Connect with Us

Shifra të frikshme në SHBA/ Numri i të prekurve me koronavirus kalon edhe Kinën

Bota

Shifra të frikshme në SHBA/ Numri i të prekurve me koronavirus kalon edhe Kinën

Publikuar

-

Numri i të prekurve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kapur shifra të frikshme.

Universiteti Johns Hopkins, i cili bazohet në shifra zyrtare, raporton se numri i të prekurve në SHBA ka kaluar edhe Kinën.

Sipas tij, deri më tani në SHBA janë infektuar me COVID-19 82,404 persona dhe kanë humbur jetën 281, ndërsa Kina ka regjistruar 81,782 të prekur./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Rrëzimi i qeverisë “Kurti”/ Vjen reagimi nga SHBA

Publikuar

-

Nga

Pas rrëzimit të qeverisë së Albin Kurtit në Kososë, ka ardhur edhe reagimi zyrtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në faqen e DASH është publikuar një deklaratë e përbashkët e të Dërguarit Special të Presidentit, Richard Grenell, Ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett dhe Përfaqësuesit Special në Ballkanin Perëndimor për Kosovën, Matthew Palmer.

SHBA hedh poshtë gjithashtu spekulimet për një marrëveshje të fshehtë me Serbinë për shkëmbim të territoreve.

Shtetet e Bashkuara janë me njerëzit e Kosovës. Ne i lavdërojmë përpjekjet e vazhdueshme të profesionistëve të shëndetësisë dhe të tjerëve që janë duke punuar shumë, në rrezik të madh, për të zvogëluar përparimin e COVID-19 në Kosovë. Në këtë kohë të pasigurisë, ne i nxisim krerët e Kosovës që të ndjekin Kushtetutën e Kosovës dhe sundimin e ligjit. Ne jemi të përkushtuar që të punojmë me çdo qeveri të formuar përmes procesit kushtetues.

Përveç kësaj, ne vazhdojmë t’i nxisim udhëheqësit e Kosovës që të heqin plotësisht tarifat. Ne besojmë se tarifat po dëmtojnë popullin e Kosovës duke penguar bashkëpunimin rajonal kundër COVID-19 – përfshirë edhe duke vonuar hyrjen në Kosovë të furnizimeve të nevojshme – dhe duke penguar rritjen ekonomike.

Ne duam të sqarojmë se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbime të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç disa kanë spekuluar. I dërguari i posaçëm presidencial Richard Grenell nuk e ka parë dhe as diskutuar kurrë një plan të tillë. Përqendrimi i qeverisë amerikane në mbështetjen e marrëveshjeve të fundit për të rivendosur lidhjet ajrore, hekurudhore dhe autostradë midis Kosovës dhe Serbisë synon të përmirësojë ekonominë dhe të krijojë një vrull ekonomik. Ne besojmë se kjo vrull do t’i japë energji të re një procesi dialogu që do të çonte në njohje të ndërsjellë” thuhet në deklaratë.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Aksident i shumëfishtë/ Makinat bëhen copë, tre të vdekur

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Prishtinë-Shkup.

Në aksident janë përfshirë tre automjete, dhe për pasojë tre perona kanë mbetur të vdekur.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Luljeta Mehmeti.

“Mund të konfirmojmë se sot rreth orës 19:00 ka ndodhur një aksident trafiku në mes të 3 veturave në autostradën Prishtinë – Shkup, në afërsi të Babushit. Policia e Kosovës i është përgjigjur rastit menjëherë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, Ekipet Mjekësore si dhe Kompanitë për Menaxhimin dhe Mirëmbajtjen e Autostradës. Si pasojë e aksidentit ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e tre personave”, tha ajo.

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Koronavirusi merr 100 jetë njerëzish në 24 orë, në Nju Jork

Publikuar

-

Nga

Shteti amerikan i Nju Jorkut kaloi një prag të zymtë të enjten, me 100 banorë që gjetën vdekjen nga koronavirusi në një periudhë 24-orëshe, ndërsa guvernatori paralajmëroi se numrat do të vazhdojnë të rriten.

“Numri i vdekjeve po rritet,” u tha Andrew Cuomo gazetarëve. Me vdekjet e fundit, 385 kanë humbur jatë nga virusi në shtetin e Nju Jorkut.

Ai tha se vdekjet janë kryesisht në mesin e pacientëve që kanë qëndruar në ventilatorë për javë të tëra. COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi, është një virus i frymëmarrjes dhe shumë pacientë kanë vështirësi në frymëmarrje, duke kërkuar ndihmën e një makinerie për ta lehtësuar gjendjen.

“Tani kemi njerëz që kanë qenë në ventilatorë për 20, 30 ditë,” tha guvernatori Cuomo. “Sa më gjatë të jeni në një ventilator, aq më shumë të ngjarë ka se nuk do të dilni nga ventilatori. Kjo është ajo që po ndodh ”.

Ky është një zhvillim shqetësues, pasi ka 1.300 pacientë me COVID-19 në njësitë e kujdesit intensiv të këtij shteti – në shtretërit spitalorë të pajisur me ventilatorë.

Cuomo tha se në situata normale mjekësore, pacientët zakonisht mund të përdorin një makinë për 3-4 ditë, ndërsa pacientët me koronavirus mesatarisht 11-21 ditë.

Shteti i 19.5 milion banorëve është bërë një pikë e nxehtë globale për virusin. Tani ka më shumë se 37,000 raste të konfirmuara në të gjithë vendin. Më shumë se 5.300 njerëz janë mjaft të sëmurë për t’u shtruar në spital. Shumë më tepër mund të kenë virusin, por nuk plotësojnë kriteret për t’u testuar.

Cuomo ka një ekip që po punon për të blerë ventilatorë të rinj për të përmbushur nevojat e parashikuara në shtetin e tij, kur rastet ka të ngjarë të arrijnë kulmin brenda 2-3 javësh. Cuomo ka thënë se ata po përpiqen të sigurojnë 30,000 makina. Deri më tani ata kanë rreth 12,000.

Nju Jorku po praktikon gjithashtu “ndarjen” e ventilatorëve – duke vendosur nl një makinë dy grupe tubash në mënyrë që të ndihmojnë njëkohësisht dy njerëz ./VOA

LEXO TE PLOTE