LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkon në 7 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri

26 Mars 2020, 22:11, Sociale CNA
Shkon në 7 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri

Ka shkuar në 7 numri i viktimave sipasojë e pandemisë së koronavirusit në Shqipëri.

Bëhet fjalë për një 85-vjeçare nga Tirana, e cila ka mbërritur gjatë pasdites në spitalin Infektiv, në gjendje të rëndë.

“Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një paciente 85-vjeçare nga Tirana, e cila ka mbërritur gjatë pasdites në spitalin infektiv, në gjendje të rëndë. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për disa orë, 85-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë. E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në spitalin Infektiv.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të jenë shumë të kujdesshëm në rast të shfaqjes së shenjave të sëmundjes dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare në numrin 127!”

Lajmet e fundit nga