Connect with Us

Nuk zbatuan masat kundër koronavirusit/ Ndëshkohen 40 persona

Kronika

Nuk zbatuan masat kundër koronavirusit/ Ndëshkohen 40 persona

Publikuar

-

Policia e Shtetit bën të ditur se vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Sipas uniformave blu, në Kukës është arrestuar në flagrancë shtetasi B. B., 30 vjeç, banues në Kukës, si edhe është proceduar në gjendje të lirë vëllai i tij, shtetasi U. B., 40 vjeç, pasi, duke udhëtuar me automjetin që drejtohej nga shtetasi U. B., kanë kundërshtuar me dhunë dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë.

Po ashtu, mësohet se në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 40 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe iu është bllokuar automjeti 3 shtetasve, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin e dhënë nga organet kompetente për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbërta të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.

Po gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, janë evidentuar 33 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

LEXO EDHE:  U takua me ministrin e infektuar nga koronavirusi/ Vetëkarantinohet Ivanka Trump

Në të gjithë vendin janë konstatuar 10 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masë administrative 100.000 lekë për secilin.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, të mos lëvizin as në oraret e lejuara pa ndonjë arsye, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa.

Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet dhe monitorimet pa ndërprerë, me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të COVID-19./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Lobimi në SHBA/ Shtyhet seanca për Lulzim Bashën dhe dy zyrtarët e PD-së

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Apelit ka shtyrë per ne 9 prill seancën gjyqësore për kryedemokratin Lulzim Basha dhe dy zyrtarët e PD-së, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi, në lidhje me akuzat për lobim më para nga off-shore ruse në SHBA.

Kujtojmë këtu se prokuroria e Tiranës, në muajin janar 2020, ka apeluar vendimin e gjyqtarit Lazër Sallaku që i dha pafajësi Bashës dhe ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Arben Ristani si dhe shefit të financës së këtij subjekti Ilir Dervishi.

Gjykata e Tiranës në gjyqin paraprak që u zhvillua më 13 janarvendosi pushimin e çështjes së lobimit për kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe dy zyrtarët e tjerë të PD-së, ish-sekretarin e përgjithshëm Arben Ristani dhe financierin e partisë Ilir Dervishi. Kështu dy vite hetime nga prokuroria e Tiranës, gjyqtari Lazer Sallaku i cilësoi të pavlefshme duke rrëzuar akuzën e ngritur nga organi i akuzës për falsifikim kundër Lulzim Bashës dhe dy zyrtarëve të tjerë të PD-së, pasi sipas tij nuk faktohet një gjë e tillë.

Akuzat kanë të bëjnë me një shumë prej 650.000 dollarësh, të paguara në 2017 lobistit amerikan Nikolas Muzin për llogari të Partisë Demokratike, por këtë shumë PD nuk ka deklaruar asnjëherë se e zotëronte.

LEXO EDHE:  Dhuna ndaj grave/ Gazetarja jep alarmin, “shuplakë” institucioneve të drejtësisë  

LEXO EDHE:  Atentati ndaj ish-mësuesit/ Zbardhen detajet tronditëse

Kujtojmë këtu se më 14 nëntor 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 500 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë USD.

Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit 2017 duke ngritur dyshime për origjinën e parave duke sjellë nisjen e hetimeve nga prokuroria, që u pushuan nga gjykata, por u apeluan nga prokuroria.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Covid-19 shënon viktimën e gjashtë në Shqipëri/ Ndërron jetë në spitalin Infektiv pacientja 71-vjeçare

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi ka shënuar viktimën e gjashtë në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë mbrëmjes së kaluar ka ndërruar jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana,  e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në spitalin Infektiv.

MSH thekson se pacientja ndodhej në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator).

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë.
71-vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Vlorë/ 24-vjeçari del nga karantina dhe i vë flakën dyqaneve

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Vlorë ku një 24-vjeçar, i ka vënë zjarrin 5 dyqaneve pranë zonës muzeale, pasi i ka spërkatur fillimisht me benzinë.

Dyqanet ndodhen në zonjën e njohur si “6 katëshi” dhe ishin të mbyllura në zbatim të masave të qeverisë.

Me ndërhyrjen e shpejtë të zjarrëfikësve, fatmirësisht dyqanet nuk kanë mësuar dëme në brendësi.

Nuk dihet ende shkaku se përse i riu i vuri flakën dyqaneve në rrugë, ndërsa policia ka bërë shoqërimin e tij.

LEXO EDHE:  Video-Degjeneron debati/ Kreu i PD-së kërcënon policët: Këlyshë të Fatmir Xhafajt

LEXO EDHE:  Dhuna ndaj grave/ Gazetarja jep alarmin, “shuplakë” institucioneve të drejtësisë  

 

LEXO TE PLOTE