Connect with Us

Italia nuk është vetëm/ Maska nga Pekini, para nga Brukseli

Bota

Italia nuk është vetëm/ Maska nga Pekini, para nga Brukseli

Publikuar

-

E ndihmojnë të gjithë Italinë, përveç Europës? Jo: Kina, Rusia, Kuba dhe Vjetnami dërgojnë maska mbrojtëse, BE-ja përgatit paketën më të madhe të ndihmës në histori. Gjermania trajton pacientë me Corona nga Italia.

Pllakata në Milano tregon Kinën duke i shtrirë dorën Italisë: „Armiku është virusi, jo njerëzit”. Para pak javësh kinezët i shanin dhe nënçmonin. Ata konsideroheshin si shkaku i virusit Corona, që shkaktoi një katastrofë kombëtare në Itali. Ndërkohë Kina konsiderohet si shpëtimtare në rrezik. “Ekspertët kinezë kanë mbledhur shumë përvojë, që tani i nevojitet urgjentisht Italisë”, i deklaroi DW-së, Marcello de Angelis, zëdhënësi i Kryqit të Kuq italian. Në luftën kundër pandemisë Kina deri tani ka arritur suksese të konsiderueshme. Ndaj ne duam të bashkëpunojmë në nivel ndërkombëtar me ekspertët kinezë.”

Mirënjohje Kinës, kritikë Europës

Pasi u ngadalësua përhapja e virusit në Kinë, ky vend mbështet tani 82 vende me teste, aparatura respirimi dhe veshje mbrojtëse. Javën e kaluar Kina dërgoi 300 mjekë dhe tonelata material mjekësor në Itali.

Po Europa? Krahasuar me Kinën ndihma nga fqinjët europianë për Italinë duket ende modeste. “Në fillim të pandemisë ne ishim të zhgënjyer nga reagimi i ngadaltë i BE-së”, thotë për DW, Elisabetta Gualmini, anëtare e grupit parlamentar të Aleancës Progresive të Socialdemokratëve në Parlamentin Europian.

Por ndërkohë situata ka ndryshuar urgjentisht. “Shfuqizimi i Paktit të Stabilitetit duket si një revolucion, kjo do ta ndryshojë historinë e procesit të integrimit europian”, parashikon Gualmini. Ajo nënvizon, se „nëse duhet përballuar kriza më dramatike ekonomike që nga koha e Luftës së Dytë Botërore atëherë është më mirë të kesh Europën mbështetje, se sa të jesh vetëm.”

Ndihmë për imazh

Qysh tani është e qartë: Përmasat politike të ndihmës për zonat e katastrofës së Coronas i tejkalojnë ato të furnizimit të emergjencës për mjekësinë. Ndihma ka kaluar në nivelin e një instrumenti strategjik të politikës së jashtme. Një lloj gare në dobi të opinionit italian dhe ndërkombëtar duket se ka nisur.

Russland sendet Hilfe um Italien in der Coronakrise beizustehen (picture-alliance/dpa/Russian Defence Ministry/A. Ereshko)Rusia dërgon avionë ndihme në Itali

Përshëndetje të përzemërta nga Moska: From Russia with love

Mjaft pozitiv e ka inskenuar presidenti i Rusisë Vladimir Putin mbështetjen ruse. Në fundjavë “Svesda”, televizioni i Ministrisë Mbrojtje të Rusisë tregoi, se si ngarkoheshin kamionët nga baza ushtarake në avionët transportues drejt Italisë. Me këta kamionë mund të dezinfektohen sheshet publike. Automjetet janë pajisur me flamuj rusë dhe italianë. Mesazhi: “From Russia with love”.

LEXO EDHE:  Gruaja e kryeministrit të Spanjës preket nga koronavirusi

Edhe Kuba ka dërguar mjekë në Itali. Në fundjavë mbërritën në Lombardi 52 mjekë kubanezë. Kuba ka ndihmuar edhe Kinën me ekspertizë e madje ka fituar reputacion në mbarë botën me angazhimin ndaj krizës së Ebolas në Afrikën Perëndimore në vitin 2014.

Edhe Vietnami mbështet Italinë me teste për Coronan

Europa e Gjermania fillimisht e humbën këtë garë. Por tashmë ndihmat kanë nisur intensivisht. Të mërkurën (25.03) në Romë dhe në Milano mbërritën dy avionë transporti të armatës italine me shtatë tonë mjete mjekësore nga Gjermania, ndër to edhe aparatura respirimi që nevojiten urgjentisht.

“From Germany with love”?

Për këtë nuk u raportua në media. As në rrjetet sociale nuk u postuan imazhe me komentin “From Germany with love”. Vetëm ministri italian i Mbrojtjes Lorenzo Guerini falenderoi “miqtë dhe aleatët gjermanë për mbështetjen në këto momente të vështira”.

Coronavirus | Internationale Hilfe für Italien (AFP/Stringer/Ansa)Mjekë kinezë mbërrijnë në Itali

Në opinionin italian dominon imazhi, që Gjermania e ka lënë në baltë. Më 12 mars në kohën e gjendjes kombëtare të emergjencës u shfuqizua ndalimi i eksporteve, që ishte vendosur në rutinë, për materialet mjekësore. Kjo bëri që maskat mbrojtëse të porositura nga Italia të konfiskoheshin.

“Në fakt ky është një shembull negativ, që tregon se në krizë secili vend mendon fillimisht për vete”, thotë Sven Biscop në bisedë për DW. Drejtori i Thinktank belg “The Royal Institute for International Relations Egmont” është i sigurt, se kjo do të ndryshojë. “Të gjitha vendet do të jenë të varura prej ndihmës nga BE, për të përballuar krizën ekonomike”, thotë Biscop.

Ndërkohë Gjermania po punon për rikuperimin e imazhit negativ të krijuar. Pasi landi i Saksonisë deklaroi se do të trajtojë pacientë të prekur nga virusi Corona nga Italia, edhe Bavaria dhe Renania Veriore – Vestfalia (NRW) ofruan një shërbim të tillë. Në NRW do të sillen dhjetë pacientë me avionë të ushtrisë italiane. “Kjo është një mbështetje e vogël”, tha kryeministri i landit Armin Laschet për mediat. „Por ne duam të sinjalizojmë, që ju nuk jeni vetëm”, shtoi ai./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Shkarkimi nga Kuvendi/ Kurti: Ishte një rënie e domosdoshme për një ngritje të nevojshme

Publikuar

-

Nga

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti e ka cilësuar një rënie për ngritjen e nevojshme votimin e djeshëm nga Kuvendi për shkarkimin e qeverisë së tij.

Kurti thekson se mbledhja e djeshme e kuvendit do të ishte mirë të mbahej mend gjatë.

Sipas Kurtit, kuptimi i mosbesimit ishte porosia ambasadorit Grenell: në Kosovë janë mbi 80 deputetë të gatshëm të rrezikojnë edhe jetët e qytetarëve vetëm që të kalojë shkëmbimi presidencial.

“Ishte kjo një rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme. Pa rënë qeveria si përbërje nuk bëhet dot qeverisja si përmbajtje. Jo se e kemi ditur, gjithsesi e morëm vesh.
Mbledhja e djeshme e kuvendit do të ishte mirë të mbahej mend gjatë. Mirëpo, nuk do të ndodhë kështu, sepse ne do të fitojmë. Pra, e ardhmja është e jona, ndërkohë që do ta humbim një tragjedi.
Ky kuvend nuk e beson këtë qeveri sepse i nënshtrohet qeverisë si të tillë. Qeveria jonë nuk e beson këtë kuvend sepse e dashuron kuvendin si të tillë.
Saktë e kishte thënë mbrëmë Prof. Enver Hasani: mosbesimi ishte koniuktural. Kur përfaqësimi demokratik bie në koniukturë politike, tjetërsimi bëhet normë.
Qëllimi i mosbesimit nuk ishte rrëzimi i qeverisë sa dobësimi i qeverisjes. Ndërkaq kuptimi i mosbesimit ishte porosia ambasadorit Grenell: në Kosovë janë mbi 80 deputetë të gatshëm të rrezikojnë edhe jetët e qytetarëve vetëm që të kalojë shkëmbimi presidencial.
Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë. Jemi qeveri me detyra dhe jo qeveri e detyruar.
Para së gjithash, duhet ta luftojmë bashkë pandeminë Covid-19. Mbi të gjitha, le t’i rrimë popullit afër se Kosova është shtëpia jonë”, shkruan Kurti në një reagim në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

“Epidemia jashtë kontrollit”/ Letra e frikshme e mjekëve italianë

Publikuar

-

Nga

Italia është vend ii cili tashmë po përballet me situatën me të vështirë për shkak të përhapjes së frikshme të koronavirusit, i cili ka shkaktuar mijëra viktima.

Mjekët e spitalit “Papa Giovanni XXIII” në një letër të publikuar në “Neë England Journal of Medicine Catalyst Innovations in Care Delivery”, shprehen se në Bergamo të Italisë, epidemia e Covid-19 është jashtë kontrollit.

“Spitali ynë është shumë i kontaminuar dhe jemi tashmë përtej pikës së kolapsit: 300 shtretër nga 900 janë të okupuar nga pacientët Covid-19. Më shumë se 70% e vendeve të kujdesit intensiv janë të rezervuar për pacientët me sëmundje të rëndë Covid-19 që kanë shpresë për mbijetesë”, sqaruan 13 mjekët e Bergamos në letër, sic shkruan “Il Giornale”.

“Ne punojmë në spitalin Papa Giovanni XXIII në Bergamo, një strukturë moderne me 48 njësi të kujdesit intensiv. Edhe pse Bergamo është një qytet relativisht i vogël, ai është epiqendra e epidemisë, më shumë se Milano. Situata është aq e rëndë – nënvizuan ata – që ne jemi të detyruar të operojmë nën standardet tona të kujdesit. Pacientët e moshuar vdesin në vetmi, madje pa kujdesin e duhur paliativ”.

“Ne po mësojmë se spitalet mund të jenë mjetet kryesore të transmetimit të Covid-19 – vazhduan mjekët në letër – pasi ato mbushen më shpejt dhe më shpejt me pacientët e infektuar që infektojnë pacientë jo të infektuar. I njëjti sistem rajonal shëndetësor kontribuon në përhapja e infeksionit. Punëtorët e shëndetësisë janë bartës asimptomatik të sëmundjes ose të sëmurë pa mbikqyrje. Disa vdesin, përfshirë ata më të rinjtë, duke rritur më tej vështirësitë dhe stresin e atyre që janë në vijë të parë. Në orët e ardhshme, 30 mjekë rusë do të arrijnë te Papa Gjoni XXIII për të ndihmuar dhe mbështetur stafin në punë për javë të tëra pa ndaluar. Coronavirus është “Ebola e të pasurve dhe kërkon një përpjekje të koordinuar dhe transnacionale. Nuk është veçanërisht vdekjeprurëse, por është shumë ngjitëse. Sa më shumë shoqëri e mjekuar dhe e centralizuar, aq më shumë përhapet virusi”, vazhduan ata. “Katastrofa që ka përfshirë Lombardinë e pasur mund të ndodhte kudo”.

LEXO EDHE:  “Koronavirusi jeton nga 3 orë deri në disa ditë”/ Pipero tregon pse duhen larë duart shpesh edhe në shtëpi

LEXO EDHE:  A ka ndёrhyrё Rusia pёr Brexitin?

“Kjo epidemi është një krizë shëndetësore dhe humanitare. Ne kemi nevoja urgjente për agjensi humanitare që veprojnë në nivelin lokal. Për të adresuar pandeminë, nevojiten zgjidhje për të gjithë popullatën, jo vetëm për spitalet”, përfunduan ata.

Kujtojmë që Bergamo është provinca më e goditur nga virusi në gjithë Lombardinë. Vetëm dje kishte 6728 raste pozitive, me një rritje prej 257 rastesh në ditë, krahasuar me një ditë më parë. Spitalet janë në kolaps.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Bie qeveria Kurti/ Gjermania “ultimatum” udhëheqësve në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Menjëherë pas shpalljes së rezultatit për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Kosovës, tre deputetë të grupit parlamentar CDU/CSU bëjnë thirrje për vijimësi në aktivitetet e qeverisë.

Në një deklaratë për media, të cilën e ka Deutsche Welle, nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU, Johann Wadephul, si edhe dy raportuesit për Kosovën, Peter Beyer (CDU) dhe Christian Schmidt (CSU), kërkojnë krijim sa më të shpejtë të qeverisë së re. “Në këtë kohë të vështirë, Kosovës i duhet urgjentisht një qeveri e aftë për veprim dhe për vendimmarrje. Të gjithëve që janë përgjegjës në Kosovë – parlamenti, qeveria dhe presidenti – u bëhet thirrje të japin ndihmesën e tyre për qëndrueshmërinë e veprimtarisë së qeverisë. Duke vijuar punën e saj në në mënyrë konsekuente, qeveria duhet të rifitojë besimin që ka humbur kohët e fundit“, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Deputetët formulojnë edhe disa prioritete për qeverinë e re, siç janë lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, vazhdimi i trajtimit të krimeve të luftës, heqjen e tarifave ndaj Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës, dhe  vijimin e dialogut me Serbinë. Prej kësaj të fundit, ata kërkojnë edhe që të heqë dorë nga lobimi për mosnjohjen e Kosovës.

Johann Wadephul, CDU

„Përparësi duhet të ketë këtu luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar në mënyrë që t’i jepet shtysë ekonomisë së vendit.“

Një tjetër prioritet, sipas deputetëve gjermanë, duhet të jetë edhe „vazhdimi i trajtimit gjyqësor të krimeve të luftës, pa të cilin nuk mund të krijohet paqe e brendshme dhe asnjë bazë besimi. Këtu përfshihen sidomos Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar për ndjekjen penale të krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës.“

LEXO EDHE:  Koronavirusi dhe të sëmurët kronikë

LEXO EDHE:  Grida Duma tregon çfarë fshihet pas vendimit për negociatat

Beogradi të ndalë lobimin kundër Kosovës

Deputetët gjermanë kanë formuluar me këtë rast edhe pritshmërinë e tyre për uljen e tarifave: „Ne presim që tarifat për Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën të vendosura nën qeverinë Haradinaj të hiqen plotësisht dhe menjëherë.“

Christian Schmidt (CSU)

Po ashtu ata kërkojnë rifillimin e sa më të shpejtë të dialogut me Serbinë, por shtojnë se „kërkojmë që Beogradi të përfundojë menjëherë aktivitetet e tij kundër njohjes së Kosovës nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. „Pa ndryshuar politikat e tyre në këto pika, këta dy vende do të vazhdojnë të bllokojnë rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian. Vetëm BE u ofron këtyre vendeve një perspektivë serioze dhe të përgjegjshme në të ardhmen dhe ka treguar se është gjithashtu e gatshme ta bëjë këtë”, përmbyllin deklaratën politikanët e CDU/CSU-së.

Peter Beyer (CDU)

Ndërsa Ministria e Jashtme e Gjermanisë ishte shprehur së fundmi, nëpërmjet një deklarate të përbashkët të ambasadorit gjerman në Prishtinë, Christian Heldt, me homologun e tij francez, si edhe nëpërmjet një deklarate të ministrit gjerman të Evropës, Michael Roth, për tërheqjen e mocionit ndaj Kurtit, grupi parlamentar gjerman CDU/CSU,  parti simotra këto me LDK-në, deri tani e kishte vëzhguar ngjarjen ne heshtje.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ishte shprehur në një deklaratë të përbashkët me Albin Kurtin, pas bisedës së tyre të parë zyrtare, të hënën përmes telefonit, për „vijimin e dialogut nën udhëheqjen e qeverisë së Kosovës“, çka mund të interpretohej se ajo do të preferonte personalitete të tjera nga ato të prillit të vitit të kaluar, që do të udhëhiqnin dialogun me Serbinë. / DW

LEXO TE PLOTE