Connect with Us

Ktheu “Ligjin për Pronat”/ Reagon Balla: Keqardhje për Presidentin, nuk ka lexuar opinionet e KE dhe Venecias

Politikë

Ktheu “Ligjin për Pronat”/ Reagon Balla: Keqardhje për Presidentin, nuk ka lexuar opinionet e KE dhe Venecias

Publikuar

-

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, në një lidhje me “Neës 24” ka komentuar vendimin e presidentit Meta për të kthyer në Kuvend ligjin për pronat.

Balla tha se ndjen keqardhje për Presidentin, pasi sipas tij nuk ka lexuar komentet pozitive të Komisionit të Venecias dhe KE-së, në lidhje me këtë ligj.

“Pikë së pari do doja të sqaroja se ky ligj, për të cilin ndihem i habitur që u kthye në Kuvend, se ky ligj është adresuar dhe konsultuar me partnerët. Është pritur për shumë kohë që të votohet, derisa Komicioni i Venecias dhe ai Europian ka dhënë dakortësinë. Më vjen keq që presidenti nuk i ka lexuar këto opinione të Komisionit të Venecias dhe Komisionit Europian.

LEXO EDHE:  Një prilli, dita e lavdisë Rama-Meta

Janë mbi 200 mijë familje që mezi presin që po e punojnë mbi 30 vite ta kenë me tapi.

Megjithatë ne do ta shqyrtojmë mirë kthimin e ligjit nga presidenti. Ky është një ligj që rregullon, është faza e fundit e procesit të legalizimeve. Është një ligj, një garanci për investitorët e huaj. Sot është një ditë e çuar dëm. Investiotorët e huaj mezi presin që ky ligj të miratohet.

Komisioni Europian e ka vlerësuar maksimalisht këtë ligj”, tha Balla.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama publikon videon e mjekut që luftoi Ebolan dhe po përballet koronavirusin/ Thumbon opozitën për maskat

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë mesazhin e një mjeku amerikan që ka shërbyer në Afrikën Perëndimore kundër Ebolas.

Rama thotë se këtë video të publikuar në rrjetet sociale duhet ta shohin sidomos ata që i quajnë të vonuara, përpjekjet për shtimin e kapaciteteve në vijën e zjarrit, duke iu referuar këtu opozitës.

Ndërkohë, mjeku dëgjohet të thotë se në Nju Jork ka vetëm 3 javë që ka shpërthyer pandemia dhe akoma janë në fillim të shpërthimit. Gjithashtu ai flet edhe për numrin e maskave që i shpërndahet personeli gjatë këtyre ditëve, ndërsa thekson se janë të pakta dhe sipas tij kjo ndodh në të gjithë Nju Jorkun.

“Nuk jam këtu për të folur për politikë, por për të folur për pacientët dhe realiteti është se ajo që po shohin tani nëpër dhomat e spitaleve është shumë e rëndë. Javën e kaluar, kur shkova në punë folëm për një apo dy pacientë, mes një dyzine të tjerësh që mund të kishin qenë të infektuar me COVID-19. Këtë javë dhe në turnin tim të djeshëm, pothuajse çdo pacient, për të cilin u kujdesa, kishte koronavirus dhe shumë prej tyre ishin në gjendje të rëndë. Shmë të tjerë janë intubuar e shumë u përkeqësuan shumë shpejt.Ndjesia është shumë e ndryshme këtë javë, në krahasim me javën e kaluar dhe sinqerisht, mendoni për faktin që rasti ynë i parë në qytetin e Nju Jorkut ishte më 1 mars, vetëm pak më shumë se tre javë më parë. Të mendosh se do të jemi në gjendje të heqim këto masa kufizuese për Pashkë, në dy a tre javë, më duket tepër deluzive.

LEXO EDHE:  Ngrihet grupi i punës për ndryshimet në ligjin e karburanteve

LEXO EDHE:  Meta në konferencë për mediat/ Ka një propozim për zgjidhjen e krizës

Ajo që dimë është se sipas llogarive matematikore, numri i rasteve do vazhdojë të rritet, jemi vetëm në fillim të këtij shpërthimi. Mund ta ndjesh këtë, është e prekshme për vijën e parë në departamentin e emergjencës. Lidhur me materialet, a keni gjithçka që ju duhet? Po marr shumë mesazhe nga infermierë dhe doktorë nga gjithë spitalet e Nju Jorkut me shembuj shumë specifikë të materialeve që u mungojnë. Po, pjesa e furnizimeve është shumë e paktë. Diçka që them shpesh është që kur punoja në Afrikën Perëndimore kundër Ebolës, një gjë për të cilën nuk shqetësohesha ishte a kisha mjaftueshëm mjete mbrojtëse personale. Kolegët e mi, kudo nëpër Nju Jork, janë shumë të shqetësuar për këtë tani. Numri i maskave që u jepet, dissave u jepet një N-95 maskë, që është më e trashë dhe mbron personelin nga marrja e virusit, u jepet një nga këto në javë”, thuhet në deklaratën e mjekut./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Soreca për hapjen e negociatave/ Ja 4 kërkesat që duhet të plotësoni, çfarë përfiton Shqipëria

Publikuar

-

Nga

Dy ditë më parë Këshilli Europian vendosi të rekomandojë hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Lidhur me këtë vendim ka folur ditën e sotme ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca, i cili tha se si fillim Shqipëria duhet të plotësojë katër kërkesa.

Soreca tha se fushat e bashkëpunimit duhen përqendruar te përparësitë si lufta kundër krimit dhe korrupsionit, ndërsa shpegoi edhe katër kërkesat.

“Duhet të flasim për kuadrin negociues, që është struktura e marrëdhënies mes BE-së dhe Shqipërisë, që do të jetë për vitet në vijim, që do të jenë të gjitha fushat e bashkëpunimit, por duke u përqendruar te përparësitë si lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Tani synimi është të përgatisim këtë kuadër dhe ta dorëzojmë me raportin vjetor të KE-së në qershor, më pas do të jenë shtetet anëtare që do të vendosin për miratimin dhe kjo do të ndodhë në Shqipëria do të përmbysë atë kërkesë dhe më pas në gjysmën e dytë të 2020, do të jetë Gjermania që do të ketë Presidencën e BE-së që do të thërrasë konferencën e parë ndërqeveritare. Kushtet apo kërkesat që duhet të përmbushë Shqipëria. Në mënyrë që të ulet në këtë tryezë me BE për konferencën duhet të përmbushë këto;
1. Reforma zgjedhore e miratuar sipas rekomandimeve të OSBE
2. Vazhdimi i reformës në drejtësi, ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë
3. Krijimi i organeve të specializuara anti-korrupsion, SPAK dhe BKH
4. Duhet të fuqizojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, deklaroi ai.

Ambasadori theksoi se janë edhe një sërë kushtesh të tjera që do të shtrihen në kohë, siç është lufta kundër azilit, ndryshimi i ligjit për mediat, çështja e të drejtave të njeriut, pakicave, censusin, apo të drejtat e qytetarëve. Gjithashtu Soreca sqaroi edhe përfitimet e Shqipërisë me hapjen e negociatave.

LEXO EDHE:  Rikthehen përplasjet PS-LSI/ Tensione në Fier, Shkodër, Pogradec e Dibër

LEXO EDHE:  Një prilli, dita e lavdisë Rama-Meta

“Shqipëria do të ketë mundësi të bëhet pjesë e tregut të BE-së para se të bëhet anëtare. Shqipëria do të kenë mundësi që të bëhen pjesë e programeve të rëndësishme për arsimin, transportin, bujqësinë apo fatkeqësive natyrore, vendet negociuese do të kenë mundësi për qasjen në fondin e solidaritetit. Shqipëria e nisi rrugëtimin në 2014, tani iu statusi i nivelit të dytë të udhëtarit dhe tani sa më shpejt të ecin reformat, aq më shpejt do të arrijë në nivelin më të lartë”, nënvizoi ambasadori i BE-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Një pjesë e personelit punon nga shtëpia”/ Ambasadori i BE flet për 50 mln eurot: Janë grante, jo kredi

Publikuar

-

Nga

Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka folur lidhur me situatën aktuale në vendin tonë që është krijuar për shkak të koronairusit.

Soreca tregoi se po vijon punën çdo ditë dhe se një pjesë e personelit të ambasadës vijon punën nga zyra e një pjesë tjetër nga shtëpia.

“Personeli nuk vjen i gjithë në zyrë, është më thelbësori, të tjerët nga shtëpia. Kjo edhe për arsye se duhet të kujdesen për familjen e tyre. Po jetojmë si të gjithë shqiptarët. Unë jam mirë edhe familja ime në Itali, jemi mirë, po bëjmë atë që bëjnë të gjithë, të qëndrojmë pranë njëri tjetrit në këto ditë të vështirë, por po respektojmë rregullat që na kanë caktuar autoritetet, pasi atëherë rritja e kurbës do të jetë e ngadaltë. Unë kam vendosur të respektoj rregullat, ju bëj thirrje ti respektoni, pasi kjo është në të mirën e të gjithëve”, tha ai në një video në rrjetet sociale.

Gjithashtu ambasadori foli edhe për 50 milion eurot që BE i dha Shqipërisë për të përballuar betejën me koronavirusin. Sipas tij, shuma e vënë në dispozicion nga BE nuk është kredi, por është grant.

LEXO EDHE:  Meta-Meidani, drekë në një nga restorantet në qendër të Tiranës/Negociatat për Kryeministrin e ri

LEXO EDHE:  Meta në konferencë për mediat/ Ka një propozim për zgjidhjen e krizës

“Unë e kam thënë edhe dje edhe pardje, që BE-ja ka premtuar një shifër prej 50 mln euro për të ndihmuar Shqipërinë për krizën e COVID. 4 mln për nevojat emergjente, do të mbulohet blerja e ventilatorëve, 11 mln do të investohen për mbrojtjen sociale, do ta ndihmojmë qeverinë për shtresat më të cënueshme, pjesa tjetër ka të bëjë me ekonomike, pasi bizneset po vuajnë dhe ne do të japim 35 mln euro që do të shkojnë në këtë fushë. Para në dorë cash për shtresat më të cënueshme në shoqëri.

Një përgjigje drejtpërdrejt, që këto para nuk janë kredi, por janë një grant, pra BE-ja po shpreh solidaritetin e plotë me Shqipërinë. Pra nuk janë kredi, por grant për Shqipërinë. Fondet për tërmetin nuk do të preken, të gjitha ato miliona euro që janë premtuar si grant do të jepen sikur janë premtuar. 50 mln që po jepet për COVID janë tjetër apo ato që u premtuan në konferencë janë tjetër. Do të jetë mjaft transparente, jemi pjesë e komisionit për rindërtimin që tregon si po zbatohen, po e ndjekim nga afër”, nënizoi Soreca./ CNA.al

LEXO TE PLOTE