Connect with Us

Nesër mblidhet online Konferenca e Kryetarëve/ Zbardhet rendi i ditës

Lajme

Nesër mblidhet online Konferenca e Kryetarëve/ Zbardhet rendi i ditës

Publikuar

-

Nesër pritet të zhvillohet Konferenca e Kryetarëve dhe komisionet e përhershme parlamentare.

Për shkak të situatës së koronavirusit Konferenca e Kryetarëve dhe komisionet e përhershme parlamentare të do tzhvillohet onine nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik.

“Në bazë të Urdhërit të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi , Nr. 14.datë 25.03.2030, në datën 27 mars, ora 11:00, do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve. Konferenca do të zhvillohet me anë të mjeteve të komunikimit elektronik /Cisco Ëebex dhe do të ketë këtë rend dite:
1. Miratimin e kalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 30 mars – 17 prill 2020;
2. Miratimi i grafikut të mbledhjeve të komisioneve të përhershme parlamentare, për shqyrtimin e akteve normative me fuqinë e ligjit, me anë të mjeteve të komunikimit elektronik/Cisco Ëebex”, thuhet në njoftim./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Çadrat e ngritura tek Trauma/ Fillon funksionimi, ja për çfarë do shërbejnë

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën me dije se ka nisur funksionimi i çadrave të triazhit mjekësor, përpara Urgjencës së Spitalit të Traumës.

Sipas Manastirliut, çadrat do të shërbejnë për të filtruar rastet e dyshimta në rast të fluksit të pacientëve, për mbrojtjen e stafeve mjekësore

“Ka nisur funksionimi i çadrave të triazhit mjekësor, përpara Urgjencës së Spitalit të Traumës për të filtruar rastet e dyshimta në rast të fluksit të pacientëve, për mbrojtjen e stafeve mjekësore dhe kufizimin sa më shumë të përhapjes së këtij armiku të panjohur.
#MeMjekëtDheInfermierët”, shkruan Manastrliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Rritet numri i të infektuarve/ Konfirmohen dy raste të reja me koronavirus në Pukë

Publikuar

-

Nga

Konfirmohen 2 raste të reja të infektuar me koronavirus në Pukë, duke e çuar në tre numrin të prekurve në këtë qytet.

Në një njoftim zyrtar në bashkinë e Pukës janë konstatuar 2 raste pozitive, pjestare të së njëjtës familje.

Mësohet se pas daljes pozitiv të rastit mjekët e spitalit janë vetëkarantinuar, ndërkohë dy rastet pozitive janë vajza dhe bashkëshortja e rastit të konfirmuar një ditë më pare
“Nga NJVKSh informohemi se ne Bashkine Puke konstatohen 2 raste pozitiv pjestare te se njejtes familje, duke e quar ne 3 nr e familjeve me covid -19 ne kete Bashki, ndersa rasti i analizuar ne Bashki te F. Arrezit, konstatohet negativ. Nderkohe vazhdon ndjekja epidemiologjike ne cdo bashki ne bashkepunim me strukturat e policise per gjurmimin dhe lontaktimin e personave qe vijne nga Durresi apo H.Hotit per zbatimin e rregullave te vetkarantinimit”, thuhet në njoftimin e Bashkisë.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Po lufton COVID-19/ Flet Skënder Brataj: Mesazhet tuaja më bëjnë të dedh lot me ngashërim, ja kura më e mirë

Publikuar

-

Nga

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas konfirmimit me koronavirus.

Brataj tregon se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe falenderon të gjithë miqtë, të afërmit dhe qytetarët që i kanë shkruar mesazhe motivuese për të kaluar këtë moment të vështirë.

Ai deklaron se mesazhet që i kanë dërguar nuk janë vetëm kurajo, por medikamenti më i mirë i kësaj terapie kundër koronavirusit Sars Cov2, që shkakton sëmundjen e COVID-19.

Drejtori i Urgjencës thotë se nuk është aspak e lehtë ta kalosh këtë gjë, por thekson se mesazhet e kanë përlotur dhe i kanë dhënë më shumë energji për të luftuar virusin.

“Nuk është aspak e thjeshtë për askënd të marë lajmin se është i infektuar nga coronavirusi; nuk është aspak lajm i mirë kur ke të gjitha shenjat dhe simptomat e sëmundjes, kësaj sëmundje tinzare dhe jo plotësisht të njohur; nuk është aspak e këndshme që familiarët dhe bashkëpunëtorët e tu të njoftohen nga mediat! Ju garantoj se kura më e mirë është poziviteti juaj pa fund, pa masë, pa ndërprerje, pa limit, pa dallim, pa kufij, nga çdo qytet, fshat, apo shtet, që çdo ditë të jep energji, të jep kurajo, të jep emocion, të jep dashuri humane pa fund, aq sa shumë herë të derdhësh lot, po lot me ngashërim, lot që pushojnë vetëm kur heq sytë nga ato mesazhe, sms, apo hartime tuajat të shkruajtura me fjalë zemre, me dashuri nëne, shoku, kolegu, me ndjenjë humane. Unë tani kam pak kollë dhe shenja më të lehta të semundjes. Jam më mirë, edhe falë këtij poziviteti të vazhdueshëm që ju më dhuroni. Shpresoj të kthehem sa më shpejt…… Unë do të kthehem që të vazhdojmë këtë betejë të ashpër së bashku, për t’ju shprehur edhe njëherë, shumë, shumë, shumë, shumë mirënjohje ! Falenderimi për ju është shumë pak!”, shkruan ndër të tjera Brataj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE