LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Beteja me koronavirusin/ Gjermania prodhon testin e shpejtë

27 Mars 2020, 07:20, Kosova & Bota CNA
Beteja me koronavirusin/ Gjermania prodhon testin e shpejtë

Ndërsa koronavirusi vijon të përhapet me shpejtësi dhe kqa shënuar mijëra viktima në shumë vende të botës, në Gjermani vdekshmëria ngelet në nivelin e 0.5 përqind.

Numri i viktimave në Gjermani është 198 për një total të prekurish 36.508.

Ndërkohë mediat raportojnë se një kuti e vogël do të revolucionarizojë luftën kundër koronavirusit. Gjigandi gjerman, Bosch ka prodhuar testin e shpejtë, që do jetë në treg në fillim të prillit.

Deri më tani rezultatet e testimit për koronavirus dalin për 24 orë, ndërsa aparati i Bosch e nxjerr brenda 2.5 orësh.

Nga ana tjetër, shkencëtarët gjermanë po punojnë me shpejtësi edhe për vaksinën e koronavirusit.

Lajmet e fundit nga