LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kolegë, bëhuni ju protagonistët”/ Thirrja e ish ministrit të Shëndetësisë: Duhet nje strategji agresive

26 Mars 2020, 11:38, Aktualitet CNA
“Kolegë, bëhuni ju protagonistët”/ Thirrja e ish

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu thotë se sipas direktivave të OBSh duhet një strategji agresive ndaj COVID-19, duke filluar me testim horizontal.

Shehu thekson se identifikimi i çdo rasti ngelet detyra e madhe, që krijon më tej mundësi për mjekim, izolim e gjallërim social e ekonomik.

Mes të tjerash Shehu i bën thirrje kolegëve të laboratorëve që të bëhen protagonistë për të kryer testime.

?Test, test, test, Kolege te te gjitha laboratoreve, behuni ju protagonistet!
Sipas direktivave te OBSh duhet nje strategji agresive, aktive e direkte kunder Virusit, duke filluar me testim horizontal. Identifikimi i cdo rasti ngel detyra e madhe, qe krijon me tej mundesi per mjekim, izolim e gjallerim social e ekonomik. Strukturat shteterore laboratorike duke perqendruar te gjithe barren ne Tirane, definitivisht nuk mund ta perballojne kete domosdoshmeri. Laboratoret publike, te paresorit e spitaloret, jane ne nje amulli te plote si pasoje e Check up-it, apo e ?pritshmerise? se tjetres PPP, perfshi dhe ne QSUT.

Ne keto kushte duhet shfrytezuar menjehere ai rrjet i tere laboratoresh me nivel, tashme ne mbare vendin. Kolege, menaxhere te tyre, ju mund te jeni ?pionieret? e depistimit horizontal; per kete ju mund te beheni inisiatoret e futjes se metodave te tjera diagnostikimi te thjeshta edhe jashte ?tamponeve?, te shpejta, te lira, qe mund t?i realizoni ne te gjithe territorin, me pak perpjekje e investim fillestar.
Ne radhe te pare e kam fjalen per metodat imunokromatografike, per te cilat sot po flitet shume, mjaft vende po i aplikojne masivisht me sukses e kosto shume te ulet, te tjere po i studjojne me shpejtesi, edhe per te percaktuar imunizimin e popullesise me tej.
Qartesisht edhe kjo metode nuk mund te realizoje objektivat e nje kerkimi horizontal, nqs perseri si ?tamponi? do te ngele monopol vetem i Tiranes.
Suksesi strategjik i saj apo kujdo metode tjeter te neserme, kerkon involvimin e te gjithe juve ne te gjithe Shqiperine pa pritur ?fermane zyrtare?, vetem keshtu do te detyrohet shteti ?te zgjohet?, tju ndjeke dhe detyrimisht t?ju rimbursoje?, shkruan Shehu në një postim në rrjetet sociale.

Lajmet e fundit nga