Connect with Us

Video-Ilda Bejleri me lot në sy nga karantina/ Kam ankth, më duket sikur tavani po bie mbi kokë

Sociale

Video-Ilda Bejleri me lot në sy nga karantina/ Kam ankth, më duket sikur tavani po bie mbi kokë

Publikuar

-

Ashtu si të gjithë shqiptarët edhe moderatorja Ilda Bejleri ndodhet prej dy javësh e izoluar në shtëpi për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Përmes një videoje të publikuar në Instagram, ajo tregon e përlotur se po kalon një gjendje ankthi.
Sipas Ildës, ka momente ku i duket sikur po i bie tavani mbi kokë nga stresi.

Ajo i bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për veten.

‘Prej 15 ditësh po qëndroj në shtëpi. Njerëzit e kanë kaluar kohën në shtëpi duke bërë palestër, duke gatuar, por për mua këto ditë kanë qenë të vështira. Ankthi është armiku kryesor i njeriut, sidomos në këto momente. Mbi të gjitha stresi që po kalojmë dhe fakti sikur tavani po të bie mbi kokë është diçka që duket sikur po të merr frymën. Kam filluar ta gjej qetësinë time duke filluar të besoj tek Zoti. Është momenti që të reflektojmë dhe t’i lutemi shumë Zotit që kjo të kalojë. Duhet të bëjmë kujdes sepse kjo mund të kthehet në një dramë të vërtetë nëse nuk qëndrojmë në shtëpi’, deklaron Ilda./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Dëmtimi i lëkurës nga larja e shpeshtë e duarve/ Këshillat e dermatologes

Publikuar

-

Nga

Mjekët specialist bëjnë thirrje vazhdimisht për larjen e shpeshtë të duarve, si një mënyrë parandaluese për infektimin nga COVID-19.

Mirëpo aplikimi i larjes së shpeshta, shtuar këtu edhe solucionet, shpesh herë bëhet shkas për dëmtimin e e lëkurës.

Shefja e Shërbimit të Dermatologjisë pranë QSUT, Ermira Vasili, në një interviste për “Ora news” jep disa këshilla për parandalimin e këtyre problemeve.

Tharja e lëkurës mund ta bëjë lëkurën më të predispozuar për infeksione të tjera bakteriale. Këshilloj që duart të mos lahen me ujë shumë të nxehtë por të vakët dhe hidratimi me kremëra të ndryshëm ose vazelinë të thjeshtë apo edhkËSHe vaj ulliri.

Lagështira dhe mbajtja për një kohë të gjatë dëmtojnë lëkurën. Dorezat të mbahen aq sa duhet të mbahen, kur del në rrugë apo bën pazar.

LEXO EDHE:  Shembja e hotelit karantinë në Kinë/ Shkon në 10 numri i viktimave

LEXO EDHE:  U takua me mjekun e infektuar/ Vetëizolohet kancelarja gjermane, Angela Merkel

I këshilloj të mos përdorin pomada me bazë kortizoni pa këshillën e mjekut.

Vasili apelon qytetarët që mund të preken nga problemet e lëkurës në kohën e pandemisë që të kontaktojnë me Shërbimin e Dermatologjisë fillimisht përmes telefonit për të shmangur sa më shumë ambientet spitalore.

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Keni mbetur në Britani për shkak të koronavirusit?/ Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

Ministria e Jashtme ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar.

MEPJ deklaron se shqiptarët që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar dhe nuk mund të kthehen në vendet e tyre për shkak të pandemisë COVID-19, do t’ju zgjatet viza.

“Zgjatja e vizës do të zbatohet për secilin qytetar që viza i skadon pas 24 janarit dhe që nuk mund të largohet nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të kufizimeve të udhëtimit ose të vetë-izolimit të tij.

Kjo situatë do të zgjasë deri më 31 maj, por do të mbahet nën rishikim në rast se do të nevojitet zgjatje e mëtejshme.

LEXO EDHE:  Shembja e hotelit karantinë në Kinë/ Shkon në 10 numri i viktimave

LEXO EDHE:  Flet për herë të parë gazetarja sportive/ A i ka kërkuar falje Ilda Bejleri

Secili qytetar që ndodhet në këtë situatë duhet të kontaktojë ekipin e vënë në dispozicion dedikuar COVID-19, përmes adresës [email protected], për të njoftuar që vizat e tyre kanë skaduar”, thuhet në njoftim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Flamur Topi jep shpresa/ “Ngrohja e kohës mund ta eleminojë fare koronavirusin”

Publikuar

-

Nga

Doktori Flamur Topi ka dhënë më shumë shpresa se koronavirusi do të mposhtet sapo koha të ngrohë.Topi deklaron se me ngrohjen e kohës ka vërtet shumë shpresa që kurba jo vetëm të bjerë, por edhe të eliminohet.
Mjeku thotë se virusi ka përhapje të madhe dhe se askush nuk mund të japë me saktësi një shpjegim për numrin e të vdekurve.
“Askush nuk është në gjendje të japë një shpjegim të saktë për numrin e lartë të vdekjeve. Mjekësitë ranë në gjendje kolapsi dhe në këtë mënyrë fillojnë zgjedhjet ndërmjet pacientëvee, vendos se kujt duhet t i japësh përparësi. Fëmijët për fat të mirë nuk janë të prekur nga ky virus, por duhet të tregojmë kujdes maksimal edhe për ta. Në asnjë mënyrë nuk duhet nënvlerësuar, edhe të rinjtë duhet të ndërgjgegjësohen, të tregohen më të kujdesshëm”, tha ai në një lidhje me studion e Abc News.
Ashtu si kolegët e tij edhe Topi dha disa këshilla, ndër të cilat është edhe gjumi i mjaftueshëm dhe ushqyerja e mirë.
“Kapacitetet jetësore të mushkërive nuk janë në gjendje për të përballuar koronavirusin ndaj edhe janë më të prekur. Forconi focat mbrojtëse në trupin tuaj, vërtet viruset janë shumë të këqinj, por çdo organizëm ka një faktor të brendshëm luftarak. Është i rëndësishëm që gjumi të bëhet i mjaftueshëm, një ushqim të mirë”, nënvizoi doktori./ CNA.al

LEXO TE PLOTE