Connect with Us

Kryeparlamentarët e Ballkanit Perëndimor letër BE/ Lejoni eksportin e pajisjeve mjekësore në rajon

Politikë

Kryeparlamentarët e Ballkanit Perëndimor letër BE/ Lejoni eksportin e pajisjeve mjekësore në rajon

Publikuar

-

Kryeparlamentarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor i janë drejtuar me një letër Presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli, dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen,

Nëpërmjet kësaj letre, kryeparlamentarët u propozojnë Parlamentit dhe Komisionit Europian disa masa shtesë për luftën ndaj pandemisë në rajonin tonë.

“Të vetëdijshëm për kompleksitetin e situatës së pandemisë COVID-19, numrin e personave të infektuar dhe pajisjet e pamjaftueshme mjekësore të vendeve tona, sot, më tepër se kurrë, kemi nevojë për solidaritet, një qasje të koordinuar dhe veprim të përbashkët. Ndaj, kërkojmë që vendet e Ballkanit Perëndimor: Të përjashtohen nga vendimi për të kufizuar eksportin e paisjeve mjekësore nga Bashkimi Evropian dhe të përfshihen në skemën e autorizimit të eksportit BE-së; Të kenë akses në prokurimin e përbashkët me BE-në të paisjeve mjekësore për të luftuar pandeminë; Të lejohen që një pjesë e fondeve të Programit IPA II dhe të gjitha fondet e tjera në dispozicion nga burimet e BE-së të përdoren për të luftuar pandeminë COVID-19. Veç masave të propozuara, në emër të parlamenteve të vendeve tona, mirëpresim çdo lloj ndihme që Bashkimi Evropian është i gatshëm të vejë në dispozicion të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, shkruhet në letrën e kryeparlamentarëve të rajonit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Koronavirusi “pajton” Ramën dhe Metën/ Presidenti vlerëson masat e qeverisë

Publikuar

-

Nga

Situata e rëndë që po kalon vendi, për shkak të përhapjes së koronavirusit, duket se ka sjellë “paqe” mes institucionit të Presidencës dhe Kryeministrit.

Presidenti Ilir Meta, në një lidhje direkte në emisionin “7 pa 5”, në vision plus vklerësoi masat e marra nga qeveria në lidhje me këtë situatë.

“Kjo situatë kërkon angazhimin e të gjithëve. Qeveria pa dyshim ka përgjegjësinë kryesore, por të gjithë institucionet kanë përgjegjësitë e tyre. Edhe çdo qytetar ka rolin e tij për të ruajtur shëndetin e tij, të familjarëcve e të fqinjve”-tha Meta.

I pyetur sesi i vlerëson masat e qeverisë, Meta u shpreh se “Masat kanë qënë pozitive në tërësinë e tyre dhe jam i sigurtë që do të përmirësohen”.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kjo nuk është zgjidhja”/ Ish-ministri leksion Ramës: Ja si luftohet pandemia

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ndërsa komenton situatën e krijuar nga koronavirusi në Shqipëri, i jep edhe një leksion kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani thekson se nuk mund të izolohen të gjithë njerëzit, sepse ata duhet të punojnë që të sigurojnë të ardhmen e tyre.

“Logjika që për një plesht të digjet gjithë jorgani nuk ka më kuptim. Ose me saktë nuk mban gjatë.

Shteti duhet të gjejë mënyrën që të izolojë të infektuarit dhe të lejojë të tjerët të shkojnë në punë.

Në fakt termi Quarantinë është shpikur për ata që e janë të infektuar, jo për ata që potencialisht rrezikohen të infektohen. Këta të fundit udhëzohen të ruhen, por jo të izolohen njësoj si rë semurët!!!

Sido që të shihen shifrat e infeksionit, në çdo rast ata që i shpëtojnë virusit janë shumica dërrmuese e popullsisë. Gjithandej këahtu është.

Ata që e kalojnë këtë virus me jë paracetomol në shtëpi pa e ndjerë fare janë edhe më shumë se shumica.

Fatalitetet janë pak më të mëdha sesa vdekjet nga virozat e stinës, por jo arsye e fortë për të ekstremizuar e terrorizuar njerzimin.

Ndërkohë, kjo shumicë njerëzish duhet të punojë që të jetojë e të sigurojë veten dhe të ardhmen. Duhet të punojë, pa dyshim duke larë duart me shpesh dhe duke mos i dhënë dorën njëri-tjetrit.

Njerëzit duhet të punojnë edhe për të ndihmuar ata që janë të pamundur. Fjala vjen që të sigurohet që pensionistët të rrinë në shtëpi e të marrin pensionin, do të duhet të paguajmë ne të tjerët sigurimet. Por që ta bëjmë këtë duhet të punojmë. Pa tjetër duke larë duart më shpesh.”-shkruan Manjani.

Më tej, ai thekson se “Prandaj shteti duhet të ndihmojë nxjerrjen e njerëzve në punë dhe jo të lëshojë ushtrinë për të mbyllur njerëzit shëndosh si kokrra e mollës në shtëpi!!!”

Po ashtu Manjani kritikon qeverinë në lidhje me nxjerrjen në rrugë të blindave të ushtrisë, ndërsa shton se zgjidhja për të luftuar epideminë është testimi masiv.

“Një blind ushtrie nuk vlen sa një tampon që duhet për të testuar.

Testimi i menjëhershëm e njerëzve është zgjidhja e të gjitha problemeve!!!

Izolimi total i jetës deri në pritje të largimit të pandemisë, nuk është zgjidhje. Njerzit duan të jetojnë dhe ju duhet të lëvizin të punojnë jo të invalidohen e të jetojnë me lëmoshë!!!

Le që ska asnjë sistem lëmoshe që funksionojë kur gjith populli invalidohet!!!

Duhet ndarë kush është sëmurë të trajtohet si i sëmurë në spitale dhe qendra sanitimi.

Të tjerët të lejohen të shkojnë në punë.

Ky është funksioni i shtetit!”.-përfundon postimin e tij Ylli Manjani.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Covid-19/ Gati plani për rikthimin e shqiptarëve të bllokuar jashtë

Publikuar

-

Nga

Sipasojë e pandemisë së koronavirusit, shumë shtete mbyllën kufinjtë duke bllokuar të gjitha-hyrjet daljet, përfshirë këtu dhe mbylljen e zonës Shengen, ndërsa shumë shqiptarë tashmë kanë “ngecur” në vendet e huaja.

Lidhur me këtë, presidenti Ilir Meta deklaroi se në ditët në vijim do të jetë gati një plan publik që do të ndiqet për procedurat e rikthimin e shqiptarëve të bllokuar në atëdhe.

“Ka vende që shtetasit nuk të lejojnë pa bërë testimet e tyre. Ne do të sigurojmë që karantinim të sigurt për ta. Ky është proces kompleks. Ku me shtetasit në Angli do të veprohet ndryshe. Me ata në Itali, procedura të ndryshme. Shumë shpejt, në ditët që vijnë do të ketë një plan publik që të përballojmë këtë situatë në mënyrë të mirë. Ne do bëjmë gjithçka si shtet me këtë operacion. Me sukses dhe sa më shpejt. Në ditët që vijnë do të kemi komunikime të tjera dhe deri atëherë të gjithë qytetarët tanë të jenë në kontakt me ambasadat. Ky është shqetësim madhor për mua si president i vendit. Pasi jam më i qetë me gjerat e tjera. Kjo është një çështje që merre një prioritet të veçantë, deri në kthimin e qytetarit të fundit shqiptar që dëshiron të kthehet në vendin e tij.”, tha Meta.

 

LEXO TE PLOTE