Connect with Us

Po lufton COVID-19/ Flet Skënder Brataj: Mesazhet tuaja më bëjnë të dedh lot me ngashërim, ja kura më e mirë

Lajme

Po lufton COVID-19/ Flet Skënder Brataj: Mesazhet tuaja më bëjnë të dedh lot me ngashërim, ja kura më e mirë

Publikuar

-

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas konfirmimit me koronavirus.

Brataj tregon se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe falenderon të gjithë miqtë, të afërmit dhe qytetarët që i kanë shkruar mesazhe motivuese për të kaluar këtë moment të vështirë.

Ai deklaron se mesazhet që i kanë dërguar nuk janë vetëm kurajo, por medikamenti më i mirë i kësaj terapie kundër koronavirusit Sars Cov2, që shkakton sëmundjen e COVID-19.

Drejtori i Urgjencës thotë se nuk është aspak e lehtë ta kalosh këtë gjë, por thekson se mesazhet e kanë përlotur dhe i kanë dhënë më shumë energji për të luftuar virusin.

“Nuk është aspak e thjeshtë për askënd të marë lajmin se është i infektuar nga coronavirusi; nuk është aspak lajm i mirë kur ke të gjitha shenjat dhe simptomat e sëmundjes, kësaj sëmundje tinzare dhe jo plotësisht të njohur; nuk është aspak e këndshme që familiarët dhe bashkëpunëtorët e tu të njoftohen nga mediat! Ju garantoj se kura më e mirë është poziviteti juaj pa fund, pa masë, pa ndërprerje, pa limit, pa dallim, pa kufij, nga çdo qytet, fshat, apo shtet, që çdo ditë të jep energji, të jep kurajo, të jep emocion, të jep dashuri humane pa fund, aq sa shumë herë të derdhësh lot, po lot me ngashërim, lot që pushojnë vetëm kur heq sytë nga ato mesazhe, sms, apo hartime tuajat të shkruajtura me fjalë zemre, me dashuri nëne, shoku, kolegu, me ndjenjë humane. Unë tani kam pak kollë dhe shenja më të lehta të semundjes. Jam më mirë, edhe falë këtij poziviteti të vazhdueshëm që ju më dhuroni. Shpresoj të kthehem sa më shpejt…… Unë do të kthehem që të vazhdojmë këtë betejë të ashpër së bashku, për t’ju shprehur edhe njëherë, shumë, shumë, shumë, shumë mirënjohje ! Falenderimi për ju është shumë pak!”, shkruan ndër të tjera Brataj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Pezullohet puna në Degën e Thesarit Fier/ 4 punonjës të infektuar

Publikuar

-

Nga

Në qarkun e Fierit numërohen 18 persona të prekur nga koronavirusi.

Mësohet se 4 prej tyre janë janë nëpunës të Degës së Thesarit, ndërkohë sot do të bëjë tamponin edhe një punonjës tjetër pasi ka shfaqur simptoma të koronavirusit.

Në total zyra e degës së thesarit ka 6 punonjës, ndërsa punë në këtë institucion është pezulluar.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Rritja e numrit të të infektuarve/ Rama në ambientet e “spitalit të ri të luftës”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastiriu kanë vizituar ambientet e spitalit të ri ku do të dërgohen të prekurit nga koronavirusi.

Rama theksoi se në këtë spital do të dërgohen personat që janë në kushte më të lehtësuar shëndetësor.

“Një spital i ri lufte, për të garantuar mbrojtjen e të sëmurëve në kushtet e çdo rritjeje të papritur të forcës së zjarrit armik”, shprehet Rama.

LEXO EDHE:  Berisha ‘kryqëzon’ autoritet greke dhe shqiptare/ Heshtët për turpin në Bularat

LEXO EDHE:  Tre mënyrat, se si koronavirusi mund të na e ndryshojë përgjithmonë jetën

Kujtojmë se në vendin tonë numri I të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 174 ndërsa kanë humbur jetën 6 persona.

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Kolegë, bëhuni ju protagonistët”/ Thirrja e ish ministrit të Shëndetësisë: Duhet nje strategji agresive

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu thotë se sipas direktivave të OBSh duhet një strategji agresive ndaj COVID-19, duke filluar me testim horizontal.

Shehu thekson se identifikimi i çdo rasti ngelet detyra e madhe, që krijon më tej mundësi për mjekim, izolim e gjallërim social e ekonomik.

Mes të tjerash Shehu i bën thirrje kolegëve të laboratorëve që të bëhen protagonistë për të kryer testime.

“Test, test, test, Kolege te te gjitha laboratoreve, behuni ju protagonistet!
Sipas direktivave te OBSh duhet nje strategji agresive, aktive e direkte kunder Virusit, duke filluar me testim horizontal. Identifikimi i cdo rasti ngel detyra e madhe, qe krijon me tej mundesi per mjekim, izolim e gjallerim social e ekonomik. Strukturat shteterore laboratorike duke perqendruar te gjithe barren ne Tirane, definitivisht nuk mund ta perballojne kete domosdoshmeri. Laboratoret publike, te paresorit e spitaloret, jane ne nje amulli te plote si pasoje e Check up-it, apo e “pritshmerise” se tjetres PPP, perfshi dhe ne QSUT.

Ne keto kushte duhet shfrytezuar menjehere ai rrjet i tere laboratoresh me nivel, tashme ne mbare vendin. Kolege, menaxhere te tyre, ju mund te jeni “pionieret” e depistimit horizontal; per kete ju mund te beheni inisiatoret e futjes se metodave te tjera diagnostikimi te thjeshta edhe jashte “tamponeve”, te shpejta, te lira, qe mund t’i realizoni ne te gjithe territorin, me pak perpjekje e investim fillestar.
Ne radhe te pare e kam fjalen per metodat imunokromatografike, per te cilat sot po flitet shume, mjaft vende po i aplikojne masivisht me sukses e kosto shume te ulet, te tjere po i studjojne me shpejtesi, edhe per te percaktuar imunizimin e popullesise me tej.
Qartesisht edhe kjo metode nuk mund te realizoje objektivat e nje kerkimi horizontal, nqs perseri si “tamponi” do te ngele monopol vetem i Tiranes.
Suksesi strategjik i saj apo kujdo metode tjeter te neserme, kerkon involvimin e te gjithe juve ne te gjithe Shqiperine pa pritur “fermane zyrtare”, vetem keshtu do te detyrohet shteti “te zgjohet”, tju ndjeke dhe detyrimisht t’ju rimbursoje”, shkruan Shehu në një postim në rrjetet sociale.

LEXO TE PLOTE