Connect with Us

Pse Holanda po i lejon njerëzit të “sëmuren” nga koronavirusi

Bota

Pse Holanda po i lejon njerëzit të “sëmuren” nga koronavirusi

Publikuar

-

Ndërsa shumica e botës praktikojnë distancimin shoqëror, Holandezët janë duke provuar një strategji ndryshme për tu mbrojtur nga të prekurit nga koronavirus. Ata synojnë për të ashtuquajturin “Imunitet i tufës”.

Për të krijuar një “imunitet tufe”, duhet të infektohen sipas llogaritjeve fillimisht 60 deri 70 përqind e njerëzve dhe të shërohen pastaj prej sëmundjes ose duhet të jetë zbuluar ndërkohë ndonjë vaksinë.

“Ndërsa presim një vaksinë ose ilaçin, ne mund të ngadalësojmë përhapjen e virusit dhe në të njëjtën kohë të ndërtojmë “imunitetin e tufës” në një mënyrë të kontrolluar,” tha Kryeministri Hollandez Mark Rutte.

“Realiteti është gjithashtu se në periudhën e ardhshme një pjesë e madhe e popullsisë do të infektohet me virus,” shtoi ai.

LEXO EDHE:  Pse maskat mund të rrisin dhe jo ulin, rrezikun e prekjes nga koronavirusi

Pra, ndryshe nga italianët apo francezët, holandezët nuk janë izoluar. Shkollat dhe restorantet u është thënë të mbyllen, por distancimi i rreptë shoqëror nuk është imponuar. Njerëzit dalin akoma nëpër parqe. Edhe kafenetë janë të hapura.

Pronari i një kafeneje në Tilburg, i tha VICE News se në raste si këto, institucionet si të tij janë jetësore sepse ndihmojnë njerëzit të ruajnë qetësinë.

“Duhet të ruajmë distancën – një distancë një meter e gjysmë. Jo më shumë se katër persona në pjesën e marrjes. Dhe ne duhet t’i mbajmë sipërfaqet të pastra, “tha Meuk.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Koronavirusi merr 100 jetë njerëzish në 24 orë, në Nju Jork

Publikuar

-

Nga

Shteti amerikan i Nju Jorkut kaloi një prag të zymtë të enjten, me 100 banorë që gjetën vdekjen nga koronavirusi në një periudhë 24-orëshe, ndërsa guvernatori paralajmëroi se numrat do të vazhdojnë të rriten.

“Numri i vdekjeve po rritet,” u tha Andrew Cuomo gazetarëve. Me vdekjet e fundit, 385 kanë humbur jatë nga virusi në shtetin e Nju Jorkut.

Ai tha se vdekjet janë kryesisht në mesin e pacientëve që kanë qëndruar në ventilatorë për javë të tëra. COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi, është një virus i frymëmarrjes dhe shumë pacientë kanë vështirësi në frymëmarrje, duke kërkuar ndihmën e një makinerie për ta lehtësuar gjendjen.

“Tani kemi njerëz që kanë qenë në ventilatorë për 20, 30 ditë,” tha guvernatori Cuomo. “Sa më gjatë të jeni në një ventilator, aq më shumë të ngjarë ka se nuk do të dilni nga ventilatori. Kjo është ajo që po ndodh ”.

Ky është një zhvillim shqetësues, pasi ka 1.300 pacientë me COVID-19 në njësitë e kujdesit intensiv të këtij shteti – në shtretërit spitalorë të pajisur me ventilatorë.

Cuomo tha se në situata normale mjekësore, pacientët zakonisht mund të përdorin një makinë për 3-4 ditë, ndërsa pacientët me koronavirus mesatarisht 11-21 ditë.

LEXO EDHE:  Tre mënyrat, se si koronavirusi mund të na e ndryshojë përgjithmonë jetën

LEXO EDHE:  Gjermania para një recesioni?/ Ç'mendojnë ekonomistët

Shteti i 19.5 milion banorëve është bërë një pikë e nxehtë globale për virusin. Tani ka më shumë se 37,000 raste të konfirmuara në të gjithë vendin. Më shumë se 5.300 njerëz janë mjaft të sëmurë për t’u shtruar në spital. Shumë më tepër mund të kenë virusin, por nuk plotësojnë kriteret për t’u testuar.

Cuomo ka një ekip që po punon për të blerë ventilatorë të rinj për të përmbushur nevojat e parashikuara në shtetin e tij, kur rastet ka të ngjarë të arrijnë kulmin brenda 2-3 javësh. Cuomo ka thënë se ata po përpiqen të sigurojnë 30,000 makina. Deri më tani ata kanë rreth 12,000.

Nju Jorku po praktikon gjithashtu “ndarjen” e ventilatorëve – duke vendosur nl një makinë dy grupe tubash në mënyrë që të ndihmojnë njëkohësisht dy njerëz ./VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Vendimi për negociatat/ SHBA: Jemi në çdo hap të rrugës me Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përshëndesin vendimin e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo në një postim në Twitter shprehet se SHBA është partner i Shqipërisë në cdo hap të rrugës.

“SHBA mirëpresin vendimin e  BE për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne mezi presim të thellojmë partneritetin tonë strategjik, ndërkohë që ata  fillojnë hapat e ardhshëm në rrugën perëndimore. Ky vendim forcon të ardhmen evropiane për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shtetet e Bashkuara do të mbeten partneri juaj në çdo hap të rrugës’ shkruan ai.

LEXO TE PLOTE

Bota

Covid-19/ 365 viktima brenda 24 orëve në Francë, 29 155 të infektuar

Publikuar

-

Nga

Ka shkuar në 1696 numri i viktimave në Francë sipasojë e pandemisë së koronavirusit.

365 viktima janë shënuar vetëm në 24 orët e fundit. Ndërkaq, numri i të infektuarve ka arritur në 29 155.

Në total janë  shëruar gjithsej 4948 persona të infektuar me koronavirus.

LEXO TE PLOTE