Connect with Us

Mjekja pensioniste rikthehet në punë/ Meta jep lajmin e bukur

Lajme

Mjekja pensioniste rikthehet në punë/ Meta jep lajmin e bukur

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta ka shprehur falenderim dhe mirënjohje për mjeken gjinekologe Burbuqe Ajazi e cila edhe pse ka dalë në pension, vazhdon të shërbejë me shumë profesionalizëm në spitalin e Peqinit.

Meta bën me dije se mjekja dje në mbrëmje ka dalë në punë, dhe ka asistuar për lindjen e shëndetshme të një bebi.

“Mjekja gjinekologe, Burbuqe Ajazi, ndonëse prej vitesh e ka mbushur moshën e pensionit, vazhdon të shërbejë me shumë profesionalizëm, përkushtim dhe pasion në spitalin e Peqinit, duke u kthyer në shembull të jashtëzakonshëm frymëzimi për brezat e rinj të mjekëve dhe infermierëve.
Edhe pse në një periudhë të vështirë për të gjithë shëndetësinë shqiptare për shkak të situatës së pandemisë #COVID19, mjekja e nderuar dje në mbrëmje ka dalë në punë, dhe së bashku me stafin e mrekullueshëm të mjekëve të Peqinit, ka asistuar për lindjen e shëndetshme të një bebi shumë të bukur!
Duke i uruar jetë të gjatë dhe shëndet foshnjës së sapolindur, ndaj me prindërit gëzimin për lindjen e djalit të tyre në këto momente shumë të lumtura e të veçanta për ta.
Në këtë situatë të vështirë të gjithë kemi nevojë për lajme kaq të mira!
Mirënjohje dhe falenderim të thellë për mjeken e nderuar Burbuqe Ajazi”, shkruan Meta./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Zjarr masiv në Kutal të Përmetit/ Flakët ‘përpijnë’ pyje e kullota

Publikuar

-

Nga

flakët ‘përpijnë’ pyje e kullota

Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të rëndohet.

Në Përmet, zjarri ka dalë jashtë kontrollit teksa situata sa vjen e agravohet.

Deri më tani janë djegur 13 hektarë kullota e 10 hektarë pyje kryesisht në fshatin Kutal.

Një tjetër zjarr masiv është aktiv në Ballaban të Këlcyrës aktualisht.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Video/ Zjarri “pushton” Karaburunin, gadishulli në flakë prej ditësh

Publikuar

-

Nga

Video/ Zjarri “pushton” Karaburunin, gadishulli në flakë prej ditësh

Prej disa ditësh Vlora është e rrethuar nga zjarret.

Përveç Radhimës, zonën pranë Orikumit, Selenicën, gadishulli i Karaburunit ka tre ditë që digjet.

Këta janë pamjet gjatë pasdites së sotme në Karaburun siguruar nga CNA.al, ku vatrat e zjarrit duket se do ndalen vetëm pasi të arrijnë në bregun e detit.

Zjarret që kanë rënë në gjithë zonën janë të qëllimshme dhe më së shumti janë vendosur nga barinjtë që ripërtërijnë kuotat e bagëtive./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Meta “injoron” raportin e Venecias/ Draft i parëndësishëm, ja kur do flas zyrtarisht

LEXO EDHE:  Foto/ Ja çfarë bëri Meta pas konferencës


 

LEXO TE PLOTE

Lajme

Foto/ Parashutisti bie në det, shpëtohet nga plazhistët

Publikuar

-

Nga

Fotot/ Parashutisti bie në det, shpëtohet nga plazhistët

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pasditen e sotme në plazhin e Qerretit, në Durrës.

Nuk dihen shkaqet e rënies së parashutistit.

Pushuesit kanë vepruar menjëherë për mos e lënë të mbytet.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: