Connect with Us

Pipero thirrje qytetarëve/ “Mos përdorni kondicionerin”

Sociale

Pipero thirrje qytetarëve/ “Mos përdorni kondicionerin”

Publikuar

-

“Mos e përdorni kodicionerin”. Kjo është këshilla e dhënë mbrëmjen e sotme nga mjeku Pëllumb Pipero.

Teksa u pyet nga moderatori Blendi Fevziu në studion e “Opinion”, duke iu referuar mesazhit të një qytetari, mjeku tha se nuk duhet përdorur kondicioneri.

“Unë do të këshilloja në këtë situatë ta përdorim sa më pak kondicionerin. Nëse diksush tështin dhe keni kondicionerin është e mundur që ta përhapë”, nënvizoi Pipero./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Nuk kemi kohë të sëmuremi!”/ Mjeku i Infektivit jep mesazhin e fortë

Publikuar

-

Nga

Mjeku radiolog, Renato Osmanaj ndodhet në vijën e parë të luftës ndaj Covid-19, në spitalin e Infektivit, së bashku me shumë kolegë të tij.

Në një intervistë për “Ora news” a i bëri apel edhe njëherë qytetarëve ti ndihmojnë mjekët në këtë betejë të përbashkët, të qëndrojnë në shtëpi dhe të jenë të kujdeshëm.

“Momentet e dhimbshme bëhen më të lehta kur nxjerrim pacientë nga spitali të shëruar. Ne nuk kemi kohë të jemi të sëmurë. Ne jemi 24 orë në shërbim të sëmurëve të shtruar pranë spitalit Infektiv.”

Ai bëri dhe një thirrje për mjekët apo infermierët e panikuar.

LEXO EDHE:  Lubonja thirrje për protesta/ “Ta largojmë këtë klasë politike”

LEXO EDHE:  Aleanca Kuq e Zi thirrje 34 partive/ Të krijojmë “Polin e Tretë” kundër PS-PD

Të gjithë të panikuarit të largohen dhe të dezertojnë. Nuk do ti gjykojmë për ikjen e tyre. Të rrinë të qetë atje ku janë sepse një i panikuar neglizhon një të sëmurë dhe ne na hap shumë punë. Duke lënë një të sëmurë në shtëpi infekton të tjerë, dhe shumë të tjera. Nuk na duhen të panikuar”.

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Deklarata e Piperos/ “Pjesa më e madhe e atyre që intubohen nuk kanë shpëtuar”

Publikuar

-

Nga

“Pjesa më e madhe e atyre që intubohen nuk kanë shpëtuar”. Kështu ka deklaruar mbrëmjen e sotme mjeku Pëllumb Pipero duke iu referuar eksperiencës së Kinës dhe Italisë.

Pipero tha se stafi mjekësor lutet çdo ditë që pacienti të mos shkojnë në fazën e intubimit, pasi theksoi se personat me probleme të tjera dhe në moshë të madhe nuk e përballojnë.

“Nga eksperienca e Italisë dhe Kinës pjesa më e madhe e atyre që intubohen nuk kanë shpëtuar, sa përqind nuk e di të them. Ne mjekët lutemi që pacienti të mos shkojë tek intubimi. Ka shumë të panjohura pas kësaj, por nëse sipërfaqja e mushkërisë që bie në kontakt me oksigjenin me ajrin e repsiruar, nuk është e gatshme ta marr inspirimin sado t’i japim ne është e vështirë, ne e mbajmë me oksigjen dhe presim që mushkëria të rekuperojë. Në pjesën më të madhe të atyre që shtrojmë rekuperohet shpejt, por personat me probleme të tjera dhe në moshë fatkeqësisht një pjesë e madhe e tyre përfundojnë në intubim dhe humbin jetën”, tha mjeku në emisionin “Opinion”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shkon në 7 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Ka shkuar në 7 numri i viktimave sipasojë e pandemisë së koronavirusit në Shqipëri.

Bëhet fjalë për një 85-vjeçare nga Tirana, e cila ka mbërritur gjatë pasdites në spitalin Infektiv, në gjendje të rëndë.

“Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një paciente 85-vjeçare nga Tirana, e cila ka mbërritur gjatë pasdites në spitalin infektiv, në gjendje të rëndë. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për disa orë, 85-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë. E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në spitalin Infektiv.

LEXO EDHE:  “Asnjë shqiptar i prekur nga koronavirus”/ Ambasadori jonë raport të plotë nga Pekini

LEXO EDHE:  "Fëmijët e manifestojnë më pak sëmundjen"/ Pipero kërkon kujdes maksimal

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të jenë shumë të kujdesshëm në rast të shfaqjes së shenjave të sëmundjes dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare në numrin 127!”

LEXO TE PLOTE