Connect with Us

Video-“Skandali me ndihmat/ Qytetarëve në çadër u dërgohen ushqimet me thasë mbeturinash”

Sociale

Video-“Skandali me ndihmat/ Qytetarëve në çadër u dërgohen ushqimet me thasë mbeturinash”

Publikuar

-

Ish kryeminstri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari që ndodhet ende në çadër pas tërmetit të 26 nëntorit.

Sipas qytetarit të njësisë administrative Milot, ndihmat nga qeveria i kanë shkuar me qese mbeturinash.

Ai rrëfen se ushqimet ne total jan një cola, nje sprite, 2 pako miell,1 oriz, 1 makarona, 2 krip edhe 1 molto.

Zoti Berisha jam një qytetar i njësisë administrative Milot dua te denancoj vjedhjen e hapur të ndihmave që kanë ardhur për të pastrehurit në cadra, që jemi të mbyllyr në karantine me keqardhje dua të denancoj propaganden qeveritare kundrejt realitetit që marrim , ne media dalin ushtarake duke mbushur kuti të plota ndërsa njesia administative Milot i shpërndan me thaës mbeturinash dhe ushqimet ne total jan ni cola ,nje sprite ,2 miell 1 oriz 1 makarona 2 krip edhe 1 molto këtë qe po te nis e deklaroj me përgjegjësi të plotë ligjore që s’kam marrë asgjë”, shkran qytetari në inbox-in e Berishës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Jemi në ditët më intensive të betejës”/ Sociologu këshilla qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Ekspertë të shëndetit public vijonë të japin këshilla të vlefshme për qytetarët, sesi t’ja dalim të mposhtim virusin Covid 19, i cili ka pasoja të paparashikuara.

Sociologu Gëzim Tushe, në një lidhje direkte për Report Tv, tha se jemi në ditët më intensive të betejës ndaj koronavirusit, por shtoi se kjo “luftë” do disiplinë për të shmangur pasojat e rënda.

“Jemi në ditët më intensive të betejës sonë kombëtare por edhe më gjerë me Covid-19, me një virus dinak, të tmerrshëm, me pasoja të paparashikuara. E rëndësishme është që jemi bashkë, të përgatitur për tu ndeshur me këtë të keqe.”-tha Tushe.

Duke besuar se me disiplinë do të dalim nga kjo situatë pa pasoja të rënda, sociologu thotë se mbyllja në shtëpi nuk është shkelje e të drejtave të njeriut, por një izolim i shëndetshëm dhe kusht i nevojshëm.

LEXO EDHE:  Aksidenti i rëndë në Milot/ Policia jep detajet

LEXO EDHE:  Kërkesa e çuditshme në KQZ/ Qytetari nga Vlora kërkon mandatin e deputetit

Për të familja është Institucioni më i sigurt në planet dhe i shikon pozitive ditët e karantinimit, pasi sipas tij po forcon akoma dhe më tepër marredhëniet familjare.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Hyrjet dhe daljet nga karantina në kohën e koronavirusit/ Italianët këshillojnë çfarë duhet të bëni

Publikuar

-

Nga

E gjithë bota po përballet me koronavirusin i cili ka marrë më mijëra jetë njerëzish  duke sjellë  rrezik të  madh për pjesën tjetër të popullsisë.

Italia është një nga shtetet që është goditur fort nga ky virus, dhe deri tani shënon numrin më të madh të viktimave.

Në një kohë kur gjithë bota po lufton ndaj koronavirusit, qytetarët duhet të qendrojnë të izoluar në shtëpitë e tyre për të parandaluar përhapjen e kësaj pandemie.

Autoritetet italiane kanë publikuar disa këshilla se çfarë duhet të bëjnë qytetarët në rastet kur duan të dalin nga shtëpia, kur hyjnë në shtëpi dhe kur ndodhen në të njëjtin ambjent me një person që rrezikohet se është i infektuar me COVID-19.

Duke qenë se numri i të infektuarve dhe viktimave në Itali është rritur ndjeshëm, italianët kanë një sërë rregullash që duhet të ndjekin për të mos u infektuar nga koronavirusi dhe për ta ulur këtë numër.

Këshillat e mëposhtme bazohen në standartet e vendosura nga Organizata Botëtore e Shëndetësisë dhe vlejnë për të gjithë personat.

Çfarë duhet të bëni kur hyni në shtëpi:

Kur të ktheheni në shtëpi, përpiquni të mos prekni asgjë.
Hiqni këpucët.
Dezinfektoni putrat e kafshëve nëse kanë dalë jashtë.
Hiqni rrobat që keni veshur dhe futuni ato në një qese plastike.
Lëreni çantën, portofolin, çelësat, etj në një kuti në hyrje të shtëpisë.
Bëni dush, nëse nuk mundeni, lani mirë të gjitha zonat e ekspozuara.
Lani telefonin dhe syzet me ujë e sapun ose alkool.
Pastroni sipërfaqet e gjërave që sollët jashtë me dezinfektantë.
Hiqini dorezat me kujdes, hidhini larg dhe lani duart.
Mos harroni se nuk është e mundur të kryeni një dezinfektim total, qëllimi është ulja e rrezikut.

LEXO EDHE:  Krimi makabër/ E mbytur në lot prangoset gruaja që ekzekutoi burrin (Video)

LEXO EDHE:  Plumba mbi kokën e bashkëshortit/ Rrëfehet 35-vjeçarja

Çfarë duhet të bëni kur jeni në të njëjtin ambjent me një person të rrezikuar:

Flini në shtretër të ndarë.
Përdorni disa banja dhe dezinfektojini ato.
Mos përdorni të njëjtët peshqirë, syze, apo objekte të tjera.
Pastrojini dhe dezinfektojini çdo ditë sipërfaqet e kontaktit, si divanët, televizorin, etj.
Lani rrobat, çarçafët dhe peshqirët shumë shpesh.
Mbani distancë.
Ajrosini shpesh dhomat.
Telefononi në numrin e urgjencës nëse ka më shumë se 38°C temperaturë, ethe dhe vështirësi në frymëmarrje.
Qëndroni në karantinë dy javë dhe evitoni daljet nga shtëpia se është kundër rregullave.
Çfarë duhet të bëni kur dilni nga shtëpia:
Kur dilni, vishni një xhaketë me mëngë të gjata.
Kapni flokët, mos vini vathë, byrzylykë ose unaza.
Nëse keni një maskë, vijeni pak para se të dilni.
Mundohuni të mos përdorni transportin publik.
Nëse dilni me kafshën tuaj, përpiquni të mos prekë sipërfaqet e jashtme.
Merrni disa peceta të lagura, përdorni ato që gishtat të mos bien në kontakt me sipërfaqet.
Hidheni pecetën në një kosh mbeturinash pa e prekur.
Nëse kolliteni ose tështini, bëjeni në bërryl, jo në duar ose në ajër pa u mbuluar.
Mundohuni të mos paguani me para cash, nëse i përdorni ato dezinfektoni duart tuaja.
Lani duart nëse prekni ndonjë objekt dhe sipërfaqe dhe bëjini ato me xhel dezinfektues.
Mos prekni fytyrën derisa t’i keni duart e pastra.
Mbani distancë nga njerëzit e tjerë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Shikoni Italinë dhe Spanjën”/ Tritan Kalo apel të fortë: Ndërgjegjësohuni ose askush nuk do të mund t’iu ndihmojë

Publikuar

-

Nga

Mjeku infeksionist, profesor Tritan Kalo i ka drejtuar sërish një apel të fortë ndërgjegjësimi qytetarëve në lidhje me përhapjen e koronavirusit.

Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa publikon foto ku njerëzit rrinë në radhë dhe nuk respektohet aspak distance, Kalo jep alarmin se mund të përsëritet edhe në vendin tonë rasti i Italisë dhe Spanjës.

Profesor Kalo iu drejton një mesazh të fortë qytetarëve, ndërsa thekson se nëse nuk ndërgjegjësohen askush nuk do të mund t’iu vijë në ndihmë, pasi kapacitetet njerëzore dhe spitalore nuk do të mund t’i përballojnë.

“Njësia Administrative nr. 2 e nr. 3, Tiranë….25 Mars 2020, ora 12:45….Në vijë ajrore vetëm 70-80 metra e ndajnë këtë grumbullim njerzish, nga dhjetra vëllezër e motra të tyre të hospitalizuar në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUT “Nënë Tereza”, për Covid-19….Ju lutem, MË shumë RESPEKT, më shumë DASHURI e më shumë VLERËSIM për jetët tuaja…..Me këtë mënyrë të papërgjegjëshme sjelljeje, do t’i shtoni rrezikun vetes suaj që të sëmureni nga Sars-Cov2/Covid 19….KAPACITETET në burime njerzore dhe në infrastrukturën e shtrimeve spitalore kanë një kufi, ato NUKU janë të pakufijëshme kudo në Botë, përfshirë edhe Shqipërinë….NDËRGJEGJËSOHUNI sa ende jemi larg kësaj sprove….Në të kundërt do të mbrijmë në një ditë, që askush nuk do mundet tju vijë në ndihmë….Së paku dëgjoni e shihni se çfarë po ndodh aktualisht në Itali, në Spanjë e gjetkë….A ka Polici Bashkiake të pranishme në këto Njësi vendore???….JEMI të GATSHËM tju ndihmojmë në çdo moment, POR mos i shtyni kufijtë e mundësive të ndihmesës ndaj jush në honet e pamundësisë……..Ju LUTEM!!!!”-shkruan profesor Tritan Kalo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE