Connect with Us

Kriza Corona në Europën Juglindore/ Karantinë për shtetin ligjor

Bota

Kriza Corona në Europën Juglindore/ Karantinë për shtetin ligjor

Publikuar

-

Disa shtete në Europën Qendrore dhe Juglindore përfitojnë nga kriza Corona për të nxjerrë jashtë loje shtetin ligjor e institucionet. Në krye Hungaria. Qeverisja në modusin e diktaturës nuk mund të përjashtohet më.

Në kohët e epidemive shoqëritë duhet të pranojnë kufizime masive të jetës publike. Kështu po ndodh aktualisht edhe me krizën Corona. Synohet që me ndalimin e kufizuar të kontakteve, ndalimin e qarkullimit dhe të udhëtimeve, që për të gjithë është e kuptueshme, të ngadalësohet përhapja e sëmundjes. Por tani disa vende në Europën Qendrore dhe Juglindore po e shfrytëzojnë këtë krizë për të nxjerrë jashtë loje shtetin ligjor, pa pasur perspektiva më të mira suksesi në luftimin e epidemisë.

Në krye të këtyre vendeve qëndron Hungaria. Të martën (24.03) parlamenti në Budapest debatoi për një projektligj të qeverisë së Viktor Orbán për përqendrimin e pushtetit, që e pajis ekzekutivin pa afat me kompetenca diktatoriale. Ky “ligj në mbrojtje ndaj virusit Corona” do të miratohet më se voni javën e ardhshme.

Qysh tani qeveria në Hungari mund të drejtojë me kompetenca të posaçme, sepse ajo ka shpallur gjendjen e emergjencës, që në Hungari quhet “situatë rreziku”. Kjo gjendje vlen vetëm për 15 ditë dhe mund të shtyhet vazhdimisht prej parlamentit.

Ungarn Parlament in Budapest (Getty Images/AFP/A. Kisbenedek)Parlamenti në Budapest

Situatë e pakufizuar rreziku dhe nene të reja penale

Përkundër kësaj rregulloreje projektligji i ri parashikon, që situata e rrezikut pas nje votimi në parlament mund të vlejë pa afat dhe qeveria mund të lëshojë dekrete për mbrojtjen e popullsisë dhe stabilizimin e ekonomisë, të cilat mund të devijojnë ligjet në fuqi. Puna e parlamentit gjatë kësaj periudhe suspendohet. Zgjedhjet dhe referendumet nuk zhvillohen, vetëm Gjykata Kushtetuese lejohet të vazhdojë punën. Se kur merr fund gjendja e rrezikut, këtë e vendos qeveria, sikurse parashikohet në projektligj.

Gjithashtu në projektligj parashikohen edhe dy nene të reja në kodin penal: Kush pengon masat për luftimin e epidemisë, duhet të llogarisë me dënime të ashpra deri në tetë vjet heqje lirie. Dhe: kush përhap në vendet e rrrezikut lajme të rreme ose lajme me pasaktësi, mund të dënohet deri në pesë vjet. Ligji i planifikuar do të miratohet javën e ardhshme në parlament. Për këtë mjaftojnë dy të tretat e votave – të cilat i ka qeveria e Orbanit.

Shqetësim për projektigjin

Opozita e Hungarisë kritikon projektligjin me vendosmëri si „aplikim i pushtetit total të Orbánit” dhe si “çek i bardhë për qeverisjen me dekret”. Votën e saj opozita e ve në varësi të afatit të vlefshmërisë të këtyre masave si dhe prej garancive të tjera ligjore.

Edhe shumë organizata joqeveritare hungareze si dhe analistët kanë shprehur shqetësim të madh për projektligjin, ndër ta është shprehur edhe folozofi i majtë Gáspár Miklós Tamás. “Nëse ne shohim, që qeveria Orbán përdor epideminë si pretekst për të aplikuar një diktaturë të hapur formale”, shtron ai pyetjen në një shkrim për revistën HVG, “si mundemi ne të besojmë, që masat kufizuese janë të drejta dhe të argumentuara?”

Menaxhim i dyshimtë i krizës Corona

LEXO EDHE:  Rama përjashton mediat nga ndihma/ Reagon Unioni i Gazetarëve: Jemi në gjendje kolapsi

Edhe në vende të tjera të Europës Qendrore dhe Juglindore epidemia shërben si pretekst për kufizime të dyshimta të shtetit ligjor. P.sh. qeveria e Sllovakisë do të miratojë një ligj, që u lejon institucioneve shtetërore aksesin në të dhënat e operatorëve të telekomunikacionit. Përmes Handy-Tracking synohet të garantohet, që personat qëndrojnë të izoluar në karantinë, deklaroi kryeministri Igor Matovic të martën (24.03).

Bulgarien Sofia Coronavirus (BGNES)Edhe në Bullgari Corona ka sjellë ligje të jashtëzakonshme

Katër vende anëtare të Këshillit të Europës – Armenia, Letonia, Republika e Moldavisë dhe Rumania – shpallën të ashtuquajturitn Derogation (rregull i jashtëzakonshëm) nga dispozitat e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Përmes kësaj në këto vende gjatë situatës së emergjencës mund të shfuqizohen një pjesë e të drejtave të qytetarit. Kritikët e cilësojnë këtë masë si joproporcionale.

Në Bullgari presidenti Rumen Radev vendosi veton e tij kundër një ligji për masat e gjendjes së emergjencës. Ky ligj, ngjashëm si në Hungari, parashikonte dënime me burg për përhapje të informacioneve të rreme lidhur me sëmundjen infektive. Një rregull tjetër i diskutueshëm është angazhimi i ushtrisë për zbatimin e masave të gjendjes së emergjencës, që normalisht është detyrë vetëm e policisë, ndër të tjera këtu bën pjesë edhe kontrolli i pasaportave. Një pjesë e koaliconit qeverisës e pranoi veton e presidentit. Megjithatë mbetet e hapur, nëse dispozita të ngjashme do të riformulohen. Parlamenti duhet të votojë për këtë ditët e ardhëshme.

Nuk ka kohë për shtet të së drejtës?

Në mënyrë kontraverse po diskutohet edhe menaxhimi i krizës Corona nga disa presidentë dhe qeveri në vendet e Balkanit Perëndimor. Në Serbi politikanët e partive demokratike të opozitës kritikojnë presidentitn Aleksandar Vuçiç që vendosi më 15 mars gjendjen e emergjencës pa bazë kushtetuese – në këtë mënyrë, sikurse thonë kritikët, Serbia ndodhet „një hap larg diktaturës”.

Bosnien und Herzegowina | Straße in Sarajevo wird desinfiziert (Getty Images/AFP/E. Barukcic)Dezinfektim në Sarajevë

Në Shqipëri kryeministri Edi Rama ka shpallur dënime të rrepta për të gjithë ata që shkelin ndalimqarkullimin duke dërguar mjete të blinduara për patrullim nëpër Tiranë, gjë që u kritikua ashpër nga politikanët e opozitës.

Në Mal të Zi qeveria publikon në një portal online vazhdimisht listën e aktualizuar me emrat dhe adresat e qytetarëve, që janë vendosur në karantinë. Sipas kryeministrit Duško Marković kjo është e nevojshme, sepse jo të gjithë personat e prekur mund ta kontrollojnë vetveten, ndaj qytetarët duhet të informohen. Të rëndësishme janë shëndeti dhe jeta, tha Marković, tani nuk ka kohë për debate për nuancat ligjore lidhur me të dhënat personale. Aktivistët e të drejtave të njeriut në Mal të Zi e kritikojnë ashpër këtë praktikë, duke e quajtur atë si një „thirrje për linçim”./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Italia nuk është vetëm/ Maska nga Pekini, para nga Brukseli

Publikuar

-

Nga

E ndihmojnë të gjithë Italinë, përveç Europës? Jo: Kina, Rusia, Kuba dhe Vjetnami dërgojnë maska mbrojtëse, BE-ja përgatit paketën më të madhe të ndihmës në histori. Gjermania trajton pacientë me Corona nga Italia.

Pllakata në Milano tregon Kinën duke i shtrirë dorën Italisë: „Armiku është virusi, jo njerëzit”. Para pak javësh kinezët i shanin dhe nënçmonin. Ata konsideroheshin si shkaku i virusit Corona, që shkaktoi një katastrofë kombëtare në Itali. Ndërkohë Kina konsiderohet si shpëtimtare në rrezik. “Ekspertët kinezë kanë mbledhur shumë përvojë, që tani i nevojitet urgjentisht Italisë”, i deklaroi DW-së, Marcello de Angelis, zëdhënësi i Kryqit të Kuq italian. Në luftën kundër pandemisë Kina deri tani ka arritur suksese të konsiderueshme. Ndaj ne duam të bashkëpunojmë në nivel ndërkombëtar me ekspertët kinezë.”

Mirënjohje Kinës, kritikë Europës

Pasi u ngadalësua përhapja e virusit në Kinë, ky vend mbështet tani 82 vende me teste, aparatura respirimi dhe veshje mbrojtëse. Javën e kaluar Kina dërgoi 300 mjekë dhe tonelata material mjekësor në Itali.

Po Europa? Krahasuar me Kinën ndihma nga fqinjët europianë për Italinë duket ende modeste. “Në fillim të pandemisë ne ishim të zhgënjyer nga reagimi i ngadaltë i BE-së”, thotë për DW, Elisabetta Gualmini, anëtare e grupit parlamentar të Aleancës Progresive të Socialdemokratëve në Parlamentin Europian.

Por ndërkohë situata ka ndryshuar urgjentisht. “Shfuqizimi i Paktit të Stabilitetit duket si një revolucion, kjo do ta ndryshojë historinë e procesit të integrimit europian”, parashikon Gualmini. Ajo nënvizon, se „nëse duhet përballuar kriza më dramatike ekonomike që nga koha e Luftës së Dytë Botërore atëherë është më mirë të kesh Europën mbështetje, se sa të jesh vetëm.”

Ndihmë për imazh

Qysh tani është e qartë: Përmasat politike të ndihmës për zonat e katastrofës së Coronas i tejkalojnë ato të furnizimit të emergjencës për mjekësinë. Ndihma ka kaluar në nivelin e një instrumenti strategjik të politikës së jashtme. Një lloj gare në dobi të opinionit italian dhe ndërkombëtar duket se ka nisur.

Rusia dërgon avionë ndihme në Itali

Përshëndetje të përzemërta nga Moska: From Russia with love

Mjaft pozitiv e ka inskenuar presidenti i Rusisë Vladimir Putin mbështetjen ruse. Në fundjavë “Svesda”, televizioni i Ministrisë Mbrojtje të Rusisë tregoi, se si ngarkoheshin kamionët nga baza ushtarake në avionët transportues drejt Italisë. Me këta kamionë mund të dezinfektohen sheshet publike. Automjetet janë pajisur me flamuj rusë dhe italianë. Mesazhi: “From Russia with love”.

LEXO EDHE:  Rudina Hajdari apel qytetarëve/ Të ndërgjegjësohemi për shëndetin e familjarëve tanë

LEXO EDHE:  Nëse BE shpërbëhet, shpërthen lufta në Ballkan!

Edhe Kuba ka dërguar mjekë në Itali. Në fundjavë mbërritën në Lombardi 52 mjekë kubanezë. Kuba ka ndihmuar edhe Kinën me ekspertizë e madje ka fituar reputacion në mbarë botën me angazhimin ndaj krizës së Ebolas në Afrikën Perëndimore në vitin 2014.

Edhe Vietnami mbështet Italinë me teste për Coronan

Europa e Gjermania fillimisht e humbën këtë garë. Por tashmë ndihmat kanë nisur intensivisht. Të mërkurën (25.03) në Romë dhe në Milano mbërritën dy avionë transporti të armatës italine me shtatë tonë mjete mjekësore nga Gjermania, ndër to edhe aparatura respirimi që nevojiten urgjentisht.

“From Germany with love”?

Për këtë nuk u raportua në media. As në rrjetet sociale nuk u postuan imazhe me komentin “From Germany with love”. Vetëm ministri italian i Mbrojtjes Lorenzo Guerini falenderoi “miqtë dhe aleatët gjermanë për mbështetjen në këto momente të vështira”.

Mjekë kinezë mbërrijnë në Itali

Në opinionin italian dominon imazhi, që Gjermania e ka lënë në baltë. Më 12 mars në kohën e gjendjes kombëtare të emergjencës u shfuqizua ndalimi i eksporteve, që ishte vendosur në rutinë, për materialet mjekësore. Kjo bëri që maskat mbrojtëse të porositura nga Italia të konfiskoheshin.

“Në fakt ky është një shembull negativ, që tregon se në krizë secili vend mendon fillimisht për vete”, thotë Sven Biscop në bisedë për DW. Drejtori i Thinktank belg “The Royal Institute for International Relations Egmont” është i sigurt, se kjo do të ndryshojë. “Të gjitha vendet do të jenë të varura prej ndihmës nga BE, për të përballuar krizën ekonomike”, thotë Biscop.

Ndërkohë Gjermania po punon për rikuperimin e imazhit negativ të krijuar. Pasi landi i Saksonisë deklaroi se do të trajtojë pacientë të prekur nga virusi Corona nga Italia, edhe Bavaria dhe Renania Veriore – Vestfalia (NRW) ofruan një shërbim të tillë. Në NRW do të sillen dhjetë pacientë me avionë të ushtrisë italiane. “Kjo është një mbështetje e vogël”, tha kryeministri i landit Armin Laschet për mediat. „Por ne duam të sinjalizojmë, që ju nuk jeni vetëm”, shtoi ai./ DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shkarkimi nga Kuvendi/ Kurti: Ishte një rënie e domosdoshme për një ngritje të nevojshme

Publikuar

-

Nga

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti e ka cilësuar një rënie për ngritjen e nevojshme votimin e djeshëm nga Kuvendi për shkarkimin e qeverisë së tij.

Kurti thekson se mbledhja e djeshme e kuvendit do të ishte mirë të mbahej mend gjatë.

Sipas Kurtit, kuptimi i mosbesimit ishte porosia ambasadorit Grenell: në Kosovë janë mbi 80 deputetë të gatshëm të rrezikojnë edhe jetët e qytetarëve vetëm që të kalojë shkëmbimi presidencial.

“Ishte kjo një rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme. Pa rënë qeveria si përbërje nuk bëhet dot qeverisja si përmbajtje. Jo se e kemi ditur, gjithsesi e morëm vesh.
Mbledhja e djeshme e kuvendit do të ishte mirë të mbahej mend gjatë. Mirëpo, nuk do të ndodhë kështu, sepse ne do të fitojmë. Pra, e ardhmja është e jona, ndërkohë që do ta humbim një tragjedi.
Ky kuvend nuk e beson këtë qeveri sepse i nënshtrohet qeverisë si të tillë. Qeveria jonë nuk e beson këtë kuvend sepse e dashuron kuvendin si të tillë.
Saktë e kishte thënë mbrëmë Prof. Enver Hasani: mosbesimi ishte koniuktural. Kur përfaqësimi demokratik bie në koniukturë politike, tjetërsimi bëhet normë.
Qëllimi i mosbesimit nuk ishte rrëzimi i qeverisë sa dobësimi i qeverisjes. Ndërkaq kuptimi i mosbesimit ishte porosia ambasadorit Grenell: në Kosovë janë mbi 80 deputetë të gatshëm të rrezikojnë edhe jetët e qytetarëve vetëm që të kalojë shkëmbimi presidencial.
Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë. Jemi qeveri me detyra dhe jo qeveri e detyruar.
Para së gjithash, duhet ta luftojmë bashkë pandeminë Covid-19. Mbi të gjitha, le t’i rrimë popullit afër se Kosova është shtëpia jonë”, shkruan Kurti në një reagim në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

“Epidemia jashtë kontrollit”/ Letra e frikshme e mjekëve italianë

Publikuar

-

Nga

Italia është vend ii cili tashmë po përballet me situatën me të vështirë për shkak të përhapjes së frikshme të koronavirusit, i cili ka shkaktuar mijëra viktima.

Mjekët e spitalit “Papa Giovanni XXIII” në një letër të publikuar në “Neë England Journal of Medicine Catalyst Innovations in Care Delivery”, shprehen se në Bergamo të Italisë, epidemia e Covid-19 është jashtë kontrollit.

“Spitali ynë është shumë i kontaminuar dhe jemi tashmë përtej pikës së kolapsit: 300 shtretër nga 900 janë të okupuar nga pacientët Covid-19. Më shumë se 70% e vendeve të kujdesit intensiv janë të rezervuar për pacientët me sëmundje të rëndë Covid-19 që kanë shpresë për mbijetesë”, sqaruan 13 mjekët e Bergamos në letër, sic shkruan “Il Giornale”.

“Ne punojmë në spitalin Papa Giovanni XXIII në Bergamo, një strukturë moderne me 48 njësi të kujdesit intensiv. Edhe pse Bergamo është një qytet relativisht i vogël, ai është epiqendra e epidemisë, më shumë se Milano. Situata është aq e rëndë – nënvizuan ata – që ne jemi të detyruar të operojmë nën standardet tona të kujdesit. Pacientët e moshuar vdesin në vetmi, madje pa kujdesin e duhur paliativ”.

“Ne po mësojmë se spitalet mund të jenë mjetet kryesore të transmetimit të Covid-19 – vazhduan mjekët në letër – pasi ato mbushen më shpejt dhe më shpejt me pacientët e infektuar që infektojnë pacientë jo të infektuar. I njëjti sistem rajonal shëndetësor kontribuon në përhapja e infeksionit. Punëtorët e shëndetësisë janë bartës asimptomatik të sëmundjes ose të sëmurë pa mbikqyrje. Disa vdesin, përfshirë ata më të rinjtë, duke rritur më tej vështirësitë dhe stresin e atyre që janë në vijë të parë. Në orët e ardhshme, 30 mjekë rusë do të arrijnë te Papa Gjoni XXIII për të ndihmuar dhe mbështetur stafin në punë për javë të tëra pa ndaluar. Coronavirus është “Ebola e të pasurve dhe kërkon një përpjekje të koordinuar dhe transnacionale. Nuk është veçanërisht vdekjeprurëse, por është shumë ngjitëse. Sa më shumë shoqëri e mjekuar dhe e centralizuar, aq më shumë përhapet virusi”, vazhduan ata. “Katastrofa që ka përfshirë Lombardinë e pasur mund të ndodhte kudo”.

LEXO EDHE:  Strategjia e re e Komisionit Europian për Ballkanin

LEXO EDHE:  Nëse BE shpërbëhet, shpërthen lufta në Ballkan!

“Kjo epidemi është një krizë shëndetësore dhe humanitare. Ne kemi nevoja urgjente për agjensi humanitare që veprojnë në nivelin lokal. Për të adresuar pandeminë, nevojiten zgjidhje për të gjithë popullatën, jo vetëm për spitalet”, përfunduan ata.

Kujtojmë që Bergamo është provinca më e goditur nga virusi në gjithë Lombardinë. Vetëm dje kishte 6728 raste pozitive, me një rritje prej 257 rastesh në ditë, krahasuar me një ditë më parë. Spitalet janë në kolaps.

LEXO TE PLOTE