Connect with Us

“Një muaj nuk fjeta”/ Rudina Dembacaj tregon si e priti vajza shpërnguljen në shtëpinë e re

Lajme

“Një muaj nuk fjeta”/ Rudina Dembacaj tregon si e priti vajza shpërnguljen në shtëpinë e re

Publikuar

-

Në media bëri bujë ndarja e moderatores Rudina Dembacaj nga Aleksi dhe lidhja e saj me ish-deputetin Mark Frroku.

Vetëm disa kohë pasi në media u tha se Rudina e kishte tradhëtuar bashkëshortin me një politikan dhe kjo gjë kishte dërguar në shkatërriminn e martesës, moderatorja pranoi ndarjen dhe lidhjen e re, por asnjëherë tradhëtinë.

Tashmë ajo ka treguar se është shumë e lidhur me fëmijët e Markut, por asnjëherë s’ka folur se si e ka pritur vajza e saj lidhjen dhe shpërnguljen në banesën e re.

Për këtë Rudina është pyetur së fundmi në rrjetet sociale nga fansat, të cilëve i është rrëfyer se në fillim nuk ka fjetur gati një muaj nga meraku se si do ta priste vajza.

LEXO EDHE:  Rrëfim/ Bëra seks me shokun tim të ngushtë/ Dua të krijojë një lidhje me të

“Vikit i kisha thënë më përpara. E priti shumë mirë. Unë kisha shumë merak, 1 muaj gati nuk fjeta, por Viki eksploronte çdo cep me shumë dëshirë”, përgjigjet ajo./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Shfaqi simptomat e koronavirusit / 15 vjeçarja nga Maliqi dyshohet i infektuar me Covid-19

Publikuar

-

Nga

Vijon të rritet numri i personave të dyshuar me koronavirus. Një 15 vjeçar nga fshati Drithas i bashkisë Maliq në qarkun e Korçës dyshohet se ështe infektuar nga Covid-19.

Burime për CNA.al bëjnë me dije se prej disa ditësh adoleshenti ka shfaqur simptomat. Ndërkohë, 15 vjeçari ndodhet në senatoriumin e Korçës ku po merr ndihmën mjekësore.

Sipas burimeve, deri tani gjendja është problematike ndërkohë që sot i është marrë tamponi. Pritet përgjigjia e analizave për të parë nëse adoleshenti do të rezultojë pozitiv ose negative ndaj koronavirusit.

LEXO EDHE:  Rrëfim/ Bëra seks me shokun tim të ngushtë/ Dua të krijojë një lidhje me të

LEXO EDHE:  Fotot: Si ka ndryshuar lidhja e Kleas me Elgitin prej fillimit

Kujtojmë se sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, në Korçë janë 11 persona të infektuar me Covid-19./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Koronavirusi i la jashtë shtetit/ Rama: Po bëjmë me Metën planin për t’i rikthyer 

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama bën me dije se në bashkëpunim edhe me Presidentin Ilir Meta po përgatitet rikthimi në atdhe i të gjithë shqiptarëve që kjo situatë lufte i ka gjetur jashtë.

Rama shprehet se zyra e presidentit është e përfshirë në një bashkëpunim intesiv me ministrinë e Jashtme dhe Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ministrin e shtetit për Rindërtimin që mbulon edhe koordinimin e kësaj përpjekje.

“Kemi marrë shqetësime të mëdha nga bashkëqytetarë, fëmijët tanë që ndodhen jashtë vendit dhe i ka zënë lufta matanë kufirit. Edhe dje me Presidentin e kemi ndarë këtë shqetësim, edhe zyra e presidentit është e përfshirë në një bashkëpunim intesiv me ministrinë e Jashtme dhe Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ministrin e shtetit për Rindërtimin që mbulon edhe koordinimin e kësaj përpjekje.
Aktualisht janë të identifikuar dhe listuar si rezultat i ankesës dhe kërkesës së tyre 1379 persona dhe janë 2163 të raportuar. Tani kush dëgjon dhe ndjek këtë komunikim të sigurohet që të identifikohet përmes kanalit të urgjencës që kemi këtu në këtë platformë dhe në ministrinë e Jashtme dhe ambasadat dhe mos u ankoni për ambasadat se nuk ngrenë telefonin, se janë gjithë kohës me këtë punë”, u shpreh Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Koha s’ pret asnjë minutë”/ Bardhi: Dëshmitë e dhimbshme të qytetarëve sirena alarmi

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi thotë se dëshmitë e dhimbshme të qindra qytetarëve në nevojë janë sirena alarmi për Qeverinë që të lerë propagandën dhe të bëjë detyrën.

Sipas Bardhit, shteti ka detyrimin ligjor që në këtë kohë të pamundurve, t’u sigurojë minimumin për të jetuar dhe për t’u ushqyer.

“Koha nuk pret asnjë minutë, dhe jo më 3 javë. Qeveria të veprojë pa asnjë vonesë për t’u ardhur në ndihmë familjeve në pamundësi për të ushqyer fëmijët. Është detyrim i saj ligjor, jo çështje e dëshirave apo vullnetit të Edi Ramës”, shkruan Bardhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE