Connect with Us

Pëllumb Pipero këshillon nënat/ “Fëmijët duhet të vazhdojnë vaksinat”

Sociale

Pëllumb Pipero këshillon nënat/ “Fëmijët duhet të vazhdojnë vaksinat”

Publikuar

-

Disa këshilla të vlefshme për qytetarët kanë ardhur nga mjeku i njohur Pëllumb Pipero, në këto ditë të vështira për shkak të koronavirusit.

Teksa ishte i ftuar në studion e emisionit “Opinion”, moderator Blendi Fevziu i drejtoi disa pyetje të bëra nga qytetarët. Një nënë ishte e shqetësuar nëse duhet t’ia bënte vaksinën fëmijës së saj, ndërsa Pipero tha se e mira është të konsultohet me një mjek të kësaj fushe, por sugjeroi që të bëhen.

“Personalisht do të rekomandoja t’i bënin vaksinat fëmijëve. Nëse fëmija është i shëndoshë nuk duhet ndërprerë vaksina”, tha ai./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Mjeku i njohur ngre alarmin/ Kondicionerët rrezik i lartë infektimi

Publikuar

-

Nga

Mjeku i njohur Roland Xhaxho, i ftuar në emisonin “Open” bëri apel që të mos përdoren kondicionerët, pasi mund të jenë rrezik i lartë për infektimin nga Covid-19.

Kjo për shkak se virusi qëndron 3 orë në ajër sipas studimeve dhe nëse një person e ka, mund të infektojë dhe të tjerët.

“Ka studime që virusi qëndron 3 orë në ajër. Si dhe ai mund të qëndrojë në objekte. Në shtëpi është e ndaluar të përdoret kondicioneri.

Mund ta ketë një person virusin dhe me anë të kondicionerit mund të infektohen të tjerët”, tha Xhaxho./CNA.al
 

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Katër fëmijë të infektuar me Covid-19 në Shqipëri/ Shefja e Infektivit të Pediatrisë tregon gjendjen

Publikuar

-

Nga

Shefja e Infektivit të Pediatrisë Gjeorgjina Kuli, në një lidhje me emisionin “Open”, ka treguar më shumë detaje, lidhur me 4 fëmijët e prekur nga koronavirusi në Shqipëri.

“Katër fëmijet nuk janë të sëmure, nuk janë paraqitur në spital. Pra janë pa shenja klinike, nuk janë paraqitur por thjeshtë janë testuar.

Ne kemi patur fëmijë me shenja klinike  që kemi dyshuar për Covid apo që kanë ardhur nga zona si Italia, por kanë rezultuar negativ.

Këto katër raste, njëri është 3 vjeç , një 10, 13, dhe 15.”

LEXO EDHE:  Burri i kërkoi fëmijë live në emision, këngëtarja shqiptare: “Kam frikë!”

LEXO EDHE:  Lajm i mirë nga Italia/ Shërohet gruaja me koronavirus

Ajo tregoi dhe nëse covid mund të jetë fatal tek fëmijët.

“Nuk mund të them se është fatal. Nga literature, por dhe nga të gjitha kontaktet që kemi me kolegët në botë, mund të them që covidi i ka shpëtuar femijës sepse incidenca është më e vogël dhe numri i rasteve të rënda është akoma më i vogël. Duhet theksuar se megjithësë predispozita për tu prekur fëmijët është shumë e vogël, grupmosha më e rrezikuar tek fëmijët është 0-2 vjeç.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Nuk besoj të kemi humbje të mëdha”/ Pipero tregon kur do zbuten shifrat e të prekurve

Publikuar

-

Nga

Mjeku Pëllumb Pipero tha se numri i të infekuarve në vendin tonë do të fillojë të bjerë pak nga pak në javën e parë të prillit, ndërsa karantina do të fillojë të zbutet në javën e dytë dhe të tretë.

Mjeku tha me bindje se Shqipëria nuk do të ketë humbje të mëdha dhe theksoi se beson se shqiptarët do t’i zbatojnë si duhet rregullat.

“Masat e karantinës nga fundi i javës së dytë dhe fillimi i javës së tretë të prillit do fillojnë të zbuten. Java e parë e prillit besoj do fillojë të bjerë. Nuk besoj se do kemi humbje të mëdha. Unë besoj që qytetarët shqiptarë kanë zbatuar mirë urdhrat. Sa më mirë të zbatohen, aq më shpejt do përfundojë kjo situatë”, deklaroi ai në emisionin “Opinion”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE