Connect with Us

Proceset gjyqësore pezullohen deri më 7 prill/ KLGJ: Përjashtim çështjet urgjente

Lajme

Proceset gjyqësore pezullohen deri më 7 prill/ KLGJ: Përjashtim çështjet urgjente

Publikuar

-

Proceset gjyqsore do të jenë të pezulluara deri më 7 prill 2020 për shkak të situatës së krijuar nga Covid 19

Këshilli i Lartë Gjyqësor njoftoi se pezullimi i veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat në Republikën e Shqipërisë do të vijojë deri në datën 7 prill 2020.

Në njoftim theksohet se përjashtim do të bëjnë çështjet urgjente.

Gjithashtu KLGJ njofton se askujt nuk do t’i mohohet aksesi në drejtësi për shkak të një afati që përkon me periudhën e pezullimit të veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Mjeku tregon pse vdekshmëria nga Covid-19 është më e ulët në Gjermani/ Kur pritet piku

Publikuar

-

Nga

Gjermania është një nga shtetet që ka numër të lartë të prekurish, por në krahasim me vendet e tjera vdekshmëria është më e ulët.

Lidhur me këtë ka folur mbrëmjen e sotme mjeku Redi Llubani që punon në Dusseldolf. Ai tregoi se mosha mesatare e të prekurve është 45 vjeç, ndaj pretendon se vdekshmëria është e ulët. Sipas tij, në Gjermani piku pritet të jetë nga fundi i javës tjetër.

“Do të jetë kurba më e lartë dhe deri tani pacientët që janë paraqitur kanë qenë moshë e re dhe nuk kanë paraqitur komplikacione. Jemi në pritje nëse ndodh një skenar i tipit Italian”, u shpreh ai.

“Kur vjen pacienti në urgjencë dhe i bëhet tamponi, pasi diagnostikohet shtrohet. Ne fillojmë me anti-biotikë. Ne jemi ndarë në grupe të ndryshme për të qenë në mbështetje të urgjencës. Ne kemi bërë tampone në masë dhe shumë testime. Për fat të mirë kemi arritur ti menaxhojmë me sukses. E mira është këtu që ne kemi filluar që në mes të muajit shkurt që të marrim masa. Njerëzit janë sensibilizuar, edhe në rrugë dhe trena, njerëzit ruajnë gjithnjë distancës. Në supermarkete mbahet radhë. Sensibilizimi është goxha i lartë dhe kjo është shumë gjë e mire”, nënvizoi më tej Redi Llubani.

LEXO EDHE:  Hapet rruga për ngritjen e KLGJ-së/ Zaganjori thërret mbledhjen e gjyqtarëve

LEXO EDHE:  KLP dhe KLGJ/ Zbulohen emrat që nuk përmbushin kriteret

Mjku tha se në Gjermani nuk ka kufizime lëvizjesh, por nuk lejohen mbledhjet në public, ndërsa theksoi se shumica e punonjësve punojnë nga shtëpia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Nesër mblidhet online Konferenca e Kryetarëve/ Zbardhet rendi i ditës

Publikuar

-

Nga

Nesër pritet të zhvillohet Konferenca e Kryetarëve dhe komisionet e përhershme parlamentare.

Për shkak të situatës së koronavirusit Konferenca e Kryetarëve dhe komisionet e përhershme parlamentare të do tzhvillohet onine nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik.

“Në bazë të Urdhërit të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi , Nr. 14.datë 25.03.2030, në datën 27 mars, ora 11:00, do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve. Konferenca do të zhvillohet me anë të mjeteve të komunikimit elektronik /Cisco Ëebex dhe do të ketë këtë rend dite:
1. Miratimin e kalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 30 mars – 17 prill 2020;
2. Miratimi i grafikut të mbledhjeve të komisioneve të përhershme parlamentare, për shqyrtimin e akteve normative me fuqinë e ligjit, me anë të mjeteve të komunikimit elektronik/Cisco Ëebex”, thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Çadrat e ngritura tek Trauma/ Fillon funksionimi, ja për çfarë do shërbejnë

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën me dije se ka nisur funksionimi i çadrave të triazhit mjekësor, përpara Urgjencës së Spitalit të Traumës.

Sipas Manastirliut, çadrat do të shërbejnë për të filtruar rastet e dyshimta në rast të fluksit të pacientëve, për mbrojtjen e stafeve mjekësore

“Ka nisur funksionimi i çadrave të triazhit mjekësor, përpara Urgjencës së Spitalit të Traumës për të filtruar rastet e dyshimta në rast të fluksit të pacientëve, për mbrojtjen e stafeve mjekësore dhe kufizimin sa më shumë të përhapjes së këtij armiku të panjohur.
#MeMjekëtDheInfermierët”, shkruan Manastrliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE