Connect with Us

“Nuk besoj të kemi humbje të mëdha”/ Pipero tregon kur do zbuten shifrat e të prekurve

Sociale

“Nuk besoj të kemi humbje të mëdha”/ Pipero tregon kur do zbuten shifrat e të prekurve

Publikuar

-

Mjeku Pëllumb Pipero tha se numri i të infekuarve në vendin tonë do të fillojë të bjerë pak nga pak në javën e parë të prillit, ndërsa karantina do të fillojë të zbutet në javën e dytë dhe të tretë.

Mjeku tha me bindje se Shqipëria nuk do të ketë humbje të mëdha dhe theksoi se beson se shqiptarët do t’i zbatojnë si duhet rregullat.

“Masat e karantinës nga fundi i javës së dytë dhe fillimi i javës së tretë të prillit do fillojnë të zbuten. Java e parë e prillit besoj do fillojë të bjerë. Nuk besoj se do kemi humbje të mëdha. Unë besoj që qytetarët shqiptarë kanë zbatuar mirë urdhrat. Sa më mirë të zbatohen, aq më shpejt do përfundojë kjo situatë”, deklaroi ai në emisionin “Opinion”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Katër fëmijë të infektuar me Covid-19 në Shqipëri/ Shefja e Infektivit të Pediatrisë tregon gjendjen

Publikuar

-

Nga

Shefja e Infektivit të Pediatrisë Gjeorgjina Kuli, në një lidhje me emisionin “Open”, ka treguar më shumë detaje, lidhur me 4 fëmijët e prekur nga koronavirusi në Shqipëri.

“Katër fëmijet nuk janë të sëmure, nuk janë paraqitur në spital. Pra janë pa shenja klinike, nuk janë paraqitur por thjeshtë janë testuar.

Ne kemi patur fëmijë me shenja klinike  që kemi dyshuar për Covid apo që kanë ardhur nga zona si Italia, por kanë rezultuar negativ.

Këto katër raste, njëri është 3 vjeç , një 10, 13, dhe 15.”

Ajo tregoi dhe nëse covid mund të jetë fatal tek fëmijët.

“Nuk mund të them se është fatal. Nga literature, por dhe nga të gjitha kontaktet që kemi me kolegët në botë, mund të them që covidi i ka shpëtuar femijës sepse incidenca është më e vogël dhe numri i rasteve të rënda është akoma më i vogël. Duhet theksuar se megjithësë predispozita për tu prekur fëmijët është shumë e vogël, grupmosha më e rrezikuar tek fëmijët është 0-2 vjeç.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

A e ka bërë Manastirliu testin për Covid-19?/ Ja si përgjigjet ministrja

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një lidhje me emisionin “Open”, ku foli për situatën nga koronavirusi, tregoi dhe nëse e kishte kryer vetë testin për Covid-19.

Manastirliu tregoi se zbaton të gjitha këshilla e rekomanduara nga specialistët dhe se testin do e bëjë kur ti rekomandohet.

Në radhë të parë, para se të jem minister jam qytetare. Çdo gjë që them e zbatoj vetë e para. Unë i respektoj masat. Mbaj distancën në çdo takim,madje edhe në shtëpi ku vajzat i përshëndes me dorë.

Testin do ta bëj kur të më rekomandohet nga ekspertët”, u shpreh Manastirliu./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Fasonet duhet të punojnë”/ Pipero-bizneseve: Shmangni grumbullimet dhe trasportin e përbashkët

Publikuar

-

Nga

Mjeku i njofur Pëllumb Pipero deklaroi me bindje se fasoneritë duhet të punojnë.

Në një intervistë në emisionin “Opinion”, Pipero tha se fasoneritë duhet të kenë shumë kujdes dhe të mos bëjnë shumë grumbullime.

“Jam dakord që fasonet të punojnë se duhet të punojnë, por duhet shmangur transporti i përbashkët. Ajo maskë që përdorin ata nuk të mbron. Në mjedise të mbyllura ka të dhëna që virusi qëndron deri në tre orë”, nënvizoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE