Connect with Us

Spitali karantinë me kapacitet 100 shtretër/ Manastirliu: Do të shërbejë për pacientët në fazë shërimi

Sociale

Spitali karantinë me kapacitet 100 shtretër/ Manastirliu: Do të shërbejë për pacientët në fazë shërimi

Publikuar

-

Kryeministri Rama, Ministrja Manastirliu dhe ministri Ahmetaj inspektuan strukturën e cila do të përshatet si spital-karantinë. Manastirliu tha se kjo strukturë do të shërbejë për ata pacientë të prekur nga COVID-19, të cilët kanë gjendje shëndetësore të përmirësuar nga trajtimi në spital, por kanë ende nevojë të mbahen nën vëzhgim.

Manastirliu tha se bëhet fjalë për skenarin e katërt, në rastet e tejkalimit të kapaciteteve të strukturave publike.
“Spitali karantinë do të shërbejë për ata pacientë që përmirësohen por kanë nevojë akoma për t’u mbajtur nën vëzhgim dhe janë të hospitalizuar. Kjo është pjesë e skenarit të katërt, pasi në skenarin e parë, të dytë dhe të tretë janë struktura të tjera në spitalet publike, ndërsa ky do të shërbejë si një spital-karantinë me një organizim të asistencës bazë mjekësore”, tha Manastirliu.

Gjatë inspektimit në objektin që do të transformohet në spital karantinë në ish-universitetin jopublik Kristal, Manastirliu tha se kjo strukturë ka një kapacitet prej 100 shtretërish.
“Struktura është e adaptueshme dhe puna do të fillojë shumë shpejt për rehabilitimin. Çdo dhomë do të adaptohet konkretisht për ata të sëmurë që janë në fazë shërimi që kërkojnë një asistencë bazë mjekësore. Do të jenë rreth 100 shtretër. Është në kushte që mund të adaptohet shpejt për një strukturë rezidenciale dhe të ofrojë shërbimet bazë”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë tha se menjëherë do të fillojmë me procedurat pas vendimit të qeverisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Armir Shkurti rrëfen ndodhinë e papritur në Tiranë  

Publikuar

-

Nga

Gazetari Armir Shkurti nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka komentuar situatën e rëndë që po kalon Shqipëria për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Ndërsa rrëfen një ndodhi me një Sirian në mes të Tiranës, Armir Shkurti jep edhe një mesazh mjaft të fortë në lidhje me atë çfarë po ndodh realisht në vendin tonë.

Nëpërmjet historisë që tregon Armir Shkurti, jep alarmin për të papunët që do ngelen në Shqipëri, për shkak të kësaj situate.

“Një sirian tre hapa para meje. Mu në mes të sheshit Skënderbej. Ai e kishte marrë shtruar, po edhe unë ngadalësova hapin të mbaj distancë nga frika e virusit. Përballë po vinte një zonjë në moshë. Siriani ndaloi hapin, edhe unë po ashtu. Ishte ngushtë dhe nuk desha as të kryqëzohem me atë zonjën e as të kaloja afër sirianit.
– Pliz medëm! Aj em from Siria! Fud medëm! – i kërkoi me një anglishte të pastër bukë duke i thënë se është sirian.

E moshuara bëri edhe dy hapa dhe qëndroi diku mes sirianit dhe meje. Nxorri dy 200 lekësha, nga ata të rinjtë plastikë dhe njërin ia zgjati sirianit.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet lokale/ Rama zbulon arsyen pse refuzon opozita

LEXO EDHE:  Ftesa për dialog/ Reagon ish ministri Ramës

Ky e mori, falenderoi dhe vazhdoi udhën.

200 lekëshin e dytë ma zgjati mua.
Unë shtanga! Në fakt edhe unë edhe siriani ishim me kapuç. Ngjyrën e lëkurës aty – aty. Unë i paqethur e i parruar ngaqë s’po gjej berberhane këto ditë… Instiktivisht zgjata dorën dhe e mora 200 lekshin dhe, duke hyrë në rolin që ajo më pandehu (pra si shoku i sirianit të parë) me një anglishte të çalë, me aksent prej Lindjes së Mesme e falenderova:

– Teeenkjo madam! Teeenkju verri muç! God bles yu, jurr femëlli, jurr çilldrën…”-është ky rrëfimi i Armir Shkurtit për ndodhinë në sheshin “Skëndërbej”.

Por mesazhi më tej është alamues, kur shkruan se “E gjora zonjë psherëtiu e tundi kokën me trishtim.

– Eeeh! Ne do bëjmë si do bëjmë, se pensionistë jemi. Po ju ç’do bëni pa punë o Armir!

(P.S: Sqarimi te komenti i parë)”

LEXO TE PLOTE

Sociale

Situata nga koronavirusi/ Ministria njoftim për shqiptarët që ndodhen në Bullgari

Publikuar

-

Nga

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në Bullgari, se autoritetet bullgare për Migracionin kanë vendosur që afati i lejeve të qëndrimit afatshkurtër dhe afatgjatë për shtetasit e huaj, të cilat skadojnë gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme, të zgjatet me 6 muaj.

Shtetasit shqiptarë, që kanë një leje qëndrimi drejt mbarimit të afatit përfitojnë zgjatjen prej 6 muajsh të lejes. Shtetasit shqiptarë mund të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm për rinovimin e lejes së qëndrimit deri në 14 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.

Gjithashtu, shtetasit shqiptarë, të cilët do të tejkalojnë afatin 3 mujor gjatë kësaj periudhe duhet të paraqiten pranë Drejtorisë së Migracionit, për të zgjatur qëndrimin e tyre.

LEXO EDHE:  Kompromis për zgjedhjen e kryeprokurorit? Ja çfarë thotë Kushtetuta

LEXO EDHE:  Ja dokumenti/ Kryeministri nuk e ka parë fare Buxhetin e 2018-ës

Në rastet e nevojës për asistencë, MEPJ udhëzon qytetarët shqiptarë të kontaktojnë në numrin e emergjencës së Përfaqësisë së Republikës së Shqipërisë në Sofje +359 894 311 493 ose në adresën e e-mail [email protected]

LEXO TE PLOTE

Sociale

Anti Covid-19/ Gjashtë udhëzimet e reja të OBSH-së që vlejnë edhe për Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Organizata Botërore e Shëndetësisë përditësoi mbrëmë udhëzimet për vendet e prekura nga Koronavirusi, të cilat Shqipëria është e detyruar t’i zbatojë.

Sipas OBSH-së, masat bllokuese për parandalimin e COVID duhet të vijojnë, por janë lëshuar edhe gjashtë rekomandime të reja për të ndihmuar në frenimin e përhapjes si më poshtë:

Së pari, zgjeroni, trajnoni dhe përgatisni burimet njerëzore të kujdesit shëndetësor dhe shëndetit publik në shërbim të situatës së re të krijuar;

Së dyti, zbatoni një sistem për të gjetur çdo rast të dyshuar në nivel komuniteti;

Së treti, rrisni prodhimin, kapacitetin dhe disponueshmërinë e testimit;

Së katërti, identifikoni, përshtasni dhe pajisni objektet që do të përdorni për të trajtuar dhe për të izoluar pacientët;

LEXO EDHE:  Kompromis për zgjedhjen e kryeprokurorit? Ja çfarë thotë Kushtetuta

LEXO EDHE:  Të gjithë shpifësat pa pagesë të Rilindjes që duhen dënuar

Së pesti, zhvilloni një plan dhe proces të qartë për të karantinuar kontaktet;

Së gjashti, përqendroni të gjitha burimet qeveritare për frenimin dhe kontrollin e COVID-19.

OBSH referoi se, kjo është mënyra më e mirë për të frenuar dhe për të ndaluar transmetimin, që kur të hiqen kufizimet, virusi të mos rishfaqet.

Gjëja e fundit është hapja e shkollave dhe bizneseve, pasi nëse virusi nuk kontrollet ato sërish do të rimbyllen.

LEXO TE PLOTE