Connect with Us

Thellohen përplasjet/ Çim Peka dhe Ben Blushi i nxjerrin “kthetrat” njëri-tjetrit

Sociale

Thellohen përplasjet/ Çim Peka dhe Ben Blushi i nxjerrin “kthetrat” njëri-tjetrit

Publikuar

-

Një përplasje e ashpër në distancë po zhvillohet së fundit mes gazetarit Çim Peka dhe ish-politikanit, tashmë drejtor i Top Channel, Ben Blushi.

Dy ditë më parë, portali i drejtuar nga Çim Peka publikoi një shkrim ku pretendohej se pas 17 vitesh do të mbyllej një ndër emisionet më të shikuara në Top Channel, ai “Portokalli”.

Në këtë shkrim për situtatën në Top Channel bëhej përgjegjës Ben Blushi, ndërsa shkruhej se “Rënia e audiencës, sidomos e programeve informative që janë kthyer në altoparlantë qeveritarë, po shoqërohet me të tjera probleme.”.

Pork y shkrim duket se ishte nxitës i “luftës” mes palëve. Blushi iu përgjigj Pekës, nëpërmjet një shkrimi të publikuar në gazetën Shqip, ku përgenjeshtrohet lajmi për mbylljen e Portokallisë.

Por “lufta” ka vijuar më tek. Sot portal “Syri.net”, i Cim Pekës, i ka drejtuar një sërë akuzash Ben Blushit.

“Ben Blushi dhe bashkëshortja e tij, ushqehen nga milionat e eurove që ‘Klodi i inceneratorëve’ thith nga paratë e taksapaguesve, ne nuk ushqehemi nga fonde publike.

Ndryshe nga TCH që merr licensa kioskash anembanë Tiranës ne nuk ushqehemi me paratë apo pronën publike të shqiptarëve.

Ndryshe nga Ben Blushi ne nuk gjobisim biznese apo ti detyrojmë ato përmes kërcënimit e shantazhimit për të mbushur arkën apo xhepin tonë.

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Çfarë ndodhi mes Ramës e Xhafajt

Në lidhje me pretendimet për raportime të mëparshme të Syri.net, ne si media duke mos pasur asnjë kompleks të kërkojmë ndjesë aty ku gabojmë, qëndrojmë fort në raportimet tona për gjobat që Ben Blushi ka bërë në emër të tij dhe TCH.”-shkruhet ndër të tjera në shkrimin e publikuar nga portal i Cim Pekës.

Më tej, thuhet se “Konkretisht tek ne kanë ardhur denoncime plotësisht të besueshme dhe plotësuese të dosjeve të depozituara në prokurori nga biznesmenë dhe kompani të medha për shantazhime që u jane bërë nga Ben Blushi dhe TCH për të derdhur në arken e tyre shuma me 6 shifra në euro.

Thënë shkurt, Ben Blushi nuk është denoncuar si lake e shërbëtor i Edi Ramës por si gjobaxhi ndaj biznesit shqiptar. Ne do i qëndrojmë të vërtetës dhe jemi të bindur se kur drejtësia mos ketë të njejtin “pronar” si TCH, ajo jo vetëm do të fitojë por do shoqërohet dhe me ndëshkimin penal të atyre që shantazhojnë si banditë sipërmarrësit e këtij vendi”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Artan Hoxha publikon foto dhe video/ Bashkia Polican plan masazh unike kundër koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Ndërkohë që qeveria Shqiptare ka ndërmarrë masa të rrepta kundër përhapjes së koronavirusit, një plan krejt unik po zbatohet nga Bashkia e Policanit.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Artan Hoxha, i cili në një postim në rrjetet sociale, shkruan se prej dy ditesh nje postbllok i perforcuar ka bllokuar qarkullimin e të vetmit aks rrugor që lidh Policanin me pjesen tjeter te vendit.

Sipas gazetarit Hoxha, në postbllokun e Policianit nuk lejohet askush që nuk është banor i qytetit.

“Njesia Administrative Bashkia Polican, prej 48 oresh ka organizuar nje plan masash krejt unik nga pjesa tjeter e vendit per te penguar dhe parandaluar perhapjen e covid-19 brenda territorit te saj. Prej dy ditesh nje postbllok i perforcuar ka bllokuar qarkullimin e te vetmit aksi rrugor qe lidh Policanin me pjesen tjeter te vendit”.

Sipas gazetarit Hoxha, kjo bashki ka te rregjistruar zyrtarisht 800 te semure kronike per shkak te punes se veshtire dhe semundjeve profesionale te marra sidomos nga moshat e medha qe kane punuar per dekada me radhe ne kombinatin e ushtarak te ketij qyteti.

“Policani eshte themeluar si qytet industrial ne vitet ‘60-‘70 te shekullit te kaluar, kur nisi dhe ndertimi i kombinatit ushtarak per prodhimin e armatimeve dhe municioneve luftarake. Pikerisht per kete fakt afro 15% e popullates se ketij qyteti te vogel, vuan aktualisht nga semundje kronike dhe sidomos ato qe kane te bejne me rruget e frymemarrjes.
Per kete shkak ne bashkepunim edhe me komisariatin vendor te policise, kryebashkiaku Adriatik Zotkaj i mbeshtetur nga keshilli bashkiak ka urdheruar ngritjen e nje postblloku ne hyrje te qytetit.”-shkruan ndër të tjera Artan Hoxha.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Rama-socialistes së re: Zogu mos fishkëlle

LEXO EDHE:  Nis seanca, Patozi: Rama i mërzitur nga marrëveshja!/Blushi: Na prezantoni ndryshimet

Po ashtu ai thekson se “Postblloku perbehet nga forca te policise se shtetit dhe policise bashkiake dhe qendron 24 ore ne sherbim. Policani eshte nje qytet gati i izoluar per shkak te terrenit malor dhe te faktit qe ka vetem nje rruge nacionale e cila e lidh me pjesen tjeter te vendit, aksin Polican- Berat.
Drejtimi tjeter dales nga Policani, eshte drejt nje bashkie me te vogel, asaj te Skraparit, e cila ka nje terren edhe me te thyer malor dhe ndodhet gati e izoluar nga pjesa tjeter e vendit.
Duke qene dy nga bashkite me te varfera ne vend, me te izoluara gjeografikisht dhe me sherbim spitalor fare minimal, edhe Bashkia e Skraparit i ka mbeshtetur masat e marra nga Policani, pasi e njejta rruge nacionale sherben per te lidhur edhe Skraparin me pjesen tjeter te vendit.”.

Më tej, ai shton se Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat, e cila ka urdhëruar largimin e trupave policore nga postblloku dhe ky postbllok mbahet vetëm nga policët bashkiakë.

“Por cuditerisht, disa ore me pare Drejtoria e Policise e qarkut Berat, nga e cila varet komisariati i Policanit, ka dhene urdher qe trupat policore te largohen nga postblloku. Ne keto kushte Bashkia Polican ka vendosur ta mbaje postbllokun vetem me policet e vet bashkiake.”-shkruan Artan Hoxha.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Spitali karantinë me kapacitet 100 shtretër/ Manastirliu: Do të shërbejë për pacientët në fazë shërimi

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Rama, Ministrja Manastirliu dhe ministri Ahmetaj inspektuan strukturën e cila do të përshatet si spital-karantinë. Manastirliu tha se kjo strukturë do të shërbejë për ata pacientë të prekur nga COVID-19, të cilët kanë gjendje shëndetësore të përmirësuar nga trajtimi në spital, por kanë ende nevojë të mbahen nën vëzhgim.

Manastirliu tha se bëhet fjalë për skenarin e katërt, në rastet e tejkalimit të kapaciteteve të strukturave publike.
“Spitali karantinë do të shërbejë për ata pacientë që përmirësohen por kanë nevojë akoma për t’u mbajtur nën vëzhgim dhe janë të hospitalizuar. Kjo është pjesë e skenarit të katërt, pasi në skenarin e parë, të dytë dhe të tretë janë struktura të tjera në spitalet publike, ndërsa ky do të shërbejë si një spital-karantinë me një organizim të asistencës bazë mjekësore”, tha Manastirliu.

Gjatë inspektimit në objektin që do të transformohet në spital karantinë në ish-universitetin jopublik Kristal, Manastirliu tha se kjo strukturë ka një kapacitet prej 100 shtretërish.
“Struktura është e adaptueshme dhe puna do të fillojë shumë shpejt për rehabilitimin. Çdo dhomë do të adaptohet konkretisht për ata të sëmurë që janë në fazë shërimi që kërkojnë një asistencë bazë mjekësore. Do të jenë rreth 100 shtretër. Është në kushte që mund të adaptohet shpejt për një strukturë rezidenciale dhe të ofrojë shërbimet bazë”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë tha se menjëherë do të fillojmë me procedurat pas vendimit të qeverisë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Armir Shkurti rrëfen ndodhinë e papritur në Tiranë  

Publikuar

-

Nga

Gazetari Armir Shkurti nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka komentuar situatën e rëndë që po kalon Shqipëria për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Ndërsa rrëfen një ndodhi me një Sirian në mes të Tiranës, Armir Shkurti jep edhe një mesazh mjaft të fortë në lidhje me atë çfarë po ndodh realisht në vendin tonë.

Nëpërmjet historisë që tregon Armir Shkurti, jep alarmin për të papunët që do ngelen në Shqipëri, për shkak të kësaj situate.

“Një sirian tre hapa para meje. Mu në mes të sheshit Skënderbej. Ai e kishte marrë shtruar, po edhe unë ngadalësova hapin të mbaj distancë nga frika e virusit. Përballë po vinte një zonjë në moshë. Siriani ndaloi hapin, edhe unë po ashtu. Ishte ngushtë dhe nuk desha as të kryqëzohem me atë zonjën e as të kaloja afër sirianit.
– Pliz medëm! Aj em from Siria! Fud medëm! – i kërkoi me një anglishte të pastër bukë duke i thënë se është sirian.

E moshuara bëri edhe dy hapa dhe qëndroi diku mes sirianit dhe meje. Nxorri dy 200 lekësha, nga ata të rinjtë plastikë dhe njërin ia zgjati sirianit.

LEXO EDHE:  Intervista me djalin e kryeministrit/ Gregori “sfidon” hapur Ramën

LEXO EDHE:  Akuzat për Agim Kajmakun/ Prokuroria vihet në lëvizje, letërporosi në Greqi

Ky e mori, falenderoi dhe vazhdoi udhën.

200 lekëshin e dytë ma zgjati mua.
Unë shtanga! Në fakt edhe unë edhe siriani ishim me kapuç. Ngjyrën e lëkurës aty – aty. Unë i paqethur e i parruar ngaqë s’po gjej berberhane këto ditë… Instiktivisht zgjata dorën dhe e mora 200 lekshin dhe, duke hyrë në rolin që ajo më pandehu (pra si shoku i sirianit të parë) me një anglishte të çalë, me aksent prej Lindjes së Mesme e falenderova:

– Teeenkjo madam! Teeenkju verri muç! God bles yu, jurr femëlli, jurr çilldrën…”-është ky rrëfimi i Armir Shkurtit për ndodhinë në sheshin “Skëndërbej”.

Por mesazhi më tej është alamues, kur shkruan se “E gjora zonjë psherëtiu e tundi kokën me trishtim.

– Eeeh! Ne do bëjmë si do bëjmë, se pensionistë jemi. Po ju ç’do bëni pa punë o Armir!

(P.S: Sqarimi te komenti i parë)”

LEXO TE PLOTE