Connect with Us

Koronavirusi i la jashtë shtetit/ Rama: Po bëjmë me Metën planin për t’i rikthyer 

Lajme

Koronavirusi i la jashtë shtetit/ Rama: Po bëjmë me Metën planin për t’i rikthyer 

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama bën me dije se në bashkëpunim edhe me Presidentin Ilir Meta po përgatitet rikthimi në atdhe i të gjithë shqiptarëve që kjo situatë lufte i ka gjetur jashtë.

Rama shprehet se zyra e presidentit është e përfshirë në një bashkëpunim intesiv me ministrinë e Jashtme dhe Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ministrin e shtetit për Rindërtimin që mbulon edhe koordinimin e kësaj përpjekje.

“Kemi marrë shqetësime të mëdha nga bashkëqytetarë, fëmijët tanë që ndodhen jashtë vendit dhe i ka zënë lufta matanë kufirit. Edhe dje me Presidentin e kemi ndarë këtë shqetësim, edhe zyra e presidentit është e përfshirë në një bashkëpunim intesiv me ministrinë e Jashtme dhe Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ministrin e shtetit për Rindërtimin që mbulon edhe koordinimin e kësaj përpjekje.
Aktualisht janë të identifikuar dhe listuar si rezultat i ankesës dhe kërkesës së tyre 1379 persona dhe janë 2163 të raportuar. Tani kush dëgjon dhe ndjek këtë komunikim të sigurohet që të identifikohet përmes kanalit të urgjencës që kemi këtu në këtë platformë dhe në ministrinë e Jashtme dhe ambasadat dhe mos u ankoni për ambasadat se nuk ngrenë telefonin, se janë gjithë kohës me këtë punë”, u shpreh Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“Koha s’ pret asnjë minutë”/ Bardhi: Dëshmitë e dhimbshme të qytetarëve sirena alarmi

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi thotë se dëshmitë e dhimbshme të qindra qytetarëve në nevojë janë sirena alarmi për Qeverinë që të lerë propagandën dhe të bëjë detyrën.

Sipas Bardhit, shteti ka detyrimin ligjor që në këtë kohë të pamundurve, t’u sigurojë minimumin për të jetuar dhe për t’u ushqyer.

“Koha nuk pret asnjë minutë, dhe jo më 3 javë. Qeveria të veprojë pa asnjë vonesë për t’u ardhur në ndihmë familjeve në pamundësi për të ushqyer fëmijët. Është detyrim i saj ligjor, jo çështje e dëshirave apo vullnetit të Edi Ramës”, shkruan Bardhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Mjeku tregon pse vdekshmëria nga Covid-19 është më e ulët në Gjermani/ Kur pritet piku

Publikuar

-

Nga

Gjermania është një nga shtetet që ka numër të lartë të prekurish, por në krahasim me vendet e tjera vdekshmëria është më e ulët.

Lidhur me këtë ka folur mbrëmjen e sotme mjeku Redi Llubani që punon në Dusseldolf. Ai tregoi se mosha mesatare e të prekurve është 45 vjeç, ndaj pretendon se vdekshmëria është e ulët. Sipas tij, në Gjermani piku pritet të jetë nga fundi i javës tjetër.

“Do të jetë kurba më e lartë dhe deri tani pacientët që janë paraqitur kanë qenë moshë e re dhe nuk kanë paraqitur komplikacione. Jemi në pritje nëse ndodh një skenar i tipit Italian”, u shpreh ai në Abc News.

“Kur vjen pacienti në urgjencë dhe i bëhet tamponi, pasi diagnostikohet shtrohet. Ne fillojmë me anti-biotikë. Ne jemi ndarë në grupe të ndryshme për të qenë në mbështetje të urgjencës. Ne kemi bërë tampone në masë dhe shumë testime. Për fat të mirë kemi arritur ti menaxhojmë me sukses. E mira është këtu që ne kemi filluar që në mes të muajit shkurt që të marrim masa. Njerëzit janë sensibilizuar, edhe në rrugë dhe trena, njerëzit ruajnë gjithnjë distancës. Në supermarkete mbahet radhë. Sensibilizimi është goxha i lartë dhe kjo është shumë gjë e mire”, nënvizoi më tej Redi Llubani.

LEXO EDHE:  Në zyrën e Ramës shkojnë valixhe me para, Kryeministri i ndan me Fugën dhe Gysin

LEXO EDHE:  Berisha zbulon “gangsterët” e Ballkanit/ Nuk gjenden as në tragjeditë e lashtësisë

Mjku tha se në Gjermani nuk ka kufizime lëvizjesh, por nuk lejohen mbledhjet në publik, ndërsa theksoi se shumica e punonjësve punojnë nga shtëpia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Proceset gjyqësore pezullohen deri më 7 prill/ KLGJ: Përjashtim çështjet urgjente

Publikuar

-

Nga

Proceset gjyqsore do të jenë të pezulluara deri më 7 prill 2020 për shkak të situatës së krijuar nga Covid 19

Këshilli i Lartë Gjyqësor njoftoi se pezullimi i veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat në Republikën e Shqipërisë do të vijojë deri në datën 7 prill 2020.

Në njoftim theksohet se përjashtim do të bëjnë çështjet urgjente.

LEXO EDHE:  Pse “qytetari dixhital” tremb Ramën, më shumë se Lulzim Basha

LEXO EDHE:  “Kukullat në skenë dhe oligarkët në prapaskenë”/ Për kë e ka fjalën Lubonja

Gjithashtu KLGJ njofton se askujt nuk do t’i mohohet aksesi në drejtësi për shkak të një afati që përkon me periudhën e pezullimit të veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore./CNA.al

LEXO TE PLOTE