LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama publikon videon e mjekut që luftoi Ebolan dhe po përballet koronavirusin/ Thumbon opozitën për maskat

26 Mars 2020, 16:54, Politikë CNA
Rama publikon videon e mjekut që luftoi Ebolan dhe po përballet

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë mesazhin e një mjeku amerikan që ka shërbyer në Afrikën Perëndimore kundër Ebolas.

Rama thotë se këtë video të publikuar në rrjetet sociale duhet ta shohin sidomos ata që i quajnë të vonuara, përpjekjet për shtimin e kapaciteteve në vijën e zjarrit, duke iu referuar këtu opozitës.

Ndërkohë, mjeku dëgjohet të thotë se në Nju Jork ka vetëm 3 javë që ka shpërthyer pandemia dhe akoma janë në fillim të shpërthimit. Gjithashtu ai flet edhe për numrin e maskave që i shpërndahet personeli gjatë këtyre ditëve, ndërsa thekson se janë të pakta dhe sipas tij kjo ndodh në të gjithë Nju Jorkun.

“Nuk jam këtu për të folur për politikë, por për të folur për pacientët dhe realiteti është se ajo që po shohin tani nëpër dhomat e spitaleve është shumë e rëndë. Javën e kaluar, kur shkova në punë folëm për një apo dy pacientë, mes një dyzine të tjerësh që mund të kishin qenë të infektuar me COVID-19. Këtë javë dhe në turnin tim të djeshëm, pothuajse çdo pacient, për të cilin u kujdesa, kishte koronavirus dhe shumë prej tyre ishin në gjendje të rëndë. Shmë të tjerë janë intubuar e shumë u përkeqësuan shumë shpejt.Ndjesia është shumë e ndryshme këtë javë, në krahasim me javën e kaluar dhe sinqerisht, mendoni për faktin që rasti ynë i parë në qytetin e Nju Jorkut ishte më 1 mars, vetëm pak më shumë se tre javë më parë. Të mendosh se do të jemi në gjendje të heqim këto masa kufizuese për Pashkë, në dy a tre javë, më duket tepër deluzive.

Ajo që dimë është se sipas llogarive matematikore, numri i rasteve do vazhdojë të rritet, jemi vetëm në fillim të këtij shpërthimi. Mund ta ndjesh këtë, është e prekshme për vijën e parë në departamentin e emergjencës. Lidhur me materialet, a keni gjithçka që ju duhet? Po marr shumë mesazhe nga infermierë dhe doktorë nga gjithë spitalet e Nju Jorkut me shembuj shumë specifikë të materialeve që u mungojnë. Po, pjesa e furnizimeve është shumë e paktë. Diçka që them shpesh është që kur punoja në Afrikën Perëndimore kundër Ebolës, një gjë për të cilën nuk shqetësohesha ishte a kisha mjaftueshëm mjete mbrojtëse personale. Kolegët e mi, kudo nëpër Nju Jork, janë shumë të shqetësuar për këtë tani. Numri i maskave që u jepet, dissave u jepet një N-95 maskë, që është më e trashë dhe mbron personelin nga marrja e virusit, u jepet një nga këto në javë”, thuhet në deklaratën e mjekut./ CNA.al

Lajmet e fundit nga