LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Autorizimi i daljes për pazar/ Rama sqaron qytetarët: E vetmja mënyrë për të levizur pa marrë gjobë

27 Mars 2020, 14:51, Aktualitet CNA
Autorizimi i daljes për pazar/ Rama sqaron qytetarët: E vetmja

Kryeministri Edi Rama ka theksuar se prej të hënës në Tiranë dhe në qendrat urbane, marrja e autorizimit për leje dalje do të jetë mënyra e vetme për të lëvizur pa marrë gjobë dhe pa humbur edhe makinën nëse disponon një të tillë.

Rama ka prezantuar aplikacionin për autorizimin e daljes duke theksuar se ata që shkojnë në punë përjashtohen nga kjo lloj leje.

“Nga kjo leje përjashtohen ata që shkojnë në punë, kjo leje dalje është për pazar jo për në punë.
Leje dalja për në punë ka autorizimin e vecantë?, tha Rama.

Sqarimi i aplikimit për leje dalje për Pazar:

?Te portal E Albania shërbimi leje për dalje është i pari.
Do vendoset dita për të cilën doni lejen e daljes, vetëm një prej pjestarëve të familje mund të marrë leje e cila duhet ora e daljes dhe kohëzgjatja është vetëm një orë. Leja shkon në email ose sms konfirmimi!
Për ata që nuk kanë smartphone do të kemi një procedurë të thjeshtë, do të jetë një numer i shkurtër ku do të dërgohet sms.?

Gjithashtu, kryeministri bëri me dije se më vonë do të publikohet edhe një video ku shpjegojet më qartë mënyra e aplikimit./CNA.al

Lajmet e fundit nga