Connect with Us

Soreca për hapjen e negociatave/ Ja 4 kërkesat që duhet të plotësoni, çfarë përfiton Shqipëria

Politikë

Soreca për hapjen e negociatave/ Ja 4 kërkesat që duhet të plotësoni, çfarë përfiton Shqipëria

Publikuar

-

Dy ditë më parë Këshilli Europian vendosi të rekomandojë hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Lidhur me këtë vendim ka folur ditën e sotme ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca, i cili tha se si fillim Shqipëria duhet të plotësojë katër kërkesa.

Soreca tha se fushat e bashkëpunimit duhen përqendruar te përparësitë si lufta kundër krimit dhe korrupsionit, ndërsa shpegoi edhe katër kërkesat.

“Duhet të flasim për kuadrin negociues, që është struktura e marrëdhënies mes BE-së dhe Shqipërisë, që do të jetë për vitet në vijim, që do të jenë të gjitha fushat e bashkëpunimit, por duke u përqendruar te përparësitë si lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Tani synimi është të përgatisim këtë kuadër dhe ta dorëzojmë me raportin vjetor të KE-së në qershor, më pas do të jenë shtetet anëtare që do të vendosin për miratimin dhe kjo do të ndodhë në Shqipëria do të përmbysë atë kërkesë dhe më pas në gjysmën e dytë të 2020, do të jetë Gjermania që do të ketë Presidencën e BE-së që do të thërrasë konferencën e parë ndërqeveritare. Kushtet apo kërkesat që duhet të përmbushë Shqipëria. Në mënyrë që të ulet në këtë tryezë me BE për konferencën duhet të përmbushë këto;
1. Reforma zgjedhore e miratuar sipas rekomandimeve të OSBE
2. Vazhdimi i reformës në drejtësi, ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë
3. Krijimi i organeve të specializuara anti-korrupsion, SPAK dhe BKH
4. Duhet të fuqizojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, deklaroi ai.

Ambasadori theksoi se janë edhe një sërë kushtesh të tjera që do të shtrihen në kohë, siç është lufta kundër azilit, ndryshimi i ligjit për mediat, çështja e të drejtave të njeriut, pakicave, censusin, apo të drejtat e qytetarëve. Gjithashtu Soreca sqaroi edhe përfitimet e Shqipërisë me hapjen e negociatave.

“Shqipëria do të ketë mundësi të bëhet pjesë e tregut të BE-së para se të bëhet anëtare. Shqipëria do të kenë mundësi që të bëhen pjesë e programeve të rëndësishme për arsimin, transportin, bujqësinë apo fatkeqësive natyrore, vendet negociuese do të kenë mundësi për qasjen në fondin e solidaritetit. Shqipëria e nisi rrugëtimin në 2014, tani iu statusi i nivelit të dytë të udhëtarit dhe tani sa më shpejt të ecin reformat, aq më shpejt do të arrijë në nivelin më të lartë”, nënvizoi ambasadori i BE-së./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nuk mund të futemi në vjeshtë me këtë numër tamponësh”/ Panariti paralajmëron qeverinë: Do ta pësojmë shumë keq

Publikuar

-

Nga

“Nuk mund të futemi në vjeshtë me këtë numër tamponësh”/ Panariti paralajmëron qeverinë: Do ta pësojmë shumë keq

Ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka reaguar sërish lidhur me situatën e krijuar nga Covid-19 në vend.

Panariti shkruan se receta për sigurinë tonë vetjake “Anticovid” do të mbetet e pandryshuar për shumë kohë, ndaj duhet të bëjmë kujdes, të mbajmë maskat dhe të kujdesemi për higjienën deri  në kufijt  e paranojës.

Ndërsa ka dhe një mesazh për qeverinë. Për Panaritin nuk mund të futemi në vjeshtë me këtë numër tamponash dhe shtretërish reanimatorë, për ndryshe do ta pësojmë keq.

“Të mos kemi asnjë iluzion! Receta për sigurinë tonë vetjake “Anticovid” do të mbetet e pandryshuar për shumë kohë!

Distancim, maskë, higjienë… deri në kufijtë e paranojës për secilin..

Edhe për shumë muaj që do vijnë!

Ti thuhet fort dhe qartë ky rregull, kjo mënyrë jetese, mbarë opinionit tonë publik.

Tu thuhet njerëzve që kjo nuk ka lidhje fare me hapjen graduale të ekonomisë dhe të shoqërisë!

E cila do të vazhdojë sepse nuk mund të ketë kthim prapa..

Por hapja vlen për shoqërinë dhe ekonominë, ndërsa mbyllja me maskë dhe “izolimi” me distancim për secilin duhet të vazhdojë pavarësisht nga hapja graduale.

Nëse ne do ti ndajmë qartë këto të dyja, unë jam optimist se do ta përballojmë më lehtë dallgën e vjeshtës të koronavirusit.

Ndërkaq një mesazh për qeverinë!
Nuk mund të futemi në vjeshtë dhe dimër me këtë numër testesh dhe tamponash.
Përndryshe do ta pësojmë keq.
Sepse nuk ka mënyrë tjetër për kontrollin e infeksionit përveç testim, testim, testim, gjurmim dhe izolim i rasteve.

Nuk mund të futemi në vjeshtë me këtë numër tamponash dhe shtretërish reanimatorë…

Përndryshe do ta pësojmë keq!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tabaku publikon raportin e ‘Moody’s’/ Qeveria pengesë kryesore për ecurinë ekonomike të vendit

Publikuar

-

Nga

Tabaku publikon raportin e ‘Moody’s’/ Qeveria pengesë kryesore për ecurinë ekonomike të vendit

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka publikuar raportin e agjencisë prestigjioze Moody’s Investors Service ku analizon ekonominë e Shqipërisë.

Tabaku akuzon qeverinë si përgjegjësja kryesore për krizën ekonomike në të cilën ndodhet vendi.

Sipas Tabakut, në raport kritikohet mungesa e vullnetit të qeverisë për të luftuar krimin e organizuar, dhe se i kushtohet vëmendje edhe “borxhit të lartë.

“Institucionet financiare ndërkombëtare kanë vënë gishtin sërish në plagët e ekonomisë shqiptare dhe kanë folur më haptas se kurrë për shkaqet dhe shkaktarët e krizës së thellë ekonomike në Shqipëri.

Në raportin e fundit të agjensisë prestigjioze Moody’s raportohet se është qeveria shqiptare pengesë kryesore për ecurinë ekonomike të vendit. Ekonomia shqiptare konsiderohet me risqe të larta. Në raport kritikohet mungesa e vullnetit të qeverisë për të luftuar krimin e organizuar. Vëmendje të veçantë kanë tërhequr edhe borxhi i lartë dhe PPP-të të cilat shndërruar në bomba me sahat për vendin.

Kjo qeveri punon për një pakicë dhe kundër interesave të shumicës së shqiptarëve. Ajo është shndërruar në pengesë për zhvillimin e ekonomisë dhe biznesit.

Ky kryeministër dhe një grusht përfituesish rreth tij që e çuan vendin në këtë krizë të thellë për qytetarët dhe biznesin, nuk e duan ndryshimin dhe po orvaten me çdo mjet për të ndalur zgjidhjen.

Ata kanë ndërtuar një sistem që çdo ditë madje edhe gjatë karantinës vodhën parátë nga xhepat e shqiptarëve dhe u sollën si banda me biznesin e ndershëm, ndërkohë që duan të amnistojnë paratë e krimit.

Këto janë përpëlitjet e fundit të një kryeministri dhe një qeverie në ikje. Ne nuk do të lejojmë që ekonomia të rrënohet në mënyrë të pakthyeshme dhe që Shqipërisë ti nxihet faqja në çdo raport ndërkombëtar. Rrotacioni është zgjidhja dhe ndryshimi që po vjen është i pandalshëm. Ekonomia shqiptare do të çlirohet nga ky makth. Shqiptarët meritojnë më mirë!”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-“Rama përdori terror, la vendin pa maska, ngriti male me kufoma”/ Berisha: Fajin e kanë qytetarët

Publikuar

-

Nga

Video-"Rama përdori terror, la vendin pa maska, ngriti male me kufoma"/ Berisha: Fajin e kanë qytetarët

Ish-kryeministri Sali Berisha demaskon kryeministrin Edi Rama, përmes një videoje, ku ky i fundit dëgjohet të flasë për menaxhimin e situatës së epidemisë në vend.

Rama dëgjohet të thotë se Policia dhe Ushtria nuk mund të kontrollojë të gjithë qyetarët pas lirimit të masave, dhë në këtë rast përgjegjës për mbrojtjen dhe rastet e shtuara duhet të jenë vetë qytetarët.

Berisha gjen rastin të komentojë edhe për ditët e para të shpërthimit të epidemisë në vend, kur Rama, sipas tij përdori terror dhe manipuloi shifrat, në vend që të jepte mesazhe sensibilizimi.

“Fajin e kanë qytetaret! Fajin me së pari e ka ai qe nuk mori asnje mase per luften kunder Covid-19;
Qe la vendin pa teste e pa maska. Qe perdori dhune, terror policor e ushtark, tanke e gazra helmuese kunder qytetareve ne vend te maskave dhe testeve ne luften kunder virusit;
Qe ne vend te ndergjegjesimit perdori tmerrimin e qytetareve me fjalime terroriste per 18 mije te vdekur, male me kufoma etj etj dhe ata tani si reagim i kundert nuk duan tja degjojne me emrin si terrorist dhe nuk besojne asgje; Qe shnderroi me praktiken qe ndoqi spitalet ne bomba biologjike; Qe mashtroi dhe manipuloi gjer ne neveri çdo shifer e te dhene”, shkruan Berisha, i cili bashkëngjit edhe videon që CNA.al e sjell më poshtë. /CNA.al

LEXO TE PLOTE