LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lirimi i të burgosurve/ Revoltohet ish ministri: Bosi tall t*apin me këtë vend

26 Mars 2020, 21:21, Aktualitet CNA
Lirimi i të burgosurve/ Revoltohet ish ministri: Bosi tall t*apin me

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar vendimin e qeverisë për lirimin e një numri të burgosurish për shkak të koronavirusit.

Sipas Manjanit dyert e burgjeve u hapën pa vendim gjykate dhe pa një ligj për amnisti, por thjesht me një vendim të marrë jo në një mbledhje të rregullt e zyrtare!

Manjani ironizn teksa shprehet se ?gjermanët po presin damarët na inati që s’u vajti mendja më pare?.

?Qeveria vendos të kufizojë liritë e qytetarëve në liri dhe, njëkohësisht u jep liri atyre që gjykata ua ka hequr! (Vendos jo xhanëm, po zbardh urdhërat e Bosit në letër).
I hapi burgjet pa vendim gjykate dhe pa një ligj për amnisti. Por thjesht me një vendim të marrë jo në një mbledhje të rregullt e zyrtare!
Logjika zhivë fare.
Shih kur t’ia “kopjojë Italia” edhe këtë vendim brilant..! Spanja po i vjen vërdallë ta kopjojë më shpejt. Gjermanët po presin damarët na inati që s’u vajti mendja më parë…
Akoma ka shqiptarë që besojnë se hapja e burgjeve është gjë e mirë dhe se kjo ka ndodhur dhe në vende të tjera!!! Zaten prandaj dhe Bosi tall trapin me kët vend…
Por imagjinoni ç’precedent ka çelur. Nesër, kundërshtarët e Bosit, mund të bëjnë të njëjtën gjë por në invers. Dmth nxjerrin një akt normativ për të futur në burg vetë Bosin!!
Larg qoftë, por e mundshme është me precedentin fantastiko-shkencor që ka hapur tashmë…?, shkruan Manjani në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

Lajmet e fundit nga