Connect with Us

Pse nuk bëhen testime masive në Shqipëri?/ Manastirliu sqaron qytetarët

Sociale

Pse nuk bëhen testime masive në Shqipëri?/ Manastirliu sqaron qytetarët

Publikuar

-

Një nga çështjet shumë të diskutuara është se pse në Shqipëri nuk bëhen testime masive në popullatë për koronavirusin dhe nëse institucionet shëndetësore kanë kapacitet për ta realizuar këtë.

Lidhur me këtë ka folur dhe ministrja e Shëndetësisë , Ogerta Manastirliu në një lidhje me “Open”.

Manastirliu sqaroi se çdo vendim merret nga ekspertët dhe nëse strategjia e ekspertëve do sugjerojë që të behën testime masive, Shqipëria e ka gjithë kapacitetin për ta realizuar.

“Patjetër nëse strategjia e ekspertëve do sugjerojë rritjen e testimeve, edhe 1000 në ditë, ne si ministri kemi të gjithë kapacitetin për të bërë dhe kaq testime.

LEXO EDHE:  Foto-Rezonanca e re 3T/ Pajisje e fjalës së fundit të teknologjisë në spitalet publike

Patjetër që mund të testhet në masë, por nëse ti testohesh sot dhe del negativ dhe pas tre ditësh të shfaqen simptomat, kjo nuk ndimon në parandalimin. Ne kemi marrë masat e izolimit  që na ndihmon në mospërhapjen e sëmundjes.

Testimi nuk është depistim, pra nuk parandalon. Ne jemi të përgatitur prej një muaji në planin tonë të masave për të mos na munguar testimet.

Ne furnizohemi në vazhdimësi, 2000 kanë ardhur vetëm herën e fundit, por ndërkohë kemi porositur nga OBSH-ja dhe 10 mijë teste të tjera.”/CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. t

    27 Mars, 2020 at 7:49 am

    Po OBSH pse bertet:testim,testim,testim, moj shushke

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim, sa do të arrijnë temperaturat

Publikuar

-

Nga

Dita e sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqendrueshme. Moti parashikohet kryesisht i vranët. Reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mestarë.

Në lartësinë mbi 900 metra në zonat malore, do të ketë reshje të dobta bore.

Në orët e mbrëmjes reshjet mbeten me intensitet të ulët të karakterit lokal në verilindje të vendit.
Era do të jetë nga kuadrati i lindjes me shpejtësi 1-10m/s, përgjatë vijës bregdetare në jug hera-herës fiton intensitet deri në 15m/s.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 1ºC deri në 6ºC
në zonat e ulëta 4ºC deri në 15ºC
në zonat bregdetare 10ºC deri në 16ºC

LEXO TE PLOTE

Sociale

Horoskopi i ditës, 27 mars 2020 

Publikuar

-

Nga

Dashi

Keni kaluar ditë të mbushura me tension dhe tashmë do të keni dëshirë për përgjigje dhe konfirmime. Mundohuni që të mos jeni shumë impulsiv. Ju presin ditë interesante nga pikëpamja sentimentale.

Demi

Nëse mundeni, eliminoni disa angazhime nga axhenda juaj, për të gjetur më shumë kohë për të menduar. Duhet të reflektoni mirë, pasi ka gjëra që mund ti keni bërë gabim.

Binjakët

Në këtë periudhë jeni shumë të lodhur për shkak të punës. Keni nevojë për kohë për të vlerësuar dhe njohur më mirë dashurinë, ndaj krijoni më shumë hapësirë për ndjenjat.

Gaforrja

Do të ketë një rënie energjie, kjo për shkak të angazhimeve të shumta. Hëna do të jetë në kundërshti me të lindurit e kësaj shenje, sidomos në momente tensioni.

Luani

Yjet ju mbështesin dhe ju bëjnë më të fortë. Do të keni dashurinë në anën tuaj, por edhe disa miqësi të reja dhe takime të vjetra. Por pavarësisht të gjithave, sa i takon punës jeni të pakënaqur.

Virgjëresha

Gjatë këtyre ditëve ndiheni të rënë moralisht. Por kjo situatë është më se normale, pas angazhimeve që keni patur dhe zhvillimeve të reja që kanë ndodhur.

Peshorja

Kur keni probleme, mundoheni gjithmonë që të gjeni një mënyrë për ti zgjidhur sa më parë. Vendosmëria juaj, ju lejon që të siguroni shumë avantazhe.

LEXO EDHE:  Ambasadorja e SHBA takim me Manastirliun/ Duhet të jeni vigjilent mbi koronavirusin, të zbatohen udhëzimet e OBSH

LEXO EDHE:  Manastirliu inspekton punimet në maternitetin ri të Beratit: Ndërtojmë dhe rehabilitojmë 4 maternitete

Akrepi

Hëna do të jetë në shenjën tuaj dhe do të stimulojë zgjedhje konstruktive të cilat do të realizohen si në punë, edhe në sferën sentimentale. Bëni mirë që të shmangni diskutimet në familje, pasi mund të ketë debate lidhur me paratë.

Shigjetari

Do të transmetoni energji pozitive tek njerëzit që keni pranë. Kur bëni një gjest bujarie, mos prisni shpërblim, pasi gjithçka që duhet të prisni është mirënjohje.

Bricjapi

Në dashuri, nuk duhet të tregoheni të mbyllur brenda vetes, pasi do të ketë disa mundësi të mira si dhe rikthim pasioni, shkruan noa.al. Pritet të përjetoni emocione të bukura.

Ujori

Ju pret një periudhë aspak e lehtë për ndjenjat, ku nëse ka sqarime për të bërë, mund të jetë mirë që ti shtyni. Gjatë javëve të fundit keni pasur probleme fizike, por tashmë mund të ketë përmirësime dhe të ndiheni më mirë.

Peshqit

E premtja do të jetë një ditë e qetë, ku më në fund, pas një periudhe të ngarkuar me stres, do të gjeni pak qetësi. Në punë, nuk do të jetë e lehtë që të gjeni një ekuilibër të mirë, por ekziston mundësia që të merrni më shumë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Nuk kemi kohë të sëmuremi!”/ Mjeku i Infektivit jep mesazhin e fortë

Publikuar

-

Nga

Mjeku radiolog, Renato Osmanaj ndodhet në vijën e parë të luftës ndaj Covid-19, në spitalin e Infektivit, së bashku me shumë kolegë të tij.

Në një intervistë për “Ora news” a i bëri apel edhe njëherë qytetarëve ti ndihmojnë mjekët në këtë betejë të përbashkët, të qëndrojnë në shtëpi dhe të jenë të kujdeshëm.

“Momentet e dhimbshme bëhen më të lehta kur nxjerrim pacientë nga spitali të shëruar. Ne nuk kemi kohë të jemi të sëmurë. Ne jemi 24 orë në shërbim të sëmurëve të shtruar pranë spitalit Infektiv.”

Ai bëri dhe një thirrje për mjekët apo infermierët e panikuar.

LEXO EDHE:  Manastirliu: Mbi 1 milion qytetarë kryen kontrollin mjekësor bazë

LEXO EDHE:  Rama iu përgjigjet kritikave për testimet/ Ja sa teste COVID-19 janë bërë deri dje në rajon

Të gjithë të panikuarit të largohen dhe të dezertojnë. Nuk do ti gjykojmë për ikjen e tyre. Të rrinë të qetë atje ku janë sepse një i panikuar neglizhon një të sëmurë dhe ne na hap shumë punë. Duke lënë një të sëmurë në shtëpi infekton të tjerë, dhe shumë të tjera. Nuk na duhen të panikuar”.

 

LEXO TE PLOTE