Connect with Us

“Jemi në ditët më intensive të betejës”/ Sociologu këshilla qytetarëve

Sociale

“Jemi në ditët më intensive të betejës”/ Sociologu këshilla qytetarëve

Publikuar

-

Ekspertë të shëndetit public vijonë të japin këshilla të vlefshme për qytetarët, sesi t’ja dalim të mposhtim virusin Covid 19, i cili ka pasoja të paparashikuara.

Sociologu Gëzim Tushe, në një lidhje direkte për Report Tv, tha se jemi në ditët më intensive të betejës ndaj koronavirusit, por shtoi se kjo “luftë” do disiplinë për të shmangur pasojat e rënda.

“Jemi në ditët më intensive të betejës sonë kombëtare por edhe më gjerë me Covid-19, me një virus dinak, të tmerrshëm, me pasoja të paparashikuara. E rëndësishme është që jemi bashkë, të përgatitur për tu ndeshur me këtë të keqe.”-tha Tushe.

Duke besuar se me disiplinë do të dalim nga kjo situatë pa pasoja të rënda, sociologu thotë se mbyllja në shtëpi nuk është shkelje e të drejtave të njeriut, por një izolim i shëndetshëm dhe kusht i nevojshëm.

LEXO EDHE:  "Është rritur numri i të infektuarve në moshë të re"/ Edvin Prifti flet me shifra

Për të familja është Institucioni më i sigurt në planet dhe i shikon pozitive ditët e karantinimit, pasi sipas tij po forcon akoma dhe më tepër marredhëniet familjare.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Hyrjet dhe daljet nga karantina në kohën e koronavirusit/ Italianët këshillojnë çfarë duhet të bëni

Publikuar

-

Nga

E gjithë bota po përballet me koronavirusin i cili ka marrë më mijëra jetë njerëzish  duke sjellë  rrezik të  madh për pjesën tjetër të popullsisë.

Italia është një nga shtetet që është goditur fort nga ky virus, dhe deri tani shënon numrin më të madh të viktimave.

Në një kohë kur gjithë bota po lufton ndaj koronavirusit, qytetarët duhet të qendrojnë të izoluar në shtëpitë e tyre për të parandaluar përhapjen e kësaj pandemie.

Autoritetet italiane kanë publikuar disa këshilla se çfarë duhet të bëjnë qytetarët në rastet kur duan të dalin nga shtëpia, kur hyjnë në shtëpi dhe kur ndodhen në të njëjtin ambjent me një person që rrezikohet se është i infektuar me COVID-19.

Duke qenë se numri i të infektuarve dhe viktimave në Itali është rritur ndjeshëm, italianët kanë një sërë rregullash që duhet të ndjekin për të mos u infektuar nga koronavirusi dhe për ta ulur këtë numër.

Këshillat e mëposhtme bazohen në standartet e vendosura nga Organizata Botëtore e Shëndetësisë dhe vlejnë për të gjithë personat.

Çfarë duhet të bëni kur hyni në shtëpi:

Kur të ktheheni në shtëpi, përpiquni të mos prekni asgjë.
Hiqni këpucët.
Dezinfektoni putrat e kafshëve nëse kanë dalë jashtë.
Hiqni rrobat që keni veshur dhe futuni ato në një qese plastike.
Lëreni çantën, portofolin, çelësat, etj në një kuti në hyrje të shtëpisë.
Bëni dush, nëse nuk mundeni, lani mirë të gjitha zonat e ekspozuara.
Lani telefonin dhe syzet me ujë e sapun ose alkool.
Pastroni sipërfaqet e gjërave që sollët jashtë me dezinfektantë.
Hiqini dorezat me kujdes, hidhini larg dhe lani duart.
Mos harroni se nuk është e mundur të kryeni një dezinfektim total, qëllimi është ulja e rrezikut.

LEXO EDHE:  “Është rritur numri i të infektuarve në moshë të re”/ Edvin Prifti flet me shifra

LEXO EDHE:  Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë

Çfarë duhet të bëni kur jeni në të njëjtin ambjent me një person të rrezikuar:

Flini në shtretër të ndarë.
Përdorni disa banja dhe dezinfektojini ato.
Mos përdorni të njëjtët peshqirë, syze, apo objekte të tjera.
Pastrojini dhe dezinfektojini çdo ditë sipërfaqet e kontaktit, si divanët, televizorin, etj.
Lani rrobat, çarçafët dhe peshqirët shumë shpesh.
Mbani distancë.
Ajrosini shpesh dhomat.
Telefononi në numrin e urgjencës nëse ka më shumë se 38°C temperaturë, ethe dhe vështirësi në frymëmarrje.
Qëndroni në karantinë dy javë dhe evitoni daljet nga shtëpia se është kundër rregullave.
Çfarë duhet të bëni kur dilni nga shtëpia:
Kur dilni, vishni një xhaketë me mëngë të gjata.
Kapni flokët, mos vini vathë, byrzylykë ose unaza.
Nëse keni një maskë, vijeni pak para se të dilni.
Mundohuni të mos përdorni transportin publik.
Nëse dilni me kafshën tuaj, përpiquni të mos prekë sipërfaqet e jashtme.
Merrni disa peceta të lagura, përdorni ato që gishtat të mos bien në kontakt me sipërfaqet.
Hidheni pecetën në një kosh mbeturinash pa e prekur.
Nëse kolliteni ose tështini, bëjeni në bërryl, jo në duar ose në ajër pa u mbuluar.
Mundohuni të mos paguani me para cash, nëse i përdorni ato dezinfektoni duart tuaja.
Lani duart nëse prekni ndonjë objekt dhe sipërfaqe dhe bëjini ato me xhel dezinfektues.
Mos prekni fytyrën derisa t’i keni duart e pastra.
Mbani distancë nga njerëzit e tjerë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Shikoni Italinë dhe Spanjën”/ Tritan Kalo apel të fortë: Ndërgjegjësohuni ose askush nuk do të mund t’iu ndihmojë

Publikuar

-

Nga

Mjeku infeksionist, profesor Tritan Kalo i ka drejtuar sërish një apel të fortë ndërgjegjësimi qytetarëve në lidhje me përhapjen e koronavirusit.

Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa publikon foto ku njerëzit rrinë në radhë dhe nuk respektohet aspak distance, Kalo jep alarmin se mund të përsëritet edhe në vendin tonë rasti i Italisë dhe Spanjës.

Profesor Kalo iu drejton një mesazh të fortë qytetarëve, ndërsa thekson se nëse nuk ndërgjegjësohen askush nuk do të mund t’iu vijë në ndihmë, pasi kapacitetet njerëzore dhe spitalore nuk do të mund t’i përballojnë.

“Njësia Administrative nr. 2 e nr. 3, Tiranë….25 Mars 2020, ora 12:45….Në vijë ajrore vetëm 70-80 metra e ndajnë këtë grumbullim njerzish, nga dhjetra vëllezër e motra të tyre të hospitalizuar në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUT “Nënë Tereza”, për Covid-19….Ju lutem, MË shumë RESPEKT, më shumë DASHURI e më shumë VLERËSIM për jetët tuaja…..Me këtë mënyrë të papërgjegjëshme sjelljeje, do t’i shtoni rrezikun vetes suaj që të sëmureni nga Sars-Cov2/Covid 19….KAPACITETET në burime njerzore dhe në infrastrukturën e shtrimeve spitalore kanë një kufi, ato NUKU janë të pakufijëshme kudo në Botë, përfshirë edhe Shqipërinë….NDËRGJEGJËSOHUNI sa ende jemi larg kësaj sprove….Në të kundërt do të mbrijmë në një ditë, që askush nuk do mundet tju vijë në ndihmë….Së paku dëgjoni e shihni se çfarë po ndodh aktualisht në Itali, në Spanjë e gjetkë….A ka Polici Bashkiake të pranishme në këto Njësi vendore???….JEMI të GATSHËM tju ndihmojmë në çdo moment, POR mos i shtyni kufijtë e mundësive të ndihmesës ndaj jush në honet e pamundësisë……..Ju LUTEM!!!!”-shkruan profesor Tritan Kalo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Sa shpenzon në muaj një familje shqiptare/ Çfarë mbulon kompensimi për COVID-19  

Publikuar

-

Nga

Që kur rastet e para të të infektuarve me Covid-19 u evidentuan në vend, jeta e qytetarëve është kufizuar për të parandaluar dhe për të ngadalësuar përhapjen e virusit në popullatë. Të vetmet aktivitete që aktualisht operojnë janë ushqimoret, furrat e bukës dhe farmacitë, ndërkohë që qarkullimi është kufizuar edhe me një fashë orare.

Ndalimi i aktivitetit ekonomik dhe social, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në pjesën më të madhe të globit, ka bërë që shumë familje të mbyllen në shtëpi. Edhe pse mbetet ende e paqartë sa do të vijojë izolimi, tashmë shumë familje janë në vështirësi për mbulimin e shpenzimeve jetike që kanë.  Ndër to përfshihen shpenzimet për ushqime, shpenzimet për energji elektrike, ujë dhe qira, si dhe shpenzimet e shëndetit.

Qeveria shqiptare ka deklaruar që do të mbështesë të vetëpunësuarit, por edhe gratë e tyre, me një asistencë në vlerën e pagës minimale në Shqipëri, prej 26 mijë lekësh, ose 52 mijë lekë për dy persona. Gjithashtu, pagesa e energjisë elektrike dhe ujit do të vijojë si normalisht, por që qeveria nuk do të aplikojë penalitete në rast të pagesave të vonuara për periudhën e izolimit. Ndërsa për sa i përket qirave qeveria nuk do të ndërhyjë në treg.

Por sa shpenzojnë familjet shqiptare për të mbuluar  këto shpenzime bazike?

Një familje do të marrë një mbështetje prej 52 mijë lekësh, për të vetëpunësuarit dhe bashkëshorten. Kjo shumë është sa 70% e asaj që shpenzon mesatarisht një familje në vend, sipas INSTAT (rreth 76 mijë lekë).

Shpenzimet për ushqime dhe pije joalkoolike zënë peshën më të madhe në totalin e shpenzimeve që një familje mujore bën gjatë një muaji për të plotësuar nevojat që ka. Sipas INSTAT një familje shpenzon mesatarisht në një muaj 33,400 lekë për ushqime, ndërsa shpenzimet mesatare për banesën, ujin, energjinë elektrike janë rreth 8,000 lekë në muaj.

Gjatë kësaj periudhe familjet nuk mund të shmangin as shpenzimet për shëndetin, ku INSTAT përllogarit që çdo muaj shpenzojnë 3,100 lekë. Komunikimi mbetet gjithashtu i domosdoshëm në këtë periudhë kur të gjithë janë të izoluar dhe për të shpenzohet mesatarisht 2,800 lekë në muaj. Në total duhen rreth 47 mijë lekë në muaj për të mbyllur të gjitha këto shpenzime, pra nga shuma që do të merret ndihma teprojnë më pak se 5 mijë lekë kur heq shpenzimet e domosdoshme, duke u lënë shumë pak mundësi subjekteve të vogla që të paguajnë qiratë apo të mendojnë për taksat bashkiake, nga të cilat vetëm tarifa e hapësirës është pezulluar aktualisht.

LEXO EDHE:  “Duhet lidhur dhe i duhet bërë electroshock”/ Paralajmëron ish-ministri: Rama do paditet për genocid

LEXO EDHE:  Shqipëria rrezikon krizë ekonomike për shkak të COVID-19

Nga ana tjetër, përllogaritjet e INSTAT masin një mesatar të të gjitha familjeve. Situata do të jetë më e vështirë për familjet që jetojnë me qira. Jo të gjithë e kanë luksin që të jetojnë në pronën e tyre, sidomos familjet në kryeqytet, të cilat përballen edhe me qira të larta do ta kenë të vështirë që të përballojnë izolimin. Në Tiranë, qiratë e shtëpive fillojnë nga 25 mijë lekë, ndërsa Brenda unazës së Tiranës është e pamundur që të gjesh poshtë 30 mijë lekëve.

Kosto e jetesës në Tiranë është gjithashtu më e lartë, ku duhen për tëmbyllur muajin mesatarisht 89 mijë lekë, nga të cilat 40% për ushqime, pra rreth 35 mijë lekë. Edhe shpenzimet për ujë e drita janë më të larta në Tiranë, me rreth 12% të totalit ose rreth 11 mijë lekë, duke mos tepruar shumë për shpenzime të tjera të domosdoshme, apo për të mundësuar përmbushjen e detyrimeve të tjera për vijimësinë e biznesit, deri kur të rifillojë aktiviteti ekonomik normal.

Si ndahet shporta e shpenzimeve të familjeve

Në një situatë normale, një familje në Shqipëri shpenzon mesatarsiht 75,935 lekë, sipas të dhënave të INSTAT në Anketën e Buxhetit të Familjeve 2018. Rreth 44% të këtyre shpenzimeve e zënë shpenzimet për ushqime dhe pije jo-alkoolike, ndërsa në vend të dytë renditen shpenzimet për banesë, energji elektrike dhe ujë, me rreth 10.5% të totalit. Pas tyre peshën më të lartë e zënë shpenzimet për transport me një peshë prej 6.8%, ndjekur nga shpenzimet për mobilije dhe pajisje shtëpiake prej 5.8%, restorante dhe hotele 4.7%, veshje dhe këpucë 4.3%, komunikim 3.6%, pije alkoolike dhe duhan 3.5%, arsim 3% dhe argëtim 2.7%.

Në vitin 2018, qarku i Tiranës paraqet shpenzimet mesatare më të larta mujore për konsum. Një familje në qarkun e Tiranës shpenzon për konsum mesatarisht 88.691 lekë në muaj. Qarqet që paraqesin shpenzimet mesatare më të larta për konsum, pas qarkut të Tiranës, janë Durrësi me 75.744 lekë dhe Korça, me 74.319 lekë në muaj për familje. Qarqet me nivel më të ulët të shpenzimeve mesatare mujore për konsum janë qarku Dibër me 58.461 dhe Elbasan, me 63.847 lekë në muaj për familje./ Monitor

LEXO TE PLOTE