dhe jo të deklaratës së tatim fitimit.

Ndërkohë bizneseve të vogla u jepet mundësia që të shtyjnë pagesat e kësteve të tatim fitimit në gjashtëmujorin e dytë të vitit. Akti hyn menjëherë në fuqi.

Sipas vendimit:

Pas pikës 9, të nenit 38 “Dispozita kalimtare”, shtohet pika 10, me këtë përmbajtje:

“10. Përjashtimisht nga parashikimet e neneve 29 dhe 30, të këtij ligji, për deklarimin dhe pagesën e tatimit mbi fitimin, në vitin 2020, afatet e deklarimit dhe të pagesës janë, si më poshtë vijon:

  1. a) Bilanci kontabël, së bashku me anekset e tij, si dhe çdo e dhënë tjetër e përcaktuar në udhëzimin e ministrit përgjegjës për financat, në zbatim të këtij ligji, dorëzohet brenda datës 31 korrik 2020;
  2. b) Për tatimpaguesit me qarkullim deri në 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, tatimi i llogaritur në bazë të deklaratës vjetore të të ardhurave të tatueshme, pakësuar me shumat e përcaktuara sipas nenit 37, të këtij ligji, dhe me parapagimet e bëra gjatë periudhës tatimore, paguhet nga tatimpaguesi në llogarinë e organeve tatimore, brenda gjashtëmujorit të dytë të vitit 2020;
  3. c) Për tatimpaguesit me qarkullim deri në 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, këstet e tatimfitimit të tremujorit të parë dhe të dytë të vitit 2020, parapaguhen në llogarinë e organeve tatimore, brenda datës 31 dhjetor 2020. Këstet paraprake të tatimit mbi fitimin, të tremujorit të tretë dhe të katërt të vitit 2020, parapaguhen në llogarinë e organeve tatimore, brenda datës 31 dhjetor 2020.”./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Situata nga koronavirusi/ Ahmetaj publikon “Paketën Financiare 2”, kush dhe sa përfitojnë

Publikuar

-

Nga

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahemtaj ka publikuar “Paketën Financiare 2”.

Sipas Ahmetajt nga kjo paketë përfitojnë 123,871 individë.

Ai sqaron se efekti i paketës përllogaritur në tre muaj, shkon mbi 5,8 miliardë lekë.

“60,421 individë, të punësuar e vetëpunësuar në biznese të vegjël me xhiro 0-14 milionë lekë ne vit, përfitojnë pagë 26 mijë lekë/muaj.
Po kështu brenda kësaj kategorie përfitojnë edhe 30 mijë të punësuar, të cilët kanë deklaruar pagë 0. Edhe ata do të përfitojnë pagë 26 mijë lekë/muaj.
Rreth 70 mijë familje në ndihmë ekonomike, përfitojnë dyfishin e pagesës aktuale të ndihmës ekonomike.
2,700 individë me pagesë papunësie, përfitojnë dyfishin e pagesë aktuale të papunësisë”, shkruan Ahmetaj në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Euro arrin në 125.4 lekë/ Ekspertët: Monedha vendase ka qenë e mbiçmuar

Publikuar

-

Nga

Euro ka shënuar një tjetër rritje të fortë sot në tregun vendas, duke u këmbyer me 125.4 lekë, ose 0.93 lekë më shumë sesa një ditë më parë, duke qenë sërish në nivelet më të lartë të një viti (shkurtit 2019).

Dollari amerikan shënoi një rënie të lehtë sot me 0.05 lekë, pas rritjes së disa ditëve radhazi, duke zbritur në 114.77 lekë. Paundi britani vijoi rritjen, duke iu afruar 137 lekëve.

Në raport me 11 marsin, kur filloi dhe kufizimi i aktivitetit ekonomik dhe lëvizjeve, më synim frenimin e përhapjes së koronavirusit, euro është forcuar me 2.6 lekë.

Aktorët e tregut valutor pohojnë se për momentin ka kërkesë vetëm nga tregtuesit e produkteve ushqimore, lidhur edhe me faktin që në bazë të një vendimi të fundit të qeverisë importuesit me shumicë të produkteve ushqimore dhe barnave duhet të krijojnë rezerva për tre muaj. Ndërkohë që tregu normal është i zhbalancuar, pasi volumet e tregtimit kanë rënë ndjeshëm.

LEXO EDHE:  Rishikimi i buxhetit pas uljes së të ardhurave

LEXO EDHE:  Tarifa e Rrugës së Kombit/ Mediat kosovare: Katër herë më e lartë sesa ishte rekomanduar

Për më tepër, ekspertët shtojnë se leku ka qenë prej disa vitesh i mbivlerësuar, përtej faktorëve normal, pasi që prej mesit të vitit 2016, kur këmbehej në rreth 135 lekë, ai filloi një tendencë të pazakontë mbiçmimi si rrjedhojë e flukseve të valutës që hynë nga tregtia informale, duke zbritur afër nivele minimale historike në mesin e vitit të kaluar (120.83 lekë).

Tashmë që për momentin, këto burime duket se janë kufizuar për shkak të bllokimit të pothuajse të gjitha aktiviteteve, duke tentuar një ekuilibër të ri./Monitor

LEXO TE PLOTE