Connect with Us

Shkon në 26 numri i viktimave në Greqi/ 892 të infektuar me Covid-19

Bota

Shkon në 26 numri i viktimave në Greqi/ 892 të infektuar me Covid-19

Publikuar

-

Ka shkuar në 26 numri i viktimave në Greqi, sipasojë e pandemisë së koronavirusit.

Ndërkaq, numri i të infektuarve ka arritur në 892, ku vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 77 raste të reja.

Nga këta, 54 persona janë në terapi intensive.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

SHBA akuzon për trafik droge presidentin e Venezuelës/ 15 mln $ për arrestimin e tij

Publikuar

-

Nga

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë akuzuar presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro dhe zyrtarë tjerë të lartë shtetërorë për vepra penale që lidhen me trafikim të drogës.

SHBA po ashtu kanë ofruar 15 milionë dollarë shpërblim për të gjithë ata që ofrojnë informacione që mund të kontribuojnë në arrestimin e Maduros.

Sipas ‘Reuters’, Maduro, një lider socialist i cili tashmë përballet me sanksione amerikane ka qenë shënjestra e një fushate presioni amerikan që synon ta mënjanojë atë nga pushteti.

Aktakuza, një veprim i rrallë amerikan kundër një kreut të një shtëti të huaj shënon një përshkallëzim serioz dhe ndodh në një kohë kur disa zyrtarë të SHBA kanë thënë privatisht se Presidenti Donald Trump është më shumë i irrituar me politikën e tij në Venezuelë. Ai është akuzuar prej kohësh se po udhëheq një regjim të korruptuar dhe brutal, një akuzë të cilën Maduro e ka hedhur poshtë vazhdimisht.

Uashingtoni mbështet liderin e opozitës Juan Guaidó, i cili e shpalli veten president i përkohshëm në vitin e kaluar, por Maduro ka mbetur në pushtet, i mbështetur nga ushtria e tij si dhe i përkrahur nga  Rusia, Kina dhe Kuba.

LEXO EDHE:  Trafik armësh nga Shqipëria drejt Greqisë/  Arrestohen 16 persona

LEXO EDHE:  Ish-kryeministri grek: Greqia duhet të ketë komunikim të mirë me fqinjët nëse...

Maduro është akuzuar gjithmonë se ai ka përdorur të ardhurat e trafikut të drogës për të siguruar të ardhurat e humbura nga sektori i naftës, i vënë nën sanksione të rënda amerikane.

“Populli Venezuelas meriton një qeveri transparente, të përgjegjshme dhe përfaqësuese që plotëson nevojat e popullatës – dhe që nuk angazhohet në trafik ilegal të drogës,” tha Departamenti Amerikan i Shtetit.

“Këta njerëz kanë shkelur besimin e publikut duke lehtësuar dërgesat e lëndëve narkotike nga Venezuela, për të cilën kanë përdorur edhe aeroplanë që niseshin nga një bazë ajrore e Venezuelës” – thuhet në deklaratën e Departamentit.

LEXO TE PLOTE

Bota

Shifrat e Universitetit Amerikan/ Gjysmë milion njerëz të infektuar me COVID-19 në botë, ja sa kanë humbur jetën

Publikuar

-

Nga

Universiteti mjekësor John Hokins ka publikuar të dhënat zyrtare të të prekurve me Covid-19 numri i të cilëve deri më tani ka shkuar në 492,603 të infektuar në të gjithë botën.

Nga këta, 119,918 e kanë fituar betejën me Covid-19, ndërsa 22,184 nuk kanë mund t’ia dalin.

Nga të dhënat vihet re se vendin e parë për numrin më të madh të të prekurve e mban Kina me 81,782 persona, duke u pasuar nga Italia me 74,386 të infektuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 69,246 raste.

Ndërkohë, sipas të dhënave zyrtare Italia ka shënuar numrin më të madh të viktimave, i cili ka shkuar deri më tani në 6,820. Më pas vjen Kina me 3,160 jetë të humbura e në vend të tretë Spanja me 2,991 të vdekur.

Këto shtete pasohen nga Irani me 1,934 vdekje, Franca me 1,100 dhe Mbretëria e Bashkuar me 422.

Shqipëria ende ka një raport të ulët të prekurish me vetëm 174 persona dhe gjashtë jetë të humbura.

Të dhënat e Universitetit Amerikan sipas vendeve i gjeni më poshtë:

81,782- China

74,386- Italy

69,210 -US

56,188- Spain

40,421 -Germany

29,406- Iran

25,604-France

11,316 -Switzerland

9,642 -United Kingdom

9,241- Korea, South

7,459 -Netherlands

6,235 -Belgium

6,001- Austria

3,544 -Portugal

3,404- Canada

3,250 -Norway

2,840- Sweden

2,810 -Australia

2,666- Israel

2,567 -Brazil

2,433-Turkey

2,031 -Malaysia

1,997- Denmark

1,775 -Czechia

1,564 -Ireland

1,333- Luxembourg

1,307 -Japan

1,306- Chile

1,211 -Ecuador

1,128- Pakistan

1,120- Poland

1,045 -Thailand

1,029 -Romania

1,012 -Saudi Arabia

958 -Finland

893- Indonesia

840 -Russia

821 -Greece

802- Iceland

716- India

712 -Diamond Princess

709 -South Africa

707 -Philippines

683 -Singapore

558- Panama

538 Estonia

537 -Qatar

528- Slovenia

LEXO EDHE:  Greqi, ministri i Cipras jep doreheqjen per komentet antisemite

LEXO EDHE:  Macron kërcënon Johnsonin/ “Mbyllim kufirin nëse nuk forconi masat ndaj koronavirusit”

502 -Argentina

481- Croatia

480 -Peru

475 -Mexico

470 -Colombia

457 -Bahrain

456- Egypt

392 -Dominican Republic

384 -Serbia

382 -Iraq

368 -Lebanon

333- United Arab Emirates

302 -Algeria

290- Armenia

290 -Lithuania

283 –New Zealand

261- Hungary

252- Taiwan*

244 -Latvia

243- Bulgaria

226- Slovakia

225 -Morocco

224 -Andorra

217- Uruguay

208 -Kuwait

208 -San Marino

201- Costa Rica

201- North Macedonia

185- Bosnia and Herzegovina

174- Albania

173 -Tunisia

172- Jordan

162- Ukraine

153- Vietnam

149- Moldova

146- Burkina Faso

134 -Malta

132- Cyprus

132 -Ghana

122- Azerbaijan

114 -Brunei

109- Kazakhstan

109- Oman

106- Venezuela

105 -Senegal

104- Sri Lanka

96 -Cambodia

86 Belarus

84 Afghanistan

84- West Bank and Gaza

80- Cote d’Ivoire

79 -Georgia

75- Cameroon

71- Kosovo

67- Montenegro

65 -Uzbekistan

60 -Trinidad and Tobago

57 -Cuba

52 -Honduras

52 -Mauritius

51- Congo (Kinshasa)

51 -Liechtenstein

51- Nigeria

44 -Bangladesh

44 -Kyrgyzstan

41- Paraguay

41 Rëanda

39- Bolivia

31- Kenya

31- Monaco

26- Jamaica

24 -Guatemala

23 -Madagascar

23 -Togo

18 -Barbados

14- Uganda

13- El Salvador

13 -Maldives

13 -Tanzania

12- Ethiopia

12- Zambia

11- Djibouti

11- Dominica

11 -Mongolia

9 -Equatorial Guinea

8 -Haiti

8 -Suriname

7 -Gabon

7 Namibia

7- Niger

7 -Seychelles

6 -Benin

6 -Laos

5 -Bahamas

5 -Fiji

5 -Guyana

5 -Mozambique

5 -Syria

4- Cabo Verde

4 Congo (Brazzaville)

4- Eritrea

4 -Eswatini

4 -Guinea

4 -Holy See

3 -Angola

3- Antigua and Barbuda

3 -Central African Republic

3- Chad

3- Gambia

3- Liberia

3- Mauritania

3 -Nepal

3- Saint Lucia

3 -Sudan

3- Zimbabëe

2 -Belize

2 -Bhutan

2 -Guinea-Bissau

2- Mali

2- Nicaragua

2- Saint Kitts and Nevis

2 -Somalia

1- Grenada

1- Libya

1 -Papua New Guinea

1 -Saint Vincent and the Grenadines

1 -Timor-Leste

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Kriza Corona në Europën Juglindore/ Karantinë për shtetin ligjor

Publikuar

-

Nga

Disa shtete në Europën Qendrore dhe Juglindore përfitojnë nga kriza Corona për të nxjerrë jashtë loje shtetin ligjor e institucionet. Në krye Hungaria. Qeverisja në modusin e diktaturës nuk mund të përjashtohet më.

Në kohët e epidemive shoqëritë duhet të pranojnë kufizime masive të jetës publike. Kështu po ndodh aktualisht edhe me krizën Corona. Synohet që me ndalimin e kufizuar të kontakteve, ndalimin e qarkullimit dhe të udhëtimeve, që për të gjithë është e kuptueshme, të ngadalësohet përhapja e sëmundjes. Por tani disa vende në Europën Qendrore dhe Juglindore po e shfrytëzojnë këtë krizë për të nxjerrë jashtë loje shtetin ligjor, pa pasur perspektiva më të mira suksesi në luftimin e epidemisë.

Në krye të këtyre vendeve qëndron Hungaria. Të martën (24.03) parlamenti në Budapest debatoi për një projektligj të qeverisë së Viktor Orbán për përqendrimin e pushtetit, që e pajis ekzekutivin pa afat me kompetenca diktatoriale. Ky “ligj në mbrojtje ndaj virusit Corona” do të miratohet më se voni javën e ardhshme.

Qysh tani qeveria në Hungari mund të drejtojë me kompetenca të posaçme, sepse ajo ka shpallur gjendjen e emergjencës, që në Hungari quhet “situatë rreziku”. Kjo gjendje vlen vetëm për 15 ditë dhe mund të shtyhet vazhdimisht prej parlamentit.

Parlamenti në Budapest

Situatë e pakufizuar rreziku dhe nene të reja penale

Përkundër kësaj rregulloreje projektligji i ri parashikon, që situata e rrezikut pas nje votimi në parlament mund të vlejë pa afat dhe qeveria mund të lëshojë dekrete për mbrojtjen e popullsisë dhe stabilizimin e ekonomisë, të cilat mund të devijojnë ligjet në fuqi. Puna e parlamentit gjatë kësaj periudhe suspendohet. Zgjedhjet dhe referendumet nuk zhvillohen, vetëm Gjykata Kushtetuese lejohet të vazhdojë punën. Se kur merr fund gjendja e rrezikut, këtë e vendos qeveria, sikurse parashikohet në projektligj.

Gjithashtu në projektligj parashikohen edhe dy nene të reja në kodin penal: Kush pengon masat për luftimin e epidemisë, duhet të llogarisë me dënime të ashpra deri në tetë vjet heqje lirie. Dhe: kush përhap në vendet e rrrezikut lajme të rreme ose lajme me pasaktësi, mund të dënohet deri në pesë vjet. Ligji i planifikuar do të miratohet javën e ardhshme në parlament. Për këtë mjaftojnë dy të tretat e votave – të cilat i ka qeveria e Orbanit.

Shqetësim për projektigjin

Opozita e Hungarisë kritikon projektligjin me vendosmëri si „aplikim i pushtetit total të Orbánit” dhe si “çek i bardhë për qeverisjen me dekret”. Votën e saj opozita e ve në varësi të afatit të vlefshmërisë të këtyre masave si dhe prej garancive të tjera ligjore.

Edhe shumë organizata joqeveritare hungareze si dhe analistët kanë shprehur shqetësim të madh për projektligjin, ndër ta është shprehur edhe folozofi i majtë Gáspár Miklós Tamás. “Nëse ne shohim, që qeveria Orbán përdor epideminë si pretekst për të aplikuar një diktaturë të hapur formale”, shtron ai pyetjen në një shkrim për revistën HVG, “si mundemi ne të besojmë, që masat kufizuese janë të drejta dhe të argumentuara?”

Menaxhim i dyshimtë i krizës Corona

LEXO EDHE:  Pse blejmë gjëra të çuditshme në kohë krize?

LEXO EDHE:  Trafik armësh nga Shqipëria drejt Greqisë/  Arrestohen 16 persona

Edhe në vende të tjera të Europës Qendrore dhe Juglindore epidemia shërben si pretekst për kufizime të dyshimta të shtetit ligjor. P.sh. qeveria e Sllovakisë do të miratojë një ligj, që u lejon institucioneve shtetërore aksesin në të dhënat e operatorëve të telekomunikacionit. Përmes Handy-Tracking synohet të garantohet, që personat qëndrojnë të izoluar në karantinë, deklaroi kryeministri Igor Matovic të martën (24.03).

Edhe në Bullgari Corona ka sjellë ligje të jashtëzakonshme

Katër vende anëtare të Këshillit të Europës – Armenia, Letonia, Republika e Moldavisë dhe Rumania – shpallën të ashtuquajturitn Derogation (rregull i jashtëzakonshëm) nga dispozitat e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Përmes kësaj në këto vende gjatë situatës së emergjencës mund të shfuqizohen një pjesë e të drejtave të qytetarit. Kritikët e cilësojnë këtë masë si joproporcionale.

Në Bullgari presidenti Rumen Radev vendosi veton e tij kundër një ligji për masat e gjendjes së emergjencës. Ky ligj, ngjashëm si në Hungari, parashikonte dënime me burg për përhapje të informacioneve të rreme lidhur me sëmundjen infektive. Një rregull tjetër i diskutueshëm është angazhimi i ushtrisë për zbatimin e masave të gjendjes së emergjencës, që normalisht është detyrë vetëm e policisë, ndër të tjera këtu bën pjesë edhe kontrolli i pasaportave. Një pjesë e koaliconit qeverisës e pranoi veton e presidentit. Megjithatë mbetet e hapur, nëse dispozita të ngjashme do të riformulohen. Parlamenti duhet të votojë për këtë ditët e ardhëshme.

Nuk ka kohë për shtet të së drejtës?

Në mënyrë kontraverse po diskutohet edhe menaxhimi i krizës Corona nga disa presidentë dhe qeveri në vendet e Balkanit Perëndimor. Në Serbi politikanët e partive demokratike të opozitës kritikojnë presidentitn Aleksandar Vuçiç që vendosi më 15 mars gjendjen e emergjencës pa bazë kushtetuese – në këtë mënyrë, sikurse thonë kritikët, Serbia ndodhet „një hap larg diktaturës”.

Dezinfektim në Sarajevë

Në Shqipëri kryeministri Edi Rama ka shpallur dënime të rrepta për të gjithë ata që shkelin ndalimqarkullimin duke dërguar mjete të blinduara për patrullim nëpër Tiranë, gjë që u kritikua ashpër nga politikanët e opozitës.

Në Mal të Zi qeveria publikon në një portal online vazhdimisht listën e aktualizuar me emrat dhe adresat e qytetarëve, që janë vendosur në karantinë. Sipas kryeministrit Duško Marković kjo është e nevojshme, sepse jo të gjithë personat e prekur mund ta kontrollojnë vetveten, ndaj qytetarët duhet të informohen. Të rëndësishme janë shëndeti dhe jeta, tha Marković, tani nuk ka kohë për debate për nuancat ligjore lidhur me të dhënat personale. Aktivistët e të drejtave të njeriut në Mal të Zi e kritikojnë ashpër këtë praktikë, duke e quajtur atë si një „thirrje për linçim”./ DW

LEXO TE PLOTE