Connect with Us

Nga Artan Fuga/ Virusi logjik i tautologjisë!

Opinione

Nga Artan Fuga/ Virusi logjik i tautologjisë!

Publikuar

-

Kur ra tërmeti, kishte ca që bënin profetin dhe thoshin : keni për të parë nuk do të bjerë më!

E kishin mirë! Edhe e mbyllnin me notë pozitive dhe hiqeshin si optimistë, edhe dukej sikur dinin diçka. Sikur ëngjëlli Gabriel u kishte ardhur te veshi, kishte gjetur njeriun e shenjtë, të pastër si fëmija, pa mëkate dhe ja kishte dhënë lajmin e mirë.

Qesharake!

Dhe llogaritë i kishin bërë mirë kodoshat – në kuptimin pozitiv të fjalës – sepse nëse tërmeti nuk binte atyre u dilte fjala, nëse tërmeti binte përsëri i fortë na çonte në dreq të gjithëve dhe atyre nuk kishte më kush t’u thoshte :

More kodosha – në kuptimin e mirë të fjalës – ju na thatë se nuk do të binte më !

Luanin me qarrin duke bërë shkencëtarin. Poker!

Pra, në cdo rast fjala do t’iu dilte. Vetë fjalia “Nuk ka tërmet tjetër!” pra vërtetonte veten me vetveten.

Dekarti që kërkonte fjalinë evidente nga ta niste filozofinë e së vërtetës do t’i kishte pasur zili për nder!

E njejta gjë tani! Dalin ca që në mënyrë optimiste, pozitiviste, bëjnë përsëri tautologjira dhe tallen me opinionin publik.

Ndërtojnë fjali pa kuptim, gjithmonë që dalin të vërteta sepse nuk mund të mos dalin, por pa asnjë bazë, pa asnjë studim shkencor, dhe hiqen si shkencëtarë të mëdhenj!

Pse 1 – 1 = 0 ?

Sepse 0 + 1 = 1

E kuptove, ja pse!

Dhe tani thonë : Koronavirusi do të mundet patjetër!

LEXO EDHE:  “Paska dhe më keq se tërmeti”/ Ironia therëse e Astrit Patozit

Si tërmeti!

Po u mund – do të thonë : E e patë? Vetë Marie Magdalena kishte folur me mua dhe më erdhi dhe ma dha lajmin e mirë! Mua, të pastrit, mua të mirit, mua shpirtdlirit, mua që kurrë nuk kam bërë mëkate, mua të dashurit me shokët dhe … me shoqet, mua zemërbardhit, mua që nuk kujtoj fare se ju jeni budallenj!

Pa studime, pa prova, pa shkencë, deklarojnë, deklarojnë, deklarojnë : Virusi do të mundet!

Po nuk u mund dhe larg qoftë na zhduk, e kush do t’u thotë : Pa hajdeni ju kodosha këtu – pse na gënyet?

Kush do t’ua thotë ? Macja e lagjes, qentë e rrugës, cakejtë e malit, arinjtë e murmë, kush?

Prandaj thonë fjalinë më idiote të mundëshme në planin logjik : Koronavirusi do të shporet! E deklarova unë për gjithë botën!

Qesharake!!!

Pse 2 + 2 = 4 ?

Sepse 4 – 2 = 2 moooooo! Ja pra!

U pika logjikës ! – thuaj!

Te ishte Emanuel Kanti t’i dëgjonte këto tautologjira do ja jepte vetes me revole : bam!

Gjykime tautologjike të nivelit më mediokër!

Por, kjo nuk i pengon të hiqen si profetë ! Virusi do të largohet, do t’a mundim!

Shikoni, shikoni, edhe betejën me virusin e shohin si një sport mundjeje, si betejë politike, si deklaratë : Virus ik!

Cfarë fatkeqësie!

A thua se e bëjnë të na japin optimizëm. Se na dinë spurdhjakë! Frikën e tyre na e japin ne!

Virusi sigurisht do të mundet!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Kreshnik Spahiu/ Termi “Vetvendosje”, juridikisht përkthehet, “ndryshim kufijsh”

Publikuar

-

Nga

Ambasada amerikane më kërkoi 8 vite më parë të mos mbaja asnjë marrdhënie me Albin Kurtin, por unë bëra të kundërtën dhe me mbështetjen që i dhashë, morra një kosto politike që më kushtoi shumë rëndë në 2013.

Unë e njoh personalisht Albin Kurtin dhe kam afro 10 vjet që e mbështes pa rezerva. Isha i vetmi politikan nga Tirana që nga dita e parë dhe deri në zgjedhjet e fundit kam bërë thirrje: “Votoni Vetëvendosjen”.

Sot kur hapa facebookun pashë që ishte pushtuar nga publikimet e fjalimit “heroik” por anti-amerikan të Albin Kurtit dhe që mijra njerëz e shisnin si shpëtimtarin e “pavarisisë” së Kosovës.
Ndryshe nga miqësia me Albin Kurtin, unē Hashim Thaçin e kam kundërshtar sepse bashkë me vetvendosjen, të gjithë kuqezinjtë kanë protestuar kundër tij dhe Hashimi më ka sulmuar personalisht por në këtë analizë dua të jem sa më i ftohtë dhe objektiv.

A e meritonte Albin Kurti këtë mbështetje?

Disa vite me Albin Kurtin kemi biseduar për “ndryshim kufijsh” dhe jo të mbajmë këto kufij që janë sot.
Ne ishim të vetmet dy parti që në program kishim “referendumin për ndryshim kufijsh”.
E adhuroja “VV” sepse me emrin e saj kishte adoptuar një koncept juridik klasik të së drejtës ndërkombëtare.

“Vetëvendosja” është parimi bazë i njohur nga e drejta ndërkombëtare që popujt kanë për të vetvendosur mbi fatin, të ardhmen e kufijve në territorin ku jetojnë, e aplikuar kjo nëpërmjet një plebeshiti popullor.
Popujt kanë të drejtë “etnikisht” të vendosin me votim se me kë duan tè jetojnë.
Autonomia teritoriale dhe parimi vetvendosjes solli në kohën e Titos në jugosllavi kufijtë asministrativ të Kosovës si krahine autonome por që Jugosllavia nuk lejoi kurrë një referendum të 6 republikave ose të 2 krahinave autonome.

Ibrahim Rugova ishte guri i themelit që organizoi në mënyrë të njëanëshme referendumin dhe vendimin historik të shpalljes së Kosovës Republik kundër vullnetit të Serbisë.
Sot shqiptarët kanë dy shtete, por dhe jetojnë në 6 shtet njëkohēsisht.
Në Meqedoninë e Veriut kemi fituar statusin e kombit shtet-formues dhe nuk jemi minoritet.
Në Serbi kemi disa ente teritoriale dhe administrative të percaktuara si pasoj e kopaktësis etnike shqiptare në jugun e shtetit aktual Serb.

Në Malin e Zi kemi dy komuna gjithashtu të dominuara në mazhorancë nga shqiptarët.
Në Greqi situata mbetet më e komplikuar sepse shqiptarët janë dëbuar me dhunë prej shumë dekadash dhe në rast një referendumi ata s’kanë të drejtë vote dhe as një status juridik.
Pa u zgjatur shumë në analizë:

“Një Shqipëri naturale dhe e madhe” mund të krijohet vetëm nga parimi vetvendosjes që nënkupton referendum për ndryshim kufijsh.
Nēse nuk ndryshojmë kufijtë atë here do kemi vetëm 2 Shqipëri të vogla që jetojmë sot.
Shqipërinë e Edi Ramës dhe Shqipërinë veriore të ish-Albin Kurtit.
Nuk di pse Albini e ka harruar emrin e partisë së tij?
Nuk di pse Albini nuk e përmend më parimin e vetëvendosjes?
Por lind pyetja a do kenë të drejtë serbët, grekët apo maqedonasit të vetëvendsin?
Sigurisht që po!
Ka vetëm dy rrugë ndryshimi i kufijve:
1- Me luftë ballkanike,
2- Me votë nëpërmjet paqes dhe marrveshjeve.

LEXO EDHE:  Zëri i Amerikës publikon videon/ Qytetarët e Prishtinës mbledhin para dhe ndihma për të prekurit nga tërmeti

LEXO EDHE:  Spitali Amerikan hap dyert për të lënduarit nga tërmeti

– Të parën sipas gjithë gjasave as nuk kemi këllqe dhe as nuk kemi mbështetje sepse edhe një aleat që kishim, “Shtëpinë e bardhë” dje Albini e qujati: “Shtëpia e zezë” dhe e ka shpallur vend armik.
– Rruga e dytë paqja dhe marrveshja kërkon një strategji dhe përgatitje platforme kombëtare për bisedime. Albini nuk është Messia që të përjashtoj çdo kënd ka mbisedimet.

Albini pati fatin të zgjidhej kryeministër i Kosovës me 26% të votave.
Në ngritjen e qeverisë ai u vonua 100 ditë për ta ndërtuar duke bërë sherr se kush do ishin ministrat dhe nuk harxhoi as 100 minuta për diskutuar për dialogun me Serbinë dhe mardhëniet me SHBA.
U vonua 100 ditë dhe qeverisi 50 ditë.
Në 50 ditë nuk kreu asnjë heroizëm jo.
Madje:
– edhe taksēn e hoqi
– edhe me Amerikën u prish
Të gjithë votuan kundër tij, me përjashtim të disa ministrave dhe Vjosa Osmanit të cilët nëse nuk do kishin këto karrige që ju dhuroi Albini, edhe ato do të votonin kundër tij.
Kosova do shkoi sërish në zgjedhje, por Albin Kurti përpara se të kërkoj vota duhet të tregoj pse hoqi dorë nga parimi i Vetëvendosjes dhe emri i partisë së tij që nënkupton ndryshim kufijsh?
Presheva duhet votojë,
Mirtrovica veriut duhet votojë,
Himara duhet votojë,
Kuksi duhet votojë,
Shkupi duhet votojë,
Kumanova duhet votojë,
Përrallat për shitjen e Kosovës nga Hashimi unë nuk i besoj, sepse ndryshimi kufijve nuk vendoset me firmë nga presidenti.
Ndryshimi kufijve bëhet me referendum dhe këtu s’ka fare ndikim firma Hashimit apo e Albinit, por vota e popujve në Ballkan.
Teorikisht mund të ndodh që as Kosova nuk do me u bashku me Shqipëri. Flas teorikisht dhe jo praktikisht.
Pra për bashkim apo ndarje vendos populli në votime dhe jo Albini dhe Hashimi me fjalime.
Ne shqiptarët s’duhet jemi aq banal që të karandisemi në gjykimin se kush e do Kosovën më shumë Albini apo Hashimi.
Albin Kurti duhet të zgjohet nga gjumi dhe të shoh të vërtetën: Kosoava pa Amerikën sot s’do ishte shtet i pavarur dhe Albin Kurti nuk do ishte kryeministër i Kosovës por kryetar i komunës autonome të Jugosllavisë.
Për këto arsye Albini duhet kuptoj që Kosova është “tokë e xanun” nga Amerika sepse ajo e ka pagu shumë shtrenjtë “hipotekën” e saj.
Albini ka vetëm një rrugë të negocioj me shefin e hipotekës për parimin e Vetvendosjes.
Edhe përrallat me skenarët e George Soros mos i besoni sepse Lëvizja Vetvendosja ka më shumë sorosian brenda saj, sesa “Shtëpia e bardh” e cila është një burg për Soros pasi Trump është kundërshtar i ashpër i tij.

Koha të kemi një Shqipëri të Madhe qoftë edhe pa Albinin, dhe jo një fshat të vogël me kryetar Hashimin.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Koronavirusi dhe të sëmurët kronikë

Publikuar

-

Nga

Nga Prof. Dr. Isuf Kalo

Koronavirusi po vret edhe tek ne. Masat e duhura për të bllokuar, ose minimizuar përhapjen e tij janë thënë dhe përsëritur me ngulm nga qeveria, Ministria e Shëndetësisë, specialistët infeksionit dhe mediat.  Ato duhen konsideruar imperative dhe jetësore.

Shpresat e kalimit të Covid-19 në forma të lehta sidomos në moshat e reja dhe tek qytetarë pa sëmundje konike nuk duhet të na gënjejnë. Mundësit e përfundimit fatal të sëmundjes janë tek cilido. Është ngushëllues fakti që gjashtë të sëmurë rëndë nga koronavirusi të shtruar në spitalin tonë infektiv mundën të shërohen. Kjo fal kujdesit me profesionalizëm dhe përkushtim të lartë të personelit mjekësor. Mirëpo ndërkohë pesë të tjerë prej tyre humbën jetën me gjithë përpjekjet dhe kujdesin e shkëlqyer intensiv spitalor.

Mesazhi është i qartë: Secili prej nesh që të jetë i sigurt për jetën duhet t’i shpëtojw prekjes nga virusi. Nuk ka tjetër mënyrë dhe as tjetër siguri.

Ndërkohë zhvillimet e pandemisë kanë evidentuar se humbjet e jetëve njerëzore, që ai shkakton janë shumë më të shpeshta tek personat e moshuar që vuajnë njëkohësisht nga sëmundje kronike shoqëruese si dobësi e zemrës, hipertension arterial, diabet, obezitet, sëmundjet kronike të mushkërive, ast’hma bronkiale, sëmundjet kronike të veshkave, sëmundjet autoimune, depresioni mendor etj.

Si shkak për këtë besohet imuniteti paraprakisht i dëmtuar i tyre, nga ato sëmundje prej mjekimit jo korrekt, dhe stilit jo të shëndetshëm të jetës, çka dobësojnë reagimin e organizmit ndaj virusit.

Ndërkohë në kushtet e vetë-izolimit në shtëpi situata shëndetësore e pacienteve të tillë mund që bëhet akoma më vulnerabel. Stresi, mbyllja brenda, pa aktivit fizik, vështirësitë e respektimit të dietës, ndjenja e vetmisë e braktisjes prej ndërprerjes së vizitave dhe komunikimit me mjekët që deri atëherë i kanë ndjekur apo edhe pamundësia e kontaktit me njerëzit e dashur të afërm të tyre mund që shprehen me keqësimin e parametrave të gjendjes shëndetësore si rritje e shifrave të tensionit arterial, rritje e glicemisë, prishje e humorit, e gjumit, shtimi i duhanpirjes, pasiguri çrregullime të oreksit, vështirësi për respektimin e higjienës trupore, etj..

Vetvetiu pacientëve të tillë u lindin pyetje lidhur me mënyrën e zbatimit të mjekimit, adaptimin e tij në rrethanat e reja. Për fat të keq ata përgjithësisht nuk janë edukuar dhe aftësuar për të vetë-menanxhuar sëmundjen e tyre kronike në kushtet e shtëpisë. Kultura shëndetësore qytetarëve tanë është e ulët. Faji nuk është aq i tyre sesa i vet sistemit shëndetësor që tradicionalisht e ka anashkaluar këtë nevojë. Tani pacientëve të ngujuar u duhet një mendje që t’i udhëzojë. Vetëm pak prej tyre kanë kompjuter dhe akses në internet për udhëzime online.

Vet sistemet shëndetësore përgjithësisht nuk e kanë patur prioritet kujdesin ndaj të sëmurëve në shtëpi. Tempulli i lavdisë e krenarisë së tyre kanë qenë e janë spitalet dhe qendrat shëndetësore ambulatore të pajisur me profesionistë me barna të kohës dhe teknologji moderne. Kjo është e justifikueshme për përballjet e tyre me sëmundjet akute dhe urgjente të cilat nuk mund të mjekohen e të shërohen ambulatorisht. Por jo për sëmundjet kronike, të cilat nuk shërohen dot plotësisht. në spital. Ato, pacientët edhe pas daljes nga spitalet i marrin në shtëpi me vete gjatë gjithë jetës së tyre të pashëruara përfundimisht.

LEXO EDHE:  Një vit “fitoresh” për Ramën, Bashën dhe Metën

LEXO EDHE:  “Paska dhe më keq se tërmeti”/ Ironia therëse e Astrit Patozit

Në fakt “Home care” dhe“ Self care“ janë pista potenciale të cilat po të shfrytëzohen seriozisht në mënyrë të mirë organizuar, munden ta lehtësojnë ndjeshëm barrën e spitaleve dhe të personelit mjekësore me anë të kontributit të vet qytetarëve të sëmurë dhe të familjareve të tyre.

Shtëpia, veç të tjerash është padyshim edhe qendër gjigante shëndetësore me potenciale të mëdha burimesh njerëzore. Në jetën e përditshme në të kryen një numër pafund procedurash në dobi të ruajtjes e të mirëmbajtjes së shëndetit personal të qytetareve  ashtu dhe në ndihmë të pjesëtarëve të sëmurë të familjes. Me goditjen që pësuan sistemet shëndetësore nga Covid -19 po rrezikojnë kudo të bien në kolaps prej pamjaftushmërisë  të stafit profesional dhe të ambienteve spitalore. Asnjëherë sa tani nuk e kanë ndjerë nevojën që të ndihmohen në partnership nga qytetarët. Strukturimi dhe fuqizimi i vetë-mjekimit i pacientëve me sëmundje kronike në shtëpi është një opsion për t’u konsideruar me përparësi

Shembulli se si tek ne një numër i pacientëve me diabet e vetë-menanxhojnë, monitorojnë dhe e vetë-adaptojnë me sukses sëmundjen në kushtet e shtëpisë vlen për t’u shtrirë në mënyrë të strukturuar si pjesë integrale e sistemit edhe ndaj të sëmurëve të tjerë kronikë.

Në rrethanat e pandemisë së Covid-19 është rasti që ky potencial të shfrytëzohet ndaj sëmurëve kronike, të moshuar dhe të vetë-izoluar me shpresë që t’i ndihmojë sadopak ata që do prekën nga virusi ta përballojnë sëmundjen më lehtë, dhe me minimum legalitet.

Ministra e Shëndetësisë disponon tashmë një material me udhëzime të hollësishme specifike i hartuar posaçërisht  nga specialistet respektiv për qytetarë të tillë të vet izoluar, të prekur ose jo nga koronavirusi që vuajnë një apo disa nga sëmundjet shoqëruese kronike. Paralelisht me këtë do deklarohen publikisht  numrat e telefonit të mjekëve të familjes dhe të specialisteve përkatës çka do ju rivendos për të sëmurë të tillë urat e kontaktit përkohësisht të vështirësuar ose të ndërprera me ta.

Fuqizimi i një praktike të tillë mund t’i shërbejë këtij kontingjenti si dritare mundësie suplementare për të vetë-adaptuar mjekimin, për t’ju forcuar imunitetin dhe minimizuar humbjet e jetës së tyre të kërcënuara frikshëm nga kjo pandemi.

Së bashku; qytetarë, pacientë dhe mjekë do jemi më të fortë.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Astrit Patozi/ Nuk na duhen lajmet “live” nga spitali, puna është si të mos shkojmë atje

Publikuar

-

Nga

Një 61 vjeçar i prekur rëndë nga koronavirusi u shpall i vdekur në mëngjes, por u “ringjall” fatmirësisht në mesditë. E di që nuk ka qenë e qëllimshme, por është rasti për të reflektuar se lajme të tilla nuk i duhen as dreqit. Nuk janë as etike, as profesionale, por mbi të gjitha, ato janë krejtësisht të padobishme. Ndaj edhe duhen kursyer këto energji të panevojshme, që shkaktojnë, jo vetëm dëme, por edhe emocione të papërshtatshme, thjesht për shkak të një keqkuptimi.

Nuk shikoj asnjë arsye pse të çohet dëm respekti dhe mirënjohja e merituar për punën e përkushtuar të qindra gazetarëve, të cilët në këto kohëra të vështira rrezikojnë jo pak për të na mbajtur të informuar.

Por ne nuk kemi nevojë ta mësojmë në kohë reale vdekjen e çdo të sëmuri me koronavirus, ndaj edhe duhet ndërprerë kjo gara e pakuptimtë, se kush do ta japë njoftimin e pari.

Qytetarëve të mbyllur në shtëpitë e tyre u mjafton buletini zyrtar një herë në ditë, ashtu si kudo në botë, për të mësuar ekzaktësisht, se sa është përhapja dhe sa është numri i viktimave të COVID 19.

Askujt nuk i vlen gjuetia e pakuptimtë për hollësi të panevojshme të asaj që ndodh brenda mureve të spitaleve infektive, përveçse është një hall më shumë për stafet mjekësore. Sepse, sikur të mos u mjaftojë ngarkesa me të sëmurët, ata duhet të përballojnë edhe presionin e atyre, që e presin me padurim lajmin jashtë, mundësisht përpara se ngjarja të ndodhë.

Spitali është stacioni i parafundit i kësaj lufte dhe gjithë merita është që ta shtyjmë sa të mundemi mbërritjen atje. Ndaj edhe është koha që njerëzit të informohen më shumë se si ta arrijnë këtë synim ekzistencial.

Ata sot kanë nevojë të dinë se çfarë gjërash thelbësore duhet të ndryshojnë nga jeta e tyre, që në radhë të parë, të mos bëhen për spital. Dhe kjo është një betejë e vështirë, që fillon në minutën e parë të liridaljes për nevoja të domosdoshme dhe mbaron në sekondën e fundit të karantinës, për të cilën askush në planet nuk e di me siguri sa do të zgjasë.

LEXO TE PLOTE