Connect with Us

Presidenti gjerman u drejtohet qytetarëve/ Kriza mund të vazhdojë me javë

Bota

Presidenti gjerman u drejtohet qytetarëve/ Kriza mund të vazhdojë me javë

Publikuar

-

Pas kancelares presidenti sërish u drejtohet gjermanëve të tronditur prej krizës Corona – në fjalën e tij ai përdor tone serioze paralajmërimi si dhe lavdërim për të gjithë ata që ndihmojnë dhe qytetarët e angazhuar.Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier i përgatit moralisht qytetarët për edhe disa javë të vështira për shkak të krizës Corona. Mbani distancë “është urdhëresa e orës që troket” – e kjo orë nuk zgjat 60 minuta, por “me gjasë javë”, thotë Steinmeier në mesazhin e dytë të tij me video brenda dhejtë ditëve drejtuar qytetarëve. Takimet e zakonshme dhe vizitat ndërkohë nuk janë të mundshme. “Të heqësh dorë prej kësaj, është e vështirë për secilin, edhe për mua.” Megjithatë vetëm heqja dorë prej kontaktit mund të parandalojë, “humbjen përgjithmonë të më të dashurve tanë”, tërhoqi vëmendjen Steinmeier. “Shumica dëmruese në vendin tonë e ka kuptuar dhe po vepron si duhet. Për këtë ju falenderoj.”

“Gardhet e donacioneve” për të pastrehët

Solidariteti është ndërkohë “me rëndësi ekzistenciale”, theksoi presidenti. Shumë njerëz kontribuojnë vullnetarisht duke u bërë pazarin fqinjëve të moshuar ose duke u vendosur trasta me ushqime nër gardhe të pastrehëve. “Të gjithë këta janë heroina dhe heronj në krizën Corona”, lëvdoi Steinmeier. Me disa prej tyre, tha ai, ka telefonuar gjatë ditëve të fundit.

LEXO EDHE:  Shokuese/ Çifti abuzon seksualisht me të miturin

Sipas të dhënave të presidencës ndërkohë Steinmeier zhvillon “shumë” telefonata me qytetarët, “aktiviteti i të cilëve është i kërkuar në kohën e krizës Corona”. Këta janë kujdestarë, mjekë, punonjës socialë dhe punonjës të supermarketeve. “Në bisedat me ta presidenti informohet për përvojat aktuale në jetën e përditshme, për sfidat e problemet e tyre.” Përveç kësaj ai i falenderon njerëzit për këtë angazhim.

“Virusi nuk ka nënshtetësi”

Në fjalimin e tij me video Steinmeier theksoi, se është i rëndësishëm në këtë kohë solidariteti dhe bashkëpunimi ndërkombëtar. “Virusi nuk ka nënshtetësi dhe vuajtja nuk ndalet prej kufijve. Por ne duhet ta minimizojmë atë sa të jetë e mundur.” Steinmeier iu referua ndër të tjera bashkëpunimit ndërkufitar në kërkim të një vaksine dhe terapive kundër virusit Corona. “Le të koordinojmë në mbarë botën të gjithë dijen dhe përvojat, të gjithë kreativitetin dhe energjinë! Ky është apeli im”, tha ai. “Këtu i var shpresat unë.”

Video-mesazhi i Steinmeierit u publikua në faqen e internetit të presidencnës si dhe në platformat Instagram dhe Facebook. Para dhjetë ditësh kreu i shtetit u shpreh në këtë formë lidhur me krizën Corona. Sipas presidencës janë planifikuar të publikohen rregullisht qendrime dhe mesazhe me video të presidentit./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Covid-19 ngre në këmbë liderët e botës/ 5 trilionë dollarë për të shpëtuar ekonominë

Publikuar

-

Nga

5 trilionë dollarë kanë vendosur të japin liderët botërorë, për të frenuar dëmin ekonomik të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Covid-19.

Samiti i G20, u mblodh sot në një videokonferencë online, ku morën pjesë krerët e superfuqive botërore, që nga Presidenti i SHBA, Donald Trump, deri tek ai i Rusisë, Vladimir Putin.

Videokonferenca u kryesua nga Mbreti Saudit Salman, i cili është i përfshirë në një luftë çmimesh në tregun e energjisë me Rusinë, pasi të dyja palët nuk arritën marrëveshje për shkurtimet e prodhimit.

“Ndërsa bota përballet me pandeminë COVID-19 dhe sfidat ndaj sistemeve të kujdesit shëndetësor dhe ekonomisë globale, ne thërrasim këtë samit të jashtëzakonshëm të G20-ës për të bashkuar përpjekjet drejt një reagimi global”, tha mbreti saudit, Riadi mban presidencën e radhës të G20-ës.

LEXO EDHE:  Anti KÇK dhe paraja informale që nuk i solli asnjë të mirë ekonomisë

LEXO EDHE:  Shkon në 35 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

662 viktima në 24 orët e fundit/ Shërohen 999 persona në Itali

Publikuar

-

Nga

662 pacientë me koronavirus kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Itali.

Sipas medias së shtetit fqinj Corriere della Serra, në total numri i viktimave nga COVID-19 ka shkuar në 8.165, numri i të infektuarve në 80.539 dhe i të shëruarve në 10.361.

Nga dita e djeshme deri më sot janë infektuar nga ky virus 6.153 persona, ndërsa janë shëruar 999 qytetarë.

LEXO EDHE:  Hungari-Gjermani, 70 mijë klandestinë kosovarë në kampe

LEXO EDHE:  Hungari-Gjermani, 70 mijë klandestinë kosovarë në kampe

Mbrojtja Civile deklaron se aktualisht 24.753 pacientë ndodhen të shtruar në spital, 3,612 janë në terapi intensive dhe 33.648 janë izoluar në banesa./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Shkon në 26 numri i viktimave në Greqi/ 892 të infektuar me Covid-19

Publikuar

-

Nga

Ka shkuar në 26 numri i viktimave në Greqi, sipasojë e pandemisë së koronavirusit.

Ndërkaq, numri i të infektuarve ka arritur në 892, ku vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 77 raste të reja.

Nga këta, 54 persona janë në terapi intensive.

 

LEXO TE PLOTE