Connect with Us

Mjekja shqiptare me koronavirus në Itali flet për simptomat/ “Nuk është grip i thjeshtë, por përballohet”

Lajme

Mjekja shqiptare me koronavirus në Itali flet për simptomat/ “Nuk është grip i thjeshtë, por përballohet”

Publikuar

-

Mjekja shqiptare e infektuar me koronavirus Blerina Resuli në Itali ka treguar se në fillim kur ka rezultuar pozitive, kishte disa shqetësime. Ajo rrëfeu në emisionin “Opinion” se iu nënshtrua testimit, pasi një pjesë e madhe e kolegëve kishin rezultuar si pozitive pak ditë më parë.

Mjekja tha se ende nuk e di burimin e transmetimit të koronavirusit, ndërsa tregoi edhe simptomat që kishte.

“Kisha pak kollë, shumë pak hundët e zëna, por në ditët në vijim kjo situatë u përkeqësua. Temperaturën e kam pasur 37 ose 37.2. Kisha simptoma të tjera si dhimbja e kycceve, e trupit, dhimbje koke, aq sa shpeshherë më dilte edhe gjumi. Dhe ajo që kanë shumica e pacientëe është humbja e aromës. Shije kam por kam humbur aromat, nuk ndjej aroma. Dhimbje gjoksi nuk kam patur, por aromat akoma edhe sot e kësaj dite pas dy javësh diagnostifikimi nuk i ndjej. Mund të them që ishte lehtësisht i përballueshëm. Shumë herë njerëzit thonë që është një grip i thjeshtë se sipmtomat ishin më të forta, por mund të them se për grupmoshën time mund të përballohet”, nënvizoi ajo./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Sa do të zgjasë kjo situatë?/ Rama flet për luftën reale ndaj armikut që nuk ka ilaç

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama thekson se situata në të cilën jemi është një luftë e panjohur në historinë e njerëzimit.
Sipas kryeministrit, kjo është një luftë me një armik të cilit nuk ja dimë ilacin.

“Kjo është një luftë e panjohur në historinë e njerëzimit. Është një luftë me një armik të cilit nuk ja dimë ilacin, e vetmja gjë që duhet bërë është të mbrohemi. Ky armik nuk ndalet, thjesht pengohet të përparojë me shpejtësi. Përparimi i tij me shpejtësi e fut në kolaps sistemin shëndetësor të këtij vendi”, tha Rama në një lidhje direkte në emisionin Real News.

Mes të tjerash, Rama tha se nuk dihet sesa do të zgjasë kjo luftë.

LEXO EDHE:  Shpresë në Genova/ Një grua nxirret e gjallë nga rrënojat

LEXO EDHE:  Itali/ Rreh për vdekje 51-vjeçarin, arrestohet shqiptari

Sa do të zgjasë kjo luftë askush nuk e di. Mund të zgjasë shumë, ne duhet të përgatitemi.
Njërëzit duhet ta kuptojnë që kjo nuk është një situatë e stimuluar, kjo është luftë reale”, theksoi Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Një muaj nuk fjeta”/ Rudina Dembacaj tregon si e priti vajza shpërnguljen në shtëpinë e re

Publikuar

-

Nga

Në media bëri bujë ndarja e moderatores Rudina Dembacaj nga Aleksi dhe lidhja e saj me ish-deputetin Mark Frroku.

Vetëm disa kohë pasi në media u tha se Rudina e kishte tradhëtuar bashkëshortin me një politikan dhe kjo gjë kishte dërguar në shkatërriminn e martesës, moderatorja pranoi ndarjen dhe lidhjen e re, por asnjëherë tradhëtinë.

Tashmë ajo ka treguar se është shumë e lidhur me fëmijët e Markut, por asnjëherë s’ka folur se si e ka pritur vajza e saj lidhjen dhe shpërnguljen në banesën e re.

Për këtë Rudina është pyetur së fundmi në rrjetet sociale nga fansat, të cilëve i është rrëfyer se në fillim nuk ka fjetur gati një muaj nga meraku se si do ta priste vajza.

LEXO EDHE:  Shpresë në Genova/ Një grua nxirret e gjallë nga rrënojat

LEXO EDHE:  Itali/ Rreh për vdekje 51-vjeçarin, arrestohet shqiptari

“Vikit i kisha thënë më përpara. E priti shumë mirë. Unë kisha shumë merak, 1 muaj gati nuk fjeta, por Viki eksploronte çdo cep me shumë dëshirë”, përgjigjet ajo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Shfaqi simptomat e koronavirusit / 15 vjeçarja nga Maliqi dyshohet e infektuar me Covid-19

Publikuar

-

Nga

Vijon të rritet numri i personave të dyshuar me koronavirus. Një 15 vjeçare nga fshati Drithas i bashkisë Maliq në qarkun e Korçës dyshohet se ështe infektuar nga Covid-19.

Burime për CNA.al bëjnë me dije se prej disa ditësh adoleshentja ka shfaqur simptomat. Ndërkohë, 15 vjeçarja ndodhet në senatoriumin e Korçës ku po merr ndihmën mjekësore.

Sipas burimeve, deri tani gjendja është problematike ndërkohë që sot i është marrë tamponi. Pritet përgjigjia e analizave për të parë nëse adoleshentja do të rezultojë pozitive ose negative ndaj koronavirusit.

LEXO EDHE:  Itali, arrestohet shqiptari me pistoletë të vjedhur

LEXO EDHE:  Itali/ Rreh për vdekje 51-vjeçarin, arrestohet shqiptari

Kujtojmë se sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, në Korçë janë 11 persona të infektuar me Covid-19./CNA.al

LEXO TE PLOTE