Connect with Us

Situata nga COVID-19/ Nikolin Jaka: Nuk rrezikojmë recesion por papunësi të lartë

Ekonomi

Situata nga COVID-19/ Nikolin Jaka: Nuk rrezikojmë recesion por papunësi të lartë

Publikuar

-

Kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka kërkon që qeveria të bëjë ndërhyrje drastike në buxhet për të përballuar situatën e krijuar nga koronavirusi.

Jaka shprehet se masat shtrënguese shkojnë përtej dy muajv dhe sipërmarrja nuk mund ta përballojë.

Ai shtoi se nuk mendon që mund të ketë një ekspert që mund të nxjerrë një sektor të ekonomisë të painfektuar nga masat shtrënguese të COVID-19.

“E kemi mirëpritur paketën e masave të qeverisë. Nëse masat shtrënguese do të vazhdojnë nuk ka asnjë lloj qeverie të përballojë efektet që mund të shkaktojë COVID-19. Ne jemi në komunikim.
Paketa financiare e cila u publikua nga kryeministri është një paketë e cila përmbush detyrimet mujore ndaj të punësuarve por struktura e biznesit në Shqipëri është e pastrukturuar. Biznesi i vogël është 70-80% e sipërmarrjeve në vend dhe janë të rrezikuara nga zgjatja.
Ne aktualisht kemi një GDP, 14 mld dollarë dhe kemi një GDP jo zyrtare 34 mld dollarë. Në qoftë se sot qarkullimin zyrtar e kemi 38 mln dollarë në ditë, qarkullimin jo zyrtar e kemi 100 mln dollarë. Kemi dy herë pasoja. Është ulur qarkullimi. Nëse masatshtrënguese do vazhdojnë më shumë se 2 muaj është e pamundur që sipërmarrja ta përballojë.
Nuk rrezikon recesion por rrezikon me skenarin më të mirë 50% të popullsisë pa punë. Duhet të përshtatemi në mënyrë të zgjuar me qasjen e re që koronavirusi po i krijon botës dhe në veçanti Shqipërisë”, tha ai për News 24.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Eurokomisioneri për zgjerim konfirmon/ Do të alokojmë 373 milionë € për Ballkanin Perëndimor

Publikuar

-

Nga

Eurokomisioneri për zgjerim, Oliver Varhelyi ka bërë me dije se BE do të ndajë 38 milion euro ndihmë të menjëhershme për sektorët e shëndetësisë.

Përmes një postimi në Twitter, Varhelyi ka bërë me dije se parashikohet edhe rialokimi i mbi 373 milion € për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike.

“I shkrova Kryeministrave të partnerëve tanë Ballkanit Perëndimor për të konfirmuar se qëndrojmë pranë rajonit në luftën kundër Koronavirus.
Ne po ndajmë 38 milion € ndihmë të menjëhershme për sektorët e shëndetësisë dhe parashikimin e rialokimit mbi 373 milion € për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike”, shkruan Varhelyi në postimin e tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Kriza nga koronavirusi/ Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit

Publikuar

-

Nga

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku theksoi se nisur nga situata që po kalon vendi për shkak të koronavirusit, Këshilli Mbikqyrës ka vendosur të ulë normën bazë të interesit, nga 1% në 0.5%.

Po ashtu Sejko theksoi se Këshilli Mbikqyrës i BSH-së po monitoron vazhdimisht situatën.

“Kjo është një masë e nevojshme për reduktimin e kostos së huamarrjes së re. Një masë për të minimizuar pasojat e pandemisë”,- tha Sejko.

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Ekonomia “e sëmurë”/ Banka e Shqipërisë pritet të ulë sot normën bazë në nivele minimale historike

Publikuar

-

Nga

Banka e Shqipërisë do të zhvillojë sot (e mërkurë) mbledhjen e radhës së Këshillit Mbikëqyrës, ku një ndër masat që pritet të diskutojë është ulja e normës bazë të interesit. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi në një dalje të para disa ditëve në media, se ai do të votojë pro uljes.

Norma bazë është një mekanizëm që shërben për të ulur koston e parasë në ekonomi, edhe përmes transmetimit të politikës monetare tek interesat e huave, që duke u bërë më të lira nxisin investimet në ekonomi.

Aktualisht norma bazë është në nivele minimale historike prej 1%, dhe po mbahet e tillë që prej qershorit të vitit 2018, kur është bërë dhe ulja e fundit. Që prej mesit të vitit 2011, institucioni monetar qendror ka ndjekur një politikë aggresive lehtësuese monetare, duke reduktuar gradualisht normën bazë nga 5.25% në 1%. Ulja e normës bazë është shoqëruar dhe me reduktimin e normave të depozitave dhe kredive. Në janar 2020, interesi mesatar i kredive në lekë ishte 6.3% sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, nga rreth 12% që ishte në mesin e 2011-s, përpara se të fillonte politika lehtësuese monetare.

Në rënie kanë qenë dhe normat e depozitave, ku aktualisht kthimi për një kursim me afat 12 muaj është më pak se 1%, nga 5% në mes të 2011-s.

LEXO EDHE:  Drejtori i Urgjencës i infektuar me Covid 19/ Manastirliu tregon gjendjen shëndetësore

LEXO EDHE:  Frika e përhapjes së koronavirusit/ Rrugët mbushen me kafshë të hedhura nga ballkoni

Banka e Shqipërisë kishte paralajmëruar se do të vijonte me politikën lehtësuese monetare që në fillim të këtij viti, si rrjedhojë e rreziqeve të shtuara në ekonomi nga tërmeti i 26 nëntorit. Sipas vlerësimeve të Bankës në mes të shkurtit, “Rritja ekonomike dhe inflacioni i vitit 2020 priten të ndikohen negativisht nga tërmeti”, e cila për rrjedhojë rishikoi parashikimet në kahun e poshtëm”./Monitor

LEXO TE PLOTE